All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Loreta Abdyli. Show all posts
Showing posts with label Loreta Abdyli. Show all posts

Monday, 18 February 2013

Te vishesh me ngjyrat e flamurit te Kosoves

Të gjitha femrat VIP-a, sidomos ato që merren me muzikë, e kanë veshur të paktën një herë një fustan kuq e zi, e dikush disa herë. Por, ne u interesuam në këtë 5-vjetor t’i pyesim femrat e njohura se a kanë veshur ndonjëherë një fustan ku tregohet flamuri i Kosovës.

Këngëtarja Bleona Qereti, vitin e kaluar në turin e saj tregoi veten patriote edhe me një veshje ku tregohej ngjyra e kaltër dhe yjet, e cila u komentua shumë.

Ndërsa, miset e Kosovës që e kanë përfaqësuar vendin tonë në kompeticione të ndryshme botërore, e kanë veshur një fustan të tillë, siç ishte rasti i Arbnora Ademajt më 2009. Ndërsa, vitin që kaloi ‘Miss’ Diaspora, Loreta Abdyli, e mori pikërisht çmimin “Miss Pavarësia”, ku e përfaqësoi Kosovën në “Miss Globe”.

Por nga këngëtaret tona dikush do të donte ta vishte një fustan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, nëse do t’u jepej rasti, e dikush tjetër nuk është mësuar shumë me një flamur të tillë.

Rovena Stefa: Nuk kam veshur ndonjëherë një fustan me flamurin e Kosovës, pasi nuk kam pasur ndonjë ide që lidhet me të, ndonjë tekst apo video.

Monday, 19 November 2012

ALBA FLASH NEWS: 19 Nentor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Kleoniki Delijorgji fiton kuroren "Miss Globe 2012". Vajza e dyte pas Almeda Abazit te fiton titullin nderkombetar te bukurise. Ndersa, Loreta Abdyli nga Kosova futet ne top 10 dhe fiton titullin "Miss Pavaresia"
  • Getoar Selimi publikon videon "N'Prishtine", akuzohet per vjedhje te instrumentalit nga kengetarja serbe Stoja dhe kenga "Revolucija". Ndersa vet ai ka mohuar se behet fjale per ndonje vjedhje. Poashtu, Zzap & Chriss kane reaguar fuqishem duke mohuar cdo gje ne lidhje me vjedhje.
  • Albana Azizi, shqiptarja e dyte e ftuar ne ceremonine MTV EMA 2012
  • Loreta Kacka LORI ne pergaditje te klipit me titull "Nuk mundem" qe eshte duke u punuar nga Pro Video, ndersa kenga eshte realizuar nga Flori. Ndersa poshtu ka ne plan te lancoj klipin "Shqiperi o nena ime" me rastin e 100 Vjetorit te Pavaresise.

Monday, 12 November 2012

Shqiperia kuroren, Kosova “Miss Pavaresia” ne Miss Globe

Vajza e cila kohë më parë u zgjodh si më e bukura në ‘Miss Shqipëria 2012’, sapo ka fituar një titull më global.

Kleoniki Delijorgji është kurorëzuar si me e bukura e globit në spektaklin e bukurisë ‘Miss Globe 2012’ të mbajtur këtë vit në Pallatin e Sporteve në qytetin e Vlorës.

Ndërsa bukuroshja, e cila përfaqësonte Kosovën në këtë event, Loreta Abdyli, ka hyrë në top-10 vajzat më të bukura dhe ka fituar njëkohësisht çmimin “Miss Pavarësia”.

Producenti shqiptar, që ka të drejtën e këtij eventi, Petri Bozo, edhe këtë vit kishte ftuar vajzat më të bukura të botës, ndërsa ne siguruam këtë foto ekskluzive ku shihen dy bukuroshet shqiptare. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Albania Kosova crown "Miss Independence" in Miss Globe

The girl who recently was chosen as the most beautiful in 'Miss Albania 2012', has just won a global title. Kleoniki Delijorgji is crowned as the most beautiful of the globe to the spectacle of beauty 'Miss Globe 2012' held this year at the Palace of Sports in the city of Vlora.

