All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Myrvete Kurtishi. Show all posts
Showing posts with label Myrvete Kurtishi. Show all posts

Monday, 3 November 2008

Myrvete Kurtishi: Nena e "Familjes"

Myrvete Kurtishi RTK Magazine
/photo rtk magazine/

Nena e "Familjes"

Ndonjehere eshte aq e merzitshme sa te shkon nerva. Por kjo, tekefundit eshte roli i nenes, e cila merzitet per cdo gje. Por jashte rolit ajo eshte krejtesisht ndryshe. Kete jave ne RTK magazine aktorja e "Familjes moderne", Myrvete Kurtishi.

Prishtine, 1 nentor — Ajo eshte nena e familjes. Ajo eshte shtylle e familjes. Kur vjen puna per ta respektuar burrin, ajo shukatet dhe nuk eshte aq e zeshme si zakonisht. Ka shume deshire te beje panik. Po flasim ketu per rolin e Drites, apo nenes se serialit "Familja moderne", e qe luhet nga aktorja Myrvete Kurtishi. Kurtishi thote se roli i saj ne "Familjen moderne" eshte nje rol specifik, i cili kerkon pune.

"Nena nuk eshte vetem e njeanshme, por duhet te gjeje raporte me te gjithe, duhet te kete ndjenje te njejte per te gjithe, si per bashkeshortin, per femijet, etj". eshte interesante te tregohet se Kurtishi nuk eshte e martuar, por nuk eshte as nene. Por rolin e luan per merak.

"Problemet me te cilat paraqitemi ne "Familjen moderne" i ka cdo shtepi e njeriut, cdo familje ballafaqohet me keto probleme, andaj ne jemi munduar qe me ane te serialit te paraqesim jeten ne shoqerine tone kosovare. Mosha ime ka qene adekuate per rolin e nenes Drite, andaj me eshte pershtatur ne cdo aspekt", tha Kurtishi.

Kur ec rruges, ate e ndalin dhe e perqafojne dhe e therrasin Drite. Madje edhe e pyesin per burrin dhe femijet, ndersa ajo ne realitet nuk eshte e martuar. Nese e pyesni Myrveten se a eshte merzitur nga roli, atehere pergjigjja eshte jo. "Gjithmone mundohem te jem sa me e mire, sa me e denje me ta. Kjo shihet kudo, andaj duhet te kemi kujdes, une perkundrazi mburrem me kete rol. Kete rol ma ka dhene Fatosi, s'ka gje me te mire se te perfaqesosh si nene", tha Kurtishi.

Myrvete Kurtishi Familja ModerneBrenda "Familjes moderne" ajo eshte e afert me Dinin, ndersa jashte "Familjes" ajo eshte e afert me te gjithe. "Armondin e kam shok me te mire, sepse shtepite i kemi afer ne Gjakove, jemi te lidhur familjarisht. Armondi me ka propozuar te Fatosi per "Familjen moderne". Ne serial nuk ka thashetheme, ne duhemi njejte, qe 7 vjet jemi bashke dhe ende e kam ndenjen sikur jemi sot. Jeta private e asnjerit nuk na intereson. E kemi nje respekt te vecante per njeri-tjetrin dhe shpresoj qe do te zgjate ende kjo harmoni", u shpreh Myrvetja.

Jashte serialit "Familja moderne", Kurtishi tash e 30 vjet punon ne teatrin e Gjakoves. Tash se fundi ka pasur dy premiera, "Varri i gjyshes", ku ka luajtur rolin e nenes dhe shfaqjen "Hiqe ministrin nga priza" me rolin e gjenerales. "Per momentin, ne teatrin e Gjakoves jemi pa rroga, jemi vetem me subvencione, por shpresojme qe ne te ardhmen do te permiresohet gjendja jone financiare. Ndersa, sa u perket fitimeve ne serialin "Familja moderne", jam e kenaqur", thote Kurtishi. /rtk magazine/gazeta express/02.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online