All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Nexhmije Pagarusha. Show all posts
Showing posts with label Nexhmije Pagarusha. Show all posts

Thursday, 9 May 2013

Bylbyli i Kosoves feston thjesht 80-vjetorin e saj

Hit-bërësja e një prej këngëve më të bukura shqiptare “Baresha”, Nexhmije Pagarusha, sapo ka mbushur 80 vjet të jetës së saj.

Mësojmë se ajo e ka festuar me një grup miqsh e artistësh në një prej restoranteve të saja të preferuara në Prishtinë.

Por, në shtëpinë e saj ku ajo banon ka pasur shumë miq dhe surpriza, si dhe buqeta të shumta me lule, ku e kujtojnë dhe e respektojnë bylbylin e këngës shqiptare të rinjtë dhe ata të moshuar.

Edhe 100 vjet të lumtur për ty zonjë e muzikës edhe nga stafi ynë! M.GJ.

Burimi Kosova Sot

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kosovo nightingale simply celebrates its 80th anniversary

Wednesday, 8 May 2013

Nexhmije Pagarusha, feston 80-vjetorin...

Nexhmije Pagarusha
foto: shenoll zehri
Urime ditelindjen Nexhmije Pagarusha!

Ajo eshte legjende e gjalle, nje yll i vertete qe nuk do te shuhet kurre, nje diell i vertete i muzikes shqiptare nder vite. Edhe pse larg muzikes, Nexhmije Pagarusha po e feston me e gjalle se kurre ditelindjen e saj te 80-te.

Nje emer i jashtezakonshem do te lindej me 7 maj te vitit 1933, nje vajze nga e cila pritej shume, me nje ze te ralle qe mahniste te gjithe pa dallim.

Sot (7.5.13), ne ditelindjen e saj te 80-te, legjenda shqiptare e muzikes, Nexhmie Pagarusha, ka perkujtuar edhe nje here karrieren e saj dhe dashurine qe ka nga publiku shqiptar, e qe nuk i ka munguar kurre.

“Ndihem shume e lumtur, qe po gjendem ne mesin tuaj me gjithe kete dashuri qe po me rrethon. Karrieren e kam perfunduar pak heret, por eshte kjo dite ajo qe ma perkujton dashurine qe kam nga publiku, nga njerezit, nga te gjithe shqiptaret”.

Saturday, 30 March 2013

Nexhmije Pagarusha promovon albumin e pare...

Nexhmije Pagarusha
Pas 8 dekadash u promovua albumi i pare i bilbilit shqiptar

Ikona e muzikes shqipe, e madhja dhe pazevendesueshmja kengetarja emblematike shqiptare Nexhmije Pagarusha, promovoi te premten ne mbremje albumin e saj te pare ne nje nga restorantet e kryeqytetit.

Albumi i saj i nxjerrur ne shitje eshte bashkepunim me restorant Pishat, biznes ky qe i ka dhene rreth nje dekade perkrahje artit dhe kultures.

Albumi permban 15 hitet e pavdekshme te kengetares, te cilat jane:

1. Cil’ nj’at zemer plot kujtime 2. Kanga e Rexhes 3. Kanga e Prishtines 4. Kenke nur’ i bukuris 5. Kur me shikon si zog n’hava 6. Nji lule qe m’ka cele tash 7. Hajde te dalim kah pazari 8. Vaj si kenka ba dynjaja 9. Kanga e krushqve 10. Njemend qenke si m’kane than 11. Lul’zoi fusha lul’zoi mali 12. Kapiteni i ri 13. Kosovarja e re 14. Mori sy luaneshe 15. Baresha

