All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Produkt 28. Show all posts
Showing posts with label Produkt 28. Show all posts

Tuesday, 23 April 2013

Fabi dhe Olta, presin jo nje, por dy femije binjake...

Fabian Basha & Olta Ahmetaj
Fabi i Produkt 28 pret te behet baba i dy binjakeve

Dhe lajmet e bukura per femije qe presin te vijne ne jete nuk kane mbarim. Nje tjeter personazh i njohur per publikun, pret te behet baba. Behet fjale per Fabin, nje nga anetaret e grupit Produkt 28, i cili prej shume vitesh eshte ne nje lidhje me balerinen simpatike Olta Ahmetaj, te cilen te gjithe e mbajme mend nga pjesemarrja e saj ne te tre edicionet e "Dancing with the Stars". Ata prej shume vitesh kane statusin e te fejuarve, bashkejetojne dhe lajmi i bukur eshte qe se fundmi presin jo nje, por dy femije. Ky lajm i ka gezuar shume te dy, si Fabin dhe sidomos Olten, e cila gjithmone e ka pritur me padurim momentin kur do te behej nene. Ne i urojme Oltes nje shtatzeni te mbare dhe te lindin dy bebe te bukura dhe te talentuara, sic jane dhe mami me babin. /revista paloma/

Friday, 12 April 2013

Fabi, Turi dhe Albani rikthehen me "Ajer" [VIDEO]

Produkt 28 sjell klipin "Ajer"

Grupi i muzikes "Produkt 28" ka sjelle klipin me te ri me titull "Ajer" pas nje mungese te gjate ne tregun muzikor.

Djemte e grupit, Alban Kondi, Turjan Hyska dhe Fabian Basha kane ardhur me nje realizim te ri, ku kane sjelle nje kenge te lehte, me nje klip ku mbizoterojne ngjyrat e erreta dhe gjate kohes qe kendojne djemte shoqerohen nga disa balerina qe kercejne.

Si duket kete here djemte kane menduar te kthehen fuqishem duke vazhduar projektet e tyre muzikore. Ata kane planifikuar te vazhdojne koncerte ne Shqiperi dhe ne vende te tjera ku jetojne shqiptare. “Produkt 28” eshte nje grup mjaft i pelqyer ne tregun shqiptar per muziken dhe klipet e vecanta qe realizon.

Saturday, 6 April 2013

Revista BLUETOOTH - 6 Prill 2013

Revista BLUETOOTHRevista BLUETOOTH, 6 Prill 2013
  • Valbona Coba: Ju rrefej ditet e para me Aiden! Simboli i bukurise shqiptare rrefen nga SHBA, gjithcka, qe nga momentet kur e mori te voglin per here te pare ne krahe e deri tek netet pa gjume
  • "Big Brother": Pas Elenes, edhe Joana e nxjerr ne shesh. Mamaja: Anaidi vendos vete, s'bej asnje koment per Joanen. Vigani: Elena me ka dale nga qejfi, kam ulur veten!
  • Bleona "cmend" publikun gay! Fotot e kengetares mes komunitetit LGBT ne Palm Springs
  • Intervista; Ilda, vajza qe ju ben ta doni sportin!
  • Performancat e kopjuara ne "X Factor"
  • Zhvishet edhe Elvana!
  • Rikthehet "Produkt 28"
  • Big Mama behet serish "BIG"
  • Te rejat e BB6; Joana: Elona, histerike, injorante, katundare e shkrete; Anaidi-Joanes: Me kete sjellje do dalesh nga shtepia; Olta: Nuk ndjej per Ilirin, e shoh si shok; Marselini-Ilirit: S'ke per te fituar kurre!

Thursday, 8 December 2011

Produkt 28 Kthehet me Kenge dhe Video te re...