Thursday, 18 October 2012

Zajmina dhe Loreta, dy miset me te kuqe

Njëra është këngëtare dhe gjatë mbrëmjes së ndarjeve të çmimeve në ‘Zhurmna Shou’ ka qenë edhe këtë herë e shoqëruar me motrën e saj, por dikur ka qenë një mis, flasim për Zajmina Vasjarin.

Ndërsa e dyta bukuroshe që ra në sy në këtë event ishte Loreta Abdyli, një mis aktual me kurorën e “Miss Diaspora 2012”.

Por të dyja ishin veshur me të kuqe, ndërsa janë dukur për mrekulli qoftë në tepihun e kuq dhe qoftë në skenë, ku Zajmina mori çmimin “Best Female”, e ndërsa Loreta ndau dy çmime. M.GJ.


- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Two red mise

One is a singer and in the evening the prices divisions the 'Shou Zhurmna' was once again accompanied by her sister, but was once a mis, talking about Zajmina Vasjari.

Wednesday, 17 October 2012

Me e bukura ne “Zhurma Show Awards 2012”

Spektakli i cili u ndoq dhe u komentua shumë, “Zhurma Show Awards 2012” ofroi jo vetëm cmime, por edhe të ftuar specialë, të cilët me veshjet e tyre kuq e zi, kishin mbërritur edhe nga larg.

Mes tyre dhe që binte në sy për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj ishte Loreta Abdyli, Miss Diaspora 2012, e veshur me një fustan mjaft të bukur nga stilistja e njohur Vjollca Llapashtica që sikur shkëlqentë atë mbrëmje.

Pa dyshim se mund të themi se Loreta ishte më e bukura e asaj mbrëmjeje në Prishtinë, ku në këtë foto që e shihni ajo shoqërohej nga producentja e saj Malbora Gurra, ndërsa po me ëmbëlsi jepte përgjigje edhe moderatorit në tepihun e kuq Maksit.

Loreta ishte e ftuar në këtë show nga organizatorët për të ndarë disa cmime, ndërsa ajo vetë, pas pak ditësh do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin e madh të bukurisë botërore në ‘Miss Globe 2012”./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The most beautiful of "Zhurma Show Awards 2012"

Saturday, 6 October 2012

Loreta Abdyli perfaqeson Kosoven ne “Miss Globe 2012”

Bukuroshja me origjinë nga Gjilani, por që jeton në Gjermani Loreta Abdyli mësohet se është e përzgjedhura e producentit Petri Bozo, për të përfaqësuar Kosovën në konkursin botëror të bukurisë ‘Miss Globe 2012”.

Ky spektakël këtë vit do të mbahet më 10 nëntor në Vlorë, ndërsa Loreta muaj më parë ka fituar kurorën e më të bukurës në “Miss Diaspora Germany”, dhe vendin e dytë në “Miss Dusseldrof” në Gjermani.

Bukuroshja me tipare mesdhetare dhe me një elegancë të përkryer prej missi, do të ketë përballë saj përvec shumë vajza nga bota edhe një tjetër shqiptare e cila mban titullin “Miss Shqipëria 2012’, Kleoniki Delijorgji.M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Loreta Abdyli represent Kosovo in "Miss Globe 2012"

Beauty originating from Gnjilane, but living in Germany Loreta Abdyli learned that it is selected and producer Petri Bozo, to represent Kosovo in the global beauty contest 'Miss Globe 2012 ".

The show this year will be held on November 10 in the South, while Loreta months ago has won the crown of beauty in the "Miss Germany Diaspora" and second place in the "Miss Dusseldrof" in Germany. Beauty with Mediterranean features and a perfect elegance of missi, will face her apart from many Albanian girls from another world, which bears the title "Miss Albania 2012 ', Kleoniki Delijorgji.M.GJ.