Monday, 3 December 2012

ALBA FLASH NEWS: 3 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Diellza Kolgeci ne New York per t'i vijuar xhirimet e filmit "Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna"
  • Leonora Poloska per "Zeri": Do te dashurohem kur te jete kismet! Kengetarja ende mban titullin beqare.
  • Gazetaret Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu fillojne projektin "Thumb" qe mund te shihet vetem permes Youtube.
  • Ajshe Babatinca perfundon me sukses perfaqesimin e Kosoves ne "Miss Earth 2012" qe u mbajt ne Filipine me 24 nentor.
  • Anjeza Barbatovci, shqiptarja 21-vjecare qe perfaqesoi shtetin e Sllovenise ne "Miss Earth 2012"
  • Agnesa Vuthaj dhe Ajshe Babatinca ne koncertin e Jennifer Lopezit ne Manila te Filipineve

Sunday, 4 November 2012

Sonte koncert i madh ne Gjeneve...

Emra te medhenj jane mbledhur sonte ne Gjeneve, ne Manifestimin Qendror te Diaspores Shqiptare nen moton "100 Vjet Shtet", me nje koncert akademik, popullor dhe artistik.

Do te jete nje manifestim madheshtor, nje gershetim i artit dhe muzikes, shoqeruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit dhe Operes Tirane, me pjesemarrjen e solisteve me fame nderkombetare si Ermonela Jaho, Inva Mula, Irini Qirjako, Saimir Pirgu, nen dirigjentin, e maestro Zhani Ciko.

Spektakli do te jete nen moderimin e te ftuarit special Adi Krasta dhe do te mbledh personalitete te njohura te kombit si: Vace Zela, Mirush Kabashi, Nexhmije Pagarusha, Cun Lajci, Yllka Mujo etj.

Kengetare nga te gjitha trevat shqiptare si Shkurte Fejza, Kastriot Tusha, Sabri Fejzullahu, Enkeleda Arifi, Ilir Shaqiri, Shyhrete Behluli, Selami Kolonja, Sinan Vllasaliu etj. do te sjellin tingujt e muzikes popullore te shoqeruar nga ansambli kengeve dhe valleve popullore shqiptare.

Manifestimi poashtu sjell shume emra te muzikes moderne dhe argetuese si Genta Ismajli, Tuna, Capital T, Etno Engjujt, Soni Malaj, Elita 5, Eugent Bushpepa, Poni, Sinan Hoxha, Seldi, etj.

Ky spektakel madheshtor, sjell vemendjen artistike dhe kulturore shqiptare, me pjesemarrjen e jashtezakonshme te emrave me te njohur. /Albavipnews/

Me shume info tek: www.100vjetshtet.org

Monday, 18 June 2012

Nexhmie Pagarusha, qytetare nderi e Tropojes

Të premten e kaluar në Tropojë të Shqipërisë është mbajtur një festë madhështore me rastin e 10-vjetorit të krijimit të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar “Sofra Dardane”.

Shumë artistë nga të katër anët e vendeve shqiptare merrnin pjesë. Ndërsa ka qenë e pranishme edhe ikona e muzikës shqiptare nga Prishtina Nexhmije Pagarusha, ku është nderuar me titullin " Qytetare nderi" e Tropojës.

Këngëtarja e super hitit shqiptar “Baresha” është ndjerë shumë e emocionuar me këtë vlerësim./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nexhmie Pagarusha, honorary citizen of Tropoja

Last Friday in Fier Albania held a grand celebration on the occasion of 10th anniversary of Artistic Union of Albanian Nation "Sofra Dardanelle." Many artists from all four sides of the Albanian lands participate.

Friday, 18 May 2012

Kosova pastrohet me Genten, Danin dhe Nexhmijen (Video)

“Katastrofë”, “Kosova është shumë e papastër”-Këto janë disa nga frazat që artistët që reklamojnë këtë spot publicitar si Nexhmije Pagarusha, Dani, Genta Ismajli dhe sportistja Majlinda Kelmendi.

