All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Pavlin Polia. Show all posts
Showing posts with label Pavlin Polia. Show all posts

Saturday, 21 March 2009

Pavlini Me Virusin Se Bashku Ne Pub

Pavlin Polia dhe Virusi
/photo panorama/

Pavlini dhe Virusi se bashku ne Pub

Mesa duket jane bere miq pasi nje program si “Big Brother” e ka shume te bukur edhe ate pjesen mbas mbylljes se spektaklit. Te shtunen, menjehere mbas mbarimit, Virusi dhe Pavlini kane mbajtur frymen ne nje nga pubet e Tiranes. Virusi tashme eshte bere nje klient i rregullt i pubeve te Tiranes madje ka krijuar njohje me shume vajza dy prej te cilave jane Kozeta Kurti dhe Megi Ajtyresa. Ndersa na dukej gati gati e pabesuehsme teksa pame edhe Pavlini ne Pub. Djali nga Thethi padyshim qe eshte mjaft i moderuar per arsye te qendrimit e tij per disa vite ne emigracion, por gjithsesi dalja ne pube dhe mbi te gjitha shoqeria me Virusin, i cili duket se i ka shigjetuar jo pak banoret brenda, ishte nje befasi. Tani cdo fundjave te sapodalet me siguri qe do te mund t’i gjejme neper pub-e, si nje menyre per t’u argetuar mbas nje “ngujimi” te gjate. /panorama/21.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: pavlin polia wirusi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Pavlini and Virus together in the Pub

Friends have become apparent after a program as "Big Brother" is very beautiful that even after the closure that spektaklit. On Saturday, immediately after completion, virus and Pavlini are held in a spirit of pubet Tirana. The virus already has become a regular client of Tirana pubeve has created even more recognition with two daughters of which are Kozeta Kurti and Megi Ajtyresa. While we seem almost ready pabesuehsme as we saw even Pavlini Pub. The boy from Thethi obviously that is quite moderate for reasons of his residence for several years in emigration, but in the absence pube and friends all over the virus, which seems to have not less shigjetuar people inside, was a surprise. Now each of the newly emerged weekend that will surely can find through the Pub-as a way to argetuar after a "ngujimi" long.
]]

Saturday, 7 March 2009

Big Brother Albania 2: PAVLINI ELIMINOHET!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 29, SPEKTAKLI

Pavlin Polia

Surprize dhe eleminim per Pavlinin.
07/03/09 21:10

Big Brother me deshiren per te mbeshtetur Pavlinin ne situatën e tij, mendoi t`i pergatise nje surprize. Per kete ka kontaktuar me nenen e femijeve te tij. Ajo i ka lene nje videomesazh ne te cilen ajo i thote Pavlinit qe eshte i lire t`i takoje femijet e tij kur te deshiroje dhe se per kete gje nuk e ka penguar njeri. Pavlini sqaron situaten ne lidhje me regjistrimin e femijeve te tij. Ai thote qe djalin nuk pati mundesi ta regjistroje pasi dy dite me vone ai hyri ne Big Brother por kur te dale nga shtepia do e regjistroje. Pavlini i tregon banoreve te tjere per surprizen dhe thote:-“ishte mesazh shume i mire ky qe me dhane”. Publiku vendosi me shumice votash (37%), qe personi i cili duhet te lere shtepine e Big Brotherit eshte Pavlini. Ai pershendetet me banoret duke humbur keshtu perfundimisht mundesine per te fituar 70.000 eurot.
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Rezultati i votimi tek AlbaVipNews.blogspot.com

Pavlini 574 (54%)
Arjoni 246 (23%)
Aida 232 (22%)

Total Vota: 1052
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: pavlin polia
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
Translation by Google (modified)
Surprise and elemination for Pavlin
07/03/09 21:10

Big Brother with a vish to support Pavlin in his situation, thought of preparing a surprise. For this, mother of his children has been contacted. She has left a videomessage in which she says that Pavlini is free to meet his children when he wants and that no one has prevented him. Pavlin clarifies the situation regarding the registration of his children. He says that the boy had no opportunity to be registered since he entered Big Brother two days later, but when he is out of the house will register him. Pavlini tells other residents for the surprise and says: - "it was a very good message they gave him." The public decided by majority vote, that person who must leave the home of Big Brother is Pavlini. He said goodbye to the residents thus finally losing the opportunity to win 70,000 euros.

