All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Maksim Gjokaj. Show all posts
Showing posts with label Maksim Gjokaj. Show all posts

Saturday, 28 December 2013

Krishlindjet me te mira nga 'Mega Event' ne Aadorf

Nje nate madheshtore dhe e paharruar do te mberet ajo e 25 Dhjetorit 2013 ku kompania 'Mega Event' dhe organizatori Robert Ukaj kishte menduar qe tju dhuronte shqiptareve ne Diaspore nje koncert gjigand.

Remzie Osmani, Nexhat Osmani, Mark Marku, Albina Ratkoceri, Pjeter Delia kane qene artistet e ftuar te cilet me hitet e tyre kane bere qe te argetohen per kete feste te gjithe shqiptaret qe kishin ardhur nga te kater anet e kishin mbushur qendren e kultures ne Aadorf plot e perplot.

Koncerti ka zgjatur me ore te tera, ndersa te ftuarit donin qe kjo mbremje te mos kishte mbarim, ndersa ka pasur edhe dhurata te menduara shume mire nga organizatori i njohur Ukaj, e ndersa ky koncert eshte moderuar bukur nga Maksim Gjokaj./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Best of Christmas Mega Event in Aadorf

Monday, 4 November 2013

Restoranti mikpritës i një shqiptari në Zürich

Një udhëtim i bukur dhe i paharruar në Diasporë do të mbahet mend duke u shënuar edhe në kalendarin e ditës së parë të muajit nëntor 2013.

Por e vecanta e këtij udhëtimi do të jetë edhe një darkë me plot shije në një nga restorantet më të mira në mes të Zürich, “Casa Amici” ku gëzohemi që pronari i tij është shqiptar.

Na shërben Haki Gjocaj dhe na mirëpret shumë mirë, ndërsa mësojmë se është një vend i qetë dhe me një super shërbim të kulturuar jo vetëm për zviceranët por edhe për shqiptarët./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Host an Albanian restaurant in Zurich

Wednesday, 24 July 2013

Aurela Gace, nuk pritet mire ne Prishtine

Një artist që njihet për një grup të dëgjuar muzikor në Prishtinë mes tjerash kishte shkruar kështu në rrjetin e tij social:"Përderisa Eventet-Koncertet e disa 90% të " Këngëtarëve" (Që këndojnë duke recituar , që bojnë skandale edhe gjithçka tjetër përvec muzikës) sallat janë krejt të mbushura , fatkeqësisht Eventi i një artisteje - Këngëtareje për mua të pakrahasushme në krejt trojet shqiptare , përcillet prej 200 vetave në sallën ku i nxen rreth 3000 veta.

Eshtë për të të ardhur keq se qysh nuk vlerësohet një artiste kaq e madhe një këngëtare me një zë dhe talent të jashtëzakonshëm për me kriju art".

Por për cilën artiste e kishte fjalën? Pikërisht për këngëtaren Aurela Gace e cila në një nga diskot më të mëdha në Prishtinë e hapur këtë verë, që është e këngëtarit Sinan Vllasaliu, pikërisht ku një javë më parë kishte bërë namin reperi amerikan Tugy, artistja shqiptare është pritur keq, madje vetëm 200 vetë kanë qenë në një sallë gjigande, megjithëse ajo ka bërtë shoë si zakonisht. Ndryshe ka ndodhur një natë më vonë ku ka qenë i ftuar Flori dhe Andy DJ, sërisht klubi ka qenë super i mbushur./Maksim Gjokaj/

Burimi:Tekste Shqip
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Aurela Gace, is not well in Pristina

Saturday, 20 July 2013

Fatjeta Barbullushi, kenges fituese i ben video...

Dhuron Videon E Kenges "Zoteri"

Nje video shume e bukur ku ka brenda dhe nje realizim shume interesant. Kjo eshte ajo qe shohim ne videoklipin e kenges, e cila muaj me pare fitoi cmimin e pare ne Festivalin "Celesi Muzikor 7", kenduar mjaft embel nga Fatjeta Barbullushi.

Fjala eshte per kengen "'Zoteri", ku edhe Fatjeta duket si nje zonje e bukur ne kete video, madje duke edhe interpretuar si nje aktore. Kenga kur ishte ne festival ka marre komentet e bukura e tashme pritet dhe nuk ka diskutim qe do te marre edhe shikimet e duhura qofte ne Youtube, por dhe do ta shohim si nje kenge mjaft te bukur ne TV-te tona. /maksim gjokaj/

Arta Bajrami, se shpejti me nje "bombe" verore...

