All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Revista BLUETOOTH. Show all posts
Showing posts with label Revista BLUETOOTH. Show all posts

Saturday, 30 August 2014

Adelina Tahiri ia merr te dashurin Anjezes...

Adelina Tahiri vs Anjeza BrankaAnjeza le te dashurin, e merr Adelina Tahiri

Kengetarja e njohur Anjeza Branka eshte zyrtarisht singell. Pas nje lidhjeje 5-vjecare me te dashurin, kemi zbuluar se kengetarja eshte serish beqare. Mesohet se ky ka qene nje vendim i vete Anjezes.

Burime prane kengetares bejne me dije se Anjeza nuk deshironte angazhime te metejshme familjare, duke zgjedhur t'i perkushtohej vetem djalit qe ka nga martesa e saj e pare dhe kjo eshte bere shkak per ndarje. Me sa duket, ai nuk ka qene mashkulli i duhur per Anjezen qe ajo te krijonte nje familje te re...

Sunday, 13 October 2013

Fatma: Nuk e ofendova Adelinen, e krahasova me Britney-in...

Fatma Haxhialiu
DEBATI NE EMISION, Adelina shperthen ne lot, pas ngacmimeve te Fatmes

Gjate emisionit “Top Show Magazine”, u be nje diskutim mbi kategorite e “artisteve” qe kemi ne Shqiperi, dhe qendra e bisedes ishte kengetarja Adelina Tahiri. Vajzat e “Thumb”, Aulona dhe Fatma, pas nje kritike te gjate mbi kengetaret qe kendojne ‘live’ dhe ata qe vetem performojne ne skene, vetem duke levizur buzet, kane shkaktuar lot tek Adelina. Ajo qe e ka ngacmuar me shume, duket se ka qene Fatma, e cila i tha Adelines se ne fakt ajo nuk eshte kengetare e mirefillte, duke qene se edhe ne studio kendoi me ‘playback’, por eshte se pari performuese. Fatma u drejtua me fjalet “ti nuk je kengetare, ti je performuese, sepse nuk kendon ‘live’”, ndersa Adelina Tahiri u pergjigj se ajo vjen nga nje familje artistesh dhe se media nuk merret me karrieren e saj, por me gjoksin. Ndersa Fatma ka shkuar me tej, duke e vene ne nje pozicion te veshtire vajzen bukuroshe: “Ti ke nje ze te mesem, medioker, dhe, kur vjen e veshur me pantallona lekure dhe nje rrip ne studio, nuk kendon ‘live’ dhe vetem kercen, normale qe me gjoksin do merren”. Kjo ka bere qe ne kohen e publicitetit kengetarja te qante. Ne nje interviste per “Bluetooth”, prezantuesja Fatma Haxhialiu sqaron situaten dhe “shton” te tjera kritika...

Adelina Ismajli: Kush tha qe s'jam martuar! [VIDEO]

Adelina Ismajli te "Prive"
...Jam martuar, mezi pres te behem nene

Intervista qe do te lexoni me poshte, do t’ju lere pa fjale, sepse kjo eshte gjeja qe di te beje me mire Adelina Ismaili. Befason gjithmone, me performanca, kenge e pergjigje... Pergjigje keto, qe ne kete interviste te shkurter per “Prive” jane thene me troc se kurre. Sic shprehu po ne te njejten menyre perpara disa javesh deshiren e madhe qe ka per t’u bere nene... “Prioriteti im per momentin eshte krijimi i nje familjeje, lindja e nje femije”, - pohoi Adelina, e cila, ne kete interviste rrefen edhe sakrificen qe do te beje kur te mbese shtatzene...

Tuesday, 1 October 2013

Gent Bushpepaj: Tradita e koncerteve rock duhet te vazhdoje...

Eugent Bushpepaj
Bushpepa: Ndjekesit e rock-ut po pakesohen, faji i medias

Per te gjithe te apasionuarit e muzikes rock, vjen sot nje lajm i mire. “Tirana Rock Festival 2013”, vjen serish kete vit si vazhdim i iniciativave te suksesshme te “Tirana Rock Festival 2012” dhe “Tirana Jazz and World Music Festival 2012 dhe 2013”.

