All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Miss Diaspora Germany. Show all posts
Showing posts with label Miss Diaspora Germany. Show all posts

Saturday, 7 July 2012

Loreta Abdyli: E adhuroj Blerim Destanin!

Loreta: Kam dashur te jam ambasadore e bukurise per diasporen

Eshte vetem 17-vjecare, por tashme po krijon emer ne fushen e bukurise. Eshte kjo bukuroshja Loreta Avdyli nga Gjilani, por e cila tani jeton ne Gjermani. Ajo sapo ka perfunduar shkollen e mesme dhe tashme ka filluar me realizimin e endrres se saj qe te behet nje modele e suksesshme.

Dhe hapin e pare tashme e ka bere, pasi dite me pare eshte kurorezuar si “Miss Diaspora, ne nje gare mjaft te forte. Ne kete interviste ekskluzive per gazeten “Zeri”, Loreta flet per te gjitha sfidat qe ka pasur deri te arritja e kurores “Miss Diaspora”, per jeten e saj private si dhe planet per te ardhmen.

Friday, 6 July 2012

Prezantuesi i Miss-eve Gjokaj, relaksohet ne pishine me nje miss...

Maksim Gjokaj
Maksim Gjokaj, prezantuesi i njohur i spektakleve te bukurise, eshte fotografuar nga mjeshtri Kastriot Zhugolli ne nje nga pishinat e Prishtines duke u relaksuar ne keto dite te nxehta te veres. Ai pak kohe me pare eshte kthyer nga Gjermania ku ka prezantuar miss-et ne spektaklin "Miss Diaspora" dhe ketu ne pishine, mesuam nga burime te sigurta qe ai nuk ishte i vetem por ishte ne shoqeri pikerisht me fituesen e "Miss Diaspora", me bukuroshen Loreta Abdyli e cila shihet ne prapavije me koke te kthyer. Dhe ja, jo vetem se ben prezantimin e miss-eve, por ai edhe i shoqeron ato neper pishina, diskoteka etj. Ndersa si gazetar i njohur qe eshte, ai ka shkruar disa artikuj ne lidhje me missin dhe kete spektakel te bukurise. Ku ka me mire se te kesh nje prezantues te tille, qe i prezanton miss-et, i shoqeron miss-et dhe shkruan per to. Pasi ende eshte beqar, mund te ndodh qe nje dite edhe te martohet me nje nga miss-et. /albavipnews/

Friday, 29 June 2012

Zbulimi i nje misteri ne “Miss Diaspora Germany”

Ndoshta nuk ishte shumë i përgaditur, por që ja se fatit nuk i dihet.

Kështu ka ndodhur me djaloshin simpatik dhe shtatlartë Sabri Nebiju, i cili ka qëlluar që të marrë një titull së shpejti si “Mister Diaspora 2012” pasi simpatia dhe stili i tij ka rënë në sy, dhe menjëherë është ftuar të bashkëpunojë në të ardhmen me stilistin e famshëm shqiptar Joni Peci.

Sabriu është 1.88 cm i gjatë dhe peshon 88 kg, ndërsa ka lindur në Shkup por ka vite që jeton në Karlsruhe të Gjermanisë. Për fat atë natë e kishin caktuar që të shoqëronte në sfilatë më të bukurën e diasporës  Loreta Abdyli.

Djali përvec se i pëlqen bota e modës dhe sfilatat ai është edhe këngëtar dhe bashkëpunon me artistë të njohur shqiptar. Ai gjithashtu ka fituar të drejtën që të jetë në spektaklin “Super Model of Albania” që organizohet nga Joni Peci në Tiranë. /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The discovery of a mystery at "Miss Diaspora Germany"

Thursday, 28 June 2012

Bukuroshja Albana para kameres se Avni Selmanit

Eventi që u mbajt pak ditë më parë në Neuss të Gjermanisë për më të bukurën e diasporës vazhdon të ketë komente të mira.

Por njerëz të artit të ftuar nga producentja Malbora Gurra kanë qenë të pranishëm në këtë event.

Edhe fotografi më i mirë shqiptar Avni Selmani ka qëndruar me bukuroshet në ‘Miss Diaspora Germany 2012’, ku nën syrin e aparatit të tij ka vënë para pozimit të gjitha konkurentët, sic shihet edhe kjo bukuroshe Albana Guri e cila ishte edhe më e votuara në facebook duke u kurorëzuar si ‘Miss Facebooku’. /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albana front of the camera's Beauty Avni Selmani

Tuesday, 26 June 2012

Bukuroshet shqiptare dhe veshjet e tyre çmendin gjermanet

Vajzat e përzgjedhura si më të bukurat në konkursin “Miss Diaspora Germany 2012”, që u mbajt më 23 qershor, kanë pasur edhe një set fotografik duke pozuar para aparatit të fotografit Avni Selmani.

Ndërsa në një park të bukur afër Dyseldorfit vajzat të veshura me fustanet e shtëpisë së modës “Menakon” kanë bërë që të çmendin edhe gjermanët.

Të gjithë pyesnin për bukuroshet shqiptare dhe për veshjet e tyre kaq të bukura të punuara nga disenjatorët shqiptarë. Ne siguruam këtë foto ku shihet vajza që fitoi çmimin “Miss Facebook” Albana Guri dhe mjeshtri Selmani duke e fotografuar.

