All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Petrit Beci. Show all posts
Showing posts with label Petrit Beci. Show all posts

Thursday, 11 December 2008

Festivali 47-te RTSH: Sivjet Jo 100% Live!



Sic e do Eurosong-u


Festivali i Kenges ne RTSH ne 19-21 dhjetor. Kete vit konkurrojne per te fituar bileten per ne Eurovizon 20 artiste. Festivali, pervec prezantimit, ka ndryshuar edhe formulen e konkurrimit. Muzika ne skene 70% live.

Organizatoret e Festivali te Kenges ne Radio Televizion prezantuan dje edicionin e 47-te te ngjarjes me te madhe zytare gjate nje viti. Drejtori i pergjithshem i festivalit, Petrit Beci, ben me dije se kete vit ka ndryshuar formula e konkurrimit ne tri net.

Nata e pare i takon prezantimit te kengeve. Nata e dyte do te jetekonkurs i nderthurur me spektakel. Ne kete aspekt drejtori Beci tha se festivali tenton t’i afrohet formatit te “Eurosong Contest”.

Naten e dyte publiku do te degjoje kenget e gares te interpretuara ne tjeter menyre. Kengetaret “big” te muzikes se lehte shqiptare si Irma dhe Eranda Libohova, Aleksander Gjoka, Mariza Ikonomi etj, do te kendojne ne duet me pjesemarresit.

Ndersa nata e trete do te jete nje konkurs i forte mes atyre qe marrin pjese per here te pare dhe atyre qe rikthehen ne skenen e Pallatit te Kongreseve ne datat 19, 20 dhe 21 dhjetor. Ne kete edicion te 47-te garojne per cmimin e pare kengetare dhe grupe muzikore nga Shqiperia dhe Kosova.

20 te perzgjedhurit jane Adelina Thaci, Agim Poshka, Besa Kokedhima, Bledi Polena, Burn, Dorina Garuci, Endri e Stefi Prifti, Era Rusi, Erga Halilaj, Evis Mula, dueti Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli, Julian Lekocaj, Kejsi Tola, Kujtim Prodani, Marjeta Billo, bashkepunimi Rovena Dilo - Eugent Bushpepa, Shpat Kasapi, Soni Malaj, Vedat Ademi, dhe grupi West Side Family.

Votimi, edhe ai eshte “marre hua” nga Eurosong-u. Vleresimi i kengeve do te behet nga nje juri profesionistesh dhe vete publiku. Emrat e shtate anetareve te jurise nuk jane bere ende publike por dihet qe vota e tyre vlen me shume se e publikut.

Kete vit u perballen per te fituar te drejten e pjesemarrjes ne festival rreth 72 krijimepor vetem 20 u perzgjodhen per garen e madhe, ne ndryshim nga edicionet paraardhese ku konkurrimi ka qene disi me i haperdare dhe me mbi 30 kenge, mes tyre edhe kenge te nje niveli qe dukej se nuk kishin kaluar ne “shoshe”.

Drejtori artistik i festivali, Pirro Cako, shprehet optimist dhe shpreson qe edhe publiku t’i prese njelloj si prurjet ne fjale.

Organizatoret u treguan te hapur te shprehen pa doreza per buxhetin total te Festivalit te dhjetorit. Plot 22. 7 milione leke, nga te cilat 4 milione jane shpenzuar vetem per skenografine. Nje e dhene qe konfirmon edhe njehere deshiren per te servirur me shume spektakel, ashtu sic ben Eurovisioni. Ky buxhet dhe me pak pjesemarres do te thote, sipas Becit, pagesa me te mira per te drejten e autorit.

Formule “ndryshe” mendohet te kete edhe prezantimi. Elsa Lila rikthehet per te dytin vit radhazi ne festival si prezantuese, e shoqeruar nga dy aktoret komike Julian Deda dhe Gentian Zenelaj. “Do te shihni anen time komike”, u shpreh Elsa gjate konferences per shtyp. Per here te pare ne pozicionin e prezantuesit ndodhet Julian Deda. “Elsa e ka provuar nje here, kurse tani po e provon me ne te dy. Ndersa me Gentin po e provoj ne nje pozicion tjeter”,- tha Juliani emri dhe portreti i te cilit vijne nga skena televizive e “Portokallise”.

