All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Moda ne Fokus 6. Show all posts
Showing posts with label Moda ne Fokus 6. Show all posts

Sunday, 10 August 2014

‘Moda në Fokus 6’ shkëlqen edhe këtë vit

Edhe këtë vit në një vend fantastik sic është ‘Camping & Pishina Riviera’ në Shëngjin është mbajtur spektakli ‘Moda në Fokus 6’. 10 sfilata me nurin e modeleve kanë treguar punën e 10 stilisteve të reja me krijimet origjinale dhe që shumë mirë mund të konkruojnë në tregun e modës shqiptare.

Ndërsa si gjithmonë barrën më të madhe e ka mbajtur drejtoresha e ‘Euro Mode School’, Znj. Lorena Malshi e cila në fund në ndarjet e diplomave ka qenë më e lumtura në botë duke parë nxënëset e saja që kanë shkëlqyer me stilimet e tyre mbrëmjen e 5 gushtit.

Për të vlerësuar punën e tyre si gjithmonë ka qenë i ftuar edhe drejtori general në të gjithë evropën i shkollës së modës Antonio Donano ku ka diplomuar studentet, ndërsa edhe ai ka treguar se gëzohet kur shikon se si moda në Shqipëri është duke avancuar me hapin evropian.

Këtë vit u vu re pjesëmarrje shumë e madhe e publikut të cilët kishin ardhur në këtë ambient për të shijuar një natë të bukur por edhe për të kërcyer dhe u arëgtuar në ritmet e artistëve të njohur shqiptarë si Lindon Camaj, Albana Mesuli, Papush Sadiku dhe Irena Dedvukaj.

Tuesday, 29 July 2014

Lorena Malshi Dr. e ‘Euromode School’: ‘Gati për ‘Moda në Fokus 6’

Energjike me plot pasion dhe gjithmonë për të arritur më të mirën. Kjo është Lorena Malshi, stilistja e njohur shqiptare e cila ka vite që drejton shkollën e modës në Lezhe ‘Euromode School’, dhe gjatë intervistës sonë e ndërpresim pak mes angazhimit të madh që ajo ka, pasi po finalizon gjërat e fundit para 5 gushtit.

Lori sic e njohin të gjithë tashmë lakohet për seriozitetin e saj dhe suksesit që ka arritur duke treguar punën e saj cdo vit në një finale të bukur që e ka kurorëzuar me emrin ‘Moda në Fokus’ ku këtë vit do të jetë i gjashti më rradhë. Lori rrëfen për ne disa nga suprizat që do të ofrojë ky shoë.

Lorena a jemi gati për ‘Moda në Fokus 6’?
-Ka muaj që kemi nisur dhe besoj se jemi në përfundimin e fundit të gjërave të vogla. Di tju them se ‘Moda në Fokus 6’ do të jetë një super shoë.

Sa stiliste dhe stundente do të tregojnë punën e tyre këtë herë?
- Do të jenë disa që sic do vit tregojnë punën e tyre dhe idetë e tyre. Janë vajza dhe gra të cilat e duan shumë këtë profesion dhe natyrisht do të vlerësohen atë natë.

Lorena edhe këtë herë shtylla kryesore je ti, do të ofrojë ku event edhe shoë, cfarë mund të zbulojmë?
-Po besoj se me disa bashkëpunëtorë të mirë që më mbështesin duke nisur nga miqtë e mi më të mirë që  e duan artin, të bukurën e deri te fotografët, mediat, apo edhe një nga prezantuesit më të mirë që sërisht do të jetë këtë vit bashkë me disa artistë më me zë që duhen shumë dhe do të krijojnë atë atmosferën më të bukur të këtij shoë në këtë sfilatë mode. Dhe do të doja të thoja se kam një super mbështetje nga familja ime e mrekullueshme, bashkëshorti im Landi dhe dy vajzat e mia kukulla, dhe gjithmonë gjej kohë mes punës së shumtë që ti përkushtohem atyre.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online