Spektakli i bukurisë shqiptare, që u mbajt në Duseldorf nga producentja Malbora Gurra, është eventi më i madh dhe më i suksesshëm  jashtë trojeve shqiptare, prandaj ne i dhamë edhe notën “in”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albanian beauties and their wardrobe insanity Germans

Monday, 25 June 2012

Miss Diaspora ‘Germany 2012’ quhet Loreta Abdyli

Është vetëm 16 vjeçe dhe ka një titull të sapo rrëmbyer në mes 16 bukurosheve që jetojnë në diasporë.

Ajo quhet Loreta Abdyli dhe të shtunën e kaluar ka fituar titullin e më të bukurës në ‘Miss Diaspora Germany 2012’ të mbajtur nën një organizim më të madh shqiptar jashtë trojeve nga producentja Malbora Gurra.

Bukuroshja jeton në Gjermani, ndërsa është me origjinë nga Gjilani dhe ka fituar kontrata dhe ftesa me producentët më të njohur shqiptarë të spektakleve të bukurisë, që ishin edhe në panelin e jurisë.Fotot i siguruam nga UN1KAT./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Diaspora 'Germany 2012' called Loretta Abdyli

It is only 16 years old and just grab a title among 16 beauties living in the diaspora. It is called Loretta Abdyli and last Saturday won the beauty title in the 'Diaspora Miss Germany 2012', held under a larger organization outside Albanian territories by producer Malbora Fountainhead.

Tuesday, 19 June 2012

Më 23 Qershor ‘Mis Diaspora Germany 2012’

Spektakli më i madh i bukurisë shqiptare në diasporë do të mbahet më 23 Qershor 2012 në orën 22:00 në diskon “Golden Time” në Duseldorf.

Producentja e këtj spektakli e cila e njeh shumë mirë këtë fushë Malbora Gurra tregon se cdo gjë është gati dhe se të pranishmit që do të jenë në këtë brëmje ju garanton një spektakël të vërtetë bukurie.

Janë 20 vajza të cilat do të konkurojnë për më të bukurën e “Miss Diaspora Germany 2012”. Show, spektakël, konkurs bukurie dhe shumë të ftuar specialë, do tu ofrohen të gjithë shqiptarëve të cilët do të mbushin sallën në këtë mbrëmje të vecantë.

Monday, 14 May 2012

“Miss Diaspora Germany” po troket (Video)

Të gjithë vajzat shqiptare të bukura, të cilat jetojnë në Gjermani dhe përreth do të vijnë në një konkurs bukurie edhe këtë vit, i cili do të mbahet më datën 23 qershor 2012 në Dusseldorf të Gjermanisë.

Producentja dhe organizatorja e këtij eventi Malbora Gurra tregon për ne se "Miss Diaspora Germany 2012" do të jetë një spektakël gjigand ku do të dominojë një konkurs i madh i bukurisë shqiptare që jeton në diasporë, ndërsa kjo falë edhe bashkëpunërorëvë të saj revistës “Korniza”, Unike Hair dhe një menaxhim profesional nga “IB Event”.

Ndërsa të gjitha vajzat që duan të jenë pjesë ë këtij konkursi mund të aplikojnë edhe tani në këtë web faqe të internetit www.missdiaspora-germany.de.

Ky eveniment do të shpallë më të bukurën e diasporës, nga një panel jurie me emrat më të njohur të botës së spektaklit dhe ky vajza më pas do të ketë mundësi të marrë pjesë në shumë ngjarje ndërkombëtare, ndërsa artistët më të njohur shqiptarë do të performojnë në këtë mbrëmje.

Ky spektakël nga ana e organizatoreve eshte zgjedhur të mbahet në diskon ‘Golden Time’, në mbrëmjen e 23 qershorit të vitit 2012./Maksim Gjokaj/Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Miss Diaspora Germany" is coming

Sunday, 6 May 2012

Malbora Gurra: Eshte koha e sakte

Eshtë e re, ambicioze dhe shumë mike me të gjithë. Kjo është Malbora Gurra, e cila vjen në këtë intervistë për revistën tonë, duke na treguar disa nga sekretet e evenimentit më të madh në diasporë që po vjen , “Miss Diaspora 2012 në Gjermani”.

E njeh mirë rrugën e modës dhe sfilatave, ndërsa tregon  se ka gjetur bashkëpunëtorët me të mirë të mundshëm, që me datën 23  Qershor të gjithë të përcjellin një spektakël të madh. Për më tej lexoni intervistën e saj.

Si filloj ky bashkëpunim me z. Enver Idrizi dhe sa ju ndihmon ai në këtë sipërmarrje kaq të rëndësishme?
-Jam vërtetë shumë krenare të bashkëpunoj me z.Idrizi si edhe të jem pasardhësja e tij për këtë spektakël të bukurisë! Unë kam vendosur angazhimin tim dhe kërkesat e mia ti ngre sa më lart, për të arritur një mbrëmje të paharrueshëm për publikun dhe pjesëmarrëset e evenimentit. Sigurisht këtu z. Enver Idrizi ka bërë pervojë me organizime te tilla dhe qëndron si nga fillimi si një kooperator i çmuar, pikërisht për lokacionin e evenimentit “Miss Diaspora Germany 2012''.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online