All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Meriton Aliu. Show all posts
Showing posts with label Meriton Aliu. Show all posts

Thursday, 27 March 2014

Meriton Aliu, mes femrave të bukura por ‘single’

Edhe më parë është shkruar dhe folur për modelin nga Podujeva, Meriton Aliu, i cili njihet për suksesin në fushën e modës, e tashmë ne mësojmë se ai po ecën gjithmonë më mirë në këtë fushë.

Modelin simpatik tashmë e shohim kudo i ftuar në pasarelat e modës në Kosovë, por edhe protagonistë në spektakle të ndryshme. Vetëm pak ditë më parë ai ka qenë i ftuar duke treguar talentin e tij edhe në fusha të ndryshme i ftuar në ‘News-Show’, por prania e tij me plot stil është parë edhe në programin e së shtunës ‘Odeon’.

Meritoni i cili vazhdon të dallohet edhe për stilin dhe veshjen më ‘in’ mësojmë se shumë shpejt do të nisë karrierën si model edhe jashtë Kosovës, në fillim në Shqipëri pasi ka shumë oferta edhe atje nga agjensi serioze të modës.

Por jo vetëm kaq djaloshi llapjan ka në mendje se një ditë mund të hapë edhe një agjension të tij për të mësuar modelë dhe modele, duke pasur disa vite përvojë në këtë fushë, dhe t’ua japë atë edhe shumë të rinjve që kanë nevojë të ndjekin rrugën e modë.

Meritoni vazhdon të bashkëpunojë me producentë dhe agjensi të ndryshme në Kosovë si me ‘Mentori Centër’, ‘Lens Productions’ etj, ndërsa në gjashtë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në spektaklin ‘Mister Pavarësia’, djaloshi model ka rëmbyer cmimin si shoqëruesi i parë i misterit dhe cmimin ‘Mister Talenti’, dhe sukseset e tij nuk kanë të ndalur dhe urojmë që edhe më lart në pistat e modës ta shohim atë.

Thursday, 4 July 2013

Modeli Meriton Aliu synon pasarelat boterore

Meriton Aliu është modeli nga Podujeva i cili është një nga meshkujt më simpatik kosovar.

Ka disa vite që merret me botën e modës, ku shpesh herë bie në sy nga agjensi të ndryshme kosovare për ta pasur në sfilatat e tyre, dhe stilistët si model të tyre.

I gjatë 1.90 në një gjatësi shumë të lakmuar për pistën e modës, Meritoni ka marrë pjesë disa herë në sfilatën e organizuar nga qendra ‘Mentori Center’, ndërsa ftohet në shumë evente të modës në vend.

Djaloshi sharmant pëlqen që një ditë pse jo të përfaqësojë Kosovën në një event bukurie në botë, ndërsa ëndërron që të prekë pistat e modës në Milano dhe Paris.

Përvec modës, Meritoni pëlqen edhe sportit konkretisht futbollin që e ka një tjetër pasion të dashur për të, e megjithatë ai adhuron dhe falë punës së tij të jetë një nga modelët më të kërkuar në Kosovë.

Kur e pyesin se a e ndjek modën jashtë vendit, ai thotë se gjithmonë pëlqen stilin dhe veshjen dhe çdo gjë që bën i famshmi David Beckam. Njëkohësisht modeli Aliu është i kërkuar nga fotografë të njohur , madje shpesh herë kur ka mundësi dhe ndonjë ide interesante realizon edhe foto me fotografë të shumtë kosovar./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
 Model Meriton Aliu trestles deserves world

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online