Monday, 2 March 2009

Big Brother dhe Kanun ne Familjen e Pavlinit!

Pavlin Polia Big Brother Albania 2
/pavlin polia, photo top channel/

Djalin, Marion, e ka pare vetem diten kur ka lindur, ndersa vajzen, Merin, qe eshte 1.5 vjece, nuk e sheh qe prej 7 muajsh

Big Brother dhe Kanun, Ne familjen e Pavlin Polise ne Shkoder

"Pavlini e kishte te nevojshme qe te nderronte mjedis dhe verejme se, ne shtepine e Big Brother-it ndihet mire. Duke kaluar nje periudhe stresi, shkuarja ne nje ambient te tille, sikur e qeteson disi".

Keshtu shprehen familjaret e Pavlin Polise, njerit prej personazheve te Big Brother-it. Ato jetojne ne shtepine e dajave te Pavlinit, ne lagjen "Mark Lula", ndersa shtepine, Nikolle Polia, babai i Pavlinit, e ka ne Theth, ku dhe qendron pjesen me te madhe te kohes. Nikolle Polia dhe gruaja e tij Sofije, rrefejne se vendimi per te marre pjese ne Big Brother, ishte i vete Pavlinit, dhe se ato e respektuan shume kete vendim.

Pavlin Polia Big Brother Albania 2Prinderit e tij jane krenare per djalin, qe asnjehere nuk ua ka kthyer fjalen, ndersa jo pak te merzitur per faktin se ai, prej 7 muajsh eshte i divorcuar dhe nuk sheh dot as femijet e tij.Gjithcka ka qene vendim i tij dhe, ne si prinder, nuk kemi nderhyre, madje as nuk ndikojme ne asnje vendim tjeter qe ai mund te marre me vone. Ai i merr vete vendimet per jeten e tij. Eshte shume e veshtire, pasi djalin, Marion, e ka pare vetem diten kur ka lindur, ndersa vajzen, Merin, qe eshte 1.5 vjece, nuk e sheh qe prej 7 muajsh.

"Por, Pavlini eshte i rrahur me jeten: qe 16 vjet ka ikur me gomone ne Itali dhe ka punuar 9 vjet atje. Edhe kthimi ishte vendim i tij, pasi duke mos mundur qe te terheqe familjen, vendosi te kthehet e te jetoje me familjen e krijuar, por qe, fatkeqesisht, nuk funksionoi", shprehen prinderit e Pavlinit.

Te matur ne gjykime, ato nuk duan te lendojne askend. Jane te pikelluar per ate qe i ka ndodhur djalit te tyre, per femijet e tij, qe nuk mund t'i shohin as ato dhe as ai vete, dhe tregojne se si deshtoi ne vere perpjekja e bere per ribashkimin e familjes se krijuar nga Pavlini. "Shkuan ne Theth dhe qendruan gjithe veren bashke, me shpresen se do funksiononte martesa e tyre e bere ne kishe, por kjo nuk ndodhi".

Ndonese perpjekjet nuk kane munguar, cifti nuk arrin te bashkohet, ndersa Pavlini ka ndermend qe t'i drejtohet ligjit lidhur me te drejten e komunikimit me femijet e tij, e drejte qe, deri tani, i mohohet nga ish-bashkeshortja. Familjaret e Pavlinit, tregojne se ndarja e djalit te tyre nga gruaja, ka qene teper e dhimbshme, si per ta, ashtu dhe per vete Pavlinin, dhe djali ka levizur, por me kujdes, pasi kanuni e zakoni jane kercenim per kedo qe ka nje problem te tille. Per te afermit, Pavlini eshte teper i bute, asnjehere nuk ka sjelle probleme per familjen, ndersa eshte dhe mjaft bujar e tolerant. I rritur me pranine dhe te dy hallave te tij, ku njera eshte misionare e Nene Terezes dhe, aktualisht, punon ne Moske, Pavlini eshte besimtar, ndonese jo praktikant sistematik, dhe eshte shume i sinqerte dhe i ndjeshem.

