All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Naim Abazi. Show all posts
Showing posts with label Naim Abazi. Show all posts

Saturday, 16 November 2013

Mihrije Braha, i uron ditelindjen djalit: Ti je motivi yne kryesor...!

Mihria, nje mama krenare dhe e lumtur per djalin

Dikur ishte i vogel e kendonte ne festivalet e femijeve ne Prishtine, por sot eshte bere nje burre dhe djale qe prinderit e tij te famshem krenohen me te. Ky eshte Plator Abazi, femija i vetem i ciftit te njohur te show-bizit kosovar Naim Abazi dhe Mihrie Braha. Djali i tyre sapo ka festuar ditelindjen dhe nena kete gezim e shpreh keshtu ne rrjetin e saj social: “Urime ditelindjen biri yne! Zoti te bekofte ne rrugen tende drejt ardhmerise. Ti je realisht motivi yne jetesor. Mami dhe babi”. Platori eshte student ne Universitetin Amerikan ne Prishtine, ndersa vitin e kaluar tentoi te sillte nje duet me nenen e tij, por vetem per t’u reklamuar paksa ne forme hobi. Megjithese nuk duket ne skenen e programit te Naimit, ai eshte nje ndihmes i madh pas kuintash.

Monday, 18 February 2013

Mihrije Braha, nje "Swarovski" per Shen Valentin

Mihrije Braha & Naim Abazi
Cfare dhurate mori per Shen Valentin, Mihrie Braha ?

Dita e Shen Valentinit eshte nje feste mjaft e dashur per kengetaren Mihrie Braha, e cila ne cdo vit per kete feste merr nga nje dhurate te cmuar nga bashkeshorti i saj Naim Abazi. Kohe me pare ajo kishe marre nje veture, nderkaq dje ajo mori nje komplet “Swarovski”, te cilin Naimi ia kishte pergatitur bashke me nje surprize ne oret e mbremjes.

“Naimi gjithnje me befason per festa te tilla, ne fakt Shen Valentini eshte me i vecuar sepse ka te beje me dashurine dhe i kushtohet pikerisht te dashuruarve.


Thursday, 18 October 2012

Naim Abazi meson kercimin e Tunes

Nga tani e tutje, jo vetëm të rinjtë meshkuj do ta emitojnë këngëtaren Altuna Sejdiu për kërcimin e saj në atë pjesën shumë të përfolur, por edhe më të moshuarit.

Gjatë ndarjeve të çmimeve në “Zhurma Show Awards 2012”, prezantuesi i kësaj mbrëmjeje, Naim Abazi, ka dashur të mësonte pak nga koreografia e këngës së Tunës, “I asaj”, siç e shihni edhe në këtë foto dhe këngëtarja shumë e lumtur me këtë veprim të saj, ka nisur t’ia mësojë.

Sa shumë i lumtur duket Naimi në këtë pjesë, pasi të paktën është i sigurt se  do të komentohet kjo foto shumë. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Naim Abazi teaches dance Tune

Monday, 3 September 2012

Naimi dhe Mihria serish nikoqire ne “Zhurma Show 2012”

Edhe këtë lajm ne e sjellim të parët si zakonisht. Mësuam se edhe këtë vit, çifti Naim Abazi dhe Mihrie Braha do të jenë prezantuesit e spektaklit që po vjen “Zhurma Show Awards 2012”.

Organizatorët e këtij evenimenti, për të cilin tashmë kanë nisur parapërgatitjet, e kanë përzgjedhur sërish çiftin e estradës për ta drejtuar spektaklin, i cili mendohet të vijë në pjesën e parë të muajit tetor, në një frymë të përshtatur me 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

“Zhurma Show’ këtë vit do të transmetohet “live’ në RTV21 dhe urojmë së Naimi t’i japë pak më tepër hapësirë bashkëshortes së tij gjatë moderimit, e jo sikur vitin e kaluar./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Naimi and Mihria again host the "Noise Show 2012"

Even the news we bring the first as usual. We learned that this year, the couple Naim Abazi and Mihrie Braha will be the presenter of the spectacle to come "Noise Show Awards 2012".

Thursday, 3 May 2012

Avni Selmani rimarton Naimin dhe Mihrien ne nje set fotografik

Duket sikur cifti i show-bizit shqiptar është martuar sërisht, megjithëse  morën vesh se ata sapo e kanë realizuar këtë set fotografik. Ne siguram eksluzivisht këtë foto të bukur ku besoj se po i njihni, është Naim Abazi dhe Mihrie Braha, ku mësuam se fotot janë realizuar nga mjeshtri Avni Selmani.

Cifti duket bukur dhe këto foto i kanë realizuar me rastin e 20 vjetorit të martesës së tyre, por në fakt edhe një cift i ri i sapo martuar do ti kishte zili stilin e ciftit në këtë foto, pasi të dy jetojnë në një harmoni të plotë dhe duket sikur janë njohur sot./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Avni Selmani rimariead Naim and Mihrien  a camera set

The couple seems showdown-Albanian BIZI is married again, though once they found out they have just realized this set of photographs. We exclusively siguram this beautiful picture where I believe I know and is Naim Abbas and Mihrie Braha, where we learned that the pictures were made by master Avni Salman. The couple looks beautiful and these pictures were implemented during the 20th anniversary of their marriage, but in fact a young couple newly married would have envied the style of the couple in this picture, as the two live in harmony and it seems like they are known today./Maxim Gjokaj/Kosova Sot/

Tuesday, 17 April 2012

Naim Abazi: Jam mire dhe nuk jam aksidentuar...

