All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Loreta Kacka LORI. Show all posts
Showing posts with label Loreta Kacka LORI. Show all posts

Tuesday, 19 November 2013

Lori: “Më vjen mirë që klipi i ri komentohet edhe për BIO” (Video)

Në Kosovë komentohet si këngëtarja capkëne e estradës shqiptare. Kjo është këngëtarja Loreta Kacka, apo sic njihet në muzikë vetëm si Lori.

Ajo ka sjellë këto ditë një klip me plot ngjyra të realizuar ditë më parë në Tiranë nga produksioni “Max Productions” që mban titullin “Neve po na rrihet”. Në programin ‘Mix-Max’ Lori ka treguar mes tjerash se ndjehet mirë kur kjo video ka marrë komente të ndryshme e pozitive.

“Më behet qejfi kur duke ditur që klipi ka vende dhe produkte të vendin tonë, sidomos fshatit me plot perime, fruta e bylmete, është komentuar si një video BIO, dhe gëzohem kur më thonë se ‘Lori të lumtë se i ke dhënë shumë rëndësi me këtë video edhe femrës që jeton në fshat dhe është e lumtur dhe e bukur dhe punëtore’ ..Gëzohem shumë për këtë”.


Monday, 24 June 2013

Lori, fotosesion hot me Avni Selmanin...[VIDEO]

Lori by Avni Selmani
photo: avni selmani
E embel Dhe Me Stil

Nuk eshte se vajza e kenges shquhet vetem per kenge te cilat sapo dalin kthehen ne nje hit te bukur ne tregun muzikor shqiptar.

E kemi fjalen per Lorin, e cila keto dite pas publikimit te klipit dhe kenges se bukur “Kalle mjeshter”, ka realizuar edhe nje set fotografik nga dora e Avni Selmanit.

Keto foto kane ngjallur shume diskutime pozitive edhe nga fansat e saj madje pervec komplimentave ate e kane krahasuar edhe me diva te botes se modes. E po kjo eshte Lori e cila jo vetem kendon embel, por edhe shquhet per nje stil shume me shije. Ne gjithashtu mesojme se kengetarja e shume hiteve vazhdon te jete nje nga artistet me te kerkuara neper koncertet e dasmat e bukura shqiptare. /maksim gjokaj/

Monday, 17 June 2013

Lori sjell 'Kalle mjeshter" (Video)

Loreta Kacka ne videon "Kalle Mjeshter"
Një nga këngëtaret më ‘in’ në tregun muzikor shqiptar në këtë fillim verë ka sjellë një këngë të bukur me titull ‘Kalle mjeshtër’, dhe ku i ka realizuar një video shumë të ëmbël dhe të thjeshtë. 

Mësojmë se Lori kështu do ta titullojë edhe albumin e saj më të ri, por vajza e këngës ka menduar se në video të jenë përvec muzikantët e saj, edhe një pjesë e miqve të saj  më të mirë, duke nisur nga stilistja e saj Vjollca Llapashtica, Hair-artist Nagipi, por dhe deri te gazetari dhe moderatori i njohur Maksim Gjokaj, ku përvec modelëvë në një pjesë të klipit duken edhe ata. Si fillim kënga është pritur shumë mirë me plot komente pozitive.



Wednesday, 8 May 2013

Lori, nje album me kenge dasmash...

Vjen me kenge dasmash

Edhe pse vazhdon te jete mjaft e pranishme neper dasma, me zerin dhe performancen e saj, kengetarja Loreta Kacka-Lori ende nuk di se kur dhe kush do te kendoje ne dasmen e saj, ngase ende nuk e ka gjetur djaloshin e saj. Ajo vazhdon te jete mjaft e perkushtuar ndaj karrieres dhe tani paralajmeron surpriza te radhes te cilat do t’i shpalose me plasimin e projekteve te reja per kete sezon vere.

Ajo po pergatit nje album te ri, qe permban kenge te vjetra qytetare, te cilat eshte duke i riperpunuar Florent Boshnjaku. “Kenget qe do t’i permbaje albumi im i ri, do te jene te zhanrit popullor, ne fakt jane kenge te vjetra qytetare por te riorkestruara nga Florenti. Kenget jane te dedikuara per ahengje te ndryshme gazmore”, ka thene ajo per “Zeri”.

