All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Ornela Bregu. Show all posts
Showing posts with label Ornela Bregu. Show all posts

Saturday, 25 August 2012

Ditari i pashkruar i Ornela Bregut...


Ditari i pashkruar i Ornela Bregut

Ritet dhe ritmin e dites e ka te diktuar nga femijet. Ditar nuk ka mbajtur sepse nuk gjeti kurre vend te sigurt per ta fshehur. Sekretet ua rrefen vetem dy motrave. Na ka besuar dhe ne disa detaje intime te jetes se saj. Krejt thjesht e me humor, sic di te flase Ornela Bregu…

Cili eshte mengjesi yt i rutines?

Friday, 25 May 2012

Dancing With The Stars Albania 3: Asnje eliminim kete jave!

Asnje eliminim ne Dancing [VIDEO]

Plot surpriza ka qene mbremja e te enjtes ne spektaklin e radhes se “Dancing with the Stars”. Njera prej tyre ishte finalja, ku ethshem pritej eliminimi i nje personazhi VIP, mes Ornela Bregut, Foto Strakoshes dhe Vedat Ademit, si me pak te votuarit, por produksioni zbuloi se te tre yjet do te qendronin perseri ne gare, pa pasur largime ne kete mbremje. Por, kjo nuk ishte e vetmja surprize. Qe ne nisje te produksionit te suksesshem te “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”, u anoncua se tre prej VIP-ave te cilet ishin larguar me heret gjate spektaklit, do te kishin mundesi te riktheheshin, permes nje votimi nga publiku qe zgjati gjithe mbremjen. Aferdita Dreshaj, Xhani Shqera dhe Seldi Qalliu ishin te zgjedhurit e publikut per tu rikthyer keshtu ne gare javen qe vjen. Kercimi, si elementi kryesor i Dancing, ishte kete puntate nje emocion me vete.

Monday, 7 May 2012

Ornela Bregu: Rikthimi im televiziv me nje show gjigant...

Ornela Bregu: Si do rikthehem ne ekran me nje show gjigant

Ne ambientet e “Vizion Plus” tashme te gjithe i thone me perkedheli “mamasita”. Deri tani ka provuar te prezantoje dhe te kendoje, por te kerceje eshte hera e pare. I rikthehet ekranit pas shume vitesh, si per te dhene nje sinjal qe ne sezonin e ri televiziv kete vjeshte, Ornela Bregu, nje VIP ne garen e “Dancing with the stars”, do te shfaqet e kompletuar si nje personazh televiziv “pakete”, qe di te kerceje ne show-n televiziv qe ka planifikuar. Kjo eshte po ashtu hera e saj e pare ku provon veten ne gare, duke vendosur dhe ambicien ne prove. Ornela tregon per bashkeshortin qe e ka “pro” gjithmone pasioneve te saj per televizionin, marredhenia me motren ministre, Majlinda Bregu, dhe si e sheh veten ne kete sfide kercimi.

Revista PANORAMA PLUS - 5 Maj 2012

Revista PANORAMA PLUS, 5 Maj 2012
  • Ornela Bregu: Si do rikthehem ne ekran me nje show gjigant
  • Rita Ora, ne mesin e 100 femrave me te bukura ne bote
  • Dafina per marredhenien me Ledrin: Ekspozimi i tepert prish lidhjen!
  • Babai i Ermalit: Nuk fusim te panjohur ne familje, nuk dime asgje per Francesken!
  • Erjonin e braktis e dashura, krijon nje lidhje te re. Sonja, parukierja e shumeperfolur nuk e pret me Erjonin, lidhet me nje te huaj.
  • Alma & Shkelqimi presin vajze
  • Dorian Gjoni: Ja emrat e gjysmefinalisteve ne "Top Fest 9"
  • Adelina Ismaili ne "Miss & Mister Zvicra Frankofone" si anetare jurie
  • Angela Martini pushton revistat e boksit ne Turqi
  • Video nudo e Zanfines nuk ekziston, kengetarja publikon setin e ri fotografik
  • Mihrija dhe Naimi, pas 20 vjetorit te marteses perseri si nuse e dhender

Thursday, 3 May 2012

Hera e pare ne gare e Ornela Bregut...

Hera e pare ne gare e Ornela Bregut

Ornela Bregu na kishte munguar ne ekran. Per nje periudhe kohe ishte shume aktive, e me pas prania e saj ishte gjithmone e me e paket. Kjo, jo per mungesen e deshires, por per shkak te puneve te tjera me te cilat eshte marre gjate kesaj kohe, qofte private por edhe ato shteterore. Vajza e spektakleve, nene e nje vajze shtate vjecare dhe e nje djali tre vjec e gjysme, eshte bere pjese e Dancing With The Stars. Kjo ishte java e peste ku ajo ishte ne gare mes VIP-ave te tjere shqiptare dhe duket se e ka marre seriozisht edhe pse nuk i pelqejne konkurrimet. Premton qe kjo eshte hera e pare dhe e fundit qe i futet dickaje te tille.

Ornela e ka ndertuar vete emrin ne ekranin e televizionit. E ka filluar paralelisht me prezantim por edhe muzike, eshte kengetare dhe ka realizuar disa videoklipe. Por edhe ne kete fushe ka bere mungesa, ndaj perseri tregon se do jete se shpejti me nje kenge ne tregun muzikor.

Thursday, 22 March 2012

Ornela Bregu: Adoleshenca ime...