Meri Vajza e Pavlinit
/meri vajza e pavlinit, photo a.dushi/

Liljana Polia Motra e Pavlinit
/liljana polia e motra, photo a.dushi/

Babai Nena dhe Gjyshi i Pavlinit
/gjyshi, nena dhe babai, photo a.dushi/

Prinderit, Nikolle e Sofije, tregojne per "Shekulli"-n se ne moshen 16-vjecare, Pavlini braktisi shkollen e mesme ne Breg te Lumit, rreth 2 ore larg dhe iku e gomone ne Itali, ku ishin te vendosur dajat e tij. Sot ai eshte penduar qe e ka braktisur shkollen dhe mendon rikthimin e perfundimin e saj. Ne Itali ka mesuar profesionin e restauruesit dhe e ka ushtruar ate per 9 vjet. Eshte fejuar me mbleseri dhe duke mos patur mundesi te marre bashkeshorten legalisht atje, ka marre vete vendimin e kthimit ne Shqiperi.

"Ishte nje vendim qe mori ai vete dhe ka sakrifikuar mjaft, pasi ka lene atje dokumente, jeten e tij, punen, vellane e dajat. Ne Theth ka filluar te ushtroje profesionin e tij, ku ka restauruar mullirin e fshatit dhe ka si qellim restaurimin e banesave te Thethit, duke i pershtatur per turizem", -tregon Liljana, njera prej tri motrave te Pavlinit. Pavlini ka qene njeri i paqte gjithmone dhe, me ne tri motrat sillet shume mire. Kur ishte ne Itali dhe vinte per te na pare, qendronim deri ne mesnate, ku bisedonim e tregonim gjithcka, duke na dhene dhe eksperience jete, e duke na pergatitur per te, tregon Liljana. Ajo shton se, vellai i saj eshte rritur dhe ka gjetur kudo qe ka jetuar, nje ambient te paqte, dhe ka nje menyre komunikimi te vecante. "Ne qofte se e gjykon nje njeri, nuk arrin me e dashte ate", - eshte nje shprehje e Nene Terezes, te cilen Pavlini e permend shpesh dhe e ka per zemer.

"Mbaj mend se ishte shume i ri, madje femije, pa ikur ne Itali, kur bashke me djem e vajza ne Theth, dilnin ne male per te mbledhe bime mjekesore (rrenje zemre). Pavlini shkonte me lart ne mal per t'u lene vajzave mundesi te mblidhnin ato bime qe ishin me poshte dhe me te kollajshme",- tregon Liljana Polia. I mesuar me punen dhe i rritur ne nje mjedis te qete, Pavlini eshte mesuar te vleresoje jeten dhe te bukuren. Shume i lidhur me natyren, me Thethin, me tradicionalen, por duke e pershtatur me kerkesat e evolucionin e kohes, pa kerkuar hedhjen poshte te vlerave te tradites, por pershtatje te tyre, Pavlini shoqeron turiste te huaj qe vijne ne Theth, pasi flet shume mire italisht, por dhe gjuhe te tjera, ndonese me pak.

"Ne Itali pati pesuar nje aksident bashke me disa shoke, ndersa shkonin ne pune, dhe shpetoi mrekullisht. Kjo e beri ta vleresonte me shume jeten. Zoti ia dhuroi jeten per here te dyte, ndaj Pavlini mendon se jeta eshte shume e rendesishme dhe per asnje arsye nuk mund t'i dhurohet askujt tjeter. Kete e pohon shpesh. Eshte shume i besueshem dhe i sinqerte, saqe mendoj se mund te humbase nga sinqeriteti i madh qe ka. Eshte dhe i durueshem pertej kufijve dhe kete nuk e pelqej tek ai. Thuhet se i duruari eshte i fituar, por duhet shume kohe per te arritur tek ai fitim.