Misioni i “Tirana Rock Festival” eshte krijimi i nje festivali tradicional rock-u, te pervitshem, i cili do te gjalleroje jeten artistiko-kulturore te kryeqytetit, duke u kthyer ne nje mjet te rendesishem komunikimi ndermjet brezave dhe shkembim kulturor me vende te tjera. Ky festival, me pjesemarrjen e Renis Gjokes, Blla Blla Blla, Samavayo, Copyleft dhe Eugent Bushpepes, do te mbahet te shtunen e 5 tetorit, ora 17.00, ne sheshin pas Pallatit te Kultures ne kryeqytet. “Bluetooth”-it te sotem do t’i bashkengjitet sot rrefimi i nje prej artisteve me te mire te rock-ut, Eugent Bushpepa

The Voice, Rezart Aga premton nje show te vertete!

Rezart Aga
“The Voice”, pritet te jete sezon i pakrahasueshem

Autori i talent show-t “The Voice of Albania”, Rezart Aga, zbulon risite dhe surprizat e sezonit te ri qe transmetohet ne “Top Channel”. Pas nje pjesemarrjeje mbreselenese, Rezi premton nje show te vertete!

Kur kane filluar perzgjedhjet per kete edicion te “The Voice”?
Audicionet paraprake kane filluar qe ne muajin mars, per t’u dhene mundesi sa me shume konkurrenteve qe te behen pjese e formatit ne kohe. Me pas kane vazhduar ne muajt e veres, deri me 7 shtator, qe ishte dhe audicioni permbylles. Ky i fundit, per t’u dhene mundesi te gjithe shqiptareve qe kthehen ne Shqiperi per pushime. Audicioni i fundit eshte kryer njekohesisht ne Tirane dhe Prishtine.

Monday, 2 September 2013

Rike Roci, "topless" ne plazhet e Ibizes...

... pushime ne Ibiza me te dashurin, del ‘topless’

Ajo do te mbahet mend gjate si banorja me e bukur e “Big Brother 6”. Megjithese jo me ‘kuroren’ e fitueses ne koke, Rike Roci mori kete vere gjithe vemendjen e medias, duke u kthyer keshtu ne personazhin me te dashur te kopertinave roze. Linjat e nxehta dhe tiparet tipike mesdhetare, jane ato qe e ndihmuan bukuroshen nga Durresi te fitonte faqet e para mes dhjetera personazheve te rendesishme. Keshtu do te ndodhe edhe sot, pasi fotot e pushimeve te Rikes ne Ibiza nuk mund te kalojne pa vemendje. Imazhet e nxehta te modeles krah te dashurit italian, Luka, publikohen sot per here te pare ne “Bluetooth”.

Dhe jo vetem kaq! Edhe kjo foto e ishbanores se “BB” me kurriz, qe te le te kuptosh se Rikja po ben plazh ‘topless’. Cifti simpatik ka zgjedhur qe te pushojne ne Formentera si fillim, per te vazhduar me tej ne Ibiza, ku Luka eshte i angazhuar me pune si DJ. Marredhenia e tyre u vu ne pikepyetje gjate kesaj vere, duke qene se Rikja u shfaq e vetme, nen shoqerine e miqve, teksa pushonte ne plazhet e jugut. Por ja tek vijne keto foto per te shuar cdo thashethem. Vajza bukuroshe do te shfaqet ne fillim te sezonit televiziv me nje projekt mjaft interesant, nga i cili nuk jane mesuar ende detaje.

Monday, 26 August 2013

Silva Gunbardhi, zbulohet lidhja me reperin Dafi...

Silva Gunbardhi lidhet me reperin e “Te ka lali xhan”

"Te ka lali xhan” e shnderroi ne kengetaren me te kerkuar ne diaspore Silva Gunbardhin, por sic kemi mesuar se fundmi, pervec suksesit i ka sjelle edhe dashurine.

