All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Merita Bala. Show all posts
Showing posts with label Merita Bala. Show all posts

Tuesday, 16 December 2008

Merita Bala, Modelja Qe Pelqen Surprizat!

Merita Bala
/photo kosova sot/

Modelja qe i pelqen surprizat

“Njeriu kurre nuk eshte i kenaqur me ate qe ka, keshtu qe suksesin nuk do ta kisha percaktuar me nje pike, sepse cdo hap qe ne bejme, qofte i vogel apo i madh, ai mund te jete nje sukses”, ka thene Merita

Eshte kjo modelja e cila vazhdon te arrije suksese ne fushen e modelimit. Deri me tani Merita Bala ka marre pjese ne shume sfilata e revy mode, te cilat thote se i kane sjelle shume suksese. Pervec tyre, ajo ka qene pjese e shume reklamave te kompanive me te njohura ne vend. Per karrieren e saj dhe me shume rreth projekteve per te ardhmen flet ne intervisten per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Me cfare jeni e angazhuar kohet e fundit?
Merita Bala: Kohet e fundit, kam qene e angazhuar me nje sfilate te disenjatoreve gjakovare, Kujta dhe Meri, qe ishte mjaft e suksesshme. Pastaj do te jem e angazhuar edhe me disa kataloge te disa agjencive qe mbeten sekret per momentin.

“Kosova Sot”: Si po ju ecen modelimi?
Merita Bala: Njehere per njehere modelimi po me shkon shume mire. Shpresoj qe edhe ne te ardhmen te kem suksese te vazhdueshme.

“Kosova Sot”: Cili eshte suksesi me i madh qe e keni pasur deri me tani?
Merita Bala: Njeriu kurre nuk eshte i kenaqur me ate qe ka, keshtu qe suksesin nuk do ta kisha percaktuar me nje pike, sepse cdo hap qe ne bejme, qofte i vogel apo i madh, ai mund te jete nje sukses.

“Kosova Sot”: Me cfare merreni jashte modelimit?
Merita Bala: Tashme jam ne vitin e fundit te shkolles se mesme dhe si drejtim kam kontabilitetin. Mendoj te vazhdoj edhe ne te ardhmen po te njejten rruge.

“Kosova Sot”: Na flisni dicka per jeten tuaj private?
Merita Bala: Cfare te them, jam shume e thjeshte dhe e shoqerueshme. Me pelqen natyra. Nje pjese te kohes e kaloj ne shoqeri, me familje, si dhe nje pjese ia le shopingut.

“Kosova Sot”: Keni shoke te ngushte?
Merita Bala: Kam shume shoke, mirepo e kam nje rreth te caktuar te shoqerise e qe shumicen e kohes e kaloj me ta.

“Kosova Sot”: Cili eshte personi me i afert ne jeten tuaj?
Merita Bala: Personi me i afert ne jeten time eshte shoqja ime e ngushte, Shqipja, me te cilen e kaloj pjesen derrmuese te kohes. Kemi veti te ngjashme dhe shkojme shume mire me njera-tjetren.

Merita Bala“Kosova Sot”: Ju pelqejne surprizat?
Merita Bala: Po, shume. Preferoj te bej dhe te me bejne surpriza.

“Kosova Sot”: A merreni me politike?
Merita Bala: Jo, ha ha ha. T’ju them te drejten, politika nuk me intereson fare!

“Kosova Sot”: Shikoni filma?
Merita Bala: Po, shikoj nganjehere kur kam kohe te lire. Me shume me pelqejne filmat komike.

“Kosova Sot”: Keni durim te forte?
Merita Bala: Besoj qe po, jam nje tip qe nuk nevrikosem lehte, prandaj edhe durimi eshte ne nivel.

“Kosova Sot”: Jeni optimiste?
Merita Bala: Po, jam shume optimiste.

“Kosova Sot”: Do te vazhdoni te merreni edhe ne te ardhmen me modelim?
Merita Bala: Planet per te ardhmen jane te medha. Shpresoj qe t’i realizoj deri atehere dhe besoj qe edhe ne te ardhmen do te merrem me modelim.

“Kosova Sot”: Tashme ju shohim ne reklamat e “City Park”-ut, a mendoni te bashkepunoni ende me kete qender tregtare?
Merita Bala: Bashkepunimet e kaluara me te ishin shume te suksesshme, si per mua, ashtu edhe per te. Keshtu, besoj qe do te bashkepunojme ende, pse jo! /kastriote bajrami/kosova sot/16.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online