All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Miss Shqiperia. Show all posts
Showing posts with label Miss Shqiperia. Show all posts

Monday, 24 June 2013

Fiorenza Lekstakaj, fituese e "Miss Shqiperia 2013"

Fiorenca Lekstakaj
Nr.29 shpallet “Miss Shqiperia”

Mbremja e 22 qershorit, e ka kthy er parkun kombetar te Bylisit ne nje skene gjigante, ku protagoniste kryesore ishin konkurrentet e “Miss Shqiperia”. Bukuroshet shqiptare shpalosen hiret e tyre mbi skenen elegante te ndertuar ne kete mrekulli te natyres, kaq pak te eksploruar nga shqiptaret, tek e cila vetem nje njeriu si Petri Bozo mund t’i shkonte mendja per ta promovuar… Spektakli, qe u transmetua drejtperdrejt ne valet e TVSH, e celi siparin me nje sfilate te 31 konkurrenteve, me veshje te modes se viteve ‘80 e deri tek ajo e diteve te sotme... Me tej skena iu la gazetarit Enkel Demi, i cili moderoi ne menyre te shkelqyer mbremjen gala. “Miss”-i 17-vjecarja Fiorenca Lekstakaj ka qene ajo qe ka rrembyer kuroren e me te bukures shqiptare, mbremjen e 22 qershorit ne Bylis. Mes 31 konkurrenteve te ardhura nga te gjitha trevat shqiptare, brenda dhe jashte kufijve, por edhe vendet perendimore ku jetojne prej vitesh, bukuroshja qe jeton ne Firence ka arritur te dalloje, duke fituar kuroren e enderruar. Vajza brune, me nje bukuri tipike mesdhetare, mes emocioneve, loteve dhe perqafimeve te mikeshave te saj te reja ka vene mbi koke kuroren e bukurise, e cila e shnderron ne te njejten kohe edhe ne perfaqesuesen shqiptare ne disa evente nderkombetare te bukurise, ekskluzivitet i “Deliart Association”.

Tuesday, 19 March 2013

Ciljeta pas lindjes, ne super forme tek "Miss Shqiperia"...

"Miss Shqiperia" feston 15- vjetorin, Ciljeta ne super forme

Ka qene festa e 15-vjetorit te “Miss Shqiperia”, event ku edhe ajo ka marre pjese shume vite me pare. Pikerisht ne kete event, kengetarja seksi Ciljeta Xhilaga ka bere dhe daljen e saj te pare publike pas lindjes se djalit ne nje event. Me pak fjale, Cili brenda nje muaji, aq sa ka bere dhe djali nga ardhja ne jete, eshte munduar qe t’i kushtoje pak kohe vetes dhe linjave te cilat duken te kenaqshme per momentin. Nderkohe qe fansat e saj presin kenge nga Xhilaga, ajo per momentin eshte e fokusuar te djali, te cilin tashme ka filluar ta nxjerre dhe shetitje, ndersa projektet muzikore do te dalin ne drite ne sezonin e veres…

Saturday, 30 June 2012

Kleoniki Delijorgji fiton "Miss Shqiperia 2012"


Vajza e Mihal Delijorgjit fiton "Miss Shqiperia '12"

Kleoniki Delijorgji eshte emri i me te bukures shqiptare per vitin 2012. "GSH" zbuloi se 15-vjecarja ka lindur ne Janine. Ajo ka rrembyer dje ne mbremje kuroren e "Miss Shqiperise", duke fituar keshtu te drejten e perfaqesimit te vendit tone ne nje prej eventeve me te rendesisshme te bukurise sic eshte "Miss Globe International".

Mbiemri i vajzes bukuroshe nuk eshte krejt i panjohur per publikun shqiptar. Babai i saj Mihal Deliorgji, eshte nje prej emrave te perfshire ne tragjedine e Gerdecit, si ish-administratori i kompanise "Albademil".

Kleoniki Deliorgji eshte e katermbedhjeta vajze qe fiton kuroren e "Miss Shqiperise".


Wednesday, 6 June 2012

Petri Bozo gati per “Miss Shqiperine 2012”

Vetëm pak ditë më parë kanë përfunduar seleksionimet e konkurrenteve për “Miss Shqipërinë 2012”, ku nga 250 kandidate do të jenë vetëm 32 më të bukurat për kurorën e bukuroshes shqiptare.

Edhe këtë vit si zakonisht regjisori i madh shqiptar Petri Bozo premton një spektakël, ndërsa siç është bërë traditë bukuroshet deri në mbrëmjen finale do të shijojnë rrugëtimin e ‘Miss Shqipërisë’ nëpër trevat historike dhe më turistike të Shqipërisë.

Ndërsa do të jetë ketë vit Kalaja e Bashtovës në Kavajë, ajo që do të pagëzojë më të bukurën më mbrëmjen e 29 qershorit./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Petri Bozo ready for "Miss Albania 2012"

Just a few days ago have completed selection of competitors for "Miss Albania 2012", where the 250 candidates only 32 will be the most beautiful of the beautiful Albanian crown.

Sunday, 3 June 2012

"Miss Shqiperia" starton se shpejti...

Miss Shqiperia, 32 vajza ne gare per kuroren e me te bukures

Edicioni i radhes i “Miss Shqiperia” starton se shpejti dhe per kete konkurs 32 vajza nga ane e kend Shqiperise do te garojne kete fund qershori per titullin e me te bukures se trevave shqiptare. Nga 250 kandidate jane zgjedhur me te bukurat, starti i te cilave nis me celjen e sezonit turistik ne Radhime. Pergjate tri diteve, me 28, 29 dhe 30 maj, grupi organizator ka kryer seleksionimin, prane ambienteve te TVSH-se, te 250 kandidaturave te paraqitura per spektaklin e ketij viti, prej te cilave jane perzgjedhur vetem 32, te cilat nisen te premten rrugetimin neper Shqiperi. Stacioni i pare i grupit te “Miss Shqiperia” ka qene Radhima, ku ne bashkepunim me bashkine e Orikumit do te organizohet ceremonia e celjes se sezonit turistik. “Nga te gjitha prurjet dhe regjistrimet qe kane ardhur prane zyrave te Deliart, mendojme se do te kete nje pjesemarrje shume cilesore te vajzave ne kete eveniment”, u shpreh producenti Petri Bozo. Nderkaq, sic eshte bere tradite tashme, edhe ne kete edicion, deri ne mbremjen finale vajzat konkurrente te ketij viti do te shijojne rrugetimin e “Miss Shqiperise” neper trevat historike dhe turistike te vendit tone.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online