Majlinda nje nene e dyte. Rrobat m'i merrte ajo mua ngaqe dilja shpesh jashte shtetit

Ornela Bregu: Im shoq, pa me takuar, i tha te emes: Kjo do te jete nusja ime

Jemi njohur heret me Ornela Bregun, bukuroshen e buzeqeshur shqiptare qe prej shume vitesh na ka dhene mundesine ta shohim nga ekrani, qofte duke kenduar apo duke prezantuar. Duket se njohjet e hershme jane pjese e vete Orneles, e cila njeriun e jetes e ka takuar kur vraponte per t’u futur ne godinen e “Liceut Artistik” ne kryeqytet. Pas vajzes se lirshme para kamerave, fshihej nje artiste e ndrojtur qe ishte gjithmone ne perpjekje per t’i bere gjerat mire dhe ia ka arritur. Sot ajo eshte nene dhe zonje shtepie, e teksa flet me te prape duket si bukuroshja e ndrojtur e liceut, e lumtur per gjithcka ka bere pa u penduar per asgje dhe e gatshme per te treguar historine e saj te gjimnazit, qe ka qene shume me e vecante se e disa te tjereve...

Sunday, 18 March 2012

Dancing With The Stars Albania 3: Lista e Plote...

Lista e plote e “Dancing with the Stars Albania”

Se shpejti (29 mars e cdo te enjte ne vazhdim) fillon edicioni i trete i “Dancing with the Stars Albania” dhe ne kemi te konfirmuar listen e plote. Ami ne skene dhe Ermali mbrapa, do te prezantojne perpara publikut 14 konkurentet e kesaj gare te cilet jane:

1.Anjeza Maja 2.Seldi 3.Elvana Gjata 4.Dren Abazi 5.Niada Saliasi 6.Vedat Ademi 7.Adelina Tahiri 8.Aferdita Dreshaj 9.Artan Imami 10.Ornela Bregu 11.Xhani Shqerra 12.Inida Gjata - Zhaku 13. Fotaq "Foto" Strakosha & 14.Bujar Kapexhiu.

Tuesday, 13 March 2012

Ornela Bregu ne "Dancing" me balerinin Dion Gjinika...

Ornela Bregu merr seriozisht “Dancing With the Stars”

“Dancing with the stars” spektakli i yjeve qe pritet te nis ne 29 mars, ne ekranin e Vizion Plus do te sjelle per publikun shume emra te njohur te skenes shqiptare, si Elvana Gjata, Zhaku, Aferdita Dreshaj, Seldi, etj. Por nje tjeter artiste qe do te ngjitet ne skene eshte edhe Ornela Bregu. Artistja dhe motra e Ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, i ka munguar prej kohesh skenes shqiptare, por do te jete pjese e edicionit te 3-te te spektaklit te yjeve. Ne kete foto e shikojme te veshur shume sportive, dhe te shoqeruar nga balerini Dion Gjinika. Mesa duket Gjinika do te jete balerini profesionist qe do te shoqeroje Bregun pergjate performancave te saj. Ne nuk na ngelet gje tjeter vecse ti urojme suksese ne kete eksperience te re te sajen. /shqiptarja/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 3 March 2012

"Dancing" sivjet, gare mes femrave super seksi...

Gara ne “Dancing”, kete here mes femrave VIP super seksi

Keto dite pritet te nise ne “Vizion Plus” spektakli “Dancing With the Stars”, nje gare mes emrave te njohur te botes se televizionit, qe sfidojne njeri-tjetrin me kercim. Ky eshte viti i trete i ketij spektakli ne Shqiperi, dhe pas dy edicioneve te fituara nga dy personazhe meshkuj, modeli Oni Pustina dhe aktori Enver Petrovci, ndoshta automatikisht pritshmeria kete here eshte per nje fituese femer. Ndaj produksioni i “Dancing with the stars Albania” u ka kushtuar rendesi femrave konkurrente qe jane bere pjese e kesaj gare. Tashme pjesemarresit kane filluar provat, nderkohe qe jane zbuluar emrat e shtate vajzave te njohura, qe kane pranuar te behen pjese e “Dancing 2012”. Ato jane: Elvana Gjata, Aferdita Dreshaj, Adelina Tahiri, Ornela Bregu, Anjeza Maja, Zhaku (Inida Gjata) dhe Niada Saliasi.

VIP Ballina: Revista BLUETOOTH - 3 Mars 2012

Revista BLUETOOTH, 3 Mars 2012
  • Besa Kokedhima: Muziken e bej per pasion, jetoj modestisht. Fotot ekskluzive nga femijeria, marredhenia me te atin dhe te dashurin. "Babai eshte heroi im, ngjajme shume te dy". "Po jetoj dashurine e jetes time... Eldi, partneri me i mrekullueshem". "E vogel doja te behesha mjeke"
  • Adrian Gaxha: Ja pse u ndava nga Luana! Vajza e Top-it ne Facebook 2 jave me pare per Gaxhen: Gezuar Ditelindjen Jeta Ime! "Lidhja me Luanen, si martese qe ne diten e pare"
  • Franceska sherr me modelen. Ja pse u skualifikua nga show i Aurela Hoxhes
  • Klaudja, baristja seksi
  • Graciano, jeta pa te atin
  • Ermal Merdani, berber me kohe te pjesshme
  • Besarda: Kisha frike se me pergojonin, prandaj dola. "S'kam te dashur, mendova vetem per veten time"
  • Emirjeta e BB5: Tani do iki nga Shqiperia. "Arjola vajze e kompletuar, Liamin e shoh si fitues"

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online