All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Miss Albanian. Show all posts
Showing posts with label Miss Albanian. Show all posts

Thursday, 5 January 2012

Shqiptarja në Miss New York 2012

Ajo quhet Nereida Isufi dhe ka lindur në Tiranë, ndërsa pretendon që të fitojë për këtë vit kurorën e më të bukurës në New York. Vajza ka qenë pjesë e një programi televiziv ku prezantohen bukuroshet që konkurojnë për këtë event të bukurise njujorkeze.

Ka vite që Nereida jeton në Dallas, Texas ndërsa ka qef gjithmonë pasarelat, por shquhet edhe për një buzëqeshje të ëmbël. Ne na mbetet të presin duke uruar që shqiptarja të fitojë në këtë konkurs bukurie në qendrën botërore./Maksim Gjokaj/

http://www.facebook.com/pages/Nereida-Isufi-for-Miss-New-York-2012/284972698197341
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss New Albanian York 2012

It is called Nereida Isufi and born in Tirana, while purporting to win this year's crown on the beauty in New York. The girl was part of a television program that presented beauties compete for the beauty of New York event.

Nereida several years living in Dallas, Texas and has always excited trestles, but also known for a sweet smile. We left wishing expect Albanians to win this beauty contest in the world center. / Maxim Gjokaj /

Monday, 19 December 2011

Arnida Capi Avokatja qe Perfaqesoi Shqiperine ne Gara Bukurie...

Arnida Capi: Une, kolegia e Spartak Ngjeles

Nuk eshte hera e pare qe nje vajze me fashen e miss-it prezantohet si nje avokate ne nje konkurs nderkombetar bukurie. Dhe Arnida Capi eshte 24-vjecarja qe ka perfaqesuar se fundi Shqiperine ne garen e 50 shteteve ne “Miss Queen of the World 2011”, qe u organizua pak dite me pare ne Berlin. Nuk preferon te ngaterroje bukurine e pamjes me ambicien e saj per t’u bere avokate e zonja. Ne kete interviste tregon per emocionet e gares se bukurise jashte kufijve dhe eksperiencen e punes si avokate ne studion ligjore te Spartak Ngjeles.

C’mund te na tregosh per eksperiencen tende ne “Miss Queen of the World 2011”. Pse u zgjodhe perfaqesuese e Shqiperise ne kete eveniment bukurie?
“Miss Queen of the World” u zhvillua ne Berlin ne fillim te dhjetorit 2011, me pjesemarrjen e perfaqesueseve te 50 shteteve te ndryshme. Une perfaqesova Shqiperine, si nje zgjedhje e zoterueses se patentes se ketij evenimenti nga agjencia e modes AS. Ishte nje eksperience e bukur dhe ndjesia me e vecante qe perjetova, ishte te degjoja emrin tim te thirrej atje, permendja e vendit tim Albania. Ne gare ishin plot 50 shtete.

Sunday, 11 December 2011

Rovena Domi "Miss Fotozhenia" e "Queen of the World 2010"...

Rovena Domi “Miss Fotozhenia” e “Queen of the World” [VIDEO]

Rovena Domi bukuroshja qe solli cmimin “Miss Fotozhenia” ne Shqiperi, me perfaqesimin e vendit ne “Queen of the World 2010”, te mbajtur ne Nurburgring te Gjermanise. Ajo tani ka me shume mundesi per te korrur suksese edhe ne evenimente jashte vendit, me kurorezimin e ketij cmimi, pasi Rovena tani ka fituar te drejten te prezantoje Shqiperine edhe ne Frankfurt te Gjermanise. Per me shume rreth pjesemarrjes se saj ne “Queen of the World” dhe me gjere , Rovena flet per “Zeri”.