Naim Abazi: Nuk kam pesuar aksident

Kengetari dhe moderatori i njohur, Naim Abazi, ka shfrytezuar profilin e tij ne Facebook per te mohuar spekulimet se ai eshte perfshire ne nje aksident komunikacioni.

Faqet e thashethemeve kane raportuar se Naimi kishte pesuar nje aksident duke kaluar semaforet ne nje rruge te Prishtines, ndersa thuhej se ai ka marre lendime te lehta.

“Miq te nderuar ju falenderoj nga zemra te gjitheve per shqetesimin tuaj ndaj shendetit tim e qe eshte shfaqur nga nje lajm jo i vertete se kinse une jam aksidentuar. Une jam mire shume, nuk kam pasur asnje aksident dhe nuk kuptoj nga ka ardhur kjo informate. Sido qe te jete kam marre dhe po marr qindra telefonata, dhe edhe nje here ju falenderoj nga zemra per shqetesimin tuaj. Zoti ju ruajt dhe ju bekofte te gjitheve. Zoti na ruajt prej te keqes”, ka shkruar Naim Abazi./telegrafi/

Monday, 16 April 2012

Naim Abazi perfshihet ne nje aksident rrugor...

Naimi, bashkeshorti i Mihrije Brahes, perplaset nga nje makine

Nje lajm jo i mire vjen keto dite nga Prishtina per bashkeshortin e kengetares se njohur, Mihrije Braha, njeherazi moderatorin dhe kengetarin e njohur Naim Abazi, i cili ka pesuar nje aksident, ndersa ka kaluar semaforet ne nje rruge te Prishtines. Sic njoftojne mediat atje, pasi kishte ndaluar makinen, Naimi ishte nisur te kalonte rrugen, ndersa ne semafor eshte aksidentuar nga nje makine ne kalim. Gjendja e Naimit nuk eshte ne rrezik, vetem se eshte lenduar pak dhe eshte frikesuar nga shpejtesia me te cilen makina ka qene ne levizje. /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 14 April 2012

VIP Ballina: Revista PANORAMA PLUS - 14 Prill 2012

Revista PANORAMA PLUS, 14 Prill 2012
  • Motra e Ermalit: Besoj tek dashuria e tij me Francesken. Historine e te dashurit ne burg do ta zgjidh vete ajo.
  • Aferdita Dreshaj: Shpati me kritikon per kercimin
  • Astrit Gruda: Ju tregoj si arrita te takoj Jennifer Lopez
  • "Babastars" mund te hetohen, ne klipin "High" xhiruan mes plantacionesh marijuane ne Lazarat
  • Per nje fizik te mire, Soni Malaj jep keshilla per nenat e reja
  • Adela & Bjordi. Merr fund lidhja 3-vjecare e ciftit te famshem. Ja arsyet qe cuan ne ndarje dy ish-konkurrentet e Big Brother 2. Fillojne dyshimet se ne jeten e Bjordit, ka nje femer tjeter.
  • Lulja shtatzene, Meda per here te dyte baba.
  • Zbulohen personazhet e pare publike qe mbeshtesin kauzen kunder homofobise: Elsa Ballauri, Arian Cani, Mustafa Nano, Fatos Lubonja, Delina Fico, Gezim Tushe etj.
  • Naim Abazi, bashkeshorti i Mihrije Brahes, perplased nga nje makine.

Saturday, 4 February 2012

Publiku e kerkon, RTK e refuzon "Odeon"-in e Naimit dhe Mihrijes...

Bordi i RTK-se ndalon emisionin e Naimit & Mihrijes, favorizon projekte me pak te ndjekura

Me fillimin e ketij viti, drejtuesit e Radio Televizionit te Kosoves kane vendosur qe te mos vazhdojne kontraten disa projekteve ne kete televizion, mes tyre edhe emisioni shume i shikuar ‘’Odeon’’ qe udhehiqej nga Naim Abazi dhe Mihrije Braha. Cifti i famshem akoma nuk ka reaguar ne asnje menyre dhe ne asnje medium!

Tuesday, 24 January 2012

Nderpritet Show "Odeon" me Naim Abazin?!

Nderpritet emisioni “Odeon”, reagon publiku

Shpesh ndodh tek ne qe pa pritur te zhduken nga skena emisionet me te shikuara ku nga ana e teleshikuesve ngelet e pa qarte se pse nuk e shohin emisionin e preferuar te tyre kete radhe, si duket kesaj here ne gracke ka rene “Show meni” nga Kosova Naim Abazi, me emisionin e tij “Odeon”.

Emisioni ne fjale nuk u trasmetua kete te shtune, cilat jane arsyet dhe per cfare eshte kjo mungese e “shout” , keto jane reagimet dhe pyetjet qe qarkullojne neper forume te ndryshme nga ana e opinionin publik.

Emisioni “Odeon” vlersohet si nje nder emisionet me te shikuara ne te gjitha trojet shqiptare, per rastin ne fjale ditet ne vijim priten informata me te hollsishme nga udheheqesia e televizionit dhe autoreve te emisionit. /Naser.A/Editorial/

Friday, 6 January 2012

Naimi nuk bëri aspak “Bingo” me klipin e tij

Pse më le” kështu mban titullin kënga e parë në versionin modern, ardhur dhe me një klip që të themi të drejtën nga cilësia ishte shumë i mirë. E këtë këngë e këndoi Naim Abazi, duke thyer atë tabunë e tij që të mos ketë dhe ai klipe.

Por në fakt një këngë që ndoshta askush nuk foli, apo e komentoi dhe në kanalin “Youtube” është shumë pak e klikuar. Përse prezantuesi i ‘Odeonit” nuk ndezi me këtë këngë aspak?

