All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Masiela Lusha. Show all posts
Showing posts with label Masiela Lusha. Show all posts

Sunday, 21 July 2013

Revista PALOMA - 20 Korrik 2013

Revista PALOMA - 20 Korrik 2013
Revista PALOMA, 20 Korrik 2013
  • Besa Kokedhima: Kur rilind nga nje dashuri...
  • Arian Cani braktis TV Klan?
  • Joana u qendron larg meshkujve
  • "Miss World Kosova", Antigona Sejdiu: I trembem gares me me te bukurat e botes
  • Luran Ahmeti, shqiptari qe interpreton ne "Sulltani i Madherishem": Ne Turqi shqiptaret respektohen me shume se ne vendlindjen e tyre
  • Big Mama: Kam trup perfekt!
  • Erik Lloshi, mesazh meshkujve shqiptare: Mjaft i dhunuat femrat!
  • Hermes Nikaj, feston 21-vjetorin e lindjes mes shume VIP-ash
  • Albana Osmani: Rihanna me ka kopjuar!
  • Bar Rafaeli shijon puthjet lesbike me mikeshen
  • Ermal Fejzullahu, baba per here te trete!
  • Mimoza Ahmeti vjen nga Kanadaja per pushime
  • Fejohet Masiela Lusha, i dashuri i propozon ne Hawaii

Friday, 18 May 2012

Masiela Lusha kryqezohet ne filmin "Orc Wars"

Masiela Lusha kryeqezohet si Krishti

Aktorja Shqiptare qe jeton dhe punon ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Masiela Lusha, ka postuar se fundi disa foto ne profilin e saj ne FB, ku shfaqet ne nje moment gjate xhirimeve te nje filmi. Ne filmin me te ri qe titullohet “Orc Wars”, ku sic eshte mesuar interpreton rolin e princeshes Alija, Masieles i duhet te luftoje edhe me disa Zombi, nderkoh ne nje prej fotove te shkeputur gjate xhirimeve shihet e kryeqezuar, ne nje version te ngjashem me ate te Jezu Krishtit.

Masiela prej vitesh pervec aktrimit, eshte angazhuar dhe me shkrimin e librave per femije, shitja e te cilave ka hecur mjaft mire, nderkoh 27-vjecarja nga Kucova eshte bere e njohur fale serialeve si “Blood, The Last Vampire” etj. /standard/

Wednesday, 12 November 2008

Masiela Lusha: Ja Pse Shkruaj Poezi!

Masiela Lusha
/photo public domain/

MASIELA LUSHA: Ja pse shkruaj poezi

Pasioni i Masiela Lushes nuk eshte vetem ekrani. Aktorja me origjine shqiptare e ngriti emrin e saj ne boten e madhe te kinematografise. Por heshtur, para se ajo te behej vajza e ndjekur nga blicet fotografike, hidhte rreshta poezish.

Nje ane jo shume e njohur e saj mes fansave shqiptare. Ne vargjet e veta ajo shpreh gjithcka ndjen dhe reflekton ndjesite e nje kontakti te vazhdueshem me realitetin. Tashme i ka botuar dy libra me poezi: "Inner Thoughts" ne vitin 1999 dhe "Drinking Moon" ne vitin 2005. Nderkohe qe nje tjeter liber me poezi i shkruar prej saj, i titulluar "Amore Celeste", do te botohet ne vitin 2009. Pse shkruan Masiela? "Cfare me frymezon mua? Bota. Poezia eshte menyra me e mire e shprehjes se eksperiencave njerezore. Poezia po rinderton rrugen e jetes se familjes sime. Mamaja ime eshte poete. Po ashtu edhe halla ime qe ndodhet ne Vjene. Keshtu qe gjithnje kam pasur nje afeksion ndaj shprehjes letrare.

Fjalet jane mjetet me te fuqishme qe kemi ne qeniet njerezore per te mposhtur lufterat dhe per te thurur endrrat. Fjalet kane ngjyren e tyre, ashtu si edhe emocionet. Permes poezise, ju mund te pikturoni nje pjese te filozofise", shprehet aktorja e re. Ne te gjen poezi romantike, poezi ndjesish, por edhe te frymezuara nga figura te njohura sic eshte Nene Tereza. Masiela ishte vetem 12 vjece kur ka shkruar poezite e vellimit te saj te pare "Inner Thoughts". Ajo shprehet se historite qe hodhi ne rreshta ishin te sajat. Po ashtu edhe rregullat. Te sajat ishin edhe figurat qe perdorte. "Fakti qe shkrova ‘Inner Thoughts‘ me ndihmoi mua te arrija qartesine e gjithe vezhgimit qe kisha bere per jeten. Eksperienca e te shkruarit poezi, gjithashtu me ndihmoi te krijoja nje sens poetik te formave dhe te figurave abstrakte", shprehet ajo.