Burime prane kengetares tregojne se vajza simpatike e skenes eshte lidhur me reperin e kenges ne fjale, Dafi Derti.

Dy te rinjte kane kaluar pushimet se bashku dhe Dafi e ka shoqeruar Silven ne te gjitha koncertet qe ajo ka pasur. Djaloshi ne fjale ka qene protagonist edhe ne disa kenge te tjera, serish ne bashkepunim.

Saturday, 24 August 2013

Angela Martini: Jeta ime i ngjan nje filmi...

Anxhela Martini: E verteta e erret qe media s’di per mua

Ka gjithcka nje femer do te enderronte te kishte… Eshte e bukur, joshese, e zgjuar, ben punen qe deshiron, ka vemendjen e meshkujve; i ka te gjitha. Anxhela Martini, modelja shqiptare e njohur ne mbare boten, rrefen ne kete interviste ekskluzive per “Bluetooth” te rejat e jetes se saj. Thote se aktualisht eshte e angazhuar ne nje projekt shume ambicioz, per te cilin nuk jep detaje, duke pohuar nga ana tjeter se linja e rroba banjeve po ecen me se miri. Deshira per te punuar e ka udhehequr ne jete, dhe ky eshte celesi i suksesit te saj. Sa i takon jetes private, per momentin eshte singell, megjithese i ka disa kandidatura ne radhe. Kjo eshte Anxhela Martini, jeta e se ciles i ngjan nje filmi, skenarin e te cilit po jua sjellim me poshte ne vija te trasha…

Anxhela, me cfare po merresh keto kohe?
Aktualisht jam e angazhuar me nje projekt shume ambicioz ne Los Angeles-California. Prej gjashte muajsh jam vendosur atje, nderkohe qe prej dy ditesh jam ne Texas, ku kam nje pune si modele. Po punoj nderkohe per linjen e rroba banjeve dhe per disa pune te tjera.

Adrola Dushi shtatzene...

Miss Adrola Dushi, shtatzene

Miss Universe Albania 2012, Adrola Dushi eshte shtatzene. Lajmin e konfirmojne per “Bluetooth” burime prane bukuroshes, e cila sic thuhet i ka kaluar tashme javet e rrezikut.

Adrola Dushi festoi nje muaj me pare ditelindjen e saj te 20-te, ku dhe u shfaq per here te pare krah te dashurit ne publik.

Ajo eshte bere se fundmi imazh i nje firme veshjesh, ndersa vetem pak dite me pare e pame ne jurine e “Miss Universe Albania 2013”. “Bluetooth” i uron 20-vjecares nga Rresheni shtatzeni te mbare.

Read more at: Bluetooth/BalkanWeb
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Adrola Dushi, pregnant
Miss Universe Albania 2012 ", Adrola Dushi is pregnant. The news confirms the "Bluetooth" sources close to the beautiful, which reportedly has already passed the danger weeks.Dushi Adrola celebrated a month before her birthday the 20th, where he appeared for the first time in public loved arm. It has recently become a firm image of clothing, while only a few days ago we saw the jury of "Miss Universe Albania 2013". "Bluetooth" congratulates 20-year-old from Rrsheni throughout pregnancy. ]]

Saturday, 3 August 2013

Luana Vjollca, shume shpejt publikon kengen e saj te pare...

...realizova endrren e mamit

Luana Vjollca, bukuroshja e televizioneve shqiptare, rrefen ne kete interviste te vecante per "Bluetooth" risine qe pritet te sjelle shume shpejt. E bashke me te, edhe disa copeza nga jeta private e profesionale.

Biondja seksi, vec angazhimeve qe ka rrezik ta lene pa pushime, rrefehu gjate bisedes me ne edhe marredhenien qe ka krijuar me famen, duke shprehur mes rreshtash keqardhjen qe ka per personazhet e varura ndaj saj...

Po le te lexojme bashke per me shume intervisten e gjate te moderatores, qe s'ka asnje peng ne karriere, e te shijojme njeheresh me te, fotot provokuese te yllit te ekraneve...

