All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Luan Jaha. Show all posts
Showing posts with label Luan Jaha. Show all posts

Sunday, 2 November 2008

"Koha e Kometes" Me i Shikuari ne 8 Vjetet e Fundit

Blerim Destani dhe Masiela Lusha Koha e Kometes

“Koha e Kometes” - filmi me i shikuar ne tete vjetet e fundit

Prishtine, 30 tetor - "Koha e Kometes", sipas statistikave te kinemase me te madhe ne Kosove - "ABC", eshte vleresuar filmi me shikueshmeri rekorde, per tete vjetet e fundit, afersisht 10 mije shikues, qe i bie filmi me i shikuar qekur u themelua kjo kinema. Keto komente i beri te enjten per gazeten Miradije Vllahiu, menaxhere e kesaj kinemaje. Filmi "Koha e Kometes", me regjisor Fatmir Koci, i luajtur nga aktore shqiptare (Blerim Destani, Masiela Lusha, Cun Lajci, Luan Jaha etj. - Teni) dhe te huaj, eshte filmi me buxhetin me te larte ne historine e kinematografise shqiptare. Sipas Vllahiut, ky film serish do te nise te shfaqet ne "ABC", per shkak te kerkesave te shikuesve.../gita lushi/gazeta lajm/31.10.08/
Koha e Kometes
- - - - - - - - - -
Shiko "Koha e Kometes" (Time of the Comet) Trailer:

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 26 October 2008

Luani i "Familjes..."

Luan Jaha Photo by Jetmir Idrizi
/photo jetmir idrizi/

Luani i “Familjes...”

Mund te thuhet lirisht se me rolin e tij ne ‘Familje moderne”, i jep gjalleri ketij seriali. Rolin e tij nuk do ta nderronte me asnje rol tjeter. Flet per RTK Magazine aktori i “Familjes moderne”, Luan Jaha.

Prishtine, 25 tetor —

Po behen 7 vjet qe kur jeni ne “Familje”, a jeni bere bajat ne pune?
Luan Jaha : Nuk do te thosha qe jam bere bajat, e kam ate kompleks, e kam ate ndjenje goxha te zgjuar dhe mundohem qe ne cdo episod te jap ndonje freski dhe dicka te re, edhe pse eshte shume veshtire pas asaj periudhe ku i kemi bere 250 episode, por prapeseprape mundohem te jem aktual si me teme, si me gjest te ri, si me ndonje marredhenie te re dhe nuk ma merr menja qe do t’i zhgenjej shikuesit edhe kete sezon.

Kur thate se hyni me elemente te reja, a jane ato pjese qe jane ide tuat?
Jaha : Jo ide, por me ndonje ngjyrim te emocionit, shtim te mendimit, duke pasur pervojen time personale. Nuk mund te ndryshoj aq shuam ne skenar, sepse atehere i hyj ne pune edhe skenaristit, edhe regjisorit, por edhe partnerit.

Po te kthehemi ne fillim te “Familjes”, a do ta kishit nderruar kete personazh?
Jaha : Jo, kurre. Perkundrazi, as mendja nuk ma ka marre qe do te kem kesi lloj suksesi dhe kesi lloj prezence te bukur. Kete e verej rruges dhe i shoh reagimet e publikut. Mi’ duan ata te mirat dhe te metat e mia.

Si e konsideron relacionin tend me kolege?
Jaha : Fatosin e kam shok qysh me heret dhe kemi nje shije, nje kulture dhe nje mentalitet dhe shume me lehte e kemi te komunikojme. Si te thote, e di kur e kam gabim. Nuk e ruaj veten ne dialog me te, sepse me mire i qes tri gjera dhe e zgjidh nje, atehere ia ka vlejtur muhabeti, edhe nese 2 i kam gabim.

“Familja moderne” eshte dicka mes teatrit dhe filmit, a e keni veshtire kur pason nje rol ne teater?
Jaha : Po fale aftesise, pervojes dhe shkollimit, sepse e kam pasur nje mesues te mire, Enver Petrovcin, kam bere nje pervoje te mire teatrale. I kam pasur 35 shfaqje, kam marre pjese ne filma te ndryshem televizive, videokaseta dhe kam fituar nje pervoje dhe nuk me mbetet ai personazh qe e luaj. Shume lehte nderroj.

E harron rolin e vjeter?
Jaha : Jo, nuk e harroj, por nuk merrem me te.

Se fundi ju pame ne filmin “Koha e kometes”, cila ka qene eksperienca dhe si te eshte dukur finalizimi i filmit?
Jaha : Tjeter eshte pershtypja te jem si aktor dhe tjeter eshte pozicioni im si shikues. E di se si eshte punuar filmi, e di se cfare mundi kemi pasur. Pershtypja ime gjate punes ka qene shume me e bukur sesa realizimi. Mirepo, nese e shikoj si shikues, filmi me ka pelqyer teper. Mirepo, si aktore dhe pune qe e kemi bere, mendoi se na kane hyre ne hak. Jane shkurtuar shume skena, shume te tjera nuk kane dale. Mirepo, kjo eshte edhe nje e mire, eshte pershtypja ime e punes, mirepo kur ka ardhur puna te montazh, i ka dhene nje dinamike tjeter dhe mua si shikues me ka pelqyer dhe kjo eshte me rendesi.

A i keni lexuar kritikat?
Jaha : I kam lexuar, nuk i kam marre serioze. Une e kam percjelle mendimin e kolegeve qe eshte me rendesi, pasi nuk kame hasur ne kritike te mirefillte ne zanatin tone. Keshtu qe, si kritike kryesore dhe per baze e marr ate te kolegeve te mi, qe nuk me bejne lajka dhe qe jemi aq te drejtperdrejte.

Ka pasur oferta pas filmit?
Jaha : Duke e pasur parasysh tregun, rralle po behen filma. Bile e harron edhe si duket kamera kur te therrasin per te luajtur. Tash jemi ne muhabet me regjisorin Isa Qosja per filmin “Vrasesit e qenve”. eshte nje teme qe po e diskutojme qe dy vjet dhe po fillon t’i vije era pergatitje, eshte faze perfundimtare e tavolines dhe po e presim pranveren dhe te dalim te incizojme.

Luan Jaha Photo by Jetmir IdriziSi po e sheh skenen tjeter, ate te teatrit, a je i angazhuar diku momentalisht?
Jaha : Po, jam i kycur ne teatrin e Prizrenit, ne nje shfaqje te Ilir Bokshit, “Togeri nga Inshimori”. Aty kemi pasur nje shfaqje te lezetshme dhe eshte pritur mire nga publiku. Me kete shfaqje jemi te shtunen ne mbremje ne festival te Ferizajt. Per shkak te angazhimit tim ne “Familjen moderne”, nuk po mund te pranoj projekte te tjera, te cilat kam kohe t’i punoj paradite, mirepo kur po vjen puna te shfaqja e tyre, atehere po kam problem teknik dhe po me duhet te jem anash.

Si e sheh familja e jote e vertete rolin tend, a ka kritika nga ata?
Jaha : Une kohen me te madhe e kaloj me familje dhe e njohin zanatin tone. Po gruan e kam nje kritike te mire. Ajo m’i di mangesite dhe perparesite dhe di te me kthjelle shpesh. E nderoj mendimin e saj, sepse nuk ma ben rrafsh, perkundrazi eshte me e ashper se qe ka nevoje, mirepo thjesht nuk me lejon t’u hyj shablloneve. /rtk magazine/gazeta express/26.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online