Modelimi po u sjell fat, perfaqesuat Shqiperine ne evenimentin “Queen of the World” dhe fituat nje cmim, si ndjeheni?
-Eshte e vertete se modelimi po me sjell mjaft suksese, ne radhe te pare po me ben te ndjehem shume e lumtur dhe krenare qe perfaqesova shtetin tim ne nje eveniment mjaft te madh ne Gjermani. T’ju them te drejten nuk kam menduar shume ne kete drejtim edhe pse kam qene pjesemarrese e kesaj gare per ta prezantuar Shqiperine. Mirepo, ja qe kjo me erdhi papritur dhe jam shume e gezuar qe arrita te kurorezohem me cmimin “Miss Fotozhenia”.

Friday, 2 December 2011

Alma Ajazi: Jeta Ime ne Paris...

"Miss Albania 99 ne ShBA", Jeta e re e Alma Ajazit ne Paris

"Jam teper e kenaqur me Parisin dhe kam shume admirim per popullin francez. Parisi eshte nje vend teper i kendshem, i cili te frymezon. Francezet jane nje popull i dashur. Kur je ne nje vend te huaj, duhet te respektosh gjuhen dhe kulturen e vendit e te integrohesh, pa humbur esencen tende si individ", keshtu ka theksuar Alma Ajazi ne nje interviste te saj, dhene me heret, fituesja e kurores "Miss Albania '99" ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Alma ka kohe qe eshte vendosur ne Paris per te studiuar dhe punuar njekohesisht.

"Deshira ime gjithmone ka qene t'i sherbej vendit tim dhe kjo deshire ka lindur tek une ne moshen 14-vjecare, kur i shkrova nje leter presidentit Bill Clinton per situaten ne Kosove. Sado qe jetoj ne diaspore, jam munduar t'i sherbej vendit tim me aq mundesi qe kam pasur. Por jam e gatshme te konkurroj, ne qofte se hapet ndonje konkurs ne fushen e diplomacise, per diplomacine shqiptare. Pse te mos i sherbej vendit tim? Shqiperia ka nevoje per brezin e ri", ka treguar Alma, e cila eshte studente ne degen "E drejta nderkombetare publike" ne Paris. Bukuroshja shqiptare ka kaluar euforine e saj per te qene e famshme, sepse eshte e lindur ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, por here pas here ka levizur per shkak te studimeve dhe punes.

Tuesday, 22 November 2011

Renidona Zeneli drejt perfaqesimit ne "Top Model of the World"

Renidona Zeneli ne “Top Model of the World”

Nga “Miss Albania” tek spektakli dhe kurora “Queen of Albania”. Perfaqesimi i Shqiperise ne Nju Jork dhe telashet e nje viti me pare me organizatoret e gares se bukurise. Renidona Zeneli ne vigjilje te perfaqesimit te radhes ne “Top Model of the World”.

Kesaj here gjasat jane qe udhetimi drejt Nju Jorkut te shkoje pa andralla. Nuk diskutohen me hesape te lena hapur parash, kercenime me thika e telefonata dhe as denoncime ne polici. Te shkuara te harruara. Renidona Zeneli ka fituar mjaftueshem eksperience ne perfaqesimin e fundit shqiptar, sa t’i marre masat kesaj radhe per te mos e gjetur veten te perfshire ne nje vorbull marramendese fjalesh dhe ngjarjesh, po aq sa edhe tituj gazetash dhe intervistash mediatike. Nese ne krye te nje viti me pare, vajza e dale nga nje spektakel bukurie nuk arriti t’i gezohej titullit “Queen of Elegance” qe solli nga Berlini, kete fundvit eshte betuar t’ja shijoje deri ne fund shijen e mire nje tjeter kurore – Top Model of the World Albania – po aq sa edhe asaj qe vjen me pas: pjesemarrjes ne garen nderkombetare te modeleve, e cila do te mbahet ne vigjilje te Krishtlindjeve pertej Atlantikut.