Sunday, 28 July 2013

Olta Gixhari, josh me gjoksin transparent...

Provokimi i Olta Gixharit

Aktorja bukuroshe Olta Gixhari ka postuar disa foto vertet provokuese. Ne fotot e postuara, aktorja me sy te vecante ka ditur te provokoje me bluzen transparente qe mban veshur.

Poshte saj ajo nuk ka veshur asgje dhe forma e gjoksit eshte shume e dukshme. Komentet kane qene te shumta e te menjehershme, ku shumica e fansave e kane pelqyer dhe komplimentuar per format Olten.

Por Oltes i pelqen kjo veshje dhe ndihet mire. Gjithmone ideja e saj eshte te jete ne trend, ne mode dhe e vecante.

Kengetarja ka publikuar edhe te tjera foto, ku bie ne sy shume gjoksi i saj… Vertet joshese Olta ne kete stine te nxehte.

Saturday, 27 July 2013

Revista BLUETOOTH - 27 Korrik 2013

Revista BLUETOOTH - 27 Korrik 2013
Revista BLUETOOTH, 27 Korrik 2013
  • Olta Gixhari, fotot e nxehta te aktores
  • Oriela Nebijaj, 27 vjec, "harbohet" me Dafinen
  • Flori dhe Elvana "djegin" Tiranen
  • Aurela Gace xhiron klipin e ri dhe zbulon dobesine e saj. Fotot "eksluzive", Diva vjen me "look" te ndryshuar
  • Speciale; Fotot e pushimeve te VIP-ave. Borana mbetet nje "miss"; Argjentina Ramosaj zgjedh liqenin; Flaka Krelani, rrokerja seksi; Xhensila dhe Besi, pushime "in love"; Enca, pushime te levizshme; Bleona ne bikini, pushton Italine; Ardit Gjebrea, volejboll ne Lalez; Mami Eneda ne forme per pushime; Jonida ne det, "a lady in red"; Saimir Tahiri dhe Dash Peza, bashke ne Karaburun; 
  • Policia bllokon makinen e Anaidit, gjejne arme pa leje
  • Eni dhe Greta ne palester
  • Fjolla dhe Stresi bejne "tym"
  • Takimi "misterioz" Arvizu - Spahiu ne Tirane
  • Morena Taraku: Ju tregoj ditet e mia te nxehta. Fytyra e re e "DigitAlb" rrefen detaje nga jeta e saj private, humbjet dhe sukseset, dhe planet per te ardhmen

Saturday, 20 July 2013

Revista BLUETOOTH - 20 Korrik 2013

Revista BLUETOOTH - 20 Korrik 2013
Revista BLUETOOTH, 20 Korrik 2013
  • Ami dhe Ermali ne pritje te djalit: Pas lindjes, Ami ne "greve urie"; 
  • Miriam Cani: Se shpejti dasma, do jete private dhe e qete. Me mamane e Albanit jam shume e lidhur. E lumtur qe e kam pjese te familjes.
  • Noizy mund "Babastars"
  • Foto hot te VIP-ave ne plazh; 3 faqe speciale, 16 personazhe; Rovena Stefa ne Turqi; Afroviti Goge zgjedh jugun; Kleoniki do pishinat; Sabri Fejzullahu, pushime me gruan ne Qeparo; Rozana Radi, nje koktej nga Dhermiu; Vesa Luma, ne plazh e veshur; Franceska, provokuesja e kesaj vere; Pushimet familjare te "miss" Gentes; Ermela argetohet me shoqerine ne bregdetin e jugut; Dren Abazi, det edhe kenge; Angela Martini ne St.Tropez; Luana, rrofte "Summer Fest"-i; Nora Istrefi prek Dubain; Lorik Cana pushon me Moniken; Dafina Zeqiri shfrytezon koncertet; Albana Osmani, relaks me motren; 
  • Vigani feston ditelindjen, harbohen Big Brother-istat. Fotot, me Elenen "prane e prane" si dikur

Tuesday, 16 July 2013

Rezarta, e lumtur qe bebi ne bark po rritet

...ne pritje te dites se madhe

Veshur me nje fustan te gjate pink, Rezarta nuk fsheh dot me barkun e rritur. Kengetarja eshte ne pritje te femijes se saj te pare.