Motra dhe Babai i Pavlinit ne Spektakel
/motra dhe babai i pavlinit ne spektakel, photo top channel/

"Ne Itali, Pavlini ka marre dhe mesime baleti, duke frekuentuar shkollen e baletit qe ndjek djali i dajes se tij, Lec Patogu, qe eshte balerin atje. I pelqen te gatuaje dhe krijon marredhenie shume te shpejta e te mira me njerezit. Kjo shihet dhe gjate diteve te qendrimit te tij ne shtepine e Big Brother-it, ku eshte pajtuar shpejt. Eshte tip i pershtatshem, i pranin njerezit ashtu sic jane, por, po te fitosh besimin e tij, kupton se ke fituar dicka te madhe. I permend me shume femijet, pasi duke mos na patur dhe ne prane, e ndjen me shume mungesen e tyre dhe tonen. Qetesori e kupton shume mire, pasi ai eshte prind vete. E kemi pare te buzeqeshe. Ka vite qe nuk ia shohim ate buzeqeshje dhe na vjen mire per kete", - shton motra e tij Liljana.

Familjaret e Pavlin Polise tregojne se te gjithe jane te lidhur me tradicionalen dhe pershtatja e mrekullive te Thethit per turizem, eshte nje objektiv per Pavlinin. Nena e tij, Sofija, tregon se Pavlini ka lindur ne kishe. Ka qene 30 shtatori i vitit 1981, ku kisha, ne fshatin Theth, pas ndalimit te ushtrimit te fese, ishte kthyer ne qender shendetesore. Por, ajo kishe kishte qene, ashtu sic eshte dhe tani, qe eshte rikthyer ne funksionin e saj te dikurshem, por, me 1981-shin, ishte qender shendetesore dhe aty lindi Pavlini.

Duket se per familjen e tij, edhe ky fakt ka ndikuar qe Pavlini te jete i mbare, i qete, i matur e tolerues. Ato i urojne Pavlinit sukses ne jete dhe me merakun e prindit, nena e babai, gjyshi nga nena, motra, Liljana, por dhe vellai dhe dy motrat e tjera, duan me te miren per te. Jo pa brenge e merak per Pavlinin, shpresojne te behet me e mira per te dhe femijet e tij, qe atij t'i rikthehet buzeqeshja e munguar prej kohesh. /anila dushi/shekulli/01.03.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Pavlini Eshte Egersuar!

TITULLI

Pavlini eshte egersuar!
02/03/09 00:50

Te ulura jashte ne oborr Aida, Zhuljeta, Lirita dhe Mesida kane diskutuar ne lidhje me Pavlini, qe kete jave, eshte ne nominim se bashku me Aiden dhe Arjonin. Sipas Zhuljetes ai eshte shume i stresuar, eshte shume ndryshe nga c’e kishin njohur deri tani dhe nuk po ben me asnje shaka. Ndersa sipas Aides ai eshte jo thjesht i stresuar, por i inatosur e i egersuar.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saturday, 28 February 2009

Big Brother Albania 2: Aida, Arjoni dhe Pavlini Te Nominuar!

Aida Arjoni Pavlini Big Brother Albania 2 Nominuar

BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 3, TE NOMINUARIT

AIDA TROKA
ARJON MUCA
PAVLIN POLIA

Nga te gjithe rrjetet e telefonise celulare ne Shqiperi e Kosove

Per te VOTUAR Aiden, dergoni: BB AIDA ne 15191
Per te VOTUAR Arjonin, dergoni: BB ARJON ne 15191
Per te VOTUAR Pavlinin, dergoni: BB PAVLIN ne 15191

Nga Shqiperia, mesazhi kushton 100 leke + TVSH. Nga Kosova, 80 cent + TVSH.