Monday, 22 April 2013

Lori si gjithmone ne forme

Shquhet jo vetëm për zërin e saj të ëmbël, por edhe për stilin e saj.

Kjo është biondina simpatike këngëtarja Lori, ku këtu duket mjaft në formë në një prezantim të sajin në një sfilatë mode të mbajtur në Ferizaj, ku ajo ka kënduar.

Mësuam se veshja e saj është kuruar nga stilistja e famshme Vjollca Llapashtica.

Burimi Maksimnews
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Lori as always in shape

Characterized not only to its sweet voice, but also for its style. This is biondina charming singer Lori, where there seems quite a presentation in the form of hers in a fashion show held in Ferizaj, where she sang.

We learned that her dress is curated by famous designers Nader Llapashtica.

Monday, 18 February 2013

E braktisen Tiranen per Prishtinen

Rruga e Kombit si duket i ka shkurtuar kaq shumë orët e lodhshme të dikurshme, saqë Prishtina dhe Tirana sikur janë më afër edhe nga koha dhe të gjithë lëvizin brenda ditës.

Nuk janë vetëm njerëzit jopublikë që lëvizim, por shohim që edhe VIP-at një të shtunë në drekë mund të jenë prezentë në një shfaqe në Tiranë e në mbrëmje janë në Prishtinë.

Por, nga ata që kanë vendosur të jetojnë shumë kohë, madje të marrin një banesë për të zhvilluar aktivitetin e tyre direkt në Prishtinë, duke e braktisur Tiranën, apo vendlindjen e tyre e të jetuarit në Shqipëri, janë tre artistë të njohur. Ne kemi kontaktuar me këngëtarët dhe njëri ende nuk e ka një banesë të tijën në Prishtinë e dy këngëtaret e tjera po. Po çfarë i ka shtyrë këngëtarët që të jetojnë në Prishtinë?

Rovena Stefa: E dua Kosovën njësoj si tokën ku kam lindur. Edhe Kosova është Shqipëri. Ndihem shumë mirë dhe njëjtë sikur të jem në Shqipëri.

Emocionet dhe lotet e artisteve para 5 vjetesh

Të ftohtët e 17 shkurtit të 2008-s për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që jetonin në Kosovë nuk është ndier, pasi gëzimi për shpalljen e shtetit më të ri ka bërë që e diela para pesë vjetëve të jetë dita më e paharruar për ta.

Por, edhe personazhet publike tregojmë me emocion se ku ishin dhe si e pritën shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ja sesi e kujtojnë ata atë ditë:

Leonora Jakupi: Kam qenë në atë datë në një manifestim në Drenicë, në Skenderaj e më pas po dëgjonin në makinë me nënën dhe familjen time deklaratën e shpalljes së pavarësisë direkt nga Parlamenti. Kemi qarë të gjithë që ishim aty, më shumë nëna. Përjetim emocionues shumë.

Gena: Po më kujtohet, kam qenë në një mbrëmje duke kënduar dhe si gjithmonë shpallja e pavarësisë festohet në maksimum nga të gjithë, ashtu dhe nga unë.

Friday, 15 February 2013

Beqaret VIP pa (me) Shen Valentin

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Kur njeriu dashuron nuk ka frikë”, por për VIP-at tanë kjo thënie nuk ka efekt.

Ne u munduam të bëjmë një hulumtim për të parë se ku ishin dhe a e festuan beqaret e estradës këtë Shën Valentin, natyrisht për t’u gëzuar me to.

Këngëtarja GENTA ISMAJLI, tash e disa vjet beqare, i ka hipur makinës dhe ka udhëtuar për ta festuar këtë Shën Valentin në Shkodër.