Ndoshta per kete arsye duket se Rezarta sikur eshte terhequr pak muajt e fundit nga daljet ne publik.

Por ja tek shfaqet teksa fotografon veten, duke na ofruar pamjen e saj te kendshme.

Dalengadale asaj dhe bashkeshortit Ermal Hoxha, po i afrohet dita e madhe e ardhjes ne jete te bebes se tyre te pare, qe do te jete nje vajze.

Leonora, nje mami e mire ne te ardhmen...

...ne rolin e mamit

Ajo e ka thene shpesh ne intervista se mbesa eshte njeriu me i dashur i jetes se saj. Ndaj Leonora i ka bere tashme provat per te qene nje mami e mire ne te ardhmen. Ne kete foto ajo eshte kapur teksa shoqeron vajzen e vogel te motres se saj, qe ben xhiro me biciklete. Leonora eshte veshur krejt sportive me tuta e atlete, por duket po aq e bukur e ne forme sa edhe kur vesh fustanet e skenes.

Read more at: Bluetooth
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Leonora in the role of mom ...

She has often said in interviews that the granddaughter is the most beloved of her life. To Leonora has now become evidence of being a mom the best in the future. In this picture she is captured while accompanying  little daughter of her younger sister, who makes laps with bike. Leonora is wearing all sports tracksuit and sneakers, but looks just as beautiful in form as well as wearing dresses on stage. ]]

Inis Gjoni shfaqet "hot" ne plazh...

...magjeps me linjat perfekte

Ia ka dale te kete serish format e nje balerine... Inis Gjoni, show girl-i i famshem i ekraneve tona, i ka magjepsur te gjithe me linjat e saj perfekte. Regjisorja e mirenjohur eshte fotografuar kete jave ndersa kalonte disa dite pushimi se bashku me te voglen e saj, Coco Antonel. Sic shihet qarte edhe ne keto foto Inisi eshte shume e perkushtuar ndaj vajzes, qe ka tashme gjithe vemendjen e artistes. Nga ana tjeter ajo i kushton nje rendesi te madhe edhe pamjes se saj, qe ne ndryshim nga shume personazhe te tjera publike, e ka gjithmone te kuruar ne detaje. Madje edhe kur behet fjale per plazhin... Dhe ja tek shfaqet me seksi se kurre, me floket kacurrela qe i bien mbi supe, me ngjyren cokollate qe i qendron kaq bukur ne trup, e me vajzen e vogel qe eshte kombinuar me mamin ne veshje... Nje bravo per Inisin, qe ka arritur te kete kete trup pas lindjes se vajzes. Nje bravo e madhe nga “Bluetooth”. Regjisorja Inis Gjoni pritet qe me nisjen e stines artistike, te vere ne skene nje tjeter shfaqje, per te cilen sic mesojme eshte duke punuar fort aktualisht.

Bleona josh ne bikini...

...joshja qe vjen nga deti

Ajo terheq gjithmone vemendje... Me deklaratat, look-un, format. Me gjithcka.

Bleona Qereti, kengetarja e njohur shqiptare qe po lufton fort per te arritur suksesin ne Amerike, shfaqet shume joshese ne keto foto te pushimeve te saj te fundit.

Megjithese pjesen me te madhe te kohes po e kalon ne studio duke punuar per materiale te reja muzikore, Bleona e gjen gjithmone kohen per te argetuar veten dhe familjaret e saj.

Nuk ia kursen kurre relaksin vetes dhe ndoshta kjo eshte arsyeja pse ajo eshte gjithmone ne forme. Ylli shqiptar pritet qe te publikoje shume shpejt nje tjeter singell ne gjuhen angleze, nderkohe qe ne shtator do te mbaje koncertin e saj te radhes, ne Las Vegas.

Monday, 15 July 2013

Besa Kokedhima dhe surpriza e saj verore...

