All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Nina Mula. Show all posts
Showing posts with label Nina Mula. Show all posts

Thursday, 22 December 2011

Soprano Nina Mula Nderroi Jete ne moshen 80 vjecare...

Shuhet sopranoja Nina Mula

Ka ndërruar jetë mëngjesin e së enjtes në moshën 80-vjecare sopranoja e njohur e operas shqiptare Nina Mula.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të së ndjerës, të cilët kanë saktësuar se zonja Mula vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Familjarët kanë njoftuar gjithashtu se homazhet në nder të sopranos do të mbahen nga ora 11:00 të ditës së premte në ambjentet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

E lindur në Rusi, por e talentuar dhe e apasionuar pas muzikës, nuk e mendonte kurrë se do të behej e njohur në një vend të vogël e të largët si Shqipëria. Nina Mula lindi më 23 nëntor të vitit 1931 në Rusi. Në konservatorin e Moskës ajo u njoh me studentin shqiptar, Avni Mula, dashuria për të cilin do të bënte ta ndiqte pas, drejt një vendi të vogël, që nga harta iu duk si një pikë në oqean.

Saturday, 26 November 2011

Nina Mula Feston 80 Vjetorin e Lindjes...

Sopranoja Nina Mula feston 80-vjetorin

Sopranoja Nina Mula festoi pak dite me pare 80-vjetorin e lindjes. Ne kete pervjetor Teatri Kombetar i i Operas dhe Baletit ka zhvilluar nje ceremoni dhe nje ekspozite fotografike per kengetaren lirike.

Ne kete pervjetor te nenes se saj, sopranoja Inva Mula nuk mundi t’i ishte prane saj, por ajo e uroi ate me ane te nje video projeksioni ne hollin e TKOB-se.

Soliste te TKOB-se interpetuan disa nga rolet e Mules nder vite si Rozinen tek “Berberi i Seviles”, 1958, Tatjanen tek “Eugen Onegini”, 1961, Olimbin tek “Lulja e Kujtimit”, 1961, Suzanen tek “Dasma e figaros”, 1962, etj.

Nina Mula ka lindur ne 23 nentor te vitit 1931 ne Rusi. Kur ishte 18 vjec artistja ruse Irina Maslenikova e degjoi te interpretonte ne skenen e teatrit dhe i propozoi te konkuronte ne Konservatorin e Moskes. Ajo hezitoi duke qene nje vazje pa prinder dhe nen mbikeqyrjen e vellezerve te saj, por me insistimin e Maslenikoves, ajo konkuroi dhe fitoi konkursin. Kete fitore, Nina Mula e ka konsideruar si fitoren e saj te pare qe i hapi nje dritare dhe qe realizoi nje enderr te pabesueshme.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online