Eshte 24 vjece; 176 centimeter e gjate; permasat 90-60-90. Floket pis te zinj te krehur me kujdes dhe nje makiazh i lehte nxjerrin ne pah dy sy te shndritshem dhe hunden e lakuar bukur mbi buzet e shkelqyera me te kuq te ndezur. Sandalet e larta dhe fustani i shkurter ngjitur pas trupit i vijne fort per shtat ambjentit te stolisur me shije ne katin e dyte te nje pallati, fare afer zones se ish-Bllokut. E rrethuar nga nje grup vajzash, punet e te cilave jane te ndara qysh ne hyrje te qendres estetike, Renidona Zeneli pret dhe percjell klientet e ores se pasdites pa e ndare buzeqeshjen nga fytyra, por edhe pa e humbur fillin e rrefimit. “Modelimi eshte vetem nje pasion tashme. Keto vitet e fundit me kane mesuar ta ndaj pasionin nga profesioni dhe puna. Baza ime eshte ketu”, thote per qendren “Kredo”, ku sqaron se i ofron klienteve te veta sherbime qe fillojne nga manikyri dhe estetika deri tek sigurimi i linjave elegante te trupit. Si shembull, sidomos per keto te fundit, ka perdorur imazhin e vet ne nje set te tere fotografik me te cilin ndeshesh sapo ve kemben ne sheshin mbi te cilin ngrihet pallati i ndertuar qysh para ’90-es.

Monday, 21 November 2011

Arnisa Dervishi: Me Pasion dhe Vullnet Gjithcka Arrihet...

Arnisa: “Me pasion dhe vullnet, gjithçka arrihet”

Arnisa Dervishi është një modele e cila ka qenë pjesëmarrëse e shumë sfilatave të njohura të modës në Shqipëri, e cila pretendon më shumë në fushën e modelimit. Arnisa me gjithë angazhimet në modelim, arrin të merret edhe me punë të tjera.

Ndërsa sa i përket lidhjes së dashurisë, ajo këtë verë zyrtarizoi lidhjen e saj me fejesë, ndërsa vitin e ardhshëm pritet të martohet. Më shumë rreth punës dhe më gjerë flet për “Zërin”.

Si ishin fillimet tuaja në modelim?
Hapat e mi të parë kanë qenë pikërisht në vitin 2004, me pjesëmarrjen time në “Miss Shqipëria 2004”, ku u përzgjodha në 10-en më të mirë dhe pozova për kalendarin “Miss Shqipëria 2005”. Kjo ka shërbyer si një trampolinë që më ka hedhur drejt fushës së modës.

Sfilata juaj e parë?
Performanca ime e parë si modele ka qenë në “Super-Model of Albania 2005” që s’e harroj dot.

Elva Pane Sjell Tri Cmime per Kosoven nga "World Bikini Model 2011"...

Elva Pane i sjelle Kosoves 3 cmime nga Kina

Edhe pse eshte nga Shqiperia ajo perfaqesoi Kosoven per here te pare ne Kine, ne spektaklin e bukurise “World Bikini Model 2011” ku rrembeu tri cmime.

Tani me t’u kthyer nga Kina ajo u takua me publikun kosovare, e lumtur qe solli keto shperblime per vendin tone. Rreth pjesemarrjes se saj dhe me gjere ajo flet per “Zeri”.

Sapo jeni kthyer nga Kina, me tri cmime, si ndjeheni?
Jam shume e lumtur qe perfaqesova Kosoven, ku promovova traditat, kulturen, bukurine ne nje vend si Kina qe nuk njeh pavaresine e saj. Arrita te rrembej tri tituj: “Miss Fotozhenia”, pjese e “Top – Five” si dhe shoqeruesja e pare ne “Miss European Tourism”. Ne kete menyre lartesova emrin e Kosoves, shperbleva suportin e shoqates “Freedom”, si dhe sigurisht paten nje rendesi te vyer ne punen time si modele. Jam me se e lumtur qe Kosoves ia solla tri cmime.

Sunday, 20 November 2011

Emanuela Guri dhe Nora Asani ne Miss Earth 2011 [VIDEO]

Emanuela Guri dhe Nora Asani Video Prezantimi

Emanuela Guri (Shqiperi) dhe Nora Asani (Kosove) jane dy bukuroshet qe do te perfaqesojne bukurine shqiptare ne Miss Earth 2011 qe do te mbahet me 3 Dhjetor 2011 ne Manila te Filipineve.