Masiela Lusha

Ishte vetem 7 vjece kur familja e saj emigroi drejt Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Me se pari ajo filloi te punonte si modele. U desh nje audicion i mbajtur ne Los Anxhelos, qe Lusha te binte ne sy mes 600 aspiranteve per t‘u bere aktore. Ne ate kohe ishte vetem 13 vjece. Ngadale ngjiti shkallet e Hollivudit. Tashme ajo eshte e njohur per portretin e vajzes adoleshente Carmen ne serialin "George Lopez". Ne vazhdim te serialeve televizive ajo interpretoi ne krah te Tara Taylor ne dramen "Cherry Bomb" (2004). Nderkohe qe per interpretimin e saj si aktore e re eshte vleresuar me disa cmime. Interpretime te tjera te saj u perkasin filmave "Father‘s Love" (2000), "Muertas" (2007), "Blood: The Last Vampire" (2008) dhe eshte duke punuar per "Ballad of Broken Angels: Harmony". Vetem pak kohe me pare, Masiela Lusha u shfaq ne te parin film shqiptar. Ajo ishte pjese e kastit te aktoreve te filmit te Fatmir Kocit, "Koha e Kometes", ne te cilin u perpoq te interpretonte edhe ne gjuhen shqipe. Sigurisht qe aktrimin ajo e quan profesion.

Te shkruarit mbetet nje pasion qe po e kultivon gjithnje e me shume, jo vetem ne poezi. Kete vit, Masiela Lusha ka botuar edhe novelen e saj te pare. Me nje titull shqip. "Besa" eshte nje legjende ballkanike per familjen. "Frymezimi im poetik u shfaq kur isha ne klasen e gjashte. Mesuesja ime, zonja Presta, me inkurajonte t‘i lexoja poezite e mia ne klase. Me pare i kisha mbajtur te fshehura. Nuk kisha ndermend qe emocionet dhe pasigurite e mia t‘i ndaja me te tjeret. Por mesova ta pranoja kete ane te krijueshmerise sime. Qe atehere nuk kam ndaluar me. Une e shoh poezine si detaje te shkeputura te natyres, te hedhura ne nje cope te mrekullueshme arti, e ngjyrosur me fjale. Jam me fat qe kam jetuar dhe jam rritur ne kultura te ndryshme. Kjo me ngjall kuriozitetin per njerezit dhe per ate se cfare projektohet ne mendjet e tyre. Kam nevoje te gjej nje menyre qe te filtroj gjithe vezhgimet e mia. Ndonjehere ajo qe shoh eshte aq shume abstrakte, sa e kam te veshtire ta pershkruaj ne nje proze te thjeshte. Prandaj shkruaj poezi. /gazeta express/08.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 2 November 2008

"Koha e Kometes" Me i Shikuari ne 8 Vjetet e Fundit

Blerim Destani dhe Masiela Lusha Koha e Kometes

“Koha e Kometes” - filmi me i shikuar ne tete vjetet e fundit

Prishtine, 30 tetor - "Koha e Kometes", sipas statistikave te kinemase me te madhe ne Kosove - "ABC", eshte vleresuar filmi me shikueshmeri rekorde, per tete vjetet e fundit, afersisht 10 mije shikues, qe i bie filmi me i shikuar qekur u themelua kjo kinema. Keto komente i beri te enjten per gazeten Miradije Vllahiu, menaxhere e kesaj kinemaje. Filmi "Koha e Kometes", me regjisor Fatmir Koci, i luajtur nga aktore shqiptare (Blerim Destani, Masiela Lusha, Cun Lajci, Luan Jaha etj. - Teni) dhe te huaj, eshte filmi me buxhetin me te larte ne historine e kinematografise shqiptare. Sipas Vllahiut, ky film serish do te nise te shfaqet ne "ABC", per shkak te kerkesave te shikuesve.../gita lushi/gazeta lajm/31.10.08/
Koha e Kometes
- - - - - - - - - -
Shiko "Koha e Kometes" (Time of the Comet) Trailer:

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online