Nuk ia qëlloi në bingon e parë? Nuk dihet nësë tashmë Mihria është penduar që ia ka mbushur mendjen Naimit që të ketë një këngë të tillë dhe një video. Urojmë që ajo të mos jetë penduar edhe për pjesëmarrjen si personazh në klipin e bashkëshortit.

Por nësë nuk e ka qëlluar me të parën ne i themi Naimit, ndoshta me të dytën, ose vetëm këndo nëpër dasma dhe drejto në stilin tënd “Odeonin” dhe mos u komercializo se nuk po të shkon./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Naim did not at all "Bingo" with his clip

Wednesday, 2 November 2011

Naimi dhe Mihrija ne nje film Danez?

Oferte per film danez per Mihrijen dhe Naimin

Edhe pse vitet po i ikin, ajo po mundohet qe ne cdo paraqitje te duket sa me bukur dhe e fresket. Ndonese me keto perpjekje Mihria ia arrin te duket shume sensuale dhe terheqese per cdo kend. Vlen te ceket projekti i fundit me kengen dhe videoklipin “Veq ty te dua” ne te cilin Mihria thote se eshte munduar te duket me ndryshe dhe sa me bukur. “Ne momentin kur e perfunduam videoklipin dhe dola nga dera, thash me vete se a ia arrita edhe kesaj here.

Deri me tani gjate tere karrieres sime kam provuar cdo gje, kam sakrifikuar shume per cdo projekt timin. Kam eksperimentuar me veshje, me stil dhe cdo here ia kam arritur. Prandaj edhe ne kete projekt kam dashur te arrije sikurse gjithnje. Droja se mos po le dicka mangut, por fatmiresisht jo, cdo gje shkoi per mrekulli. Arrita te realizoj nje kenge dhe videoklip te bukur”, ka thene ajo per “Zerin”.

Friday, 28 October 2011

Naim Abazi Rikthehet me nje Pop Balade...

RIKTHEHET SUPERMENI I ESTRADES

Naim Abazi do te rikthehet. Tash me nje spot te realizuar ne menyre moderne. Jo me nje klip patriotik sikurse ishte “Kosova ime”, por me nje pop – balade. Tashme me nofken Supermeni i estrades, Naim Abazi eshte kthyer.

Supermeni eshte rikthyer! Jo sikurse Supermeni ne film, por eshte kthyer Supermeni i estrades ne Kosove. Tashme me disa profesione; kengetar, moderator dhe producent, Naim Abazi ka paralajmeruar per Express se do te sjelle shume shpejt klipin e tij te ri, qe eshte nje kenge e zhanrit pop balade.

“Po, kam bere nje kenge te re balade, e cila eshte ne perfundim e siper dhe sigurisht qe do ta bejme klip pas nje kohe te gjate”, ka thene Abazi per Express.

Monday, 14 June 2010

Mihrija dhe Naimi, Si Romeo dhe Zhulieta!


/photo public domain/

RREFIMI I KENGETARES KOSOVARE PER “SH2-IN”. NJE MAMA E MIRE, KENGETARE E SUKSESSHME DHE GRUA E LUMTUR

MIHRIJE BRAHA: Nuk do jetoja asnje cast pa Naimin!

Ora biologjike per Mihrije Brahen duket se ka ndaluar ne vend. Edhe pse vitet ikin, ajo mbetet po ajo vajza sharmante dhe bukur edhe pse mami e nje djali. Nuk le asnjehere pas dore koncertet dhe punen ne televizion. Nje krah shume i mire per te gjate ketyre viteve ka qene edhe bashkeshorti i saj, Naimi. Ne nje interviste per “Sh2-in”, ajo tregon jeten e saj te momentit dhe rrefen disa kujtime dhe detaje nga e kaluara qe e kane bere ate te jete kjo qe eshte duke e ruajtur me fanatizem veten dhe profesionin. Flet me shume vete Mihrija...

Mihrije, si eshte zgjimi i nje dite te zakonshme per ju dhe si vijon me pas dita?

Per mua zgjimi eshte i varshem nga dita e meparshme, per shembull, nese kam qene ne koncert apo ne ndonje shfaqje tjeter skenike, une do te zgjohem me vone, e nese nuk kam pasur ndonje impenjim te tille zgjohem ne oret e hershme, aty nga ora 7. Puna e pare qe bej, pergatis Platorin (djalin) per ne shkolle dhe pastaj bej kafen e mengjesit per mua dhe Naimin. Gjate kesaj kohe edhe shikoj televizor, per te pasur nje informacion me shume se cfare po ndodh rreth meje. Me pas, beje banje te ngrohte, pergatitem dhe vazhdoj se bashku me Naimin detyrat qe kemi planifikuar per diten perkatese. Shpesh, kur kam kohe te lire shetis, ose lexoj dhe mundohem qe te relaksohem shpirterisht. Ne oret e pasdites, gjithmone kur nuk jam e ngarkuar me ndonje pune, u bej ndonje befasi ushqimore Naimit dhe Platorit.

Pamja juaj vazhdimisht e kuruar te con te nje zgjim luksoz, me mengjes ne shtrat, dritare me pamje nga deti... eshte keshtu?

(Qesh) dritaren e kam ne drejtim te Durresit, por e vendosur ne Prishtine. Jo, ne posedojme nje apartament luksoz ne pjesen me te bukur te Prishtines, ku per cudi ka edhe shume gjelberim. Sa i perket mengjesit ne shtrat, rralle e praktikojme, sepse neve kemi punetore ne shtepi, por qe nuk e ngarkojme me mengjese ne shtrat, bile-bile, ajo vjen me vone kur dalim nga apartamenti.

