All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Malbora Gurra. Show all posts
Showing posts with label Malbora Gurra. Show all posts

Monday, 15 July 2013

Malbora Gurra, nje jete kushtuar modelizmit, bukurise dhe artit...

Gjithmone ne sherbim te bukurise

Eshte kjo Malbora Gurra, modelja qe ka punuar shume per te arritur deri ketu ku eshte sot. Deshira per modelimin e ka shtyre qe kete profesion ta nise qysh e vogel. Jeta mes Gjermanise dhe Shqiperise ka bere qe Malbora ne te dy vendet te kryeje kete pune madje me mjaft sukses.

Ajo ne Gjermani merret me organizime te ndryshme bukurie, nderkaq ne Shqiperi tani e disa muaj eshte duke qendruar per shkak se ka hapur nje qender bukurie. Malbora ne intervisten dhene “Zerit” flet me shume per pune dhe jeten e saj jashte modelizmit.

- Cfare ju shtyri ne boten e modelizmit?
- Jam rritur me kete pasion gjithmone. Modelizmi, fusha e bukurise dhe e artit me kane shoqeruar gjithmone! Nuk mbaj mend te kem pasur pasion tjeter.

Sunday, 16 June 2013

Arbri i BB5, i vogel por "sherrin" e madh...

Arbri i “BB5” puthet me producenten e Miss Diaspores

Nuk e dime se ku e ka lene djaloshi i cili rrembeu cmimin e pare ne “BigBrother Albania 5” Arber Zeka, Lorenen se ciles i kendon, dhe dukej sikur e kishte gjetur. Por gazeta jone sjell kete foto, ku Arbri eshte duke e shijuar kete puthje me nje vajze simpatike.

Ne shkojme me tej per te zbuluar se cila eshte ajo, dhe na rezulton se vajza eshte producentja e “Miss Diaspora Albania”, Malbora Gurra, e cila sic duket ia ka marre mendjen djalit nga Prishtina. Kjo puthje eshte realizuar naten e finales se “Top Fest 10”.

 Por vajza nuk eshte vetem producente e spektakleve te bukurise ne diaspore, por edhe pronarja e parukierive te rrjetit “Unique hair”, ku kohet e fundit protagonistet e “BB6” i shikon te shkojne aty.

Monday, 17 December 2012

Producentja Malbora Gurra eshte “single”

Producentja e njohur e spektakleve në Diasporë, Malbora Gurra ka publikuar në facebookun  e saj duke e ndryshuar nga e lidhur në “single”, Është kjo një lojë e saj, apo vajza e spektakleve është vërtetë e lirë.

Ditë më parë në programin atraktiv “Mix-Max’ në rubrikën ‘Paparazzi” ishte parë ajo së bashku me një model të njohur shqiptar dhe dukeshin sikur po putheshin.

Ndërsa ne u interesuam të dinim se cila është e vërteta, ajo ka treguar për ne se “David është një mik shumë i ngushtë i imi, dhe se ai nuk është i dashuri im, ai më ka puthur në faqe e jo në buzë”.

Malbora sapo ka realizuar disa foto shumë të bukura nën kamerën e fotografit Idajet Bogdani dhe me një fustan të bukur  nga Elida Shehu.

Por jo vetëm kaq producentja e zonja ka shumë plane që do të vijnë një e nga një për spektaklet dhe eventet e vecantë që din ti realizojë vetëm ajo. Ndërsa për të gjithë ju djem, e mësuat tashmë se Malbora është ende single./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Producer Malbora Gurra is "single"

Sunday, 21 October 2012

Producentja e Miss Diaspora me Edin e Radio Tring?

Malbora Gurra, producentja e “Miss Diaspora 2012”, së bashku me Loreta Abdylin (Miss Diaspora), kanë qenë të ftuara në spektaklin “Zhurma Show Awards 2012” që u mbajt të hënën e 15 tetorit në Prishtinë.

Ndërsa në këtë foto ne zbulojmë se ajo ka pozuar para fotografit Kastriot Zhugolli me djaloshin simpatik Edmond Morina, (Edi) i cili tashmë është bërë i famshëm me programet e tij të natës në Radio Tring.

Por cfarë do të kenë vallë këta të dy me njëri-tjetrin? Kurioziteti ynë shkoi deri në fund dhe zbuluam se ata janë thjesht miq të mirë, dhe së shpejti kanë rënë dakort që të kenë një show-radiofonik së bashku në Radio Tring, radio kjo që dëgjohet shumë sidomos në Diasporë.

U gëzuam që zbuluam këtë afërsi të madhe me njëri-tjetrit, megjithëse besoj se edhe ju lexues mendoni si ne se shkojnë edhe si cift, e aq më tepër që të dy janë beqarë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Producer of Miss Diaspora with Edin of Tring Radio?

Wednesday, 17 October 2012

Me e bukura ne “Zhurma Show Awards 2012”

Spektakli i cili u ndoq dhe u komentua shumë, “Zhurma Show Awards 2012” ofroi jo vetëm cmime, por edhe të ftuar specialë, të cilët me veshjet e tyre kuq e zi, kishin mbërritur edhe nga larg.

