All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Nentor Fetiu. Show all posts
Showing posts with label Nentor Fetiu. Show all posts

Wednesday, 8 June 2011

Nentor Fetiu, Intervista Infopress Qershor 2011

Njomza, Herona dhe Nentori

Interviste me aktorin Nentor Fetiu
Te jesh baba eshte ndjenje e jashtezakonshme

Me gjithe faktin se vajza e tij tashme ka mbushur nje vit, babait shpesh i duket se eshte duke perjetuar nje enderr. Por, s’do mend qe e vogla e familjes u ka sjelle shume gezim, lumturi e momente te bukura prinderve. “Ndoshta pse s’kam pasur moter, kam pas qejf te kemi nje vajze. Por edhe perjetoja nje ndjenje shume te vecante kur e dija qe do te kemi nje vajze. Sot besoj qe edhe sikur te ishte djale, nuk do ta kisha kete lidhje, qe e kam me Heronen”, thote me krenari babai, njeheresh aktori Nentor Fetiu, i cili gjate kesaj interviste per “Infopress” flet me pasion per aktrimin e jeten e tij private

Saturday, 29 November 2008

Me Ke Do Martohet Nentor Fetiu, "Korabi i Familjes"?

Nentor Fetiu
/nentor fetiu "korabi i familjes moderne", photo infopress/

Bisede me aktorin Nentor Fetiu
Nentori e ‘Korabi’ ne Amerike!

Aktori Nentor Fetiu, i cili popullaritetin me te madh e arriti fale serialit ‘Familja Moderne’, ne rolin e Korabit, disa te diela ka ‘munguar’ me pranine e tij ne kete serial. Arsyeja e kesaj mungese, sipas tij, ka qene angazhimi i tij pesejavor ne shfaqjen ‘Doruntina’ e punuar ne New York, porse edhe si “Korab’ ai gjendet ne Amerike. Megjithate, shfaqja “Doruntina” eshte punuar ne bashkepunim me Teatrin Oda dhe Blessed Unrest Theater…Perndryshe, rolin e Doruntines, e ka luajtur e fejuara e Nentorit, Njomeza, me te cilin ai ka kohe qe eshte duke bashkejetuar. Per gazeten ‘Infopress’ Nentori zbulon se martesa e tij pritet te ndodhe vitin e ardhshem…

Infopress: Tashme eshte duke u shfaqur edicioni i shtate i “Familja Moderne”, a keni menduar se do te zgjase kaq shume ky serial dhe se edhe ju do te jeni edhe me tutje i pranishem ne kete serial?
Nentori: Po eshte e vertete qe nuk kam menduar se do te arrijme ketu ku jemi, qe pikerisht pas shtate vjetesh ende do te vazhdoje ky serial dhe ende do te kete shikueshmeri te madhe. Po ashtu, nuk ma ka marre mendja qe pas shtate vitesh une ende do ta luaj rolin e Korabit, dhe se ende do te jete prania ime ne kete serial. Shpeshhere me kujtohet dita e pare e xhirimit kur Fatosi (regjisori i ketij seriali) na uroi fat dhe e filluam xhirimin e episodit te pare. Porse, ate dite as qe e kam menduar se edhe pas shtate vjetesh do te jemi bashke ne me koleget duke e realizuar kete serial. Vertete koha ka kaluar shume shpejt dhe ja ku jemi, ende duke punuar dhe duke u angazhuar rreth ketij seriali, prandaj per mua personalisht ky fakt eshte nje kenaqesi e vecante.

“Doruntina’ ne New York…

Infopress: Mirepo, koheve te fundit ju nuk jeni prezent ne cdo serial. Pse kaq shume ka filluar te ‘mungoje’ Korabi. Pra, cilat jane arsyet e mosparaqitjes tende cdo te diel?
Nentori: Po sic i keni pa epizodat e fundit une vertete nuk kam qene prezent. Arsyeja ka qene angazhimi im ne shfaqjen ‘Doruntina’ e punuar ne New York ku kam qendruar mbi pese jave. Shfaqja eshte punuar ne bashkepunim me Teatrin Oda dhe Blessed Unrest Theater… Kjo ka qene arsyeja pse nuk isha prezent. Dhe, vertete kjo ka qene nje pervoje shume e mire per mua dhe koleget qe ishim atje. Po ashtu, gjate kesaj kohe kur qendrova ne New York shume shqiptare te cilet e percjellin me kenaqesi RTK-ne dhe adhurues te Familjes Moderne i kam takuar dhe assesi nuk kane munguar pyetjet dhe interesimi i tyre se t’i vertete qenke ne Amerike ashtu sic po pohojne “Familja Moderne”. Thene te drejten ishte interesante ajo pervoje imja sikurse edhe e shikuesve...