Thursday, 20 September 2012

Mis Diaspora, Loreta Abdyli, ne faqen e pare te gazetes gjermane

Si duket, spektakli më i madh i bukurisë në Diasporë “Miss Diaspora Germany 2012” vazhdon të kujtohet.

Vajza më e bukur nga ky spektakël, Loreta Abdyli, ka qenë këto ditë në faqen e parë të gazetës së përditshme “Rhein-Boote” e Düseldorfit në Gjermani, siç edhe po e shihni.

Mësuam se Loreta e ka fituar vendin e dytë nga spektakli “Miss Düseldorf 2012”, ndërsa në gazetën e huaj shkruan se bukuroshja me origjinë nga Gjilani, që jeton në Gjermani, ka konkurruar me më të bukurën e këtij spektakli kokë më kokë, me vetëm 10 pikë diferencë.

Ndërsa për “Miss Diaspora Germany 2012”, që po menaxhohet mjaft mirë nga producentja Malbora Gurra, thuhet se fotografët dhe agjencitë e njohura gjermane po e tregojnë një interesim të madh./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Diaspora, Loreta Abdyli, on the front page of the German newspaper

It seems the biggest spectacle of beauty in the Diaspora "Miss Diaspora Germany 2012" continues to remember. The most beautiful girl from this show, Loreta Abdyli has been these days on the front page of the daily newspaper "Rhein-boot" Düseldorfit in Germany, as you can see.

Saturday, 7 July 2012

Loreta Abdyli: E adhuroj Blerim Destanin!

Loreta: Kam dashur te jam ambasadore e bukurise per diasporen

Eshte vetem 17-vjecare, por tashme po krijon emer ne fushen e bukurise. Eshte kjo bukuroshja Loreta Avdyli nga Gjilani, por e cila tani jeton ne Gjermani. Ajo sapo ka perfunduar shkollen e mesme dhe tashme ka filluar me realizimin e endrres se saj qe te behet nje modele e suksesshme.

Dhe hapin e pare tashme e ka bere, pasi dite me pare eshte kurorezuar si “Miss Diaspora, ne nje gare mjaft te forte. Ne kete interviste ekskluzive per gazeten “Zeri”, Loreta flet per te gjitha sfidat qe ka pasur deri te arritja e kurores “Miss Diaspora”, per jeten e saj private si dhe planet per te ardhmen.

Friday, 6 July 2012

Një miss e bukur dhe nje producente e zonja (Audio)

Një spektakël për të cilin ende flitet, falë producentës e organizimit të Malbora Gurrës dhe falë vajzës së bukur, e cila fitoi kurorën e bukurisë, Loreta Abdyli.

Të dyja këto ishin vajzat e ftuara në programit “Top Vip” në “Top Kosova Radio”. Shumë ftesa, kontrata dhe pse jo edhe komente shumë pozitive për “Miss Diaspora Germany 2012”. Vajza 17-vjeçare Loreta do të jetë pak më vonë në konkursin “Miss Dusseldorf”, madje ka edhe shumë shpresë që të jetë në konkursin e madh të bukurisë gjermane “Miss Germany”.

Missi ka treguar se as nuk i shkonte në mendje se do të fitonte si më e bukura e diasporës. Producentja ka treguar në këtë intervistë edhe seriozitetin dhe krenarinë e saj me ide serioze, ku do të jetë edhe vitin tjetër në evenimentin tjetër të bukurisë.

Loreta e bukur dhe e qeshur ka dëshirë që një ditë të jetë edhe një moderatore e mirë, ndërsa fotoja që shihni është realizuar mjaft bukur në “Gërmi” nga fotografi Kastriot Zhugolli. Por, një Miss e bukur, sepse…dhe një producente e zonja, sepse…, lexoni reagimin e tyre në “Mix-Max”.

