All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Pandi Laco. Show all posts
Showing posts with label Pandi Laco. Show all posts

Sunday, 3 March 2013

Pandi Laco: Ja surprizat e spektaklit "Gjeniu i Vogel 5"...

Pandi Laco
Pandi Laco: Ju zbuloj surprizat e spektaklit te ri, premiera te henen

Ky eshte edicioni i peste i “Gjeniut te Vogel” dhe premton emocione te forta ne garat e dueleve qe sfidojne njeri-tjetrin. Vellezerit Pandi dhe Bledi Laco zbulojme te gjitha surprizat e spektaklit, ku garojne 32 femije.

Edicioni i ri i “Gjeniut te Vogel” nis te henen, si do te jete gara mes femijeve?

Ne parapergatitjet i filluam qe pranveren e vitit te kaluar, ne maj. Ne sezonin aktual televiziv, pra ne tetor, krahas realizimit te “100 vjet muzike”, ne promovuam dhe edicionin e ri te “Gjeniut”. Keshtu, gjate tetor-nentorit kishte qindra femije qe ishin regjistruar e aplikuar per te marre pjese. Pas nje seleksionimi final qe beme ne janar, nga rreth 800 femije aplikues, ne arritem te perzgjedhim 32 me te miret.

Saturday, 2 March 2013

Revista PANORAMA PLUS - 2 Mars 2013

Revista PANORAMA PLUS, 2 Mars 2013
  • "Big Brother": Marselino, jeta e djalit qe shiste seksin me para. Zbulohen talasemikja, i martuari dhe sekrete tjera
  • Merr fund martesa e djalit te Fatos Nanos, kerkesa per divorc mberrin ne Gjykate
  • Ermali, ja me ke e ka zevendesuar Francesken, zbulohet e dashura e re
  • Albano: Femrat enderrojne super meshkuj, pastaj martohen me ne. Aktori i humorit tek "2XL", zbraz gjithe humorin dhe ironine e tij per veten, femrat, artistet dhe politikanet
  • "Big Brother"; Flet i dashuri, fotografi Endrit Mertiri: Ju rrefej si e njoh une Elenen; Shpendi, milioneri nga Kosova qe kycet ne "Big Brother"; Pasioni i Arsimit per te fotografuar femrat seksi, flet ish-e dashura
  • "Big Brother", sekretet tjera; Eldora: Jam talasemike; Iliri: Di 1000 tekste kengesh permendesh; Anaida: Ushtroj Taekwondo; Xhimi: Jam i martuar; Elena: Ne moshen 4 vjecare ka pire duhan per arsye shendetesore; Altina: Jam fanse e Real Madridit; Shpendi: Prej 11 vjetesh kujdesem per nje person me nevoja specifike; Joana: Kam 100 pale kepuce; 

Tuesday, 19 February 2013

X Factor Albania 2: "Soul Sister" le konkurrimin, Albani ne veshtiresi

“X-Factor 2”, Albani ne veshtiresi per zgjedhjet e grupeve

5 vjetori i Pavaresise se Kosoves, pervec festimeve ne kryeqytetin shqiptar, ne Tirane, u finalizua te dielen ne mbremje me superspektaklin “X Factor Albania”, ne televizionin Klan nen prezantimin e Alketa Vejsiut. Deshmi e festivitetit, ishte celja e konkurrimit nga grupi “KSAL”, te cilet ashtu sic tha edhe mentori i tyre Alban Skenderaj, jane pikerisht ajo qe te gjithe shqiptaret duan qe te arrijne nje dite, pasi djemte jane nga Kosova dhe nga Shqiperia. Pershendetja e konkurrenteve e vecanerisht ajo e Egzones, e cila i dedikoi nje urim me kenge feste vendit te saj, kenge qe emocionoi jo vetem publikun ne salle, por me siguri te gjithe shqiptaret kudo ne bote. Per t'u bashkuar ne superhitin “Hero”, qe u interpretua nga te 9 finalistet e kesaj nate, ne nje performance te kuruar si gjithmone mjeshterisht nga Vera Grabocka. Dhe ne fakt, nje kujdes i vecante tregohet per secilen kenge ne kete superprodhim televiziv. “X Factor Albania”, vijon sfiden ne kerkimin e yllit te ri te muzikes shqiptare, mes 8 konkurrenteve qe vijojne tashme garen, ne kete edicion te dyte te evenimentit te madh muzikor, ne nje transmetim HD ne televizionin Klan.

