All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Meti Berbatovci. Show all posts
Showing posts with label Meti Berbatovci. Show all posts

Wednesday, 19 November 2014

Meti Berbatovci, skena ‘hot’ në klipin e ri

Do të jetë një nga projektet e tij më të reja por jo vetëm, edhe më interesante e ndoshta më ndryshe dhe më shumë guxim se asnjeherë tjetër edhe kur flitet për klipin.

E kemi fjalën për këngëtarin Meti Berbatovci, ku mësojmë se ai sapo ka përfunduar xhirimet e këngës më të re me titull ‘Love’, e skena dashuria dhe shumë të nxehta do të përmbajë edhe klipi i kësaj këngë realizuar me tekst dhe muzikë nga Driton Sopa dhe Gëzim Lazri dhe video realizuar nga produksioni ‘On Media’.

Djaloshi i cili jeton në Zvicër ka ardhur për disa ditë në Kosovë për të realizuar këtë video që pritet të dalë së shpejti me të drejtë nga kompania më e madhe në Youtube nga ‘Arkiva Shqip’.

Nëse deri më dje jemi mësuar ta dëgjojmë dhe ta shohim në klipet e para të Metit, sic ishte edhe ai i fundit ‘Dashurinë mund ta paguja’, këte herë në videon ‘Love’, ai do të vijë krejt ndryshe, ndërsa dimrin me këtë këngë ritmike dhe të nxehtë artisti do ta ngrohë mjaft.

Disa nga fotot e publikuara nga ky klip në rrjetin e tij social kanë ngjallur te fansat e tij shumë kureshtje dhe mezi po e presin këtë këngë./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Berbatovci Matthey, scene 'hot' in new clip

Saturday, 3 May 2014

Meti Berbartovci bashkëpunon me produksion të huaj

Nuk është emër i pa dëgjuar në tregun muzikor shqiptar, pasi ka disa këngë të bukura dhe videoklipe, por këtë herë mësojmë për artistin një sukses dhe bashkëpunim interesant që po e pret.

Është fjala për këngëtarin nga Kosova që jeton në Zvicër, Meti Berbatovci, ku mësojmë se ka nisur bisedimet me një produksion zvicran dhe ka arritur atë cfarë dëshironte. Ky produksion i ka ofruar këngëtarit menaxhimin e videove dhe këngëve dhe cdo gjë që ka të bëjë me punën e tij si artist, madje sapo i ka realizuar dhe disa foto të bukura Metit, foto të cilat vijnë edhe te ne.

Këngëtari është ndjerë shumë i lumtur për këtë bashkëpunim dhe mundësi që kishte kohë që e ëndërronte, pasi produksioni www.deeprod.ch ka në shtëpinë e tyre disa artistë dhe përsonazhë shumë të njohur ballkanik, e që nga sot e tutje do të figurojë edhe emri i artistit shqiptar Meti Berbartovci.

Ne nuk mund të zbulojmë më, por duhet të presim pasi artisti është duke punuar me këtë produksion të huaj këngën e tij të parë, madje nuk mundemi të zbulojmë nëse kjo këngë që do të vijë me një video më ndryshe e të bukur, do të jetë në gjuhën e huaj apo jo, por gjithsesi gëzohemi për një arritje të artistit shqiptar./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Meti Berbartovci cooperates with foreign production

Monday, 12 August 2013

Kengetari Meti falenderon diven Adelina Ismajli

Këngëtari i hitit 'Dashurinë nuk mund ta paguj' ka gjetur pak kohë mes shumë angazhimeve që të pushojë në bregdetin e bukur të Budvës.

Eshtë ky këngëtari atraktiv dhe i dashur për publikun shqiptar Meti Berbatovci, i cili është rikthyer në këto ditë të nxehta në vendlindje, por edhe duke u relaksuar për të rinisur më tej një tjetër sezon pune.

Këngëtari të gjithë suksesin ia dedikon divës së muzikës shqiptare Adelina Ismajli, pasi ka qenë ajo një shtysë e madhe për artistin e ri, dhe falë asaj ai është sot këtu.

Meti do të sjellë të tjera hite, dhe natyrisht se do të jetë ndonjë tjetër këngë me firmën e të madhes Adelina Ismajli.

Friday, 19 April 2013

Meti Bebartovci, simpatiku i kenges (Video)


Meti  Bebartovci sapo ka prezantuar këngën e tij më të re në festivalin “Celësi Muzikor 7”, një këngë e bukur dhe me plot ritëm që duket që në start që është pritur shumë mirë.

Këngëtari që jeton dhe punon në Zvicër, është me origjinë nga Prishtina, por ka udhëtuar mes shumë angazhimeve për të ardhur në Prishtinë me një këngë të bukur në edicionin e shtatë të këtij festivali.

Mësojmë gjithashtu se pas këtij festivali ku padiskutim do të rrëmbëje ndonjë cmim, do të sjellë edhe këngë të tjera të reja në prag të verës së nxehtë.

Më poshtë ju mund të ndiqni edhe videon e këngës më të re prezantuar në ÇM7 që titullohet “Dashurinë nuk mund ta paguaj”./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Bebartovci Matthey, handsome song

Tuesday, 16 April 2013

Meti Berbatovci thote dashurine nuk mund ta paguaj

Këngëtari i njohur kosovar, i cili ka vite që jeton në Zvicër, Meti Berbatovci do të jetë me një këngë të bukur pjesëmarrës këtë vit në festivalin më të madh në Kosovë, “Celësi Muzikor 7”.

Kënga e tij konkuruese e cila do të prezantohet në natën e parë garuese të këtij festivali mban titullin “Dashurinë nuk mund ta paguaj”, një këngë me tekst të këngëtares që ai e adhuron më së shumti Adelina Ismajli.

Por Meti ka vite që këndon dhe pritet mirë nëpër koncerte të shumta sidomos në Diasporë, ndërsa ka në repertorin e tij 21 këngë, dhe është duke u përgaditur për albumin e tij të tretë.

I pyetur se cilin cmim do të donte nga festivali ‘Celësi Muzikor 7”, Meti përgjigjet se do ti pëlqente cmimi i publikut. Pas festivalit këngëtari simpatik është duke menduar se kësaj këngë t’ia realizojë edhe një video intersante, ku do të jetë klipi i tij i katërt./Maksim Gjokaj/Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Meti Berbatovci says love can not pay

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online