Nëse doni të dini se me kë, deri tani kemi lajme se vetëm me adhuruesit e tyre shkodranë, pasi ajo ka kënduar atje, e kush e di femrës atraktive mos ndonjë djalë shkodran ka guxuar t’i japë të paktën një trëndafil. Sipas deklaratës së saj, ajo vazhdon të jetë beqare që kur u nda nga Miloti.

Edhe këngëtarja tjetër seksi, ROVENA STEFA, nuk e ka gjetur ende princin e saj, por ajo është kujdesur që të urojë kështu në rrjetin social ‘Facebook’: “Gëzuar Ditën e të Dashuruarve të gjithë atyre që sot e dashurojnë dikë! Pa dashurinë jeta nuk do të kishte kuptim!”

Sunday, 30 December 2012

Lori, nuk ka kohe per martese

Është e vështirë ta takosh biondinën e estradës shqiptare që ka shumë vite që është ambientuar shumë në Prishtinë ku ka zgjedhur të jetojë.

Por, në këtë fundviti mes shumë angazhimeve, këngëtarja Lori me shumë kënaqësi ka gjetur kohë që të shijojë një kafe me ne dhe gazetës sonë t’i flasë për çdo që ajo veçon nga ky vit që po ikën, 2012.

Këngëtarja Loreta Kaçka-Lori ka rrëfyer në këtë intervistë për angazhimet e saja të shumta dhe një prurje të madhe të këngëve dhe videoklipeve. Por, a ka Lori ndonjë peng dhe cila është data më e veçantë e 2012-s, apo mos ka pasur ndonjë propozim për martesë? Gjatë leximit të kësaj intervistë do të mësoni më tepër.

“Kosova Sot”: Për Lorin 2012 ishte?
Loreta Kaçka: Ishte viti i mbushur me punë, me suksese dhe me 4 video të reja dhe disa këngë audio për programet festive.

Wednesday, 26 December 2012

Lori: Adelinen e kam shoqe te mire!

Javen qe shkoi mediat shqiptare kane shkruar per, si thuhet, nje sherr qe ndodhi mes kengetareve, Loreta Kacka dhe Adelina Tahiri, gjate xhirimeve festive ne televizionin Alsat.

Publiku nuk eshte me i habitur per grindjet dhe rivalitetin qe ndodh ne estraden tone, pasi te tilla ka mjaft, por ky rast u shenua si nje dyshe e re e acaruar.

Por, Lori menjehere eshte prononcuar per media dhe i ka quajtur keto shkrime, thjeshte trillime dhe eshte ndjer jo mire per kete gje:

“Jam ndier shume keq kur kam kuptuar se ka dale nje lajm i rrejshem per mua dhe Adelinen. Ky eshte nje spekulim qe ka dale nga persona te pandergjegjshem. Une kam reaguar edhe tek televizioni ‘Alsat’, mirepo as ata nuk kishin njohuri nga eshte bere ky spekulim. Dhe ne fund kam kuptuar se kjo eshte vetem nje trillim. Une Adelinen e kam shoqe te mire dhe asnjehere nuk do te isha fjalosur me te e lere me te konfrontohem fizikisht. Kjo nuk do te ndodhte kurre”, ka thene ajo per “Zeri”. /Albavipnews/

Tuesday, 13 November 2012

Lori vjen me dy kenge te reja...

Kengetarja Lori ka bere te ditur ne nje interviste per "Bluetooth" se eshte ne pergaditje te dy kengeve qe do t'i lancoj se shpejti me videoklip.

Kenga e pare titullohet "Nuk mundem" qe ben fjale per dashurine me vuajtje, lendime e brenga. Kenga eshte punuar nga produksioni "Threedots" ndersa klipi po realizohet nga produksioni "Pro Video".

"Klipi sjell ne vemendje nje grua qe dashuron fort njeriun e gabuar. U dedikohet femrave qe dashurojne ne vazhdimesi pavaresisht menyres se si trajtohen...", shpjegon Lori fabulen e kenges.

Ndersa me rastin e 100 Vjetorit, brenda javes, ajo poashtu do te sjelle te riperpunuar kengen "Shqiperi o Nena ime", te cilen e promovoi kohe me pare ne nje koncert ne Gjeneve.