Gjate prezantimit ai nuk i kurseu “fjalet e mira” per ata qe kane prezantuar festivalet me pare. ”Do mundohem qe me prezantimin tim te thyej barrierat klasike te prezantimit. Jo me shpatulla drejt dhe ze i trashe”. Ndersa per Gentjan Zenelajnprezantimi i ketij festivali eshte nje rast qe te jepet vetem nje here ne jete.

Nata e dyte e Festivalit eshte menduar te jete me shume ne formen e spektaklit. Publikut do t’i ofrohet nje kolazh me kenget me te mira te festivaleve deri ne vitin nentedhjete. Kengetare te afirmuar do te kendojne “hitet” e festivaleve te para ’90-es. Ata do te shoqerohen nga Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar nen drejtimin e dirigjentit Eno Koco. Te gjitha kenget do te shoqerohen edhe nga nje band i vecante. Per kete kolazh organizatoret shprehen njezeri se do te jete “live”, ndersa per sa i perket gjithe festivalit, zerat ne kete aspekt nuk perputhen.

Per drejtorin artistik Pirro Cako kengetaret kane kenduar dhe vazhdojne te kendojne drejtperdrejt. Vetem zerat shoqerues jane te regjistruar.

Ndersa per drejtorin e pergjithshem, Petrit Beci, menyra e sjelljes se muzikes dhe kenges ne skene eshte nje problem i vjeter dhe i sqaruar. Orkestra interpreton drejtperdrejt. Regjisor Pali Kuke shfaqet me bashkekohor duke rimarre njelloj si parafolesit shembullin e Festivalit Evropian te Kenges.

Aty, sipas Kukes, merr rendesi spektakli, vetem vokali eshte “live” ndersa gjithe pjesa tjeter eshte e regjistruar. Nenteksti eshte i qarte. Nese duam te prezantohemi “denjesisht” ne kete konkurs nderkombetar me fituesin e Festivalit ne RTSH duhet te bejme pike per pike si “ata” te Eurosong-ut.

Beci i eshte referuar pervojes ne vite te festivalit kur termi “live” apo “play back” nuk diskutoheshin. Gjithcka ishte “e gjalle”. Prova me e madhe e nje kengetari ishte mikrofoni. Ndersa pas viteve ’90 gjerat ndryshuan. Kengetaret nuk ishin me te detyruar te kendonin drejtperdrejt.

Mjaftonte te shoqeroje cd-ne dhe kishe konkurruar denjesisht. Situatat do te ndryshonte ne fillim te viteve 2000. Festivalet duhej te beheshin serish drejtperdrejt. Ndonese po kalon dekada e pare, te kenduarit drejtperdrejt mbetet akoma nje deshire qe shpresohet te realizohet. Beci tha se ne vitin 2009 festivali i dhjetorit do te jete i gjithi live.

Flet Selim Ishmaku: LIVE APO JO LIVE?

Debati ngelet po ai. Kendohet apo jo drejtperdrejt ne festival. Nese jo, cilet jane ata qe bejne gjoja? Redaktori pergjegjes per muziken ne Festivalin e fundvitit Selim Ishmaku sqaron se vetem 70 per qind e orkestres se RTSH, do te interpretoje drejtperdrejt. Pjesa tjeter qe perfshin organo, bateri, perkursoin, do te jete e regjistruar. Brezi i ri i kompozitoreve preferon te beje muzike ritmike dhe kjo kerkon prezencen e ketyre instrumenteve “te forta”.

Por duke mos qene pjese e orkestres ato nuk mund te ngjiten ne skene dhe prezenca e tyre do te realizohet nepermjet regjistrimit. Per kete “kaos”qe eshte krijuar mes instrumentave kompozitori Ishmaku “fajeson” krijuesit e rinj. Sipas tij ata nuk kane formimin e duhur muzikor. Ai gjithashtu le te kuptohet se ka nje ndarje te qartemes brezit te ri dhe kompozitoreve me pervoje si Shpetim Saraci, Alfred Kacinari, Endri Sina dhe Elton Deda qe nuk kane frike nga te kenduarit apo ekzekutimet live. Ky i fundit (Deda), madje kishte aplikuar per te qene pjese e ketij festivali por per arsye qe nuk dihen hoqi dore ne momentin e fundit. /yllka lezo/shekulli/10.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online