Gati Me 'Bomb Shell'

Nje nga kengetaret me te mira shqiptare ne muziken RnB mesojme se ka gati kengen e saj me te re, e cila do te vije ne bashkepunim me vellaun e saj producentin Don Arbas, ku edhe ku i fundit do te kendoje me te.

Video eshte duke u punuar dhe kenga eshte nje "Bombe' ashtu sic edhe mban titullin "Bomb Shell", dhe pritet te jete nje hit i kesaj vere. Dikur nje lajmi i rreme tregonte se Arta Bajrami do ta lere muziken, qe si duket ishte dhene nga dashakeqesit e saj, por prisni tashme nje superhit nga artistja. Si gjithmone kenga eshte krijuar nga Don Arbas, ku e rikthen edhe ate ne skene ne kete duet. /maksim gjokaj/

Friday, 19 July 2013

Adelina Ismajli, rikthehet me koncerte verore...

...nis koncertet ne Ulqin

Rikthimi i kengetares Adelina Ismajli neper koncerte ne bregdetin e Ulqinit nuk ka kaluar pa vemendje, madje si gjithmone eshte komentuar si "Rikthimi i Dives".

Por duke ditur edhe reputacionin e nje prej ikonave te skenes shqiptare, Adelina Ismajli eshte pritur shume mie nga fansat te cilet kishin zgjedhur ate vend ku ajo kendoi per te pushuar.

Ne zbuluam kete foto qe e shihni, ndresa natyrisht se ajo do te jete e ftuar edhe ne vende te tjera.

Adelina kete vere nuk solli ndonje hit, por ndoshta nuk i dihet deri ne fund te ketij sezoni se mund te kete ndonje kenge si befasi. /maksim gjokaj/

Thursday, 18 July 2013

Erion Ajro, i vogel por nje artist i madh ( Video )

I vogël dhe shumë simpatik e plot talent, ky është personazhi ynë i cili quhet Erion Ajro dhe është nga Prishtina.

Djaloshi e don shumë muzikën dhe ka një zë të ëmbël dhe sa herë ai është në konkurim në programet për fëmijë në RTV 21, të gjithë e votojnë dhe shpallet si këngëtari më i mirë.

Kënga e tij me titull 'Nëna' realizuar nga Rraman Fetahu është kthyer tashmë një hit për të gjithë fëmijët dhe jo vetëm, ai ndodhet si një artist i madh edhe në kolazhin që realizoi kompania "Emra Com" për hyrjen e vitit të ri 2013, ku aty ndodhen shumë artistë më "in' shqiptar.

Ndërsa ne jua sjellim edhe këtë video që ka shumë shikime në kanalin Youtube ku duket edhe artisti ynë i vogël por me një zë të madh.

Monday, 13 May 2013

Fatjeta dhe Grupi Fama triumfojne ne ÇM7

Një mbrëmje Gala është ajo që do të vijë në ekranin muzikor më të ndjekur shqiptar në ZICO TV në HD, gjatë mbrëmjes të së mërkurës në orën 21 me 15 maj.

E kemi fjalën për natën finale të festivalit ‘Celësi Muzikor 7’, festival në të cilin triumfuan këngëtarja Fatjeta Barbullushi me këngën “Zotëri” dhe Buraku dhe grupi Fama me Meti Alshiqin me këngën “Falma.

Por edhe të tjerë artistë me emër dhe të rinj triumfuan në këtë edicion të shtatë të ÇM.

Të ftuar specialë ishin edhe këngëtarët Lori, Fahrush Azemi, Revolt Klan, dhe Nazmie Selimi. Prezantuesit e këtij festivali ishim Maksim Gjokaj dhe Sasa, të cilët sollën një moderim jo të zakonshëm.Më poshtë ju sjellim të gjitha cmimet e kësaj nate.

Tuesday, 7 May 2013

Po vjen nata finale e ÇM7

Shumë shpejt në ekranin e televizionit më të madh muzikor në Kosovë, Zico TV ne HD do të vijë nata finale e festivalit “Celësi Muzikor 7”.

Shumë të ftuar special por mbi të gjithë plot cmime për këngët më të mira.

Tashmë janë shpallur edhe nominimet ku mund ti lexoni më poshtë.

NOMINIMET
Best NEË ARTIST
Stelina - Gjejeni, tregoni
Petro - Përse
Salo - Ti

Friday, 19 April 2013

Starton festivali “Çelesi Muzikor 7”

Ka nisur për këtë vit edhe festivali i muzikës moderne dhe asaj popullore shqiptare në Prishtinë, “Çelësi Muzikor” në edicionin e shtatë të tij.