NE “FOLIE”

"Folie” eshte titulli i kenges me te re, qe pritet te sjelle shume shpejt per publikun shqiptar, kengetarja e mirenjohur Besa Kokedhima... Lajmin e ka pohuar vete artistja, e cila ne nje bisede me “Bluetooth” zbulon detaje nga kjo risi... “Kenga titullohet ‘Folie’ dhe eshte ‘cmenduria’ qe perjeton cdokush kur rilind nga nje dashuri. Nje nga skenat e klipit eshte xhiruar ne ‘Club Folie’, duke qene se fabula e kenges trajton nje histori qe ka nje lidhje te vecante me kete vend”, - tregon ylli i muzikes shqiptare, e cila na zbulon me tej edhe bashkepunetoret e ketij projekti. “Video eshte xhiruar kryesisht ne vendlindjen time, ne Jug te Shqiperise. Gjithmone kam dashur te ekspozoj bukurine e vendit tim te origjines dhe besoj se ky klip i ka sherbyer ketij qellimi me se miri. Video do te promovohet javen e ardhshme ne Tirane dhe eshte realizuar nga “Pro Video”, bashkepunim per te cilin jam shume e kenaqur. Ndersa kenga eshte realizuar nga Elgit Doda dhe eshte e rrymes ‘house’. Kete periudhe ndjej se kam deshire dhe energji per te prodhuar muzike te re dhe se po perjetoj nje ridimensionim artistik”, - perfundon kengetarja e suksesshme.


Saturday, 13 July 2013

Revista PANORAMA PLUS - 13 Korrik 2013

Revista PANORAMA PLUS - 13 Korrik 2013
Revista PANORAMA PLUS, 13 Korrik 2013
  • Anaidi, surprizat e ditelindjes me Samanten. Mbush 28 vjec, femrat me te cilat festoi per 12 ore rresht. Anaidi: E kam veshtire te bie ne dashuri, Samanta po ashtu. Samanta: Me Anaidin ditelindjet ne nje dite, ja si i festuam bashke.
  • Joana fotografohet topless
  • Pushimet aktive te Lorik Canes ne Dhermi, fotot...
  • Vigani dhe Franceska, relaksohen te dy ne plazh
  • Incident ne restorantin e pronarit kosovar ne Nju Jork, klientja zhvishet topless. Lajmi i pazakonte ben xhiron e mediave te botes
  • Rita Ora provokon ne muajin e Ramazanit
  • Orinda Huta fryn buzet
  • Iliri i "BB6" me Anisen ne Paris
  • Elvana pas dobesimit shfaqet me bark te skalitur
  • Seldi pas klipit "Jam bo tape", fton te fejuaren te pine bashke ne Tirane
  • Juli: Ju rrefej takimin me Berishen, u mallengjye kur pa tatuazhin

Revista BLUETOOTH - 13 Korrik 2013

Revista BLUETOOTH - 13 Korrik 2013
Revista BLUETOOTH, 13 Korrik 2013
  • VIP-at ne Plazh; Parada e nxehte e personazheve publike. Fotot provokuese te bukurosheve; Zogu me i mire; Nje dashuri e re nga "Big Brother"?; Rudina e mbyll me "schiuma party"; Nje "miss" ne plazh; Rita Ora s'ka komplekse; Seksi Fjolla; Adelina Tahiri "so hot"; Pozat e nxehta te Anjezes
  • Inis Gjoni ne forme perfekte, pushon me vajzen. 
  • Bleona Qereti, joshja qe vjen nga deti
  • Besa Kokedhima, ne "Folie" rrefen suprizen e kesaj vere
  • Anaidi feston ditelindjen, torta nje dollar me foton e tij. Te ftuar banoret e "Big Brother", mungon Joana
  • Zhvishet Joana, pozon gjysme nudo ne pishina
  • "Baba Stars" nuk e ndjejne krizen
  • Blero, kenge dedikuar zotit
  • Shkendije Mujaj mbulohet per Ramazan
  • Hana Cakuli urren duhanin
  • Mirsa konfirmon se eshte shtatzene

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online