All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Mark Marku. Show all posts
Showing posts with label Mark Marku. Show all posts

Saturday, 28 December 2013

Krishlindjet me te mira nga 'Mega Event' ne Aadorf

Nje nate madheshtore dhe e paharruar do te mberet ajo e 25 Dhjetorit 2013 ku kompania 'Mega Event' dhe organizatori Robert Ukaj kishte menduar qe tju dhuronte shqiptareve ne Diaspore nje koncert gjigand.

Remzie Osmani, Nexhat Osmani, Mark Marku, Albina Ratkoceri, Pjeter Delia kane qene artistet e ftuar te cilet me hitet e tyre kane bere qe te argetohen per kete feste te gjithe shqiptaret qe kishin ardhur nga te kater anet e kishin mbushur qendren e kultures ne Aadorf plot e perplot.

Koncerti ka zgjatur me ore te tera, ndersa te ftuarit donin qe kjo mbremje te mos kishte mbarim, ndersa ka pasur edhe dhurata te menduara shume mire nga organizatori i njohur Ukaj, e ndersa ky koncert eshte moderuar bukur nga Maksim Gjokaj./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Best of Christmas Mega Event in Aadorf

Friday, 20 December 2013

Mega Event për Krishtlindje në Zvicër

Një super spektakël është menduar të vijë në mbrëmjen e 25 Dhjetorit për festën e Krishlindjeve e cila do të mbahet për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Zvicër dhe përrreth në Aadorf TG.

Kompania e organizimeve ‘Mega Event’ ka menduar të sjellë disa artistë shumë të njohur sic janë Remzie dhe Nexhan Osmani për të argëtuar të pranishmit të cilët kanë nisur që tani të rezervojnë vendet.

Ne mësojmë se do të ketë edhe këngëtarë të tjerë të cilët do të marrin pjesë në këtë shoë sic janë ylli Mark Marku, këngëtarja simpatike Albina Ratkoceri, dhe këngëtari i ri Pjetër Delija.

Ky event mban firmën e organizatorit shumë serioz e të suksesshëm në Diasporë, Robert Ukaj, e ai ka menduar që këtë mbrëmje ta moderojë bukur gazetari i njohur Maksim Gjokaj-Maksi, dhe show do të nisë në orën 20:00 ku janë parashikuar shumë surpriza për të pranishmit si dhe argëtim pa fund./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mega Event for Christmas in Switzerland

A super spectacle is supposed to come in the evening of December 25 for the Christmas holiday which will be held for all Albanians living in Switzerland and around the Aadorf TG . Company organizations ' Mega Event' is meant to bring some very famous artists such as Bob and Osman Nexhan to entertain attendees who have started now to reserve places .

Sunday, 10 November 2013

Mark Marku super këngë në ‘Kënga Magjike’ (Video)

“Rrugës pa ty” kështu quhet kënga e cila sapo është prezantuar në festivalin “Kënga Magjike 2013” nga superstari Mark Marku.

Kjo këngë është pritur shumë mirë nga publiku gjatë performancës së tij, dhe pritet të jetë një nga hitet më të mira të këtij edicioni, e pse jo padiskutim të shkojë në finale për cmim.

Këngëtari këto kohë i është rikthyer seriozisht tregut shqiptar dhe ka gati të vijë edhe me një videoklip shumë intersant, sërisht në gjuhën shqipe./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mark Mark super song 'Magic Song'

"On the way without you" so called song which has just been presented at "The Magic Song 2013" by superstar Mark Mark. This song is very well received by the audience during his performance, and is expected to be one of the best hits of this edition, unquestionably, why not go for the final price.

Singer is back this time seriously Albanian market and has almost come with a lot intersant clip, again in Albanian. / Maxim Gjokaj /

Saturday, 26 October 2013

Mark Marku, ne kerkim te bukurosheve per klip (Video)

Do të jetë një këngë e bukur, këtë nuk e diskutojmë kur i referohemi një ylli sic është artisti, i cili falë zërit të tij shkëlqeu në Kroaci, Mark Marku.

Ai në programin ‘Prive’ mes tjerash ka treguar se është duke u përgaditur të vijë me disa këngë në tregun shqiptar, dhe një tashmë është duke e menduar ta sjellë me një videoklip e për këtë është në kërkim të vajzave bukuroshe që do të marrin pjesë në videoklipin e tij.

Fama dhe talenti i tij tashmë mezi priten edhe nga shqiptarët ku duan ta shohin Markun me hite në tregun muzikor shqiptar. Ai për momentin e ka lënë Kroacinë dhe është duke studiuar për kanto në Akademinë e Arteve në Kosovë./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mark Mark, looking for clips beauties

Thursday, 15 March 2012

Mark Marku thote “Per ty”, me vone klipi


Ai u bë një nga emrat më të përmendur gjatë vitit 2011, falë edhe suksesit që ai pati në “Kroacia kërkon një yll”. Mark Marku, di ta mbajë fjalën. Ai sapo ka publikuar në audio një këngë të bukur me titull “Për ty”, që është në gjuhën shqipe.