Ky spot vjen si një sensibilizim për datën 24 MAJ, për pastrimin e Kosovës dhe është përkrahur nga Agjensioni i Mbrotjes së Mjedisit të Kosovës. Ne pyesim a thua do të pastrohet më tepër Kosova kur te shohin këtë mesazh sensibilizues të këtyre përsonazheve të famshëm?/Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Purified Gentën Kosovo, Dan and Nexhmien

"Disaster", "Kosovo is very unclean"-These are some of the phrases that artists who advertise this as a publicity spot Nexhmi & Style, Dan, Wiley and Majlinda Kelmendi athlete. This spot comes like a sensibolizim on MAY 24th, for cleaning of Kosovo and is supported by the Environmental Protection Agency of Kosovo. We wonder whether more will be cleansed Kosovo when they see this message sensitivity of these celebrity? / Albavipnews /


Thursday, 3 May 2012

Primadona shqiptare Pagarusha, “in” edhe sot

Primadona e skenës shqiptare, këngëtarja Nexhmije Pagarusha, do të jetë imazh promocional i sfilatës “Fashion icone” i stilistes së njohur kosovare, Blerina Kllokoçi- Rugova.

Siç e shihni, ajo është vërtet një zonjë e madhe, e cila vjen në këtë foto të realizuar nga Shenoll Zehri dhe e veshur nga stilistja mjaft bukur.

Të paktën dikush mendon për këtë artiste të madhe, e cila meriton sa e sa mirënjohje dhe vlerësime, ndërsa e veshur mjaft klas, askush tjetër nuk mund të ishte në vendin e saj kaq ‘IN’./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albanian diva & Style, "in" today

Albanian stage diva, singer Nexhmije & Style, will be the image of promotional fashion show "Fashion Icon" Kosovo is recognized stylist, Esfahan Kllokoçi-Rugova. As you see, it is truly a great lady, who comes into this picture made ​​by Shenoll Zehri and beautifully dressed by the stylist. At least someone cares about this great artist, who deserves how much gratitude and praise, while wearing a very class, nobody else could be in its place so 'IN'./Maxim Gjokaj/Kosova Sot/

Sunday, 1 April 2012

Nexhmije Pagarusha,nje fenomen i paperseritshem... [VIDEO]

Nexhmije Pagarusha, nje fenomen i paperseritshem

"Bilbili i Kosoves", "Mbreteresha e Kenges Shqipe", "Primadona e Melosit Popullor", "Yma Sumac shqiptare", "Madam Butterfly", "Fryti i Kristalt", jane disa nga epitetet te cilat legjenda e muzikes shqiptare me dekada e dekada i grumbulloi prane vetes.

U lind ne vitin 1933 ne nje fshat te vogel te quajtur Pagarusha. Si nje vajze e thjeshte, Nexhmija vijoi shkollimin ne vendlindje duke vazhduar metej ne Beograd ne shkollen e muzikes. Karriera e saj muzikore fillet i mori ne Radion e Prishtines ne vitin 1948. Veprimtaria e saj muzikore 40-vjecare eshte aq e gjere sa qe eshte veshtire te thuhet se cilit zhaner i takon, sepse ajo kendoi thuaja ne te gjitha zhanret. Eshte e njohur per interpretimet e saja te shkelqyera ne muziken popullore por ajo ne anen tjeter kendoi me sukses edhe opere. Nexhmije Pagarusha ishte edhe si aktore e suksesshme, si ne film ashtu edhe ne teater.

Thursday, 15 March 2012

Nexhmije Pagarusha e ndalon videoklipin "Baresha"...

Nexhmije Pagarusha ndalon emetimin e videoklipit “Baresha”

Ani pse ka pritur pese dekada per te pare videoklipin e kryehitit “Baresha”, bilbili i Kosoves nuk ka lejuar me shume se dy muaj transmetimin e tij. Kengetarja Nexhmije Pagarusha ka “trokitur” ne dyer te televizioneve kosovare per te kerkuar qe te mos lansohet videoklipi qe per here te pare u pa ne diten e dhjete te janarit, shkruan sot “Koha Ditore”. Videoklipi i kenges “Baresha” eshte realizuar nga “Kooperativa”, me iniciative te Muzeut te Kosoves dhe eshte perkrahur nga Ministria e Kultures.