Në natën e parë garuese janë prezantuar krijime shumë interesante, që janë pritur shumë mirë, mes shumë artistëve të rinj dhe me emër konkurojnë edhe Fatjeta Barbullushi, Sevi, Grupi Fama & Meti, Petro( X Factor), Meti, Stelina, Gentjan Ramosaj e shumë të tjerë.

Trasmetimi këtë vit ka qenë në cilësinë e pastër HD në kanalin muzikor më të ndjekur shqiptar Zico TV. Edhe këtë vit prezantuesi ka qenë Maksim Gjokaj, ndërsa Edona Memini ka qenë në rolin e drejtoreshës artistike. Nata e dytë garuese do të mbahet javën tjetër, ndërsa finalja është menduar një super show në mesin e muajit Maj./Maksimnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Started festival "Musical Key 7"

Friday, 22 March 2013

Celesi Muzikor 7 po vjen (Video-Promo)

Besoj se e keni parë spotin ku paralajmëron ardhjen e Festivalit më të madh në Kosovë, ‘Celësi Muzikor’,  në edicionin e shtatë të tij.

Tashmë organizatorët janë duke u marrë me përgaditjet e fundit dhe duke dëgjuar këngët e shumta që janë paraqitur edhe këtë vit nga shumë artistë të rinj dhe me emër, të muzikës moderne dhe asaj popullore.

Ndërsa ky festival vazhdon të presë edhe për pak ditë këngët tuaja për konkurim , deri me datën 8 prill në e-mail adresën : festivali@zicotv.net.

Sipas disa informacioneve tona, ka shumë emra dhe të rinj të cilët edhe këtë vit zgjedhin këtë festival për të promovuar këngën e tyre të re.Do të jenë disa netë garuese gjatë muajit prill dhe maj, dhe më pas nata finale me plot çmime dhe të ftuar.

Friday, 19 October 2012

Ryva Kajtazi ishte e ftuar ne ZHSHA 2012

Në një të përditshme kosovare ishte shkruar se këngëtarja Ryva Kajtazi nuk kishte marrë asnjë ftesë për të qenë në spektaklin Zhurma Show Awards 2012, që sipas mendimit të këngëtares ajo ishte nominuar dhe miqtë e saj i kishin treguar.

Por në kontaktin se sa e vërtëtë është se nuk është ftuar këngëtarja Kajtazi, e cila vitin e kaluar u nderua me dy cmime nga ky event, me organizatorët, ata na treguan se aspak nuk është e vërtetë, dhe se Ryva po gënjen.

Ajo është ftuar dhe jo vetëm një herë por disa herë nga drejtoresha artistike e këtij eventi, por edhe ka qenë e përzgjedhur që të këndonte në një kolazh muzikor në ZHSHA 2012, por e ka refuzuar sipas saj se ka disa punë, dhe se në natën e 15 tetorit do të ishte në Zvicër.

Por ajo në natën e së hënës është parë në after party, ku kishte ardhur për të uruar Labin e RTV21 pasi ai festonte me një grup të tij ditëlindjen. Ndërsa spektaklin e nderuan emrat e njohur të muzikës shqiptare, por pa harruar edhe emrat e rinj të cilët si gjithmonë përkrahen nga Zhurma Show./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ryva Kajtazi was invited to ZHSHA 2012

Wednesday, 17 October 2012

Me e bukura ne “Zhurma Show Awards 2012”

Spektakli i cili u ndoq dhe u komentua shumë, “Zhurma Show Awards 2012” ofroi jo vetëm cmime, por edhe të ftuar specialë, të cilët me veshjet e tyre kuq e zi, kishin mbërritur edhe nga larg.

Mes tyre dhe që binte në sy për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj ishte Loreta Abdyli, Miss Diaspora 2012, e veshur me një fustan mjaft të bukur nga stilistja e njohur Vjollca Llapashtica që sikur shkëlqentë atë mbrëmje.

Pa dyshim se mund të themi se Loreta ishte më e bukura e asaj mbrëmjeje në Prishtinë, ku në këtë foto që e shihni ajo shoqërohej nga producentja e saj Malbora Gurra, ndërsa po me ëmbëlsi jepte përgjigje edhe moderatorit në tepihun e kuq Maksit.