Në një komunikim me këngëtarin, ai na ka treguar se kjo këngë është realizuar me muzikë të Miroslav Buljan, dhe në të ardhmen do të ketë edhe një videoklip, ndërsa teksti është realizuar nga Kastriot Marku.

Megjithëse kënga është vetëm në versionin audio, është e hedhur në youtube dhe po komentohet pozitivisht dhe po vlerësohet zëri i këngëtarit prizrenas./Maksim GJokaj/Kosova Sot/
 - - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mark Mark says, "For You", later clips

He became one of the names mentioned in 2011, thanks to the success he had in "Croatia wants a star." Mark Mark, I know his word. He has just published the audio a beautiful song entitled "For You", which is in Albanian. 

Tuesday, 13 March 2012

Mark Marku vjen me kenge ne shqip (Audio)

Këngëtari i cili u bë një nga emrat më të lakuar të vitit 2011, falë edhe suksesit që ai pati në “Kroacia kërkon një yll”, Mark Marku, din të mbajë fjalën.

Ai sapo ka publikuar në audio një këngë të bukur me titull “Për ty” dhe që është në gjuhën shqipe. Kënga vetëm në audio është duke u pëlqyer shumë nga audienca, dhe të gjithë drejtojnë komente pozitive duke e përgëzuar djaloshin prizrenas për zërin e tij./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mark Marku comes with singing in Albanian

Singer who became one of the names on the curved of 2011, thanks to the success he had in "Croatia wants a star", Mark Mark, knows to keep his word. He has just published the audio a beautiful song entitled "For You" and is in Albanian. Audio tracks only being pëlqyr many in the audience, and direct all positive comments congratulating the boy to his voice Prizren. /Albavipnews/

Wednesday, 15 February 2012

Talentet kosovare zbulohen jashte vendit


Per mungese te nje licence kombetare, keta talente jane detyruar qe aftesite e tyre t`i sprovojne ne spektakle televizive te organizuara ne Shqiperi, Kroaci, Bosnje- Hercegovine e Gjermani.

Ne reality-show te formatit boteror, si “The Voice” apo “X-Factor”, brenda nje periudhe njevjeçare jane zbuluar gati dhjete talente muzikore kosovare. Per mungese te nje licence kombetare, keta talente jane detyruar qe aftesite e tyre t`i sprovojne ne spektakle televizive te organizuara ne Shqiperi, Kroaci, Bosnje- Hercegovine e Gjermani, shkruan “Koha Ditore”.

Mungesen e nje spektakli kesisoj te rinjte e shohin si hendikep, nderkaq njerezit e sferes se muzikes si mision ta pamundur, shkaku i kostos. ”Per emisionet ‘The Voice’ apo ‘X-Factor’ duhet te merret licenca nga kompanite perkatese dhe kushtojne shume”, ka thene Florent Boshnjaku, kompozitor kosovar. Ai thote se ne Kosove keta talente nuk kane perkrahje. “Askush nuk e çan koken te mendoje dhe te investoje per talente te rinj”, ka kritikuar ai.

Saturday, 11 February 2012

Dashuria e fshehte e Mark Markut

E njohin të gjithë si talenti që shkëlqeu në edicionin e vitit të kaluar në Kroaci, në “Kërkohet një yll”. E, në fakt, ai tashmë është një yll, por aq i thjeshtë saqë shpreh vetëm falënderime kur dikush interesohet të shkruajë për të.

Ky është këngëtari Mark Marku, i cili është edhe një violinist i mirë, por thjeshtësia në rrëfimin e tij tregon se dikur gatuante edhe pica.

 Megjithëse kënga e tij e parë nuk ishte shqip, kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë një version në gjuhën shqipe, ndërsa Marku tregon se i pëlqen të bëjë muzikë të mirë që do ta pëlqente çdo gjeneratë. Ndiqni rrëfimin e tij modest nga malli për Prizrenin e deri te krahasimi i zërit të tij me të ndjerin Toshe Proeski.

“Kosova Sot”: Si jeni dhe më tregoni a po e shijoni suksesin e këngës së parë atje?
Mark Marku: Unë jam shumë mirë dhe së pari ju falënderoj për mundësinë që po ma jepni për këtë intervistë. Sa i përket këngës së parë, më duhet ta pranoj që unë dhe ekipi, i cili punon me mua, jemi të kënaqur me plasimin e kësaj kënge, duke marrë parasysh që unë jam në fillimet e hapave të parë sa i përket këndimit dhe shou-bizit.