Thursday, 12 January 2012

Nexhmije Pagarusha: Kam Pritur Kaq Gjate Videoklipin e "Bareshes"...

Ajo eshte ikona e muzikes shqiptare, ndersa hiti i saj “Baresha” ende mbetet simbol i kenges qe i ka rezistuar dhe e ka tejkaluar kohen. Kjo e fundit, pas me shume se 40 vitesh pritje, u vizuelizua se fundmi edhe me nje videoklip, te cilin e ndihmoi Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe Muzeu i Kosoves.

Kenga ne interpretim te ikones se muzikes kosovare Nexhmije Pagarushes, se fundmi u plotesua edhe me nje videoklip, deshire kjo qe Bilbili i Kosoves e kishte prej disa dekadash. Kenga eshte e realizuar me muzike te Rexho Mulliqit dhe tekst te Rifat Kukajt, dhe me orkestren popullore te Radio Prishtines nen drejtimin e Isak Mucollit ne vitin 1966.

Tuesday, 10 January 2012

Realizohet klipi i “Bareshes” nga Nexhmije Pagarusha [VIDEO]

Kënga “Baresha” nga këngëtarja e mirënjohur kosovare Nexhmije Pagarusha, tashmë ka edhe videoklipin e saj.

Këngë kjo e kënduar në vitet e 60-ta është njëra ndër këngën e Nexhmijes që dëgjohet me ëndje edhe ditët e sotme. Kjo këngë këndohet shumë nga këngëtarët e rinj shqiptar në versionet e tyre.

Me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, prodhuar nga produksioni Koperativa, është arritur të realizohet një klip mjaft i bukur, të cilin mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/


- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 17 December 2011

Elvana Gjata Ndez Prishtinen me Kenget e Nexhmije Pagarushes...

photo: club duplex, 7 dhjetor 2011
Strategjia, Elvana josh fansat kosovare me kenget e Nexhmie Pagarushes

Kengetarja seksi ka “kallur ne flake” nje nga club-et me te medha ne Prishtine, ku ka performuar se bashku me Andy Gramm, i cili tashme ka atributet e menaxherit te koncerteve te saj. Sic kemi shkruar edhe me heret, Elvana Gjata jo vetem qe nuk po njeh krize, por perkundrazi, ajo ka intensifikuar permasat e koncerteve te saj, te cilat jane perhere plot me fansa, sic ka ndodhur pak jave me pare edhe ne Kanada. Nderkaq, ne Prishtine, ku Elvana eshte shume e pelqyer, ka rene ne sy se gjate programit te saj muzikor ne nje club, ajo ka perfshire edhe kenge te njohura te yllit kosovar te muzikes, Nexhmie Pagarusha, duke bere qe fansat te shperthejne ne brohoritje e ovacione. Kenge te Nexhmies, e cila adhurohet ne Kosove, nuk kishim degjuar me pare nga Elvana, e cila ndoshta kerkon te heqe paralele mes vetes dhe kengetares dive. posted at albavipnews.blogspot.com. Ne fakt, vec talentit, punes dhe pamjes se jashtme, Elvana Gjata dhe menaxheri i saj, Flori Mumajesi, kurojne me kujdes cdo dalje publike dhe mendojne me detaje cdo performance, ne menyre qe te mbajne te lidhur fort pas vetes sa me shume fansa, aq me teper ne Kosove, ku konkurrenca me kengetare te njohura, rivale te Elvanes - si Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Dafina Rexhepi etj. - eshte shume e forte ... /standard/dhjetor 2011/

Kronika nga Prive Klan:

- - - - - - - - - - - - - - - -

Thursday, 3 June 2010

Adelina e Merzitur qe Mungoi ne Mbremjen e Pagarushes!

Adelina mungon ne mbremjen e Pagarushes!

