All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Rajmond Prenaj. Show all posts
Showing posts with label Rajmond Prenaj. Show all posts

Monday, 6 May 2013

Rajmond Prenaj sjell “Vendi im” (Video)

Këngëtari i njohur shqiptar Rajmond Prenaj ka sjellë këto ditë një video fantastike dhe një këngë shumë të bukur.

Kënga mban titullin “Vendi im” dhe është punuar nga Genc Prelvukaj, ndërsa video është xhiruar nga produksioni “Max Productions”.

Kënga i kushtohet vendlindjes dhe është pritur shumë mirë nga të gjithë duke marrë komentet e para shumë pozitive./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Wednesday, 20 March 2013

Rajmond Prenaj nuk ndalet me hite

Është babai i dy fëmijëve, shembullor në përkujdesin e tyre, por një nga këngëtarët më të mirë në tregun e diasporës dhe shumë i kërkuar në dasmat shqiptare dhe jo vetëm.

Ky është Rajmond Prenaj, i cili ka lindur për të kënduar, por kurrë nuk e harron se një shtysë e madhe ka qenë në fillimin edhe sot si mbështetës kryesor babai i tij.

Rajmondi në këtë rrëfim na tregon dashurinë e madhe të tij për muzikën, ndërsa zbulon për ne se tashmë vjen bashkëpunimi i rradhës, me producentin Genc Prelvukaj, për më tej ndiqni intervistën!

Për momentin që po përgjigjesh ku ndodhesh?
Rajmond Prenaj-Së pari përshëndetje dhe ju falenderoj nga zemra për këtë intervistë, ku përmes kësaj bisede jam më pranë fansave të mi dhe miqve që i kam të cilët i respektoj pa masë. Për momentin gjendem në Zvicër, ku që 5 vite jetoj dhe veproj këu, gjithmonë pranë Muzikës (Koncerteve, dasmave si dhe ahengjeve të ndryshme familjare )

Cili ishte koncerti i fundit që more pjesë, apo mbrëmja e fundit?
Rajmond Prenaj -Koncertet e fundit kanë qenë me rastin e 5 vjetorit të Pavarsisë dhe Shën Valentinit në Luzern (Höfli), Lenzburg (Diskoteka Puls) si dhe ne Sursse (Shoqata shqiptaro -zviceriane -SHOQERIA-) të cilët i falenderoj përzemërsisht për këto 3 netë radhazi kanë qenë organizime shumë të mira

Thursday, 27 December 2012

Rajmond Prenaj, kengetari me i kerkuar ne Diaspore

Ai është prind i mirë, por edhe një këngëtar i suksesshëm, i cili ka një zë të vecantë.

E kemi fjalën për këngëtarin Rajmond Prenaj, të cilin e duan të gjithë organizatorët që ta kenë nëpër mbrëmjet e tyre, sidomos në këtë fund vit.

Rajmondi do të jetë më 28 dhjetor në një koncert në disko “Blu M” në Zvicër, ndërsa në natën e fundit të vitit duke kënduar e duke pritur Vitin e Ri në një koncert familjar në Zvicër, ku edhe këngëtari jeton.

Por ka menduar që dy ditët e para të vitit t’ia dedikojë edhe familjes së tij e ti kalojë me ta, për të nisur më pas me të tjera aktivite, koncerte dhe dasma të shumta, i cilësuar si një prej këngëtarëve më të kërkuar të gëzimeve dhe koncerteve të mbajtura në Diasporë.

Friday, 13 July 2012

Rajmond Prenaj sjell nje kenge ritmike dhe verore (Audio)

Pas këngës së bukur “Pa ty”, këngëtari Rajmond Prenaj sapo ka realizuar këngën më të re që mban titullin “Një herë”, dhe është një këngë tepër e përshtatshme verore me një ritëm të bukur të punuar nga Nexhat Mujovi Wirusi.

Për tekstin që ka një tematikë interesante është kujdesur Fatmir Muja. Kënga e re e artistit Prenaj do të jetë pjesë si audio në fillim në një kolazh me këngëtarët më të mirë të muzikës popullore.

Ndërsa mësuam se Rajmondi po mendon që kësaj kënge të vecantë ti realizoj edhe një video. Ju sigurojmë lexues të dashur se nëse e dëgjoni “Një herë” do ta dëgjoni gjithmonë dhe do ta bëni patjetër këtë këngë pjesë e hiteve tuaja të preferuara verore./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Raymond Prenaj brings a rhythmic song and summer

After the beautiful song "Without You" singer Raymond Prenaj has just realized the new song entitled "One time", and is a more appropriate song summer with a nice rhythm work by Nexhat Mujovi Ëirusi. For text that has an interesting theme is caring Fatmir Muja.

Monday, 11 June 2012

Rajmond Prenaj vjen gjithmone me hite te reja (Video)

Këngëtari, i cili e rrëmbeu pak ditë më parë çmimin e dytë në muzikën popullore në “Çelësi Muzikor 6”, Rajmond Prenaj, kësaj kënge të bukur ia ka realizuar këto ditë edhe një video interesante.

Kënga mban titullin ‘Pa ty’ dhe është një baladë shumë e veçantë, për çka edhe në kanalin YouTube ka marrë shumë klikime, ndërsa video është realizuar nga “Emf Creative”.

Këngëtari ka vite që këndon dhe bashkëpunon me emrat më të njohur të muzikës shqiptare, si Edmond Zhulali, Ilir Berani, Enis Presheva, Fatmir Muja etj. Ndërsa tani ai po punon me muzikantët Kushtrim Gashi,Eroll Ganij, edhe Hekuran Prenaj , ku është gjithmonë me ta nëpër mbrëmje muzikor dhe dasma.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online