Mes tyre dhe që binte në sy për ëmbëlsinë dhe elegancën e saj ishte Loreta Abdyli, Miss Diaspora 2012, e veshur me një fustan mjaft të bukur nga stilistja e njohur Vjollca Llapashtica që sikur shkëlqentë atë mbrëmje.

Pa dyshim se mund të themi se Loreta ishte më e bukura e asaj mbrëmjeje në Prishtinë, ku në këtë foto që e shihni ajo shoqërohej nga producentja e saj Malbora Gurra, ndërsa po me ëmbëlsi jepte përgjigje edhe moderatorit në tepihun e kuq Maksit.

Loreta ishte e ftuar në këtë show nga organizatorët për të ndarë disa cmime, ndërsa ajo vetë, pas pak ditësh do të përfaqësojë Kosovën në spektaklin e madh të bukurisë botërore në ‘Miss Globe 2012”./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The most beautiful of "Zhurma Show Awards 2012"

Friday, 6 July 2012

Një miss e bukur dhe nje producente e zonja (Audio)

Një spektakël për të cilin ende flitet, falë producentës e organizimit të Malbora Gurrës dhe falë vajzës së bukur, e cila fitoi kurorën e bukurisë, Loreta Abdyli.

Të dyja këto ishin vajzat e ftuara në programit “Top Vip” në “Top Kosova Radio”. Shumë ftesa, kontrata dhe pse jo edhe komente shumë pozitive për “Miss Diaspora Germany 2012”. Vajza 17-vjeçare Loreta do të jetë pak më vonë në konkursin “Miss Dusseldorf”, madje ka edhe shumë shpresë që të jetë në konkursin e madh të bukurisë gjermane “Miss Germany”.

Missi ka treguar se as nuk i shkonte në mendje se do të fitonte si më e bukura e diasporës. Producentja ka treguar në këtë intervistë edhe seriozitetin dhe krenarinë e saj me ide serioze, ku do të jetë edhe vitin tjetër në evenimentin tjetër të bukurisë.

Loreta e bukur dhe e qeshur ka dëshirë që një ditë të jetë edhe një moderatore e mirë, ndërsa fotoja që shihni është realizuar mjaft bukur në “Gërmi” nga fotografi Kastriot Zhugolli. Por, një Miss e bukur, sepse…dhe një producente e zonja, sepse…, lexoni reagimin e tyre në “Mix-Max”.

Loreta Abdyli : Jam e bukur, sepse...,
prindërit e mi...
Loreta: Janë më të mirët. Marr komplimente që i kam prindërit e bukur.

Tuesday, 19 June 2012

Më 23 Qershor ‘Mis Diaspora Germany 2012’

Spektakli më i madh i bukurisë shqiptare në diasporë do të mbahet më 23 Qershor 2012 në orën 22:00 në diskon “Golden Time” në Duseldorf.

Producentja e këtj spektakli e cila e njeh shumë mirë këtë fushë Malbora Gurra tregon se cdo gjë është gati dhe se të pranishmit që do të jenë në këtë brëmje ju garanton një spektakël të vërtetë bukurie.

Janë 20 vajza të cilat do të konkurojnë për më të bukurën e “Miss Diaspora Germany 2012”. Show, spektakël, konkurs bukurie dhe shumë të ftuar specialë, do tu ofrohen të gjithë shqiptarëve të cilët do të mbushin sallën në këtë mbrëmje të vecantë.

Sunday, 6 May 2012

Malbora Gurra: Eshte koha e sakte

Eshtë e re, ambicioze dhe shumë mike me të gjithë. Kjo është Malbora Gurra, e cila vjen në këtë intervistë për revistën tonë, duke na treguar disa nga sekretet e evenimentit më të madh në diasporë që po vjen , “Miss Diaspora 2012 në Gjermani”.

E njeh mirë rrugën e modës dhe sfilatave, ndërsa tregon  se ka gjetur bashkëpunëtorët me të mirë të mundshëm, që me datën 23  Qershor të gjithë të përcjellin një spektakël të madh. Për më tej lexoni intervistën e saj.

Si filloj ky bashkëpunim me z. Enver Idrizi dhe sa ju ndihmon ai në këtë sipërmarrje kaq të rëndësishme?
-Jam vërtetë shumë krenare të bashkëpunoj me z.Idrizi si edhe të jem pasardhësja e tij për këtë spektakël të bukurisë! Unë kam vendosur angazhimin tim dhe kërkesat e mia ti ngre sa më lart, për të arritur një mbrëmje të paharrueshëm për publikun dhe pjesëmarrëset e evenimentit. Sigurisht këtu z. Enver Idrizi ka bërë pervojë me organizime te tilla dhe qëndron si nga fillimi si një kooperator i çmuar, pikërisht për lokacionin e evenimentit “Miss Diaspora Germany 2012''.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online