Ndersa, ketu tek AlbaVipNews.blogspot.com per te shprehur opinionin tuaj, votoni ne sondazhin ne te djathte!
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: arioni muqa
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 19 February 2009

Big Brother Albania 2: Pavlini, Historia e Marteses Sime!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Pavlini Big Brother Albania 2Pavlini: “Historia e marteses sime”
19/02/09 02:00

Pavlini ka treguar dje historine e marteses se tij. Ai ishte martuar ne vitin 2006 dhe ishte ndare ne gusht. “Fillimisht kishim vetem vajzen, -tregon ai. Pastaj gruaja ngeli shtatzane me djalin dhe kur u ndame ajo ishte shtatzane.” Ai thote se nuk kishte shkuar ta takonte gjate asaj kohe, sepse kishte frike se mos i krijonte shqetesime, por pasaj, kur djali kishte lindur, nuk kishte duruar dot dhe kishte shkuar. “Une jam tip i hapur, i shoqerueshem dhe kete mundesi ia dhashe edhe asaj, qe ajo te ishte e lire, te kishte shoqerine e saj. Une nuk i isha ai tip i burrit shqiptar, i prere per cdo gje, jo, une mendoja, ngadale-ngadale do t’i ndertojme gjerat!” Pavlini vazhdon duke e pershkuar ish-bashkeshorten e vet 23 vjecare si njeri te mire, por te llastuar e duke theksuar faktin se te ajo influencuan shume te tjeret e sidomos familja e saj dhe ajo i lejonte ata qe ta benin kete. Madje, sipas tij, ata filluan duke i thene se ai nuk bente per te, nuk ishte aq i bukur sa ajo, etj. “Dhe erdhi nje moment qe thashe stop, nuk funksionon me!” –thote Pavlini. Por familja dhe rrethi shoqeror ishin perpjekur ta benin te ndryshonte mendje, qofte per hater te vajzes, qofte sepse, ne fund te fundit, nuk ka familje pa probleme. Dhe keshtu ai kishte vendosur te bashkoheshin serish, ta provonin edhe njehere, kesaj rradhe duke jetuar vetem. Sic rrefen Pavlini, deri ne ate kohe ata jetonin me prinderit e tij sepse ai nuk e ndjente te largohej prej tyre dhe e ema e tij i ndihmonte shume per vajzen e vogel. Megjithate per t’i dhene lidhjes se tij nje shans tjeter ata u shkeputen prej familjes se tij e shkuan te jetonin me vete. Ne ate kohe e shoqja i kishte kerkuar te benin edhe nje femije tjeter dhe ai kishte pranuar. Por shtatzanine, sipas Pavlinit ajo nisi ta perdorte per te fituar terren. Ajo dhe po ashtu edhe familja e saj, filluan te ushtronin presion, sepse, gjithmone sipas Pavlinit, kete shtatezani te saj ata e kishin marre por dobesi nga ana e tij. Mosmarreveshjet filluan te perseriteshin dhe ai i kishte thene te shoqes qe ishte me mire qe ajo te kthehej tek njerezit e saj. Ai gjithsesi do te ishte i gatshem t’i pergjigjej per gjithcka. Megjithate kur kishte lindur djali ai kishte shkuar qe t’i takonte dhe madje i kishte treguar edhe se kishte aplikuar per te hyre ne Big Brother. “Do te behesh i famshem!” – i kishte thene ajo.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 10 February 2009

Big Brother Albania 2: Aida "Po Bej Pauze Dashurie"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 4

