All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Portokalli. Show all posts
Showing posts with label Portokalli. Show all posts

Monday, 25 February 2013

Gentian Hazizaj, si emigrant ne "Portokalli"

Gentian Hazizaj kthehet ne “Portokalli” si emigrant

Pasi e kemi pare te sjelle absurditetet e kohes se komunizmit ne “Portokalli”, Gentian Hazizaj do te vije ne kete sezon te ri te varietese me histori te tjera.

Kete sezon, aktori ka vendosur te na beje per te qeshur me absurditete te jetes se nje emigranti.

Por per t’i dhene sa me shume larmi roleve te tij, produksioni i “Portokallise” kerkon pjesemarrjen edhe te publikut, te atyre qe kane ndonje histori per te qeshur emigrantesh per te treguar. Per kete, produksioni kerkon qe te gjitha historite te dergohen ne adresen e emailit: portokalli@top-channel.tv.

Sunday, 24 February 2013

Jonida Maliqi refuzon "Portokalline"

Jonida refuzon prezantimin e “Portokallise” dhe jurine e “Gjeniut”

Jonida Maliqi prej kohesh eshte bere pjese e “Top Channel”-it si drejtuese e njeres prej skuadrave ne emisionin e perjavshem te Xhemi Shehut, “Dua vendin tim”. Ajo qe te gjithe vleresojne tek Jonida, pervec pamjes se saj teper te kuruar dhe stilit te vecante, eshte humori dhe buzeqeshjet qe e shoqerojne kengetaren cdo puntate. Duket se Jonida e zoteron skenen, po aq sa ne kenge, edhe ne rolin e prezantueses. Se fundmi ajo eshte perfolur per dy propozime te reja qe i kane ardhur nga drejtuesit e “Top Channel”-it, te cilet kane shfaqur deshiren per ta pasur Joniden ne rolin e moderatores se dy produksioneve te rendesishme, si “The Voice Kids” dhe “Portokalli”. Burime prane ketij televizioni na kane rrefyer se per prezantimin e “Portokallise” Jonida ka marre nje propozim konkret, te cilin e ka refuzuar.


Monday, 10 September 2012

Altin Basha: "Portokalli" vjen me aktore dhe karaktere te reja...

Altin Basha: “Portokalli” sjell aktore dhe karaktere te reja

30 shtatori do te jete nata e pare e spektaklit “Portokalli” per kete sezon ne “Top Channel”, nderkohe qe nis keshtu maratona e humorit e te dielave, qe e ka kaluar deri tani shifren 200 te shfaqjeve. Te gjithe jane kureshtare te dine per surprizat e nates se pare te spektaklit, qe per te katertin sezon do te vazhdoje te prezantohet nga Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi. Per sa u perket ndryshimeve ne konceptin e spektaklit, regjisori Altin Basha tha per gazeten “Panorama” se: “Kete sezon do te sjellim nje “Portokalli” me disa ndryshime ne permbajtje dhe ne skenografi”. Per sa u perket aktoreve dhe karaktereve qe ata do te sjellin, Basha pohoi se ”jemi ende duke zhvilluar audicione per pranimin ne trupen e njohur te aktoreve te rinj qe mund te jene kater deri ne pese aktore”.

Sunday, 24 June 2012

Xhemi Shehu dhe polici i "Portokallise" prezantues te "Summer Fest"...

Xhemi dhe polici i “Portokallise”, prezantues te “Summer Fest”

Sic besojme se e keni pare tashme dhe ne ekran, pritet qe keto dite ne qytetet bregdetare shqiptare, “Top Channel” te nise nje ‘ festival bar’. “Summer Fest”, eshte festivali qe pritet te beje bashke emra shume te njohur te skenes shqiptare. Drejtimin e ketij festivali, qe do te kete si skene sheshet e qyteteve kryesore ne Shqiperi, do ta kete prezantuesja e “E Diell”, Xhemi Shehu, dhe aktori i dashur i “Portokallise”, Florian Binaj, apo sic e njohim ndryshe ne, polici. /bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Jamie and the police of "Portokallise" presenter "Summer Fest"

Tuesday, 5 June 2012

Ledio Lako, gjen femer pas dy vitesh "single"...

Ledio i “Portokalli-se” ne intimitet me nje bionde pas dy vitesh “single”

Ish-e dashura e tij ka qene nje vajze brune, ndersa tashme ai fotografohet me nje bionde. Aktori i njohur i spektaklit te humorit “Portokalli”, Ledio Lako, i cili eshte bere shume i njohur me rolin e Ramadanit, eshte fotografuar ne fundjave ne shoqerine e nje vajze bionde, ndersa argetohej ne club “Blow” ne zonen e ish-Bllokut. Pas gati dy viteve “single”, kjo eshte hera e pare qe aktori i humorit fotografohet me nje femer ne club, me te cilen here pas here shkembente puthje e perqafime. Ne intervista e ndryshme, Ledio ka pohuar se pas ndarjes nga e dashura balerine, ende nuk ishte njohur me nje femer me te cilen mund te krijonte lidhje serioze, dhe te mund te shfaqej hapur ne publik. Ne lidhje me preferencat e tij per femren qe do deshironte ne krah, ai ka pohuar se do e deshironte fisnike dhe jo materialiste. Pasi i dha fund lidhjes se tij disi te gjate nga e dashura e tij balerine, aktori ka pohuar gjithmone ne media se vazhdon te mbaje statusin “single”. Nderkohe qe jeta e tij vijon normalisht me punen si aktor ne spektaklit e humorit “Portokalli”.

Saturday, 3 March 2012

Altin Basha: "Portokalli", ja surprizat e sezonit te ri...

Altin Basha: “Portokalli” ne shfaqjen e 201, ja surprizat e sezonit te ri

Neser do te nise transmetimin ne “Top Channel” spektakli i njohur “Portokalli”, duke nisur keshtu sezoni i pare i te dielave te humorit ne “Top Channel” per vitin 2012. Te gjithe jane kureshtare te dine per surprizat e nates se pare te humorit te spektaklit, qe per te tretin sezon do te vazhdoje te prezantohet nga Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi. Per sa i perket konceptit te show-t, regjisori Altin Basha tha per gazeten “Panorama” se “edhe kete vit ky spektakel humori do te vazhdoje te shfaqet me te njejten formule qe ishte vitin e kaluar “Portokalli Channel”, ku aktoret sjellin pjeset e tyre si ne nje programacion te plote televiziv. Basha pohoi se “Portokalli jep sot shfaqjen e 201-te, dhe ne 7 vjet e gjysme spektakel, ne nje bilanc shfaqjesh me kater premiera ne muaj, kemi mundur te kapim rekordin e 50 viteve te punes normale te nje teatri, qe mund te jape vetem kater premiera ne vit”.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online