All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Revista PALOMA. Show all posts
Showing posts with label Revista PALOMA. Show all posts

Sunday, 1 September 2013

Genta e BB: Une nuse e Dubai-t

Propozim konkret apo ndoshta vetem nje deshire e saj, martesa me nje sheik nga Dubai, e kthen Genten e "Big Brother" ne vemendjen e mediave roze.

"E verteta eshte se kam marre nje oferte pune nga Dubai. Bera nje aplikim online, sepse shoqja ime eshte larguar ne te njejten menyre perpara dy viteve. Tani ajo eshte martuar me nje sheik dhe une e publikova ne forme shakaje ne Facebook. Pati aq shume komente, saqe fillova ta besoj edhe vete", ka sqaruar Genta kete thashethem per revisten "Paloma".

Ka shume kohe qe eshte veteshpallur "single" por nuk eshte se nuk e ka konceptuar martesen, sidomos pas realizimit te nje seti fotografik me fustan te bardhe. Madje e ka te ndertuar ne mendje edhe nje vizion te familjes se saj se ardhshme qe do perbehej nga dy vajza dhe nje djale. Urojme qe endrrat e saja te realizohen, ndersa realisht, ajo koheve te fundit eshte e angazhuar si aktiviste e FRESH-it me shprese te filloj punen ne shtator. /Albavipnews/

Aurela Gace zevendeson Miriam Canin te “The Voice of Albania”

Kemi degjuar nje thashethem keto dite ne lidhje me dy kengetare shume te talentuara. Thuhet se Aurela Gace do te zevendesoje Miriam Canin ne spektaklin e talenteve “The Voice of Albania”, edicioni i trete, qe nis se shpejti ne Top Channel. Ndersa behen gati per kete spektakel, behet e ditur se nuk do te ndryshoje pjesa tjeter te jurise, pra Elton Deda, Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri. Miriami, e cila per kete projekt u shperngul ne Shqiperi, per hir te se vertetes ka pasur nje gjykim shume objektiv e profesional gjate te gjitha puntatave, duke u bere madje nje nder personazhet me te preferuar te publikut, megjithate keshtu e kane keto pune. Nga ana tjeter, Aurela Gace me siguri do t’i jape nota shume origjinale “The Voice”. Ne jemi perpjekur te komunikojme me te dyja kengetaret, por asnjera prej tyre nuk eshte pergjigjur. Nderkaq, juria do te qendroje si edicionin e kaluar edhe ne spektaklin paralel qe zhvillohet ne Tv Klan, “X Factor Albania”. /paloma/

Besa Kokedhima, performance e shkelqyer ne Poloni

... takon idhullin e saj, Imany

Kengetarja Besa Kokedhima ka performuar para disa netesh ne skenen “Top of the top festival” te mbajtur ne Poloni. Ky festival ishte ne vitin e tij te dyte dhe per qellim ka mbledhjen e disa prej artisteve me te mire te cdo vendi te Europes, per t’u ngjitur ne skene dhe per te kenduar kenget e tyre “live”. Kengetarja qe na ka perfaqesuar neve ne kete festival ka qene Besa, se ciles i eshte bere ftesa qe vjet per te qene pjese e edicionit te pare, por per arsye te disa impenjimeve gjate asaj kohe nuk ka pasur mundesi. Kete vit Besa jo vetem qe e pranoi ftesen, por edhe shkelqeu mbi skenen e festivalit. Ajo ka kenduar “live” kengen “Fishekzjarre” dhe shoqeruar nga trupa e baletit ka ndezur publikun.

Revista PALOMA - 31 Gusht 2013

Revista PALOMA, 31 Gusht 2013
  • "Miss Mami" Adrola Dushi: Shtatzenia e papritur me ndali ne kulmin e karrieres!
  • Valbona Mema, tregon linjat seksi me bikini
  • Alban Skenderaj: Ky eshte momenti im me i mire!; Planet per dasmen me Miriam Canin, pushimet dhe krijimtaria produktive e ketij viti
  • Genta Gjalpi: "Oferta nga Dubai qe me tundoi te martohem me sheikun"
  • Jane bashke, s'jane bashke... Shpati dhe Aferdita perdorin lidhjen per te qene ne qender te vemendjes?
  • Bleona nuk vesh rroba pa kristale Swarovski: Une jam Sofia Loren, Merlin Monro dhe Liz Tejlor se bashku
  • Pergjohet Dafina Zeqiri: Tuna nuk di te kendoje! Zanfina Ismajli mosmirenjohese; E vetmja kengetare shqiptare qe dua eshte Aferdita Dreshaj. Asaj i kam mbajtur dhe cantat!
  • Anxhela Martini ne lidhje me burrin e Lepa Brenes?
  • Besa takon idhullin e saj, Imany. Performance e shkelqyer ne Poloni

Monday, 26 August 2013

Aurela Gace, martohet ne shtator!

Aurela Gace
... thyen premtimin, martohet me 15 shtator!