Ju keni dale heret ne skene, cfare ju ka terhequr ne te qe sot e kesaj dite qendroni suksesshem?

Skena eshte shume impenjative dhe po dole suksesshem njehere, atehere edhe po te duash ta lesh ate, s’te le ajo ty. Me ka terhequr fakti qe skena eshte ajo pjese e shenjte e botes qe e sofistikon ate, e ndryshon ate, e perparon ate. Skena eshte avangarda e jetes mendoj une dhe e begaton ate cdo here me te rejat qe sjell per spektatorin. Skena eshte pararendesja e gjerave te bukura.

Keni studiuar pedagogji, e keni ushtruar ndonjehere kete profesion?

Jo, sepse ne periudhat e njejta me studimet, une kam qene gjithmone shume e zene me skenen.

Deshira juaj per muziken eshte e hershme?

Po, mendjen per tu marr me art e kam pasur te ndare qe ne femijeri. Me pas, kete ndjenje e kam ushqyer dhe e kam permbajtur me xhelozine me te madhe.

Me pas, ne jeten tuaj vjen dhe nje burre artist, edhe pse mund ta keni konsumuar disa here, na tregoni pak, kontaktin e pare me Naimin, bashkeshortin tuaj?

Naimin e kisha njohur nga zeri, sepse ai ne kohen e njohjes sone ishte shume i popullarizuar ne Kosove. Ne nje mbremje, kur pergatitej nje tur i madh artistik, ku ishim ftuar ne te dy, Naimi mu prezantua dhe mbeta me goje hapur. Ne ditet ne vazhdim, gjithcka rrodhi si ne paralel, sepse shume shpejt ia thame njeri-tjetrit.

Jemi te bindur qe ate e ka terhequr pamja si fillim tek ju, po ju tek ai cfare ju terhoqi?

Mua me terhoqi edhe pamja edhe mencuria, edhe cdo gje tek ai.

Pervec talentit qe Naimi kishte dhe kjo eshte e pamohueshme, ne krahasim me ju, vihet re se ishit shume me e bukur se ai, perbente kjo nje problem per ju?

Ua, thash se Naimi edhe dukej bukur, edhe ishte sic eshte edhe sot, mjaft prominent ndaj te gjitheve.

Ju ka thene ndokush po c’e do ate, ti je yll para atij?

Edhe me kane thene, por vetem ata qe nuk e honepsnin dot Naimin, por mos harroni se edhe Naimit i kane thene per mua, ha ha ha bile-bile me fjale na kane ndare nja njezet here deri me tani.

Si keni reaguar?

Si do te reagonte nje njeri ndaj cdo fjale jo te mire per njeriun e zemres.

Cfare ju beri te vendosni qe Naimi do te ishte burri I jetes suaj?

Cdo gje qe prezantonte Naimi e mbi te gjitha dashurine qe ma dhuroi, e cila eshte edhe sot e kesaj dite, dicka me e bukur qe me ofrohet nga ai dhe te cilen me te njejten mase e kthej edhe une.

Ju ka shkuar ndonjehere mendja te ndaheni?

Pas asaj, une do te vdisja dhe s’do te jetoja per asnje cast.

Keni pasur konflikte, apo cdo gje e kaloni me qetesi?

Mund te kemi pasur konflikte rasti apo te jetes se perditshme kur behet fjale per dy njerez qe edhe mund te mos pajtohen strikt per cdo gje. Konflikte te renda asnjehere.

Mihrije, nje gje qe bie ne sy tek ju eshte se, duket sikur ora biologjike ju ka ndaluar, cfare beni qe te jeni kaq ne forme?

Une per vete jam shume e qete dhe rrezatoj pozitivitet dhe ta dini qe kjo eshte ajo qe me bene te jem shume relaks. Pastaj, une jam nje njeri i dashuruar per nje njeri qe me dashuron dhe lumturia e pafund e pershkon jeten time prane dy njerezve qe i dua mbi cdo gje ne bote.

Ka nje sekret bukuria juaj, apo e keni te trasheguar?

Mund te them se e kam edhe te trasheguar, sepse nena ime eshte shume e bukur.

E mendoni ndonjehere veten plake?

Asnjehere pakt me te dhe s’mendoj per te ha ha ha , c’t’i bejme, proces qe nuk e ndalojme dot, por une se njoh as nuk dua ta njoh, nuk frikesohem prej saj dhe jam shume e qete.

Ju pervec se nje grua ne karriere jeni dhe nena e nje djali. Si ka shkuar karriera dhe familja tek ju, e keni pasur te veshtire t’i mbanit te dyja?

Patjeter qe ka qene edhe e veshtire, sepse kam mundur te jam ne New York ne koncert e Platori ne Prishtine, por ia kemi dale, e ne fund te fundit s’kemi pasur ndonje mundesi tjeter, mos harroni rruga jone nuk ka qene e shtruar me lule gjithhere.

Jeni ju nje nene e mire? Po nje amvise e mire?

Jam edhe nje amvise e mire dhe une kam shume deshire te gatuaj, dhe kete e bej me kenaqesi kur kam kohe dhe mundesi.

Do te shohim ndonje kenge se shpejti?

Patjeter, dhe do te jete e bukur. Keshtu shpresoj!

Sekreti i bukurise se Mihrijes!