Njeshi i grupit “Produkt 28”

Pas nje pauze te gjate grupi i tre djemve te “Produkt 28” jane kthyer me nje suprize per fansat e tyre ne kete fundvit. Ata sapo kane realizuar edhe videoklipin e kenges se tyre te re e cila pritet te shfaqet ne televizionet muzikore shume shpejt. Titulli i kenges eshte “My Number One” dhe sic komentojne faqet e ndryshme te internetit ka shume mundesi te rikthehet ne nje hit. Prej kohesh te tre djemte jane kane kenduar te vecuar: Turi drejton nje emision ne Vizion Plus si dhe po perjeton nje lidhje te bukur me Orinda Huten, Albani deri tani ka pasur disa eksperienca solo, po keshtu edhe Fabiani. posted at albavipnews.blogspot.com. Ndoshta per te treguar se ata nuk jane ndare, sic mund te jete menduar kane vendosur te tregojne te kunderten. /shqiptarja/dhjetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Saturday, 18 October 2008

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani Se Bashku Ne Miss Globe 2008

Alban Skenderaj & Miriam Cani

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani se bashku te “Miss Globe”

Shume surpriza kane pergatitur organizatoret e “Miss Globe International”, qe per te pestin vit zbret ne Shqiperi. Mbremjen e se dieles ne nje skene te ndertuar enkas ne Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, me nje dekor bardh e zi dhe tre pasarela qe zbresin deri prane publikut do te parakalojne 37 bukuroshe nga te pese kontinentet e Globit. Nen prezantimin e Hygerta Sakos dhe Piter Bross mbremja e 19 tetorit duket se do te zbuloje shume supriza per publikun shqiptar. Dy studente te Akademise se Arteve, Heroldina Koçillari dhe Edlira Bozo kane punuar pa nderprerje per gjashte dite me radhe per te krijuar maskat qe konkurentet e ketij viti do te mbajne gjate parakalimit para publikut me fustanet e mbremjes. eshte nje risi speciale e ketij viti qe vetem sa do ta shtoje luksin e mbremjes. “Ideja e maskave eshte qe pavaresisht se behet fjale per misse, - per 37 vajza te bukura qe synojne te gjitha kuroren e “Miss Globit”, - perçojne karaktere te ndryshme”, thote Heroldina. Ato do ta shfaqen me te njejten maske te gjitha, por brenda tyre fshihen karaktere kretesisht te ndryshem nga njeri tjetri”. Dhe nuk mbaron me kaq. Sepse mbremjen e se dieles ka akoma shume te ftuar speciale qe do te shtojne ritmin e ketij edicioni te radhes se “Miss Globe”. Do te shfaqen per here te pare se bashku ne skenen shqiptare edhe Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. Nje çift qe kohet e fundit ka qene jo pak i pranishem neper kronikat roze te kryeqytetit, per historine e tyre te dashurise. Ne fillim lidhja e tyre qarkulloi vetem si thashethem dhe vetem pak dite me pare ne klipin e tij te ri, Albani u shfaq ne nje bashkepunim te pare me bukuroshen Cani. Me shume detaje rreth tyre, mbase do te zbulohen te dielen, paraditen e se ciles Alban Skenderaj pritet te fluturoje drejt Tiranes. Ne fakt, sipas planeve ai duhej te kishte mberritur qe te shtunen ne Shqiperi, por nje vonese e paparashikuar e ka shtyre udhetimin e tij per paraditen e 19 tetorit. Perveç tyre ne skenen e “Miss Globe” do te performoje edhe Valbona Mema, e cila me aq sa thuhet parashikonte te realizonte nje duet me kengetaren tjeter te njohur te muzikes popullore Artiola Toska. “Produkt 28” dhe “Djemte e detit” gjithashtu premtojne t’i ofrojne publikut nje performance speciale. Sa per jurine? Edhe kesaj here emrat e zgjedhur jane personazhe te spikatur ne fusha te njohura. Perveç drejtoreve nacionale qe çdo vit vizitojne Shqiperine, ne jurine perzgjedhese te ketij viti do te jene edhe Arta Dade, Halim Kosova, Hervin Çuli, drejtori i “Porche” ne Shqiperi, Edit Mihali dhe Rajmonda Bulku. /Panorama Plus, 18.10.2008/

Shikoni performancen ketu Albani dhe Miriami
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online