Wednesday, 1 February 2012

E çuditshme, por e vertete, dy artiste me te njejtin emer dhe mbiemer

E çuditshme, por e vërtetë, dy artistë me të njëjtin emër dhe mbiemër

Ju duket e çuditshme por është e vërtetë! Ja ku u sjellim sot një lajm ku të dy artistët shqiptarë merren me muzikë, jetojnë larg vendlindjes, Kosovës, dhe kanë të njëjtin emër dhe mbiemër. Të dy quhen Mark Marku.

Besoj se për talentin që u vlerësua shumë në “Kroacia kërkon një yll” , Mark Markun nga Prizreni keni dëgjuar, ndërsa tjetri është një talent po më këtë emër dhe mbiemër por që jëton në Austri dhe është nga Gjakova. Një tjetër fakt i vërtetë është se të dy këngëtarët janë shumë miq me njëri-tjetrin dhe janë takuar, ku gjakovari ka qenë në gjysmë finalen për të mbështëtur adashin e tij në Zagreb.

Deri tani në botën shqiptare mund të themi se është rasti i dytë ku dy artistë kanë të njëtin emër dhe mbiemër, sic është ai i këngëtarin Ilir Shaqiri dhe balerinin shqiptar të famshëm në Itali me po këtë emër dhe mbiemër./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Strange, but true, two artists with the same name and surname

Wednesday, 19 October 2011

Mark Marku Ende Pa Te Dashur...

Mark Marku do te kendoje edhe ne gjuhen shqipe

Pjesemarrja ne show-n e talenteve “Kroacia kerkon yllin” ka qene pervoje e jashtezakonshme dhe e paharrueshme dhe “derrase kercyese” per karrieren time, por do te deshiroja qe njerezit te me konsiderojne si kengetar te pavarur, dhe jo vetem kandidatet e ketij show, pohoi 19-vjecari Mark Marku, per mediet kroate.

S’e harron Kosoven

Te riut sharmant nga Kosova kete vjeshte i eshte realizuar endrra jetesore. Ne emisionit e RTL-it u takua dhe u be mik me idhullin e tij Tony Cetinski-n, i cili i premtoi se do ta marre nen mbikeqyrje dhe do ta beje produksionin e albumit te tij te pare. Ne bashkepunim me Mira Buljan-in e realizoi singlin e tij te pare.

Saturday, 11 June 2011

Mark Marku Eliminohet

Mark Marku eliminohet nga "Croatian's Got Talent"

Historia perseritet ne pak jave dhe kroatet nuk dallojne fort nga gjermanet. Ne kohen kur vleresohej si favorit absolut per ta fituar krejt garen, kosovari Marku Marku eliminohet nga show Kroacia kerkon nje yll (Hrvatska Trazi Zvjezdu- HTZ). Ne finale do te jene Marcela Orosi dhe Goran Kos.

Gjate spektaklit u verejt se Marku nuk ishte ne formen me te mire, dhe kete here juria nuk ishte aspak e bute me te, sic nuk ishin as teleshikuesit qe votuan, duke e denuar. Ai kendoi 3 kenge, dhe pati probleme me njeren, por ne te dy tjerat a ishte i nivelit shume te mire si zakonisht.

Wednesday, 8 June 2011

Marku 'Rremben' Zemren e Marcieles!

Marcela e dashuruar ne Mark Markun

Talenti kosovar Mark Marku, i cili eshte duke konkurruar ne garen “Kroacia kerkon yllin” pervec qe eshte duke mahnitur publikun me zerin e tij, ai duket se tash ka ‘rrembyer’ edhe zemren finalistes tjeter, Marceles.

Mediat kroate kane raportuar se Marcela eshte dashuruar ne kosovarin Mark Marku.

Ne nje bisede ne chat me fansat e tyre, Marcela ka qene ne qender te vemendjes duke e ngacmuar ate me pyetje ne lidhje me Markun.

Sipas mediave kroate (Net.hr), per dallim nga kosovari, talentja kroate nuk e fsheh dashurine per Markun. /telegrafi/qershor 2011/

Saturday, 4 June 2011

Mark Marku Shkelqen ne Kroaci!

Djaloshi nga Prizreni shkelqen ne Kroaci

Kengetari shqiptar i Kosoves Mark Marku, ka pushtuar me zerin e tij Kroacine ndersa interpretonte ne cerekfinalet e spektaklit per talentet e rinj “Kroacia kerkon nje yll”. Marku ka interpretuar kengen e vjeter maqedonase ‘Zajdi, zajdi”, thuajse nje mision i pamundur per shkak se ajo identifikohej me emrin e kengetarit Toshe Proeskin. Pavaresisht kesaj, Marku ka marre duartrokitjet e publikut dhe vleresimet maksimale te jurise. “Per mua eshte gjithmone e veshtire te degjoj ‘Zajdi, zajdi’ pas Toshes. Ai eshte i pazevendesueshem. Por, ti me ke habitur, je fitues i pese sezoneve te ardhshme”, ka thene eksperti i

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online