Loreta Abdyli : Jam e bukur, sepse...,
prindërit e mi...
Loreta: Janë më të mirët. Marr komplimente që i kam prindërit e bukur.

Prezantuesi i Miss-eve Gjokaj, relaksohet ne pishine me nje miss...

Maksim Gjokaj
Maksim Gjokaj, prezantuesi i njohur i spektakleve te bukurise, eshte fotografuar nga mjeshtri Kastriot Zhugolli ne nje nga pishinat e Prishtines duke u relaksuar ne keto dite te nxehta te veres. Ai pak kohe me pare eshte kthyer nga Gjermania ku ka prezantuar miss-et ne spektaklin "Miss Diaspora" dhe ketu ne pishine, mesuam nga burime te sigurta qe ai nuk ishte i vetem por ishte ne shoqeri pikerisht me fituesen e "Miss Diaspora", me bukuroshen Loreta Abdyli e cila shihet ne prapavije me koke te kthyer. Dhe ja, jo vetem se ben prezantimin e miss-eve, por ai edhe i shoqeron ato neper pishina, diskoteka etj. Ndersa si gazetar i njohur qe eshte, ai ka shkruar disa artikuj ne lidhje me missin dhe kete spektakel te bukurise. Ku ka me mire se te kesh nje prezantues te tille, qe i prezanton miss-et, i shoqeron miss-et dhe shkruan per to. Pasi ende eshte beqar, mund te ndodh qe nje dite edhe te martohet me nje nga miss-et. /albavipnews/

Friday, 29 June 2012

Zbulimi i nje misteri ne “Miss Diaspora Germany”

Ndoshta nuk ishte shumë i përgaditur, por që ja se fatit nuk i dihet.

Kështu ka ndodhur me djaloshin simpatik dhe shtatlartë Sabri Nebiju, i cili ka qëlluar që të marrë një titull së shpejti si “Mister Diaspora 2012” pasi simpatia dhe stili i tij ka rënë në sy, dhe menjëherë është ftuar të bashkëpunojë në të ardhmen me stilistin e famshëm shqiptar Joni Peci.

Sabriu është 1.88 cm i gjatë dhe peshon 88 kg, ndërsa ka lindur në Shkup por ka vite që jeton në Karlsruhe të Gjermanisë. Për fat atë natë e kishin caktuar që të shoqëronte në sfilatë më të bukurën e diasporës  Loreta Abdyli.

Djali përvec se i pëlqen bota e modës dhe sfilatat ai është edhe këngëtar dhe bashkëpunon me artistë të njohur shqiptar. Ai gjithashtu ka fituar të drejtën që të jetë në spektaklin “Super Model of Albania” që organizohet nga Joni Peci në Tiranë. /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The discovery of a mystery at "Miss Diaspora Germany"

Monday, 25 June 2012

Miss Diaspora ‘Germany 2012’ quhet Loreta Abdyli

Është vetëm 16 vjeçe dhe ka një titull të sapo rrëmbyer në mes 16 bukurosheve që jetojnë në diasporë.

Ajo quhet Loreta Abdyli dhe të shtunën e kaluar ka fituar titullin e më të bukurës në ‘Miss Diaspora Germany 2012’ të mbajtur nën një organizim më të madh shqiptar jashtë trojeve nga producentja Malbora Gurra.

Bukuroshja jeton në Gjermani, ndërsa është me origjinë nga Gjilani dhe ka fituar kontrata dhe ftesa me producentët më të njohur shqiptarë të spektakleve të bukurisë, që ishin edhe në panelin e jurisë.Fotot i siguruam nga UN1KAT./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Diaspora 'Germany 2012' called Loretta Abdyli

It is only 16 years old and just grab a title among 16 beauties living in the diaspora. It is called Loretta Abdyli and last Saturday won the beauty title in the 'Diaspora Miss Germany 2012', held under a larger organization outside Albanian territories by producer Malbora Fountainhead.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online