Me poshte mund te ndiqni video prezentimin e tyre:



- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Emanuela Guri (Albania) and Nora Asani (Kosovo) will represent the albanian beauty at "Miss Earth 2011", crowning to be held on 3rd December 2011 in Manila, Philippines ]]

Marigona Dragusha behet Gona...

Marigona Dragusha ndryshon emrin ne France, Gona i tingellon me “trendy”

Sfilon ne Amerike, por shpesh ndodhet edhe ne Europe. Agjenci te ndryshme te modes interesohen per supermodelen e njohur, Marigona Dragusha. Madje, per nevoja te nje agjencie franceze apo nga vete deshira e saj, kosovarja e njohur ka ndryshuar edhe emrin duke e kthyer shkurt Gona Dragusha. Per kete agjenci, ajo ka sfiluar me koleksionin me te ri te fustaneve, dhe pasi u futem te hulumtojme se cfare ka punuar me saktesisht Marigona, hasem veshtiresi per te gjetur emrin e saj. Lista e modeleve ishte shume e madhe dhe ne direkt shkuam te lista e modeleve qe fillon me “M”, kurse aty nuk gjetem asgje. Menduam se mos eshte ndonje “trik” nga ana e Dragushes, sa per te qene ne qender te vemendjes, por me pas na shkoi mendja dhe kerkuam tek shkronja “G”, ku gjetem dhe profilin e saj. Po per cfare arsye ka ndryshuar emrin Marigona ne kete rast, nuk e kuptuam, por me siguri asaj i ka tingelluar me me shume konotacion per vendin ku po jeton. Marigona korri nje sukses te madh ne “Miss Universe” dhe emri i saj u promovua shume. Por tani duhet te mesohemi qe kur na duhen info per te, ta kerkojme thjesht me emrin Gona. /panorama/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Isi Topciu, Pas "Miss World" Me Oferta te Shumta...

Isi Topciu, pas “Miss World", oferta qe nga Amerika Latine deri ne Japoni

Ishte ne Londer, perfaqesoi shqiptaret denjesisht dhe u kthye me cmimin “Best Catwalk” qe jepet nga juria e spektaklit “Miss World”. Isi Topciu rrefen ne nje bisede te shkurter per “Panorama plus” eksperiencen e saj gjate ketij spektakli, si dhe oferta te shumta te cilat kane ardhur ne adrese te bukuroshes. Per Isin nuk eshte fillestare kjo pune, pasi ajo me heret ka qene pjese e pasarelave ne Itali, dhe ka realizuar shume fotosesione me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha. “Une atje kalova shume mire dhe mendoj qe Shqiperia mori nje vleresim shume te mire kete vit”, – tregon bukuroshja Topciu, duke thene me tej se kjo eshte eksperienca me e bukur qe ka perjetuar ne boten e artit. “Ka qene eksperienca me e bukur qe kam jetuar deri tani per sa i perket botes se modes apo artit, fitova cmimin “Best Catwalk” nga juria e “Miss World” dhe hyra ne “Top 20” e pastaj prej aty u zgjodhen “Top 5 modele”, si dhe “Top 10 Best Designer Dress”. E pyetur nese ne adrese te saj ka ardhur ndonje oferte pune nga ndonje agjenci e modes, Isi tregon se per momentin eshte shume e angazhuar me shkollen, por eshte duke shqyrtuar oferta te shumta. “Kontakte dhe oferta me kane ardhur nga Japonia dhe nga Amerika e Jugut, por duhen vleresuar mire, sepse per kete vit jam shume e angazhuar me shkollen, ajo eshte gjeja primare, moda eshte gjithcka, por mbetet vetem pasion”, – perfundon keshtu biseden vajza e cila perfaqesoi Shqiperine ne “Miss World 2011”, qe kete vit eshte mbajtur ne Londer. /panorama/nentor 2011/

Sunday, 13 November 2011

Agnesa Vuthaj Fushate Kunder Kancerit te Gjirit...