E kemi degjuar te jape publikisht receta per nje marredhenie te shendetshme ne cift, duke u keshilluar vajzave qe te mos martohen nese duan t’i mbajne sa me afer meshkujt e tyre, por ja qe edhe ajo eshte “thyer” para propozimit per martese. Po, kengetarja e Eurosong do te mbledhe te afermit dhe miqte ne ceremonine e dasmes se saj me Skerdin, ndonese pak kohe me pare, ndersa ka qene ne skenen e nje lokali nate ne kryeqytet ku kendon perkrah vellezerve korcare Stefi dhe Endri Prifti, Aurela u eshte drejtuar femrave: Vajza, nese doni qe nje mashkull ta keni gjithmone pas vetes, di une nje sekret dhe po jua them. Nese do me degjoni mua, mos i kerkoni kurre martese, sepse sapo ta beni kete ai do t’ju ike nga duart me vrap! Kete qe po ju them e kam nga eksperienca ime personale dhe e dini pse duhemi une e Skerdi dhe po shijojme lidhjen tone? Vetem per faktin se ia kam bere te qarte qe ne fillim se martese nuk dua. Me besoni qe funksionon ne nje lidhje, ndaj ju sugjeroj ta provoni!.


Sunday, 25 August 2013

Almeda Abazi, pjese e sezonit te ri te "Sulltani i Madherishem"

Almeda Abazi
Pas disa eksperiencash te suksesshme ne disa nga spektaklet me te ndjekura ne Turqi, si "Dancing With The Stars" apo "Survivor", ish-Miss Shqiperia, Almeda Abazi, do te behet pjese e nje tjeter projekti shume te rendesishem. Sipas disa burimeve tona, kemi mesuar se ajo eshte perzgjedhur per te qene pjese e sezonit te ri te serialit "Sulltani i Madherishem", ku do te interpretoje Valerian, nje vajze italiane qe se bashku me Cecilian, miken e saj, jetojne ne pallatin mbreteror te Venedikut, por qe rrembehen dhe sillen ne pallatin e Sulltanit. Vetem ky eshte informacioni qe kemi arritur te sigurojme, nderkohe qe po ashtu kemi mesuar se oferta per te qene pjese e ketij seriali i ka ardhur qe sezonin e kaluar, por per arsye te disa impenjimeve qe ka pasur ne ate periudhe eshte detyruar ta refuzoje ne ate kohe. Ne jemi perpjekur te vihemi ne kontakt me Almeden, por kjo ka qene e pamundur, keshtu qe per te marre nje informacion me shume u jemi drejtuar mediave turke, neper te cilat shkruhet gjithmone me superlative per bukuroshen tone.

Shpetim Saraci, ishemi ne tru

Shpetim Saraci
Kompozitori i njohur Shpetim Saraci, ka pesuar pak dite me pare nje ishemi ne tru, por fatmiresisht gjendja e tij shendetesore eshte ne permiresim e siper. Mesohet se Saraci ndodhet i shtruar prane Sherbimit te Neurologjise, ne QSUT, ku mes te tjereve eshte vizituar edhe nga miku dhe kolegu i tij, Ardit Gjebrea, me te cilin ai punon prej kohesh prane spektaklit "E Diela Shqiptare". Edhe pse nga familja e tij, bashkeshortja Mira Konci ose te aferm te tjere nuk eshte bere me dije mbi ecurine e shendetit te tij, disa detaje i ka bere publike Arditi. "Nga dreka sot shkova te shoh nje mik ne spital. Na pavionin ku me shume se ne cdo patologji tjeter duhej te kishte qetesi, vizitoret e pacienteve bertisnin aq shume, sa per nje moment m'u duk se isha ne nje treg shitjesh me ulje te medha", - shkruante ai me pakenaqesi, duke shtuar se per fat te mire: "Shpetimi eshte goxha mire dhe po rikuperohet shpejt". Shpetim Saraci eshte nje nga kompozitoret me te njohur ne vend. Kompozimet e tij mbajne firmen e disa hiteve me te njohura pas viteve '90, kenduar nga emrat me te mire te muzikes shqiptare. Vitet e fundit ai ka qene drejtor artistik i Festivalit te Kenges ne Radio Televizionin Shqiptar. Nderkohe qe ne 2010-n, kenga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, "Kenga ime", e kenduar nga Aurela Gace, prezantoi Shqiperine ne "Eurosong". Ai eshte i martuar me kengetaren Mira Konci dhe nga martesa e tyre kane dy vajza. /paloma/

