All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label QUMILI. Show all posts
Showing posts with label QUMILI. Show all posts

Thursday, 30 October 2008

Ky Eshte Qumili i 28 Personazheve

Sevdai Radogoshi Qumili
/photo albanota/

Interviste me humoristin e mirenjohur, Sevdai Radogoshi - Qumili

Ky Eshte Qumili i 28 Personazheve

Eshte nje nder humoristet shqiptare qe ka realizuar qindra skece humoristike. Aktron 28 personazhe te ndryshme, te cilet, per nga karakteri, jane krejtesisht te ndryshem nga njeri-tjetri. Eshte duke punuar qe ta rikthej serish ne skene programin e viteve ‘80 “Qesh e ngjesh”, i cili program u mbyll dhunshem bashke me RTP-ne e atehershme nga pushteti jugosllav. Dite me pare, ka realizuar nje projekt tjeter interesant “Qumili ne Velipoje”, me te cilin synon qe t’i bashkoje humoristet e gjenerates se vjeter me ata te gjenerates se re. Humoristi i madh, Sevdai Radogoshi, apo sic njihet ndryshe Qumili, flet per lexuesit tane.

“Kosova Sot”: Sapo keni perfunduar punet rreth nje projekti te ri. Per cfare projekti behet fjale?
Sevdai Radogoshi: Sapo e kam perfunduar nje projekt te ri humoristik, i cili titullohet “Qumili ne Velipoje”. Ne kete projekt ka skece te ndryshme humoristike qe lidhen me jeten tone te perditshme. Ketu ka nente personazhe, eshte videokasete me grimca humoristike. Nderkaq, tashti jam duke u pergatitur per projektin e Vitit te Ri, dhe jam duke punuar me “Euro Lindin”. Pasi ta perfundoj kete projekt, do te fillojme me programin “Qesh e ngjesh”, i cili emision ka qene shume i popullarizuar ne vitet e 80-ta, mirepo ate kohe pushteti i dhunshem i Serbise e mbylli RTP-ne dhe me kete u shua edhe emisioni “Qesh e ngjesh”. Bile, eshte interesante se kemi qene duke incizuar emisionin e ri kur policia e atehershme jugosllave ka pushtuar televizionin e atehershem te Prishtines. Gjithnje kam menduar qe t’i rikthehem ketij emisioni, sepse une vete kam qene autori i shume skeceve dhe dua qe ajo kohe te perseritet serish dhe besoj se keshtu do te ndodhe.

Rikthehet emisioni “Qesh e ngjesh”

“Kosova Sot”: Ju luani disa personazhe ne kete projekt, cili personazh shfaqet me shume?
Sevdai Radogoshi: Nga vete titulli i projektit kuptohet se personazhi i kryesor i ketij projekti eshte Qumili, nje plak tipik gjakovar, qe kalon pushimet ne Velipoje. Ka edhe personazhe te tjera, mirepo Qumili eshte ai kryesori.

“Kosova Sot”: E permendet pak me lart se, pas me shume se dy dekadash, do te mundoheni ta riktheni ne ekranin televiziv emisionin shume te popullarizuar “Qesh e ngjesh”. Cka ju shtyri te mendoni per nje rikthim te ketij emisioni pas kaq vjetesh?
Sevdai Radogoshi: Per t’iu rikthyer ketij emisioni me kane shtyre njerezit e mi, te afermit e mi dhe simpatizantet e shumte. Kjo nuk do te thote se televizionet tona nuk kane programe humoristike. Ka dhe bile shume te mira, por eshte nostalgjia ajo qe me beri t’i rikthehem, sepse ka qene nje emision shume i ndjekur dhe shume i pelqyer. Pastaj me ka shtyre edhe ajo se jane lene anash aktoret e vjeter, si i madhi Mixha Rame e shume aktore te tjere qe nuk do t’i permend me emra. Ne kete projekt synoj qe t’i perfshij te gjithe aktoret e vjeter, qofshin ata te Teatrit te Prishtines, Gjakoves apo Gjilanit, por nuk do te lihen anash as aktoret e rinj. Ky program do te transmetohet nje here ne muaj, sepse te gjitha skecet do te xhirohen ne terren. Te kerkosh kualitet, duhet te punosh me gjate, prandaj mendoj qe afati njemujor do te ishte i mjaftueshem per te bere nje program te mire me vlera te mirefillta artistike, sepse emisionet qe behen jave per jave nuk kane kualitet, por vetem kuantitet.

Humorist i 28 personazheve te ndryshme

“Kosova Sot”: Jeni nder humoristet e pakte shqiptare qe keni luajtur disa role. Sa role i keni bere deri me sot?
Sevdai Radogoshi: Deri me sot i kam luajtur 28 personazhe te ndryshme ne vazhdimesi. Kete numer synoj ta bej 50 dhe shpresoj se nje dite kete do ta arrij. Kur te arrij ne 50 personazhe, atehere do te ndalem aty dhe nuk do te vazhdoj te krijoj personazhe te reja. Te gjithe keto personazhe i kam aktruar njejte, por eshte publiku qe zgjedh se cili personazh i pelqen me shume, e cili me pak.

“Kosova Sot”: Ishte ne nje kohe shume i shikuar emisioni “Treshi persheshi”?
Sevdai Radogoshi: Ka qene shume i famshem, per shkak se ne kemi bere humor te mirefillte. Ne nuk kemi pranuar te bejme humor neper rimorkio dhe kjo ka bere qe ne te qendrojme kaq gjate ne skene. Ka shume te tille qe sot e quajne veten VIP-a qe dikur kane kenduar neper Maqedoni ne rimorkio te traktoreve, e ne ate kurre s’e kemi pranuar.

“Kosova Sot”: Sa i ndiqni emisionet humoristike qe behen sot?
Sevdai Radogoshi: I shikoj emisionet e Valon Malokut dhe te Besim Dines. Mirepo, ajo qe me se shumti me ben per te qeshur nuk jane aktoret qe aktrojne, por mysafiret e ftuar, konkretisht kengetaret, te cilet, pa pike turpi genjejne publikun se kush kane qene e kush jane. Ata nuk duhet te mburren aq shume sa edhe mburren. Ata duhet qe para shikuesve ta tregojne te verteten, e jo te thone gjera qe kurre s’i kane arritur. Ata pretendojne qe jane VIP-a, e ne realitet nuk jane.

“Kosova Sot”: Keni dhene shume per humorin shqiptar. A keni lene pasardhes qe do te mund t’i ndiqte hapat tuaj ne te ardhmen?
Sevdai Radogoshi: Ju them me plot bindje se djali im ka shume talent per humor. Ai di te imitoje shume mire dhe kam shprese se ai do te behet aktor shume i mire i humorit. Shpesh angazhohet neper projektet e mia dhe tregon talentin qe e ka./b.zyberi/kosova sot/29.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online