Ne planin personal, Lori thote se ende nuk ka nje partner, ndersa eshte teper e angazhuar ne jeten e saj mes Kosoves ku jeton, Shqiperise nga vjen, Italise ku ka familjen dhe Diaspores ku shpesh mban koncerte. /Albavipnews/

Saturday, 10 November 2012

Revista BLUETOOTH - 10 Nentor 2012

Revista BLUETOOTH, 10 nentor 2012
  • Floriana Garo behet drejtoreshe ne Akademine e Shkencave. "Miss Albania 2011": Shqiptarja s'ka shanse te fitoje ne "Miss World". Nga i erdhi propozimi per prezantimin e festivalit te RTSH...
  • Skandali ne skene, Rita Ores i del gjoksi
  • Misse Beqiraj cmend Suedine me fotot nudo
  • Suksesi ndjek Inis Gjonin
  • "Kenga Magjike", sot finalja. Big Bastes, akuza per kenge te vjedhur. Armina dhe Olta priten shume mire nga publiku. 
  • Juliana Pasha ne burg per humanizem. Per fat te mire jam kudo me bashkeshortin tim prane.
  • Rrefehen Miss-et e Veres: Te dashurit na perkrahin
  • "Miss Globe" ne vigjilje te finales. 43 bukuroshe te botes konkurrojne per titullin, ne Vlore. Prezantojne Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako
  • Pushoi shqiptaren nga puna? Lopez: Mendova se me njihnit me mire...

Sunday, 15 July 2012

Revista PALOMA - 14 Qershor 2012

Revista PALOMA, 14 Qershor 2012
  • Nje vere seksi me Aurela Hoxhen
  • Shota Baraliu: U putha me nje femer. E cfare pastaj? Jam artiste!
  • Ne pazar me Agron Llakaj
  • Lori: I kam hallall leket qe marre!
  • Big Mama aksidentohet me motor, i vdes shoku i ngushte
  • Rozana Radi pergenjeshtron ndarjen me Mc Kreshen: Pse doni te na ndani? Jemi te dashuruar!
  • Fama ne adoleshence, shkaterrim apo privilegj? Flasin: Elia Shena, Laura Nezha, Madalena Xhilaga, Lira Gjika
  • Me ke puthet Ervini?
  • Ori e "Vila 24": Meshkujt tremben nga femrat e bukura dhe inteligjente
  • Ish-burri i Tunes martohet per se dyti... me te njejtin kostum
  • Rita Ora ia merr doren... e nxjerr serish
  • Erleta dhe Nia, dy dashurite e Kastros

Wednesday, 23 May 2012

Lori e angazhuar me mbremjet e matures, se shpejti me dy kenge te reja

Lori, e kenaqur me mbremjet e matures

E kerkuar me shume se kurre tani ne kete sezon, kengetarja Loreta Kacka po vazhdon mbremjet e saj neper matura ne qytete te ndryshme te Kosoves, Maqedonise dhe Shqiperise.

Mbase keto mbremje muzikore vazhdojne t’i sjellin asaj nje buxhet te mire te te ardhurave. Me shume modesti ajo pranon se ka nje fitim te kendshem ne keto mbremje pa dalluar vendet rajonale apo qytetet.

“Tani jam me se e zene me mbremjet e matures. Vazhdoj te jem prezente neper shume vende te Kosoves, Maqedonise dhe Shqiperise. Natyrisht se edhe fitimet ne keto mbremje jane te kenaqshme duke mos bere dallime per asnjerin vend”, ka thene ajo per “Zerin”.

Mbremjet e matures per Lorin jane me se te vecanta, sepse pervec fitimeve asaj i sjellin kenaqesi dhe emocion duke i kujtuar nostalgjine e periudhes shkollore te saj.

Thursday, 22 March 2012

Lori tani ka nje deshire, te krijoj familje...

Lori mendon shume para se te vendos

Edhe pse eshte nje kengetare mjafte e suksesshme Loreta Kacka- Lori, eshte mjafte e kujdesshme ne marrjen e disa vendimeve qe kane te bejne me jeten e saj private. Ajo eshte e dhene pas familjes, mbase deshire e saj eshte krijimi i nje familje te shendoshe me nje njeri qe do t’i sillte kenaqesi ne jete, por te cilin thote qe ende se ka takuar.