Asgje me shume se sa pozitivitet ne shpirt dhe miresi. Kete rendit te paren artistja nga Kosova, duke pohuar se “Jam shume e qete dhe rrezatoj pozitivitet. Pastaj, une jam nje njeri i dashuruar per nje njeri qe me dashuron dhe lumturia e pafund e pershkon jeten time prane dy njerezve qe i dua mbi cdo gje ne bote. Per sa perket produkteve kozmetike, si gjithe te tjerat dhe ajo perdor ato qe i nevojiten. Pertej kesaj, Braha keshtu ka qene qe ne krye te heres, nuk eshte se vitet e kane mesuar por, ajo i eshte pershtatur kohes. /entela resuli/shekulli/qershor 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Kosovo story of singer "SH2-IN. A MAMA
GOOD, singer and wife HAPPY

Braha: I will not live any moment without Naim

Brahen Mihrije biological clock seems to stop there instead. Although years removed, it remains the same beautiful girl and although sharmante Mom of a son. Let's not neglect concerts and never work in television. A very good side to during these years was also her husband, Naim. In an interview for "Sh2-in", she tells her life at the moment and rrefen some memories and details from the past that have made it be this that is being preserved with bigotry and the profession itself. Mihrija itself speaks more ...

Mihrije, as is the wake of a normal day for you and then the following day?

For me the wake is varshem from the previous day, for example, if I was in concert or in any other stage performances, I would wake up later, and if I never had any commitment to such a wake in the early hours, there by seven o'clock. The first work I do, prepare Platorin (son) to school and then make coffee in the morning for me and Naim. During this time the TV view, to have more information than what is happening around me. Then, do the warm bath, prepare and carry along with Naim tasks we have planned for the respective day. Often, when I have free time to walk, or read and try to relaksohem spiritually. In the afternoon, when I am always busy with any work, make any surprise the food and Platorit Naim.

Permanently cure your view leads to a rousing deluxe, with breakfast in bed, windows overlooking the sea ... is so?

(Laughs) I have the window in terms of Durres, but located in Pristina. No, we have a luxury apartment in the beautiful of Pristina, where there is surprisingly very green. Regarding breakfast in bed, the praktikojme rare, because we have workers at home, but that does not ngarkojme with breakfast in bed, even-even, it comes later when we come out flat.

You have come early in the scene, what attracted you to that today stay successful?

Impenjative scene is very successful and is Dole once, then even if you want to wool it, what you featureless. Has attracted the fact that that scene is part of a sacred world that sofistikon it, change it, and advancing it. Scene is the vanguard of life and I think every time enrich it with new brings the spectator. Scene is the precursor of things beautiful.

Have studied pedagogy, have ever exercised this profession?

No, because the same periods of studies, I was always very busy scene.

Your desire for music is early?

Yes, the mind to deal with art and have been separated since childhood. Later, this feeling I have fed and contained the greater xhelozine.

Then, in your life comes a man artist, even though you may have consumed some time, tell us a bit, the first contact with Naim, your spouse?

Naim had recognized the voice, because he at the time of our knowledge was very popular in Kosovo. In one evening, when preparing a great tour of art, where both were invited, Naim just introduced and remains open mouth. In the days following, everything flowed as in parallel, because very soon we said each other.

We are convinced that it has drawn the beginning to look like you're at it what you drew?

I drew the picture with the sage, and everything in it.

Besides that Naim had talent and that is undeniable, in comparison with you, note that you were very nice of him, this constituted a problem for you?

Them, I said that Naim also looked beautiful, even as it is today was, quite prominent on everyone.

You said that somebody is going c'e, you are the star before him?

And I've been told, but only those who can not honepsnin Naim, but remember that Naim have said to me, ha ha ha even-even words have divided us about twenty times so far.

How did you react?

How would a man react to every word not good for man of the heart.

What made you decide that Naim would be the man of your life?

Naim presenting everything that all of the love that I gave, which is even today, something nice that the offered by him and which with the same degree of turn and me.

You ever went to separate mind?

After that, I would die and stop living for any moment.

Have conflicts, or switch everything cool?

May have been the case or conflicts of everyday life when it comes to two people who also can not agree on everything strict. Never serious conflicts.

Mihrije, one thing noticeable to you is that it seems like you stop the biological clock, what do you do so form?

I myself am very calm and radiate pozitivitet and know that this is what makes me be more relaks. Then, I am a loving man for a man with endless love and happiness of my life at Pierce two people like that on everything in the world.

Your beauty has a secret, or you have inherited?

You can say that I also inherited because my mother is very beautiful.

And sometimes think myself old?

Never the pact and to s'mendoj ha ha ha, do c't'i, a process that can not halt, but I know that does not even want to know, not afraid of it and am very quiet.

You except that you're a career woman and mother of a son. As a career and family has gone to you, you were difficult to keep both?

Course was also difficult, because I could be I am in New York in the Platori concert in Pristina, but we've come, and we ultimately have not had any other option, do not forget our street was not paved the flowers always.

Are you a good mother? But a good housewife?

I am also a good housewife and I have more desire to cook, and do this with pleasure when I have time and opportunity.

Will soon see any songs?

Definitely, and will be beautiful. I hope so!

Mihrijes beauty secret!

Nothing more than pozitivitet in spirit and kindness. This ranks the first artist from Kosovo, claiming that "I am very calm and radiate pozitivitet. Then, I am a loving man for a man with endless love and happiness of my life at Pierce two people like that on everything in the world. For as regards cosmetic products, as all the others and she uses those needs. Beyond this, Braha so has been to the top of heres, not the years but have learned, it is suitable time.
]]

Wednesday, 1 April 2009

Ndahet Cifti Mihrije Braha dhe Naim Abazi!

Mihrija dhe Naimi
/naim abazi dhe mihrije braha/

Ndahen Mihrija dhe Naimi!