Big Brother Albania AidaAida “Po bej pauze ne dashuri”
10/02/2009 19:30

Debati mes Pavlinit dhe Aides ka zbuluar se vajza nga Tirana, ka pak kohe qe eshte ndare nga i dashuri vetem per nje periudhe te shkurter dhe kjo sipas ne te mire te lidhjes se tyre. Aida shpjegon se kjo ndarje ka te mira per te dyja palet, ku distancat dhe disa probleme te tjera mes tyre kane bere qe ata te bejne nje pushim te vogel mes tyre dhe kjo me nje kompromis qe ata kane vendosur mes tyre. Aida thote se nuk eshte egoiste nga natyra, pasi nese do te kishte qene do t’i kishte kerkuar te dashurit te kthehej nga Amerika, prandaj zgjodhur te kunderten, me mirekuptim te mendojne me shume mbi te ardhmen e lidhjes. Ajo shpjegon se gjate ketyre dy muajve te kesaj pauze ata do te reflektojne me shume per te ardhmen. Pavlini nuk arrin dot te kuptoje gjithe situaten qe tregon Aida, duke theksuar se nese ai do te ndahej nuk mund te bashkohej me per asnje arsye. Sipas tij shume vajza sapo ndahen nga nje djale lidhen menjehere me nje djale tjeter dhe kjo tregon se ato jane shume te dobeta.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: aida troka pavlin polia
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 9 February 2009

Big Brother Albania 2: Pavlin Flet Per Turizmin Malor!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 3

Big Brother Albania 2 PavliniPavlin flet per turizmin malor
09/02/2009 23:40

Pas darkes, bisedat e banoreve perqendrohen tek turizmi, ku duket se ai malor eshte nje teme mjaft e perfolur mes konkurenmteve. Keshtu Pavlini duke qene se eshte shume i lidhur me kete zone turistike tregon per bukurine e alpeve, per mikpritjen e zones si dhe 40 hanet e ngritura ne mes te maleve te cilat arrijne te mirepresin deri ne 8 mije turiste ne vit. Pavlini tregon edhe per nje pasion tjeter te tij, qe jane kamerat e fshehta dhe ka shume deshire qe te merret me keto gjera dhe te jete protagonist. Nderkohe Adi eshte i merakosur per kuzhinen, pasi sipas tij eshte e padrejte qe gatuan nje person dhe hane 13 te tjere, prandaj u ka kerkuar banoreve te jene me te gatshem ne ndarjen e detyrave qe te gjithe te shijojne darken, pa menduar kush u lodh per te gatuar.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: pavlin polia ardian pojana
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Pavlini Rrefen Per Martesen e Tij

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 3

Big Brother Albania 2 PavliniMe kanun jam ende i martuar
09/02/2009 11:40

Pavlini i rrefen Republikes se edhe pse martesa e tij ka marre fund, me kanun ai eshte ende i martuar. Ne fakt, me ligj, martesa e tij nuk mund te quhet e tille sepse nuk e kane kryer celebrimin. Ajo qe i mungon me shume jane femijet, te cilet jetojne me mamane e tyre. Ai ka nje djale dhe nje vajze e kete te fundit ka 5 muaj pa pare.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: pavlin polia
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 8 February 2009

Big Brother Albania 2: Pavlin Polia Profil!

Pavlin Polia
/photo top channel/

BIG BROTHER ALBANIA 2: PAVLIN POLIA PROFIL!

Datelindja: 30 shtator 1981
Mosha: 27 vjec
Vendlindja: Theth, Shkoder
Vendbanimi: Theth, Shkoder
Gjendja civile: I divorcuar
Gjuhe te huaja: italisht dhe pak anglisht
Instrumenta: Pak kitare
Profesioni: I papune
Hobi: Turizmi

Do te hyje ne Big Brother sepse: do te tregoje historine e jetes se tij, te jape nje mesazh pozitiv dhe te fitoje cmimin e madh, te cilin do e perdorte per te hapur nje zyre informacioni per turistet ne zonen e Thethit.

Karakteristika: I urte, i duruar, shume i rrahur nga jeta. Eshte i ndare nag gruaja per ceshtje kanuni dhe nuk e shikon me femijen e tij. Nuk e ka problem ta diskutoje kete teme ne shtepi. Ka jetuar 9 vjet ne Itali. Tani do te donte te bente dicka me shume per vendin e vet dhe BB do ta ndihmonte shume per ta realizuar kete. Eshte i duruar dhe nuk nervozohet lehte. Nuk do te jetoje me me “syte mbyllur”.


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online