All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Naser Berisha. Show all posts
Showing posts with label Naser Berisha. Show all posts

Sunday, 21 July 2013

Kengetari Naser Berisha, sherr me "Hashim Thacin" [VIDEO]

... kengetari ndihet i kercenuar

Kengetari gjilanas Naser Berisha ne sqarimin e tij per opinion e gjere, ka bere te ditur se dikush ka keqperdor kengen e tij “Hajt shko (2003)”, dhe me imazhe te ndryshme te montuar ka krijuar videoklipin nen perkushtim “video kushtuar Hashim Thacit” . Kjo ka bere sipas tij qe ne adrese te tij te vijne shume fyerje, madje nuk kane munguar edhe kercenimet.

Berisha i ka thene Portalit 2lonline se ka disa dite qe nje video po sillet ne youtube, dhe e cila po shperndahet edhe permes facebook-ut dhe forumeve te ndryshme ne internet dhe e cila ka te beje me kengen e tij "Hajt shko" e cila eshte publikuar para 10 viteve.

Friday, 10 June 2011

Naser Berisha Rikthehet Pas 2 Vite Pauze...

Naser Berisha rikthehet me “Deti i lodhur”

Pas dy vite pauze, rikthehet ne skene kengetari mjaft i kerkuar Naser Berisha, me kengen “Deti i lodhur”. Kete kenge ai e ka pergatitur ne Gjermani ku edhe jeton. Eshte i kenaqur me kete projekt muzikor dhe shpreson te pelqehet ne publik.

Sipas Naserit kjo kenge do te lansohet bashke me videoklip. “Gjate vitit 2010 dhe deri tani nuk kam pasur ndonje projekt te ri muzikor per shkaqe te mia private.

Tani do te lansoj kengen dhe videoklipin “Deti i lodhur” te realizuar ketu ne Gjermani. Kam punuar shume ne kete projekt andaj pres suksese”, ka thene ai per “Zeri”.

Wednesday, 18 February 2009

Naser Berisha ia Shkel 270km/h me Veture!

Naser Berisha
/photo kosova sot/

Interviste me kengetarin Naser Berisha
Kengetari i baladave ia shkel 270 km/h

Naser Berisha njihet si kengetar, i cili ka bere balada shume interesante dhe mjaft te pelqyera. Kenga e tij hit “A me kujton” eshte kenge qe edhe sot e kesaj dite degjohet mjaft shume. Naser Berisha kesaj radhe flet per pervojen e tij si shofer. Ai jeton ne Gjermani dhe thote se atje infrastruktura rrugore eshte tejet e mire dhe se atje mund te vozitesh pa limit. Eshte adhurues i madh i “Mercedesit” dhe shume shpesh i nderron veturat.

“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Naser Berisha: Nga femijeria ime me kujtohet vetura e vellait tim te madh, me te cilen veture sherbeheshim e gjithe familja ime, e ajo ishte veture e tipit “Opel Ascona”.

“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
Naser Berisha: Pikerisht ne femijerine e hershme, pasi qe ne ate kohe ishte dicka e jashtezakonshme, dhe gjithmone kisha deshire te rri ne veturen e parkuar ne oborrin tone dhe luaja me timon sikur vozisja, dhe ne te njejten kohe edhe degjoja muziken time te preferuar rok.

“Kosova Sot”: Por, kontakti i pare me timonin kur ka qene?
Naser Berisha: Isha 15-vjecar kur fillova te vozis. Fillimisht ne oborr, e pastaj nje rreth e bera neper lagje. Ky ishte defilimi im i pare me veture dhe keshtu fillova te vozis.

Naser Berisha

“Kosova Sot”: A keni patente shofer?
Naser Berisha: Po e kam dhe ate dy here. Pasi qe jetoj qe nje kohe te gjate ne Gjermani dhe patente shoferin e Kosoves ne Gjermani e pranojne vetem nje vit dhe pastaj duhet te gjitha provimet t’i kalosh edhe njehere. Mua me eshte dashur qe ta kryej edhe njehere komplet patenten ketu ne Gjermani.

“Kosova Sot”: Per momentin, cfare veture vozisni?
Naser Berisha: Per momentin e kam nje “Mercedes E’’ tipi i ri (edhe nje muaj do ta mbaj, e pastaj do ta nderroj, pasi qe planifikohet modeli i ri i “E”-se te dale diku ne muajin mars).

“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
Naser Berisha: Endrra ime eshte nje “Mercedes” SLR F1.

“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Naser Berisha: Po. Eshte ajo vetura qe e kam pasur “Fiat Coupe-Turbo”, qe ishte e dizajnuar nga firma e njohur “Pinin Farina”, e cila e dizajnon edhe “Ferrarin”. Ate veture e kisha blere ne nje panair automobilash, e qe zyrtarisht ende nuk ishte ne shitje.

“Kosova Sot”: Ju pelqen “Formula 1” dhe cilin nga ngasesit boterore te veturave preferoni?
Naser Berisha: Jam fans i “Formula 1” dhe e percjell qe nje kohe te gjate. Dikur kam simpatizuar shume Ayrton Senna derisa ishte gjalle, kurse tani e kam Fernando Alonso, edhe pse jam simpatizant i “McLaren Mercedes”.

“Kosova Sot”: Meqe jetoni ne Gjermani, ju ka rene te vozisni neper shume shtete te ndryshme perendimore. Mund te na thoni se ne cilat vende keni vozitur?
Naser Berisha: Me ndodh shume shpesh te vozis edhe jashte Gjermanise, si per pushime, ashtu edhe per pune. Deri tani kam vozitur ne Spanje, ku kam qene per pushime verore, pastaj ne Danimarke, por kam vozitur edhe ne shumicen e shteteve te Evropes.

Naser Berisha

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Naser Berisha: Me te pershtatshme me duken autostradat kryesore te Frances dhe Spanjes, por me shume deshire vozis edhe ne autostradat e Gjermanise, pasi qe eshte vendi i vetem ne bote, ku ne shumicen e autostradave nuk ka limit te shpejtesise.

“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Naser Berisha: Shpejtesia me e larte qe e kam arritur deri me sot eshte 270 km/h.

“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Naser Berisha: Zakonisht, gjate pushimeve verore jam ne Kosove, kur me se shumti ka qarkullim te veturave. Duket qe ne ate kohe njerezit jane te padurueshem, nuk i respektojne rregullat e komunikacionit, duke dashur qe me shpejt te mberrijne ne cak, ku nganjehere me duket vetja se jam ne Stamboll apo Athine. /b.zyberi/kosova sot/18.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online