Loreta ishte e ftuar në këtë show nga organizatorët për të ndarë disa cmime, ndërsa ajo vetë, pas pak ditësh do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin e madh të bukurisë botërore në ‘Miss Globe 2012”./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The most beautiful of "Zhurma Show Awards 2012"

Sunday, 14 October 2012

Vipat e pare te “Zhurma Show 2012” mberrijne ne Prishtine

Të hënën e datës 15 tetor në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të mbahet spektakli “Zhurma Show Awards 2012”.

Ndërsa mësojmë se tashmë kanë mbërritur Vipat e parë të cilët vijnë nga larg për të qenë pjesmarrës në këtë event të madh të vlerësimit muzikor shqiptar. Mimoza Shkodra, Ledi Vokshi, Loreta Abdyli (Miss Diaspora 2012), Malbora Gurra(Producentja e Miss Diaspora), Ermal Merdani (BB5), Ludovik Karrica (kërcimtar) etj janë të parët që kanë zbarkuar.

Organizatorët janë duke vënë pikën mbi “I”, mbi cdo detaj në mënyrë që ky spektakël të jetë sa më madhështor në edicionin e 8-të të tij.

Parakalimi në tepihun e kuq do të nisë në orën 19h, ku të gjithë artistët do të ngacmohem pak nga dy moderatorët Graniti dhe Maksi, ndërsa show do të moderohet nga cifti Naim Abazi dhe Mihrie Braha. Ky event do të trasmetohet drejtpërdrejti nga RTV21 dhe Zico TV. /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Vipat first "Noise Show" arrive in Pristina

Sunday, 16 September 2012

Linda Halimi tregon te verteten

Një tjetër këngëtare e njohur që në edicionet e para të Top Fest, ku u prezantua me grupin e saj Ngroba dhe u vlerësua me cmimin “Best Neë Artist”, ka folur këtë të shtunë në ‘Poke’. Bëhet fjalë për Linda Halimin, e cila u është përgjigjur pyetjeve në një lidhje direkt nga Prishtina.

Albana: Pershendetje Linda! Pershendetje nga ‘Poke’ ne Top Channel!

Linda: Pershendetje Albana. Faleminderit shume.

Albana: Dukesh shume e bukur sot...

Linda: Edhe ti gjithmone dukesh shume e bukur Albana, keshtu qe besoj qe jemi njesoj.

Albana: Me vjen mire qe jemi ne kete lidhje bashke ne Skype. Paralel me ne eshte edhe gazetari qe njihet tashme ne Kosove per shkrimet pikante ne mediat e shkruara roze dhe gjithashtu eshte prezantues radiofonik ne Radion Top Kosova. Dua ta pershendes menjehere. Pershendetje Maksim Gjokaj.

Maksi: Pershendetje Albana. Faleminderit shume per kete program nga i cili edhe ne gazetaret e mediave te shkruara ne Kosove jemi duke rrembyer nganjehere disa lajme interesante. Ky program po ndiqet shume atje.

Friday, 6 July 2012

Prezantuesi i Miss-eve Gjokaj, relaksohet ne pishine me nje miss...

Maksim Gjokaj
Maksim Gjokaj, prezantuesi i njohur i spektakleve te bukurise, eshte fotografuar nga mjeshtri Kastriot Zhugolli ne nje nga pishinat e Prishtines duke u relaksuar ne keto dite te nxehta te veres. Ai pak kohe me pare eshte kthyer nga Gjermania ku ka prezantuar miss-et ne spektaklin "Miss Diaspora" dhe ketu ne pishine, mesuam nga burime te sigurta qe ai nuk ishte i vetem por ishte ne shoqeri pikerisht me fituesen e "Miss Diaspora", me bukuroshen Loreta Abdyli e cila shihet ne prapavije me koke te kthyer. Dhe ja, jo vetem se ben prezantimin e miss-eve, por ai edhe i shoqeron ato neper pishina, diskoteka etj. Ndersa si gazetar i njohur qe eshte, ai ka shkruar disa artikuj ne lidhje me missin dhe kete spektakel te bukurise. Ku ka me mire se te kesh nje prezantues te tille, qe i prezanton miss-et, i shoqeron miss-et dhe shkruan per to. Pasi ende eshte beqar, mund te ndodh qe nje dite edhe te martohet me nje nga miss-et. /albavipnews/

Tuesday, 19 June 2012

Më 23 Qershor ‘Mis Diaspora Germany 2012’

Spektakli më i madh i bukurisë shqiptare në diasporë do të mbahet më 23 Qershor 2012 në orën 22:00 në diskon “Golden Time” në Duseldorf.