Kete lajm ka njoftuar sot KTV ne emisionin Express Live. Ne nje situate dramatike, Express Live ka arritur qe te beje intervista te ndara me Mihrijen dhe Naimin. Nuk dihen ende arsyet e ndarjes, por dyshohet se ka te beje me tradheti. Mihrija ne intervisten e saj eshte pare mjaft e shqetesuar dhe ka deklaruar se gjerat do te sqarohen me gjyq. Naimi ka qene prezent ne studio te Express Live dhe aty gjersa ka qene i intervistuar nga nikoqiri Dardan Balaj, ne studio ka hyre Mihrija dhe eshte krijuar nje skandal i vertete televiziv.

Pas pak do t'ju sjellim edhe imazhet filmike te kesaj ngjarjeje qe ka tronditur sot estraden kosovare!

Pjesa 1


Pjesa 2

- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: mihrie mihria miria mihrija mihrije
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

Thursday, 26 February 2009

Naim Abazi, Mihrija e Detyron Te Bleje Veture?

Naim Abazi
/photo public domain/

Interviste me kengetarin Naim Abazi
Mihrija e detyroi te bleje veture

A e bleu Naim Abazi veturen e pare vetem e vetem se ishte lodhur duke udhetuar nga Prishtina per ne Mitrovice me autobus, per t'u takuar me Mihrije Brahen?

Naim Abazi ka nje histori te hidhur ne lidhje me veturat. Atij, para luftes, paramilitaret serbe ia kane marre "Mercedesin" e ri, te sapoblere. Ai thote se i dhimbset kjo veture, per shkak se e ka blere me djerse dhe se per kete veture paramilitaret serbe e kane keqtrajtuar babane e tij. Por, ai eshte tejet i dashuruar pas vetures "Mercedes", sa qe edhe tash ka nje veture te tille. Naimi ne kete interviste flet per pervojat e tij si shofer. Ai tregon se ka vozitur pothuajse ne tere Evropen dhe ne Amerike me veture, por qe Nju-Jorku, Stambolli dhe Brukseli ia kane "futur friken", me tollovine e madhe te veturave ne rruge. Ne kete interviste do te mesoni se cfare veture ka pasur per here te pare Naim Abazi. A e bleu Naimi veturen e pare vetem e vetem se ishte lodhur duke udhetuar nga Prishtina per ne Mitrovice me autobus, per t'u takuar me Mihrije Brahen?

"Kosova Sot": Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Naim Abazi: E mbaj mend veturen qe atehere me dukej me e bukura loder per mua si femije, ka qene nje "Fiat 1300". Kam qene i vogel dhe kishim nje kalendar, ku ishin fotot e veturave te kohes, por kjo veture spikaste, e une i thosha babait tim qe ta blejme nje veture te atille. Deshira u plotesua me vone, me nje veture tjeter.

Mihrija dhe Naimi
/naim abazi dhe mihrije braha/

"Kosova Sot": Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturat?
Naim Abazi: Eh, kjo ka ndodhur shume vone, kur kam qene student ne vitin e katert, dhe kur me nevojitej nje automobil per te shkuar tek Mihrija ne Mitrovice, ne vitin e pare te njohjes. Atehere i thash vetes, per te mos u maltretuar cdo dite me autobus, duhet ta blej nje veture.

"Kosova Sot": Pra, kontakti i pare me timonin ka qene...
Naim Abazi: Kontakti i pare imi me timonin ka qene ne vitin 1988, kur kam vozitur veturen e babait tim. Me pas e kam blere veturen time, e cila ka qene "Opel Ascona".

"Kosova Sot": A keni patente shofer?
Naim Abazi: Po, sigurisht qe kam dhe ate gati qe 20 vjet.

"Kosova Sot": Per momentin cfare veture vozisni?
Naim Abazi: Per momentin kam nje veture te bukur, "Mercedes" E klase, 200 kompresore, nuk eshte krejt e re, bile ky moleri i "Perralles me tupan", sa here i bie qe te futet ne makinen time, me thote: "Ej, goxha moti e ke kete veture a".



"Kosova Sot": Cfare veture do te donit te vozisni?
Naim Abazi: Gjithmone "Mercedes", por edhe "Audia" me pelqen shume.

"Kosova Sot": Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Naim Abazi: Po, me ka ngelur peng vetura ime, e para luftes. Ka qene nje "Mercedes" i sapo blere, te cilin ma kane marre paramilitaret serbe.
Me ka mbetur peng jo per faktin material, por per ate se rreth kesaj veture eshte keqtrajtuar babai im dhe per faktin se dikush me dhune me ka vjedhur djersen, mundin, apo pasurine time.

"Kosova Sot": Cilin nga ngasesit boteror te veturave e preferoni?
Naim Abazi: Nuk i ndjek fare garat me automobila, por sigurisht qe, si nje vezhgues televizionesh, me ka rene me shume ne sy Shumaheri, por me teper nje simpatizant instiktiv evropian sesa ndonje fans i flakte.

"Kosova Sot": A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Naim Abazi: Po, me ka ndodhur dhe me ndodh shpesh, dhe kam vozitur ne tere Evropen, pastaj ne Amerike, etj.

"Kosova Sot": Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Naim Abazi: Ne Evrope ka nje rend e kujdes gjeneral, por edhe ne SHBA, me perjashtim te Nju-Jorkut, ku ka nje tollovi te pafund dhe duhet te jesh shume i shkathte per te mberritur aty ku deshiron. Edhe ne Turqi eshte goxha veshtire, sidomos ne Stamboll, pastaj Brukseli ka ca rruge te ngushta, qe kur futesh heren e pare te fute tmerrin.