Agnesa Vuthaj, fushate kunder kancerit te gjirit

Vajza, e cila asnjehere nuk ngurron te behet pjese e fushatave te ndryshme humanitare, nuk mund te jete tjeter vecse Agnesa Vuthaj. Kjo bukuroshe ka sprovuar veten gati ne te gjitha sferat, qe nga rrembimi i kurorave te bukurise, ne politike, shoqata joqeveritare e deri tek fushatat e ndryshme humanitare, te cilat realizohen ne Kosove, por dhe jashte saj. Deklarata per adoptimin e nje femije nga Haiti, pas termetit katastrofal qe ndodhi ne ate shtet, zgjoi debate te medha ne mediat shqiptare. Pas kesaj deklarate, Agnesa Vuthaj eshte bere pjese e fushates kunder kancerit ne gji. Agnesa nuk do te largohet drejt Londres, sic kishin shkruar disa media te vendit. Bukuroshja kishte shkruar nje status te saj ne Facebook, ku thuhej: “Do vendosem ne Londer per te jetuar ne 8 muajt e ardhshem”, nderkohe qe ky status i saj zgjoi interes te vecante per te mesuar se nese vertet Agnesa do te zhvendoset te jetoje ne shtetin anglez. “Nuk do te shkoj ne Londer, thjesht eshte nje fushate kunder kancerit te gjirit, qe po shperndahet ne Facebook nga gjinia femerore pa e ditur meshkujt, por me detyruat ta them”, thekson Agnesa pasi e kontaktuam. Fushata kunder kancerit te gjirit, sic tregon Agnesa, eshte duke u realizuar permes Facebook me statuse te ndryshme, ku arrin te perfshije shume gra dhe vajza. /panorama/nentor 2011/

Saturday, 15 October 2011

Gentiana Cana Perfaqeson Kosoven ne Miss Intercontinental


Genta, motra e Lorik Canes perfaqeson Kosoven ne “Miss Intercontinental”

Eshte vetem 22 vjece dhe synon te behet akoma me e famshme duke i hyre rruges se modelizmit. Genta eshte motra e futbollistit shume te famshem shqiptar Lorik Cana, nje bukuroshe, qe popullariteti nuk i ka munguar ne mbare Kosoven. Syri i meshkujve gjithmone ka qene i fokusuar tek ajo, fale hireve te bukura femerore qe disponon si dhe genit te trasheguar nga prinderit, duke marre parasysh edhe villain, nje tip qe gjithmone sulmon zemrat e femrave. Genta ka fituar kuroren e “Miss Intercontinental Kosova 2001” duke fituar keshtu te drejten e perfaqesimit te Republikes se Kosoves ne eventin e bukurise “Miss Intercontinetal 2011” ,qe kete vit mbahet ne Spanje. Studente e ekonomikut, qe njeh shume mire gjuhen angleze dhe portugeze, me permasa 90-67-65 si dhe fanse e flakte e notit, filmit dhe leximit, ajo prezantohet keshtu: “Une jam Gentiana Cana, e zgjedhur nga Republika e Kosoves per te perfaqesuar shtetin tim ne “Miss Intercontinenta 2001” ne Orihuela/Alicante. Jam e bija e Leonora Hashani-Cana dhe jam e lindur me 28 shtator 1989 ne Kosove, studente e ekonomikut ne Universitetin e Prishtines. Ambiciet e mia ne karriere jane qe te mund te menaxhoj punen time, dhe jam optimiste e madhe”,- ka thene Genta Cana ne faqen zyrtare te “Miss Intercontinental”. /panorama/tetor 2011/

Monday, 20 June 2011

Xhesika Berberi Fiton "Miss Universe Albania 2011"

