All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Mergim Mjeku. Show all posts
Showing posts with label Mergim Mjeku. Show all posts

Wednesday, 8 October 2014

Mergim Mjeku në ‘Zhurma Show’ rrëmben cmim

‘Best New Artist’- ky ka qenë cmimi i cili me meritë i ka takuar këngëtarit simpatik Mergim Mjeku gjatë eventin ‘Zhurma Show Awards 2014’, i cili u mbajt pak ditë më parë në Gjilan.

Këngëtari ka qenë i nominuar mes shumë artistëve për klipin e këngës së tij ‘Pikë me zemër’, një këngë e cila erdhi gjatë muajit qershor dhe u dëgjua shumë dhe ku në fund u shpërblye me cmim nga ky event.

Mërgimi është shoqëruar edhe në tapetin e kuq me të afërmit e tij dhe pranë babain e tij i cili e mbështet shumë atë, dhe ka qenë shumë i lumtur pas marrjes së cmimit, pasi për të ky ishte eventi i parë që merrte pjesë.

Menjëhere me cmim në dorë Mergimi është kthyer të nesërmen në Gjermani ku jeton,  pasi ka pasur shumë angazhime në koncerte dhe dasma që është i ftuar, ndërsa ka në plan këngë të reja të cilat do të vijnë edhe gjatë këtij fundviti.

Por e vecanta e djaloshit artist është se megjithëse është lindur dhe rritur në Gjermani në një vend ku kultura dhe gjuha është ndryshe nga ajo shqipe, ai nëpërmjet artit dhe këngës i ka ruajtur bukur vlerat kombëtare, gjuhën e pastër, kulturën e atdheut, dhe si rezultat i kësaj është edhe mbështetja e prindërve, pasi babai i Mergimit është marrë me aktivitet kulturore-artistike e kombëtare që kur këngëtari ishte i vogël 5 vjec, duke marrë pjesë në shumë festivale e koncerte dhe organizime familjare./Mkasim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mergim Mjeku in exile 'Noise Show' hijacks price

Tuesday, 23 September 2014

Mergim Mjeku pas hitit ‘Pikë në zemër’, duet me Shpat Kasapin (Shiko Videon)

Ka vetëm pak kohë që ka sjellë një këngë të bukur me një videoklip shumë interesant me titull ‘Pikë në zemër’.

E kemi fjalën për artistin simpatik dhe me një zë shumë të vecantë Mergim Mjeku, i cili ka lindur në Gjermani dhe jeton në Hanover por me origjinë është nga Kosova.

Artisti i ri është shumë i kënaqur sesi publiku dhe adhuruesit e tij e kanë pritur shumë mirë këngën ‘Pikë në zemër’, ndërsa ai këndon që në moshën 5 vjecare, duke nisur me këngë folklorike me cifteli e më pas mori pjesë nëpër festivale të ndryshme në tërë Diasporën, ku ishte anëtar i Shoqërisë Kulturore Artistike ‘Abetarja’.

Por kur ne e pyesim këngëtarin se cfarë mendon familja për muzikën që ai bën dhe a këndon edhe në gjuhë të huaja, ai ka këtë përgjigje : ‘Në gjuhë të huaja po këndoj,  ndonjëherë vetëm për qef, por muzikën tonë shqipe e kam në shpirt. Unë e falenderoj shumë familjen time, babain dhe mamin, të cilët gjithmonë kanë qenë pranë meje dhe më kanë përkrahur jashtëzakonisht dhe vazhdojnë të më përkrahin’.

Mergimi me ëmbëlsi na tregon se muzikën shqipe e dëgjon shumë , pasi sic thotë ai jeton me muzikën e ndërsa nuk vecon ndonjë këngë si më të mirën shqiptare, pasi ka shumë këngë që i pëlqejnë.

Po a ka menduar djaloshi të ketë një duet me ndonjë femër këngëtare apo me ndonjë artist të njohur, ai na rrëfen kështu : ‘ Me ndonjë këngëtare shqiptare nuk e kam menduar, mirëpo kënga ime e ardhshme e cila së shpejti do të del në treg, do të jetë me mikun tim Shpat Kasapin’.

Ndërsa falë muzikës dhe mbrëmjeve ku ai është i ftuar e lidhin shumë me artistë të ndryshëm, por sërisht këtu do ta veconte si mik të mirë e shumë të respektuar këngëtarin Shpat Kasapi.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online