Kengetarja Adelina Ismajli e ka deklaruar gjithmone se Nexhmije Pagarusha eshte idhulli i saj. I ka te panumerta takimet me te, por fatkeqesisht kete here impenjimet muzikore ne Evrope ia kane mohuar mundesine per te qene prezente ne mbremjen ‘Gala’ ne nder te mbretereshes se skenes kosovare, Nexhmije Pagarushes (23.05.2010). Merzitjen qe ndjente per shkak te ketij fakti, kengetarja e ka shprehur edhe ne faqen e saj te fansave te facebook.com. Ne mbremjen ‘Gala’ ne nder te bilbilit kosovar, kane qene prezente edhe mjaft emra te njohur te muzikes kosovare si: Alma Bektashi, Adelina Thaci, Vesa Luma etj. Pak dite perpara se te mbahej kjo mbremje, Presidenti i Republikes se pavarur te Kosoves, e ka dekoruar kengetaren Pagarusha me titullin “Artiste e Merituar”. Duke qene se Adelina nuk mund te ishte prezente ne kete mbremje, ne po sjellim per ju sot nje foto te saj dhe kengetares se madhe te shkrepur disa jave me pare, ne nje koncert ku kane qene te dyja te ftuara speciale. /b.w./
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Adelina missing on the evening of Pagarusha!

Adelina Ismajli singer has always said that convicting her idol is Pagarusha. I have innumerable meetings with, but unfortunately this time musical occupation in Europe have denied him the opportunity to be present on the evening 'Gala' in honor of the queen of the scene in Kosovo, convicting Pagarushes. Merzitjen felt that because of this fact, the singer has even expressed its website facebook.com fans. In the evening 'Gala' whistle in favor of Kosovo, have been present and very familiar names of Kosovar music: Alma Bektashi, Adelina Thaci, Vesa Luma, etc.. Few days before it hosted the evening, the President of the independent Republic of Kosovo, has decorated Pagarusha singer with the title "Meritorious art. Being that Adelina was not present at this evening, we bring to you today a picture of her and that great singer of shkrepur few weeks ago, in a concert where both have been the special guest.
]]

Monday, 24 May 2010

Mbremje "Gala" ne Nder te Znj.Nexhmije Pagarusha

Nexhmije Pagarusha vleresohet si asnjehere me pare

Nente kenge te kenduara dikur nga Nexhmije Pagarusha dhe dy te tjera kushtuar primadones se muzikes shqiptare, kane qene permbledhja e gala koncertit te mbajtur mbremjen e se dieles ne Teatrin Kombetar te Kosoves. Koncerti ka pasuar pas ndarjes se medaljes “Artiste e merituar” nga presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu, per Nexhmije Pagarushen. Kjo “dhurate” i ka ardhur asaj me rastin e 77-vjetorit te lindjes. Nje ekran qe shfaqte imazhe te krijimtarise se Pagarushes, i vendosur ne hollin e TKK-se, ishte mireseardhja qe u behej mysafireve te ftuar, te cilet kishin respektuar “urdhrin” e specifikuar ne ftese - “veshja duhet te jete solemne”. Ata qendruan ne hollin e TKK-se per 15 minuta, derisa nuk erdhi Presidenti, Fatmir Sejdiu, per te hyre i pari ne salle. Kenget e kenduara gjate koncertit arrinin qe kohe pas kohe t’i leviznin buzet edhe te vete atij. Nderkaq me te perfunduar koncerti, presidenti Sejdiu u shpreh se deshiron te qetesohet fillimisht.

“Ishte nje mrekulli e Zotit”, ka qene krejt cka ka thene i pari i vendit.

Por per te shprehur emocionin e saj, menjehere pas koncertit nuk eshte kursyer Nexhmije Pagarusha. Ajo tha se populli e ka dashur gjithmone, por me shume se keto dite nuk ndihet e vleresuar asnjehere.

“Jam shume e lumtur, Zoti me ka ruajtur deri ne kete moment qe une te jem e lumtur”, ka thene ajo teksa po qendronte e ulur ne nje karrige ne foajene e teatrit per te pritur radhen e gjate te atyre qe deshironin te benin nje fotografi me te.