Xhesika Berberi fiton “Miss Univers Albania 2011”, tani gare ne Brazil

Xhesika Berberi u shpall vajza fituese e “Miss Univers Albania 2011”, nje spektakel i transmetuar ne “Tv Klan”, te drejten ekskluzive te se cilit e ka Joni Peci. Ne garen e vajzave modele, juria perzgjodhi fituese 18-vjecaren nga Tirana, 1.77 e gjate, me syte jeshil dhe tipare mes biondes dhe brunes. E vecanta e supermodeles ishte se pervec linjave perfekte, perfaqesonte imazhin e vajzes energjike dhe te qeshur. Nderkohe, Xhesika do te perfaqesoje Shqiperine ne spektaklin e “Miss Univers 2011”, organizuar nga Donald Trump, qe kete vit mbahet ne Brazil. “Miss Universi” eshte konkurrenca me e madhe ne bote per vajzat e reja ne nivel nderkombetar dhe organizohet nga “Miss Universe Organization” me 69 vende anetare. Nderkohe qe ne “Tv Klan” vazhdon gara 8-javeshe e 60 vajzave dhe djemve qe po ndajne

Friday, 10 June 2011

VOTO Blerta Mahmuti ne "MISS UNIVERSE CANADA"

photo: Alejandro Antequera
VOTO kosovaren Blerta Mahmuti, garuese ne “MISS UNIVERSE CANADA”

22 vjecarja nga Republika e Kosoves Blerta Mahmuti, kete vit eshte shqiptarja e vetme e cila eshte pjese e gares se madhe te bukurise “Miss Universe Canada”, qe do te mbahet me 17 qershor 2011 ne Kanada.

Shqiptarja me prejardhje nga qyteti i Pejes, Blerta Mahmuti tanime gjendet ne mesin e 60 pjesemarreseve qe presin ta sfidojn njera-tjetren ne garen per titullin prestigjioz “Miss Universe Canada”.

Blerta Mahmuti me teper se kurre ka nevoje per perkrahjen e bashkevendesve si dhe te gjithe shqiptareve kudo qe ndodhen. Ajo, shprehe besimin e saj se populli shqiptar do e voton ate, duke ja mundesuar qe denjesisht ne mbare boten ta promovon bukurine dhe vlerat e vajzave shqiptare.

Tuesday, 7 June 2011

Arbnora Ademaj, Intervista Zeri Qershor 2011

photo credit: Bashkim Hasani
Dashuria lind papritur

Arbnora Ademaj mund te cilesohet si modelja me me fat, pasi ajo ne cdo performance te saj garuese, eshte shperblyer me ndonje cmim. Tani se fundi Arbnoren e kemi pare edhe ne rolin e prezantueses, ku bashke me Shukin ka udhehequr per gjashte jave me radhe reality show-n ‘Vip shpija’. Per me shume rreth kesaj pervoje dhe cdo gje tjeter flet per “Zeri-n”.

Pervec qe jeni modele, tani po e sprovoni veten edhe ne prezantim, cila eshte pervoja juaj?
Sa i perket prezantimit eshte hera e pare qe e kam sprovuar veten ne kete fushe. Per 6 jave kam udhehequr bashke me Shukin reality show-n ‘Vip shpija’, ku kam fituar nje pervoje mjaft te mire. Oferta me ka ardhur nga organizatoret e ketij reality, kam kaluar shume mire dhe tani mund te them se jam e gatshme per te udhehequr edhe ndonje emision tjeter.

Saturday, 4 June 2011

Petri Bozo Me Dy Spektakle Verore...

Dy spektaklet verore per kengetare dhe mise

E merkura e kaluar ka shenuar naten e trete te konkursit te klipeve shqiptare, i drejtuar nga producenti Petri Bozo. Ne kete jave te “Neteve te Klipit” jane prezantuar gjithashtu edhe kengetare te tjere te njohur, si Eliza Hoxha, Rosela Gjylbegu, Vedat Ademi etj, nderkohe qe sic tregojne vete organizatoret risia e “Neteve”, eshte fakti se marrin pjese shume emra te njohur kengetaresh shqiptare qe nga Jonida Maliqi, Shpat Kasapi e deri te tjere te rinj, te panjohur per tregun vendes, te cilet jetojne ne vende te ndryshme te Europes dhe qe ne kete konkurs jane prezantuar me klipe te realizuara me teknologji te larte e qe shpesh dallojne nga ato me te cilat jemi mesuar t’i shohim deri me tani.