“Deri me tani me jane realizuar deshira te shumta te cilat kane te bejne me personalitetin tim dhe me profesionin. Mirepo e vetmja deshire qe do te doja ta kisha tani eshte krijimi i familjes, te cilen une e quaj te shenjte. Familja eshte shume e rendesishme per mua dhe per kete duhet te mendohem mire para se te vendos. Nuk mund te vendos me nje njeri pa e njohur mire, sepse jeta eshte e gjate dhe duhet te zgjedhe mire para se te vendos”, ka thene ajo per “Zeri”.

Lori shpreson qe ne te ardhmen te kete sukses dhe fat edhe ne jeten sentimentale ashtu sic ka pasur deri me tani ne fushen e kenges. /k.bajrami/zeri/

Tuesday, 13 March 2012

Vajzat e kapelave

Vërtet se ky dimër që po kalon ka qenë shumë i egër, gjë që për modë apo për të ruajtur flokët vajzat e skenës kanë përdorur kapela të ndryshme. Nëse do të bënim një klasifikim, në krye për koleksion kapelash do të ishte këngëtarja Dafina Zeqiri, dhe më shumë për styling sesa për t’u ruajtur nga i ftohti.

Por, edhe këngëtarja Lori i ka qejf kapelat, gjithashtu edhe Adelina Berisha, Çiljeta Xhilaga, Linda Halimi e Dafina Rexhepi i adhurojnë kapelat. Vajzat e kapelave i kemi quajtur kështu, të cilat gjatë stinëve të ndryshme e sidomos gjatë dimrit nuk iu përdorin vetëm në sportivitetin e përditshme, shumë prej tyre i përdorin edhe në skenë nëpër koncerte.

E dimë që kur vajzat zgjedhin këtë mënyrë për të vënë në kokë një kapele kur dalin në skenë, make up artistët nuk i pëlqejnë, pasi ata mbesin pa punë atë ditë. /Maksim GJokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Girls hats

Surely this winter is going through has been very cruel, or fashionable thing to maintain hair scene girls have used different hats. If we were to do a ranking in the top of the tree collection will be Dafina singer, and more for styling than for keeping out the cold. But the singer Lori has humor hats, also Adelina Berisha Çiljeta Xhilaga, Linda Halimi worship Dafina Rexhepi hats.

Tuesday, 6 March 2012

Lori: “Gjithmone i bej mamit dhurata”

Këngëtarja e hitit “S’rezistoj” Loreta Kaçka, apo siç e njohim të gjithë me emrin Lori, edhe këtë 8 Mars do të jetë e zënë për të kënduar në një restorant në qendër të Prishtinës. Po ne kontaktuam me të dhe ajo na tregoi se ka vite që nuk e feston këtë festë pranë nënës së saj, por ajo i telefonon.

Kur e kemi pyetur për ndonjë dhuratë interesante, të cilën ajo e mban mend ta ketë bërë për këtë festë për mamanë e saj, Lori ka treguar se para shumë vitesh e ka befasuar atë, duke shkuar pa e ditur dhe duke i dhuruar një tufë lule dhe një dhuratë. Këngëtarja ka treguar gjithashtu se kjo festë i dedikohet në përgjithësi femrës, ndërsa nënës së saj gjithmonë i bën dhuratë, jo vetëm për 8 Mars./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Lori: "Always make mom gifts"

The singer's hit "S'rezistoj" Loretta Kaçka, or as we know it all named Lori, even the 8 March will be busy for singing in a restaurant in downtown Pristina. Yes we contacted her and she told us that there are years that do not celebrate this holiday at her mother, but she calls them.

When we asked for an interesting gift, which she remembers to have done for this party for her mother, Lori has shown that many years ago has surprised him, going without knowing and making a bunch of flowers and a gift. The singer has also shown that this holiday is dedicated to women generally, and her mother always makes a gift, not only for March 8./Maxim Gjokaj/Kosova Sot/

Saturday, 18 February 2012

Ku e priten Festen e Pavaresise artistet shqiptare?