Infopress: Ku e gjen veten me se miri. Ne teater apo televizion?
Nentori: Nuk e di cfare te them. Nuk e di sakte si ndihem. Tani kjo shfaqje qe e kam punuar ka qene pas pese viteve dhe nuk mund te them qe nuk me kish munguar angazhimi ne teater. Mendoj qe ne te dyjat ekziston kenaqesia e vecante...

Te fejuarit – kolege te mire

Infopress: Te kthehemi tek jeta juaj private. Thuhet se Nentori eshte duke bashkejetuar me nje femer. Na zbulo ne detaje se me ke je duke bashkejetuar?
Nentori: Une bashkejetoj dhe jam i fejuar me Njomzen e cila po ashtu eshte aktore. Jetojme ne Prishtine dhe mendojme qe te bejme edhe nje dasme vitin e ardhshem. Keshtu e kemi bere plan qe te martohemi me dasme ani pse ne tashme jemi te martuar. Me Njomzen edhe kemi punuar bashke, si p.sh ne nje film te metrazhit te shkurter ne Shqiperi dhe ne shfaqjen e fundit ne New York, ku Njomza kishte rolin e Doruntines. Prandaj, pervec qe jemi tek jeta ime private mund te them se une dhe Njomza kemi filluar edhe te jemi kolege te mire, qe ky fakt na sjell kenaqesi.


/nentor fetiu me te fejuaren njomza ibraj, photo public domain/

Infopress: Si e kaloni kohen e lire dhe me ke?
Nentori: Kohen e lire mundohem t’ia kushtoj edhe familjes se ngushte, vellait dhe nenes te cilet me kane ndihmuar dhe perkrahur qe prej fillimit te karrieres time dhe i falenderoj shume. Po ashtu, kohen e lire e kaloj edhe me shoket e shkolles se mesme qe i kam pas ne Prishtine, porse televizioni nuk po me le rehat as ne kohen e lire.

Infopress: Te kthehemi tek seriali “Familja Moderne”, a e ke pasur te veshtire te realizosh rolin e “Korabit”, nje kulleri dhe cfare ngjashmerie keni me Korabin. Po ashtu a keni pritur nje fame kaq te madhe nga ky rol?
Nentori: Roli im ka pasur edhe veshtiresite e veta ngase Korabi duhet te jete diku 10 vjet me i ri se moshen reale qe e kam une. E sa ia kam arritur qe se paku te dukem ashtu, kete nuk mund ta them, une… Po ashtu, une Nentori dalloj shume nga tipi i Korabit. Mirepo, lirisht mund te them se nuk mungojne veshtiresite dhe gjetjet e ndryshme per kete rol, kuptohet me nje bashkepunim te mire me regjisorin Fatosin dhe skenaristen Visaren, prandaj nuk ka mungon suksesi. Lirisht mund te cek se nuk kam menduar se do ta arrije kete fame aq shpejt pasi filluam punen ne serial. Vertete ka qene interesante kjo pervoje qe prej fi llimit.

‘Zanati’ i artistit ne Kosove - aspak i lehte

Infopress: Ke nga aktoret e “Familja Moderne’ e vleresoni si aktor me te mirin dhe me ke keni raporte me te mira?
Nentori: I cmoj shume koleget e mi. Me te gjithe kam raporte shume te mira. Ne jemi njohur edhe para serialit dhe kjo e ka pasur ate anen pozitive… Besoj qe edhe shume me gjate do te punojme bashke ne kete serial e po ashtu edhe ne projekte tjera.

Nentor Fetiu

Infopress: Per fund, na thoni cfare planesh tjera keni, ndonje film, ndonje shfaqje apo…?
Nentori: Ne rrethanat ne te cilat po jetojme nuk eshte aspak e lehte te bejme plane shume. Ne kete zanat ndodhin shpesh gjerat sic thote nje fjale ‘tap-rrap’. Porse, i kemi disa plane me kolege dhe ta shohim si do te vejne punet ne te ardhmen. Nuk eshte lehte te jesh artist ne Kosove, por besoj dhe shpresoj se do te permiresohen gjerat ne te ardhmen. Po ashtu, i pershendes dhe i falenderoj te gjithe adhuruesit e ‘Familjes Moderne’, pa te cilet nuk do te ishim ketu ku jemi. /luljeta tahiraj/infopress/25.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online