Tuesday, 15 January 2013

Klanet ne "X Factor"-in e TV Klan

Juria e "X Factor"-it te sivjetshem mund te jete gjithcka, por jo ne harmoni.

Albani dhe Soni, nuk kane vetem uleset afer njeri tjetrit, por edhe me mendime dhe vleresime jane me te afert, duke formuar klanin e majte.

Ndersa, ne te djathte, jane Tuna dhe Pandi Laco, duke formuar klanin tjeter qe shpesh gricet me ata te majtet me te cilet nuk bien ne harmoni sa i perket vleresimeve, e qe Albani i revoltuar i quan ato "siperfaqesore".

Alketa vet, eshte ne klanin e mesem, qe zihet her me te majtet e her me te djathtet e her me personazhe krejtesisht jashte "X Factor"-it, si Iva Tico.

Natyrisht, kur dy zihen, mund te fitoi edhe i treti, e ne kete rast, kritiket nga "The Voice" lavderohen se shou i tyre eshte me profesional. /Albavipnews/

Sunday, 13 November 2011

Pandi Laco Ne Ekstaze Me Nje Bionde

Pandi Laco ne ekstaze me nje bionde

Skenaristi dhe prezantuesi i disa spektakleve qe mbajne firmen e tij, Pandi Laco, keto kohe duket se ka qene me shume i ngarkuar me pune sa duhet, dhe ndaj mund t’i toleroje vetes argetime si keto. Pas perfundimit te nates greke te spektaklit “100 kenget e botes” ne “Tv Klan”, ku ai eshte dhe prezantuesi i show-t muzikor, Pandi eshte fotografuar ne club-in “Skena 3” ne Tirane, te dy vellezerve korcare Stefi dhe Endri Prifti, duke kercyer si rrallehere. Pandi, i cili profesionin e tij te gazetarise me se shumti e ka ushtruar ne emisionin “Histori pa zhurmues”, ne kete nate argetimi duket se ka dale disi nga vetja, pasi shquhet per natyre te permbajtur dhe serioze. Ai ka kercyer gjithe qejf me perkthyesen e greqishtes, qe ishte e pranishme ne spektaklin “100 kenget e botes”. Pandi e ka shijuar kete nate ne maksimum me pak alkool dhe kercim, pa e vrare shume mendjen per blicin e aparatit qe e ka fotografuar. /panorama/nentor 2011/

Saturday, 12 November 2011

Paneli i "X Factor Albania"

Alban Skenderaj, Juliana Pasha dhe Pandi Laco bashke ne nje panel

Alban Skenderaj, Juliana Pasha dhe Pandi Laco jane tre emrat e vendosur deri tani per t’u bere trajneret e talenteve, qe do te zbulohen ne spektaklin “X Factor Albania”, qe pritet te nise transmetimin ne muajin janar. Paneli perbehet nga kater persona, por deri tani eshte rene dakord vetem per Skenderajn, Pashen, dhe Lacon, i cili nderkohe prezanton dhe spektaklin “100 kenget e botes”. Spektakli do te nise ne fillim te janarit per te vazhduar deri ne qershor, qe korrenspondon dhe me mbylljen e sezonit televiziv. Spektakli me producente Vera Grabocken dhe Alketa Vejsiun eshte parashikuar te nise me pese spektakle te konceptuara nga audicionet neper rrethe me te rinjte, per te vazhduar me 16 net finale e per te mberritur te nata e fundit, ku do te debutojne 12 finaliste. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu rikthehen serish bashke ne nje projekt te ri televiziv ne “Tv Klan”. Pas shkeputjes se bashkepunimit ne edicionin e dyte te “Dancing with the stars”, per shkak te shtatzenise se dyte te Alketes, pergatiten per nje tjeter program ne nje tjeter ekran. Kane lene pas nje vere te gjate dhe sapo jane kthyer ne Shqiperi per kerkimin e talenteve ne gjithe Shqiperine, per programin boteror “X-Factor Albania”. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu vijne si producente artistike, te talent/show-t “X Factor Albania”, qe realizohet si produksion i “TV Klan”, ku Grabocka do te jete edhe regjisore e spektaklit, ndersa Vejsiu prezantuese e tij. /panorama/nentor 2011/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online