Kenges me te njohur te kenduar nga bilbili i Kosoves, “Baresha”, i ka takuar te hapte koncertin. Kenga e kompozuar ne mesin e viteve ’60 nga Rexho Mulliqi eshte rikthyer e interpretuar mjeshterisht ne cifteli nga Fatmir Makolli i percjelle nga Big Bendi i RTK-se. Ajo u ka lene vend dy kengeve te tjera te kenduara nga Pagarusha gjate viteve ’60.

Sanije Matoshit i kishte takuar te interpretonte kengen “Keshtu kaloi kjo mizori”. “Pagarusha eshte legjenda e muzikes shqipe”, eshte shprehur me pak fjale ajo.

Gala koncerti solli te riorkestruara edhe tri kenge te tjera, te cilat Nexhmije Pagarusha i kishte interpretuar gjate viteve ’70. Kenga “Kur nje dite te kthehesh ti” erdhi ne variantin e interpretuar nga dueti Teuta Kurti e Gentian Gojani. Per Kurtin kjo nuk ka qene hera e pare qe ka kenduar kenge te Pagarushes.

“Por sa here qe kendoj ndiej me shume emocion, sepse kuptoj sa shume vlere kane dhe vete Pagarusha”, ka thene ajo.

Nderkaq kenga fituese ne “Akordet e Kosoves”, te vitit 1970 “Per ty vuaj, per ty kendoj”, erdhi nen interpretimin e Yllka Kuqit. Kenga “E dehur jam”, e kenduar nga Pagarusha ne vitet ‘70, e cila viteve te fundit ka pasur disa variante te riorkestruara, erdhi edhe ne nje variant tjeter nga Riza Dolaku dhe e interpretuar nga Alma Bektashi.

Kenget e viteve ’80 dhe ’90 te dedikuara per Pagarushen i sollen ne duet Naim Krasniqi dhe Adelina Thaci, si dhe kengen “Bilbili i Kosoves”, te interpretuar nga Hysni Klinaku.

Menjehere pas koncertit pershtypjet e tyre i kane shprehur edhe miqte e bashkepunetoret e Pagarushes. Kompozitori Engjell Berisha ka thene se epitetet me te medha jane thene per te, keshtu qe “cka do qe flas nuk them asgje te re”.

“Ajo eshte primadone e muzikes shqiptare”, ka thene Berisha.

Nderkaq Liliana Cavolli ishte ajo qe Pagarushen e pagezoi me epitetin institucion. “Ajo eshte institucion, me te cilin kombi duhet te mburret qe e ka”, eshte shprehur Cavolli, teksa Shahindere Berlajolli, Pagarushen e ka cilesuar “leternjoftimin kryesor te identitetit kombetar”.

Ndryshe, iniciativa per ndarjen e cmimi “Artiste e merituar”, si edhe organizimi i gala koncertit kane ardhur nga Radiotelevizioni Publik i Kosoves. /koha/maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Nexhmije Pagarusha evaluated as never before

Nine songs to sing sometime Pagarusha convicting and two other dedicated music primadones that Albanians have been SUMMARY OF gala concert held Sunday evening in the National Theatre. The concert is followed after separation of the coin "art deserved" the President of the Republic of Kosovo, Fatmir Sejdiu, the convicting Pagarushen. This "gift" that has come upon the 77th anniversary of the birth. A screen that creativity hosting mainly images that Pagarushes, located in the lobby of the TKK-that was done Welcome to the invited guests, who had ignored "order" specified in the invitation - "clothes should be solemn. They stood in the lobby of TKK for 15 minutes, until it came to President Fatmir Sejdiu, the first to enter the hall. Singing during the concert arrived from time to time to remove the lips of his own. Meanwhile the concert ended, President Sejdiu said he wants to relax first.

"It was a miracle of God", has been told what the whole country first.