Thursday, 2 June 2011

Morena Taraku Kesaj Rradhe ne Mongoli...

Morena serish ne shtetet aziatike

“Miss kosova 2010”, Morena Taraku, niset serish per ne shtetet aziatike, kesaj radhe ne Mongoli. Morena ka treguar per Telegrafin se eshte ftuar nga “Miss Mongolia” dhe presidenca e Mongolise.

Morena eshte njera ndere Shqiptaret e para qe shkel disa here ne shtetet aziatike aziatike per te prezantuar bukurine shqiptare.

Ajo do te merr pjese ne nje “Fashion Shou” ne Mongli qe do te mbahet me 5 qershor. Pervec Morenes do te kete mysafire nga e gjithe bota. /telegrafi/qershor 2011/

Sunday, 29 May 2011

Armina Mevlani, Intervista Standard - Maj 2011

photo credit: Armand Sallabanda
Armina Mevlani: Nje Miss ne gjueti te “VIP”-ave

Bukuroshja me tipare mesdhetare qe mban emrin e vecante, Armina, eshte vetem 20 vjece, por ka prekur sakaq suksesin, fale zgjedhjeve te mencura qe ka bere ne jete... E bija e nje prej moderatoreve me te njohur ne vend - Arben Mevlanit - eshte zgjedhur ne vitin 2009, jo vetem si perfaqesuesja e Shqiperise ne “Miss World 2009”, por studion per politike dhe nderkohe ka nisur te merret seriozisht me gazetari. Aktualisht, eshte kryeredaktore e revistes se re ne tregun shqiptar, “Harmony”. A thua valle ka hyre ne kete rruge fale inkurajimit, njohjeve dhe mbeshtetjeve te te atit?! “Babai im me ka ndihmuar si keshillues ne punen time, por nuk ka nderhyre ne gjerat qe zgjedh te bej. Ai respekton vendimet e mia. Mamaja dhe babai im qe ne femijeri me kane edukuar me nje dashuri per artin dhe me ambicie per te luftuar per ate qe dua”, - shpjegon ajo, duke na shuar keshtu cdo dyshim.

Sunday, 22 May 2011

Aferdita Dreshaj Favorite ne Miss Universe 2011

Aferdita Dreshaj, favorite per kuroren e “Miss Universe”

Ka shume mundesi qe ne shtator te ketij viti, modelja dhe kengetarja Aferdita Dreshaj- “Miss Universe Kosova”, te kthehet nga Brazili me kuroren e “Miss Universe 2011” mbi krye. Te pakten ne 5-shen e vajzave me te bukura ajo do te jete me siguri, gje qe eshte konfirmuar nga te gjitha shkrimet dhe parashikimet online qe serviren ne internet kohe pas kohe. E fejuara e Shpat Kasapit, Aferdita, u kurorezua si “Miss Universe Kosova” me 15 janar te ketij viti, ne Prishtine. 24-vjecarja qe eshte 1.83 e gjate dhe qe ka nje karriere te gjate ne modelim, mendohet se ne San Paulo te Brazilit do te jete ne konkurrence te forte me “Miss Nicaragua”, “Miss Puerto Rico”, “Miss Colombia” etj.

Monday, 16 May 2011

Anxhela Martini e Dashura e Kanye West?

Shqiptarja Angela Martini e dashura e Kanye West

Ylli i famshem i hip-hopit Kanye West eshte ne lidhje me bukuroshen shqiptare Angela Martini.

West ishte ndare nga modelja Amber Rose vitin e kaluar. Edhe pse mediat boterore kane raportuar se ai eshte pare duke flirtuar me shume bukuroshe me fame boterore duket se ai me ne fund eshte rehatuar.

Ai ka gjetur dashurine dhe qetesine shpirterore tek bukuroshja shqiptare, 24 vjecarja Angela Martini, e cila ishte kurorezuar Miss Universe Albania vitin e kaluar.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online