"Kosova Sot": Sa eshte shpejtesia me e larte te cilen e keni arritur ndonjehere?
Naim Abazi: Kam arritur vetem per kurtuazi deri ne 220 km ne ore, por vetem shkurt, perndryshe, gjate udhetimeve neper rruget e Evropes, kam shkuar normalisht me ore te tera 180 km ne ore, por kjo lejohet vetem ne Gjermani, perndryshe shtetet evropiane po i kufizojne tani shpejtesite deri ne 120 apo 130 km ne ore, dhe ne kete qendrim jane shume strikte.

"Kosova Sot": Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Naim Abazi: Ne Kosove ka shume cka per te mos u pelqyer ne komunikacion, duke filluar nga mosrespektimi i shenjave, tollovia e panevojshme dhe, te them te drejten, frikohem nga papergjegjesite e shofereve te krijuar pa pergatitjen e duhur, sepse, me nje "me fale", pas nje ngjarje fatale eshte asgje.

"Kosova Sot": A keni shpesh probleme ne trafik dhe sa ju ndihmon fama ne trafik?
Naim Abazi: Une jam shume i kujdesshem ne trafik dhe mundohem te respektoj ligjin maksimalisht. Po, me ndihmon fama shume dhe, t' ju them te drejten, njerezit tane jane shume te respektuar. /b.zyberi/kosova sot/25.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 13 December 2008

Naim Abazi: Adoleshenca Ime!

NAIM ABAZI FLET PER ADOLESHENCEN E TIJ
Femije energjik, qe u fut ne boten e kenges

“Natyrisht, tani adoleshentet kane nje bote krejt tjeter nga ajo kur une isha adoleshent. Mund t’ju them se ndryshimi eshte si te ishte dicka qe ndodh apo perjetohet ne nje planet tjeter. Ne kohen e adoleshences sime, edhe parate e botes po t’i kishe, ne tere Prishtinen mund te blije nje stilolaps dhe nje laps te thjeshte, sepse s’kishte lloje te tjera. Televizioni ishte ende bardhezi dhe me 4 - 5 ore program ne dite. Kompjutere atehere nuk kishte”, ka thene Naimi

Naim Abazi rrefen per kohen e adoleshences se tij, ne te cilen kohe nuk ka jetuar edhe aq mire, per shkak te kushteve qe kane mbreteruar ne tere vendin. Megjithate, ka qene femije i shkathet, nxenes i dalluar ne shkolle, ku dhe atehere ka filluar boten e kenges. Angazhimet e tij dhe vullneti per pune e ka bere qe te arrije kete karriere te ndritur muzikore. Per me shume rreth adoleshences se tij flet vete Naimi per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Na flisni dicka per kohen tuaj te adoleshences?
Naim Abazi: Koha ime e adoleshences sigurisht qe ishte ndryshe, ishte kohe e fotografise bardhezi, kohe e lulezimit te rokut te ne, kohe e entuziazmit te madh per nje ardhmeni ndryshe, kohe e shpreses te liria jone kombetare etj. Une isha adoleshent ne kohen e nje lulezimi nese mund ta quajme ashtu te Radiotelevizionit te Prishtines dhe te emisioneve shqip qe realizoheshin aty edhe te kuizeve ne nivel te Kosoves qe beheshin ne ate kohe edhe ne TV. Ishte kohe e nje lloj tentative per te identifikuar jeten shqiptare dhe zhvillimin intelektual ne Kosove dhe patjeter qe edhe kjo gje ravijezonte adoleshencen time. Gjate adoleshences sime, une edhe fillova te kendoj. Ne adoleshencen time kane lene gjurme shume gjera dhe mbi te gjitha kam lexuar shume libra e romane, te cilat edhe sot me japin nje kuraje shpirterore me shume.

“Kosova Sot”: Cili eshte momenti me interesant qe kujtoni nga adoleshenca?
Naim Abazi: Kam shume momente nga adoleshenca ime dhe, per bese, nuk mund te them cili eshte me i vecanti nga momentet e perjetuara, sepse une edhe si adoleshent kam qene mjaft energjik dhe jam gjendur edhe ne mesin e nxenesve me te mire per ta perfaqesuar shkollen time ne gara kuizesh, ne programet kulturore, jam gjendur edhe ne futboll, pra edhe ne sport.Madje, mund t’ju them se ndonjehere une me shoqerine time kemi luajtur futboll nga disa here ne dite e qe i binte 5 - 6 ore.Kam pasur shume momente te bukura dhe suksese ne adoleshencen time, por qe jane shume te pergjithesuara.Momentet jane nga me te ndryshmet dhe sigurisht me te bukurat te asaj pjese te jetes sime. Ngjarje per mua ka qene debutimi im ne Televizionin e Prishtines ne nje program per te rinj, sepse per ate kohe ajo donte te thoshte qe te nesermen ne qytet ishe njefare ylli, ha ha ha!

“Kosova Sot”: Cili eshte dallimi ne mes jetes se adoleshenteve te atehershme dhe asaj te sotme?
Naim Abazi: Natyrisht, tani adoleshentet kane nje bote krejt tjeter nga ajo kur une isha adoleshent. Mund t’ju them se ndryshimi eshte si te ishte dicka qe ndodh apo perjetohet ne nje planet tjeter. Ne kohen e adoleshences sime edhe parate e botes po t’i kishe, ne tere Prishtinen mund te blije nje stilolaps dhe nje laps te thjeshte, sepse s’kishte lloje te tjera.Televizioni ishte ende bardhezi dhe me 4 - 5 ore program ne dite. Kompjutere sigurisht se nuk kishte. Megjithate, ne kalonim shume mire, sepse kenaqeshim me jeten tone, me lodrat tona, me kinemane qe e vizitonim shume shpesh. Diskotekat nuk i vizitonim, sepse ende nuk kishte ne Prishtine, por teatrin po. Adoleshentet e sotem kane gjithe mundesite per ta njohur boten dhe per ta eksploruar ate njesoj, sic ndodh ne Nju- Jork apo ne Londer dhe kjo eshte shume bukur. Lum si ata ! Bote e re me te gjitha te rejat.