But to express her emotions, immediately after the concert is not convicting Pagarusha save. She said people have always loved, but more of that these days there never feel appreciated.

"I am very happy, God has saved up to this moment that I be happy," she said as he stood on a chair sitting in the theater foajene to turn the long awaited those who want to make a files with.

Known song of the nightingale singing of Kosovo, "bars", has met to open the concert. Song composed in the mid 60s by Rexho Mulliqi is back neatly in Çiftelia interpreted by Fatmir Makolli followed by Big band RTK. She has left the country two other songs to sing from long years Pagarusha 60s.

Sanije Matoshi had met to interpret the song "So passed this cruelty." "Pagarusha is Albanian music legend, has expressed it in a nutshell.

Gala concert of riorkestruara also brought three other songs, which had interpreted convicting Pagarusha during the '70s. The song "When you go back one day" came in the version performed by the duo of Gentian Gojani Teuta Kurti. Kurti For this was not the first time is singing songs Pagarushes.

"But whenever I feel to sing with more emotion, because they understand how much value and Pagarusha them," she said.

Meanwhile winning performances in "Dayton Kosovo", 1970 "For you suffer, for you sing", came under the interpretation of Yllka Kuqi. The song "I'm drunk, and singing from Pagarusha 70 years, which in recent years there have been several variants of riorkestruara, came to a different variant of Riza Dolaku and interpreted by Alma Bektashi.

Songs of the 80s and 90s dedicated to Pagarushen brought in duet and Naim Krasniqi Adelina Thaci, and the song "Bilbili Kosovo, to interpret the Hysni Klinaku.

Immediately after the concert revisions have expressed their friends Pagarushes associates. Composer Engjell Berisha said that the major epithets are told to, so that "what would you say do not say anything new."

"It is the diva of the Albanian music," said Berisha.

Meanwhile Trees Liliana was what the baptism with the epithet Pagarushen institution.

"It is the institution with which the nation should be proud that there" is expressed Trees, as Shahindere Berlajolli, Pagarushen has named "main identity national identity."

Otherwise, the division of price initiatives "deserved art, as well as organizing gala concert have come from the Public Radio Television of Kosovo.
]]

Tuesday, 4 May 2010

Nexhmije Pagarusha Merr Cmimin "Artiste e Merituar"

Nexhmije Pagarusha merr medaljen “Artiste e Merituar”

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti të martën këngtaren e njohur Nexhmie Pagarusha të cilën e dekoroi me çmimin “Artiste e Merituar” për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë dhënë kultivimit të muzikës dhe këngës së përsosur shqipe, teatrit dhe filmit.

Dekorata jepet tri dite para se kengetarja e njohur të mbushe 77 vjeç. Në arsyetimin e dekorimit të znj. Pagarusha, Presidenti Sejdiu theksoi: “Kontributi i Nexhmije Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar është i një rëndësie të jashtëzakonshme. E përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore. Ajo është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo është frymëzim nxitës për brezat krijues dhe interpretues të artistëve”./t.ch/maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Nexhmije Pagarusha gets medal "of Meritorious Artist"

The President of Kosovo, dr. Fatmir Sejdiu met Tuesday këngtaren known Nexhmi Pagarusha which awarded the prize "of Meritorious Artist" for special operations and provide input cultivation of music and Albanian perfect song, theater and film.
Honors given three days before singer known to fill 77 years. In the case of Ms. decoration. Pagarusha, President Sejdiu said: "The contribution of convicting Pagarushës in the field of creation, cultivation, interpretation and promotion of Albanian art music is extraordinary importance. The lifelong commitment to raise the values of art music, creating cultural identity reference, being a powerful voice of the Albanian spirit and aesthetic values, it was the remains of Kosovo identification sign and symbol of the artist who communicates with his work so always authentic and inspiring with a wide musical audience. It is the best example of his personality that the rest of the development cost and increase the Albanian art and culture and as such it is sexy inspiration for generations of creative artists and performers.
]]

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online