Producentja e këtj spektakli e cila e njeh shumë mirë këtë fushë Malbora Gurra tregon se cdo gjë është gati dhe se të pranishmit që do të jenë në këtë brëmje ju garanton një spektakël të vërtetë bukurie.

Janë 20 vajza të cilat do të konkurojnë për më të bukurën e “Miss Diaspora Germany 2012”. Show, spektakël, konkurs bukurie dhe shumë të ftuar specialë, do tu ofrohen të gjithë shqiptarëve të cilët do të mbushin sallën në këtë mbrëmje të vecantë.

Friday, 1 June 2012

“Baba Tarabuka” e fiton çmimin radiofonik ne “CM6”

Edhe këtë vit radio më atraktive në vend “Top Kosova Radio” ka ndarë çmimin radiofonik në “Çelësin Muzikor 6”.

Këtë herë ishte menduar më bukur, ky çmim do t’i dorëzohej grupit “Baba Tarabuka dhe DJ Benity” nga super-stari për fëmijë Roderika Ukelli, e cila u ka uruar fat djemve për këtë këngë të bukur.

Ndërsa Roderika vinte në këtë ndarje çmimesh, pasi që vetë kishte fituar çmimin e madh në Festivalin Mbarëkombëtar për Fëmijë “Ylberi” në Shkup me këngën “Eriku”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Baba Tarabuka" wins radio prize in "CM6"

Even this year's most attractive country radio "Top Radio Kosova" awarded the radio in "Musical Key 6". This time it was thought beautiful, this award will be handed the "Father and DJ Tarabuka Benity" by super-Stari Ukelli children Roderick, who wished the boys luck for this beautiful song.

While Roderick was in this division awards, as himself had won the grand prize at Nationwide Children's Festival "Rainbow" in Skopje with the song "Eric". / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Tuesday, 29 May 2012

Sonte nata finale e “Çelesit Muzikor 6”

Është menduar një shou i madh në natën finale të festivalit “Çelësi Muzikor 6”, i cili do të mbahet sonte me 30 maj, në orën 21:00 në ‘Zipp Club’ në Prishtinë dhe më pas transmetohet nga RTV21 dhe Zico TV.

Pas 5 netëve garuese, sonte ndahen çmimet të cilat vijnë nga nominimet e rrymave të ndryshme muzikore. Emrat si Zajmina Vasjari, Gold Ag, Hekuran Krasniqi, Farush Azemi, Fjolla Morina, Shkenda, Baboo Tarabuka etj. presin me emocione ndonjë çmim.

Por finalja e këtij festivali do të ketë edhe të ftuar specialë, të cilët janë fituesit e vitit të kaluar këngëtarja atraktive Gjyste Vulaj dhe Berkan Ahmeti, ndërsa nga Zvicra vjen një kërcimtar shumë i njohur, Ludovic Karrica.

Përveç shumë çmimeve që do të jepen, edhe këtë vit radio më atraktive në vend Top Kosova Radio do të ndajë çmimin radiofonik./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tonight the final night of "Musical Key 6"

It meant a great show on the final night of the festival "Musical Key 6", which will be held tonight at 21:00 in 'Zipp Club' in Pristina and then transmitted by RTV21 and Zico TV. After 5 nights of racing, prices fall tonight that the nominations come from different musical currents.

Friday, 25 May 2012

Shpallen nominimet per naten finale ne "Celesin Muzikor 6"

Gjithcka eshte gati per naten finale te Festivalit te Muzikes Moderne dhe Popullure "Celesi Muzikor' ne edicionin e 6-te te tij.

Finalja e madhe do te ofroje shume spektakel, me te ftuar dhe shume cmime dhe emocione. E merkura po vjen me 30 Maj ora 21:00 ne Zipp Club ne Prishtine dhe ku do te trasmetohet nga RTV21 dhe Zico TV.

Për te votuar për këngët e nominuara ne 'Çelësi Muzikor 6' për favoritin tuaj të nominuar, dërgoni SMS (Kosova dhe Shqipëria) ne nr 55005 me tekst: cm (hapësirë) dhe numri i nominuarit.

Best NEW ARTIST
Ardita Haliti ‘Falma’ (cm 01)
Besnik Peqani - Niki ‘Ik’ (cm 02)
JetmiR ‘Une tboj high’ (cm 03)

Best MALE
Besnik Peqani - Niki ‘Ik’ (cm 05)
JetmiR ‘Une tboj high’ (cm 06)
Rattle ‘Lshoma binen’ (cm 07)

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online