Si zakonisht, edhe këtë festë artistët shqiptarë kanë qenë duke kënduar. Kështu, 4-vjetori i Pavarësisë së Kosovës është festuar dhe madje vazhdon ende të festohet edhe në këtë fundjavë, sidomos për shqiptarët që jetojnë në diasporë.

Dikush më 17 Shkurt kishte qenë i ftuar nëpër ambiente muzikë në Kosovë, e sidomos kryeqyteti i kësaj festë ishte vetë Prishtina, ku shumica e zërave më me emër shqiptarë kanë performuar mbrëmë.

Ndërsa, kënga që është kënduar më së shumti në këtë natë dhe që pritet të këndohet edhe në organizime të tjera të kësaj feste është “Xhamadani vija-vija”, e quajtur si me të drejtë kolona zanore e festave më të mira shqiptare.

Në Gjermani, në Zvicër, në Austri...

E nisim me gjininë e bukur, me femrat artiste, se ku ishin apo ku do të jenë edhe në këtë fundjavë për të kënduar për 4-vjetorin e Pavarësisë. Kontaktuam me këngëtaren shumë të kërkuar, Rovena Stefa, dhe ajo na tregoi se mbrëmë ka kënduar në një restorant në dalje të kryeqytetit në Sllatinë, ku si zakonisht atmosfera ka qenë shumë e zjarrtë, ndërsa sot ajo është nisur për në Gjermani, ku do të këndojë për këtë festë të madhe.

Thursday, 16 February 2012

Lori ende beqare gjersa pergadite kenge dhe klip te ri...

Lori edhe kete vit beqare

Si duket karriera muzikore eshte primare per kengetaren Loreta Kacka - Lorin, te cilen edhe kete vit Shen Valentini e gjeti vetem. Ajo sapo eshte kthyer nga qendrimi i saj njemujor ne Itali dhe Zvicer, ku me rastin e mbajtjes se disa koncerteve shfrytezoi kohen te qendroje edhe me familjen, e cila jeton ne Itali.

“Fatkeqesisht edhe kete vit festa e Shen Valentinit me gjeti vetem, mirepo tani per tani jam e perkushtuar vetem per kenge dhe nuk po kam kohe te merrem me jeten private. Por besoj se do te vije dita kur do te kem dike prane vetes. Sapo u ktheva nga vizita ime 1-mujore qe e pata ne Itali te familja dhe ne Zvicer, ku pata disa koncerte. Kam kaluar shume mire me bashkatdhetaret qe jetojne atje”, ka thene ajo per “Zerin”.

Lori tash ka nisur punen per nje kenge te re, te cilen thote se do ta lansoje shume shpejt. Mbase kjo kenge sipas saj do te lansohet paralelisht edhe me videoklip.

Tuesday, 17 January 2012

Lori nuk reziston

“S’rezistoj” është kënga më e re e këngëtares sykaltër Lori, të cilën e ka kënduar në disa programe të Vitit të Ri. Ndërsa mësuam, kur ajo ishte  ftuar në Top Kosova Radio, se kjo këngë është bërë nga Astrit Stafaj dhe Cekic, ndërsa teksti është shkruar nga Arsim Bunjaku dhe është një këngë shumë ritmike dhe e bukur.

Ashtu sic tha dhe Lori nuk dihet ende nësë kjo këngë do të ketë dhe një video, por ajo që dimë deri më tani është se ajo po dëgjohet shumë, qoftë në internet edhe në radio./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Lori did not resist

"S'rezistoj" is a song on the new blue-eyed singer Lori, which has performed in several New Year programs. As we learned when she was invited to the Top Radio Kosova, that this song was made by Astrit Stafaj and hammer, while the text is written by Bunjaku Education and is a very rhythmic song and beautiful.

As Lori said, and it is not known yet whether there will be songs and a video, but what we know so far is that it is heard more, even if the Internet radio./Maxim Gjokaj/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online