“Kosova Sot”: Cfare i porositni adoleshentet e sotem?
Naim Abazi : Kam shume porosi dhe do te kisha shume deshire te me degjonin, jo per tjeter, por per faktin se do t’u thosha shfrytezoni kohen racionalist dhe me mundesite qe keni ju do te i arrini te gjitha ne jete duke mos cenuar fare jeten tuaj argetuese dhe kenaqesite e jetes. D.m.th., lexoni dhe mesoni, luani dhe kenaquni, shetisni dhe vrojtoni e shijoni boten, por kurre mos e zevendesoni njeren me tjetren, sepse pastaj behen lemsh dhe nuk zgjidhen ne jete. Mbeteni te vonuar dhe s’e zini kohen dot. /kastriote bajrami/kosova sot/09.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 4 November 2008

Tash dhe Dikur: Armend Rexhepagiqi Mbetet i Njejti

Jehona Sopi Armend Rexhepagiqi Ilir Berani dikur
/photo gazeta express/

TASH DHE DIKUR

Kengetarja Jehona Sopi dikur percjellese e “Miss Kosova 1995”. Sot Shyhrete Behluli heq bengun nga fytyra. Naim Abazi nga tirq ne stil alla Kubanez. Mihrija nga kenget per lule e livadhe ne diskoteka. Gili dhe Ilir Berani nga kenget per fjollen ne ate “Budall Budall”. Armend Rexhepagiqi mbetet i njejti!

Prishtine, 2 nentor — Askush nuk mund te qendroje gjithmone i njejte. Madje as ata qe jane ne kerkim te lengut te perjetesise. Dikush qartet dhe trenohet nga rinia e dikush huq nga pleqeria. Pasi deri me tani nuk eshte gjetur lengu qe te ben me te ri atehere si alternative vine intervenimet e ndryshme. Por ka te tille qe shume bukur e percjellin trendin e kohes pa i hy skallperit. Ndryshimet qe kane pesuar yjet tona shume here jane aq drastike saqe eshte i pa imagjinueshem te kuptohet ndryshimi.

Po ia nisim nga kengetarja Jehona Sopi. Sopi ne vitin 1995 ishte zgjedhur njera nga percjelleset e “Miss Kosova” ndersa kuroren e kishte marre Diellza Kolgeci. Asokohe, Sopi mbante floke te shkurter, qe per vitin 1995 mund te cilesohet edhe si nje guxim i madh i marre nga nje femer. Sopi ishte ne shkollen e muzikes dhe ende nuk kishte marre epitetin e kengetares. Nga ajo qe thote prezantuesi Leke Zherka, qe sot eshte drejtor i televizionit KTV, Sopi eshte shtyre nga nje shoqe e saj qe te merr pjese ne “Miss Kosova”, duke i thene qe ajo eshte e bukur.

Shiko Miss Kosova 1995

Kjo eshte e vertet, Sopi 14 vjet pas duket ende e bukur, shume here me serioze sesa qe e gjejme ne Miss Kosova 1995. Po e leme Jehonen dhe dalim tek dicka me tradicionale dhe tek kengetarja Shyhrete Behluli. Behluli koheve te fundit, fale mjekesise, nga ana e djathte e faqes ka hequr nje beng apo shenje. Ky ndryshim eshte nje shenje me shume sesa kosovaret me aq padurim e kane pritur zhvillimin e kirurgjise ne vend. Madje Behluli, nuk ka me as rrudha ne fytyre qe te shtine te supozosh se a eshte kjo dore e zotit apo e mjekut.

Shyhrete Behluli Tash dhe Dikur

Po dalim pak te dicka me drastike. Eshte kengetari dhe shoumeni Naim Abazi, i cili vite me pare (fjala eshte per kohen e RTP-se) ishte nje thatanik i dobet, i cili para publikut vishte tirq kurse sot eshte nje “bucko” qe i vizillon fytyra nga makijazhi dhe veshjet alla Cuba, larg modes se dites se sotme. E mos te flasim per ndryshimet drakonike qe i ka bere zonja Braha – Abazi. Per kete nuk ka koment dhe me mire do te ishte te klikoni emrin e saj ne youtube dhe ta percjellni ndryshimin e saj nder vite.

Naim Abazi Tash dhe Dikur

Ndersa njeri nder kengetaret qe ka ruajtur nje stil te tij goxha kontemporan, pa marre parasysh kohen dhe trendet e ndryshme eshte Armend Rexhepagiqi. Kjo foto qe po shihni eshte marre nga nje video ne vitin 1989, gjate performimit ne festivalin Jugovizija. Rexhepagiqi po kendonte kengen “Mami, Mami”, e shkruar nga Aida Baraku:



Ndersa sa me ma shume sens kane qene kenget e Ilir Beranit dhe Gilit shikojeni videon:



Ne kete video eshte Ilir Berani, Gili dhe nje person (Aida) ne trion e quajtur Rona duke kenduar kengen “Fjollat”. Sot, Gili nuk kendon per fjolla por kendon kengen e saj “Budall Budall”. /milot hasimja/gazeta express/03.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online