Revista PALOMA - 24 Gusht 2013

Revista PALOMA - 24 Gusht 2013
Revista PALOMA, 24 Gusht 2013
  • Aurela Gace thyen premtimin, martohet me 15 shtator
  • Xhensila Myrtezaj: Nuk jam shtatzene! Ju tregoj pushimet tona si "muaj mjalti"
  • Silva Gunbardhi ne nje lidhje dashurie me kolegun e saj Dafi?
  • Revolt Klan: Si ia dolem te behemi te suksesshem ne te gjithe Europen"
  • Xhesika Polo: Edhe pse e re, perballja me zhgenjimin ka qene e dhimbshme!
  • Almeda Abazi pjese e sezonit te ri te "Sulltani i Madherishem"
  • Flori Mumajesi: Qytetar nderi i Korces duhet bere Mihallaq Andrea, jo nje kitarist i huaj qe nuk i dime emrin.
  • Daniele Meo: Jam djale per shtepi!
  • Zgjidhet "Miss Universe Kosova", por rrezikon garen
  • Albana Osmani nis biznesin e saj
  • Oriela Nebijaj: Nuk do te jem me pjese e "Vila 24"
  • Rudina Magjistari u thote "po" milionave te Lotarise Kombetare
  • Shpetim Saraci, ishemi ne tru

Tuesday, 6 August 2013

Revista PALOMA - 3 Gusht 2013

Revista PALOMA - 3 Gusht 2013
Revista PALOMA, 3 Gusht 2013
  • Zajmina: Mentaliteti shqiptar me ka ndrydhur
  • Mihrije Braha, nuk harron te zhvishet edhe kete vere
  • Marsela Cibukaj: Dua lule dhe biciklete, jo iphone dhe X5
  • Ermal Fejzullahu: Pesha e tepert po me pengon! Kengetari ne pritje te femijes se trete: Bashkeshortja ime, Ariana, do sjelle ne jete nje vajze
  • Fatmire Sinanaj, shqiptarja qe realizon film porno me ish-burrin e  Kim Kardashian
  • Rita Ora: Do kendoja me qejf ne Serbi!
  • Sa vere e nxehte.. per ish-banoret e "Big Brother". Ku dhe me ke po pushojne? Sa po u shijon kjo vere? Joana Gjuzi, ne pishina topless; Anaid Kaloti: Pushoj vetem ne fundjave; Rike Roci: Vera e ndare mes Lukes dhe Elones; Edber Laho: Nuk ndahem nga Vigani dhe Arbenita; Elena Lika, ne Capri per pushime dhe pune; Olta Leka, pa pushime prej semundjes se babit
  • Luli Bitri, aktorja shqiptare ne krahe te Michele Placido

Sunday, 28 July 2013

Revista PALOMA - 27 Korrik 2013

Revista PALOMA - 27 Korrik 2013
Revista PALOMA, 27 Korrik 2013
  • Ciljeta: Im bir me ka bere te ndihem edhe me seksi
  • Shpat Kasapi: Me Aferditen jemi takuar si miq. Per momentin jam single!...
  • Devis Xherahu: Me Ertemionen ne Spanje, endrra qe m'u be realitet!
  • Blerina Braka: Nuk kam pune me zogun e Tunes, une kam zogun tim!
  • Arbana argetohet ne klub me bashkeshortin
  • Franceska: Vigani nuk eshte mashkull per mua!
  • Eldora e "BB6", super seksi per 28 vjetorin e saj. Shpendi me dhuroi nje tufe trendafila dhe nje varese Swarovski
  • Fjolla dhe Stresi "djegin" Tiranen
  • Julian Deda keshillon vellain e sapomartuar: Me mend ne koke!
  • Per pushime ne Dubai me Nora Istrefin
  • Nga Niko Komani: VIP-at me trendi te plazhit; Aferdita Dreshaj, Albana Osmani, Argjentina Ramosaj, Adrian Gaxha, Anjeza Branka, Arion Muca, Afroviti Goge, Anxhelina Hadergjonaj, Suada Sherifi, Tuna, Viola Spiro, Besa Kokedhima, Fjolla Morina, Liberta Spahiu, Emina Cunmulaj, Flaka Krelani, Jeta Faqolli, Enca Haxhiu, Oriola Marashi, Nora Istrefi, Lori Hoxha, Luana Vjollca, Roza Lati, Petrula Spiro...

Sunday, 21 July 2013

Revista PALOMA - 20 Korrik 2013

Revista PALOMA - 20 Korrik 2013
Revista PALOMA, 20 Korrik 2013
  • Besa Kokedhima: Kur rilind nga nje dashuri...
  • Arian Cani braktis TV Klan?
  • Joana u qendron larg meshkujve
  • "Miss World Kosova", Antigona Sejdiu: I trembem gares me me te bukurat e botes
  • Luran Ahmeti, shqiptari qe interpreton ne "Sulltani i Madherishem": Ne Turqi shqiptaret respektohen me shume se ne vendlindjen e tyre
  • Big Mama: Kam trup perfekt!
  • Erik Lloshi, mesazh meshkujve shqiptare: Mjaft i dhunuat femrat!
  • Hermes Nikaj, feston 21-vjetorin e lindjes mes shume VIP-ash
  • Albana Osmani: Rihanna me ka kopjuar!
  • Bar Rafaeli shijon puthjet lesbike me mikeshen
  • Ermal Fejzullahu, baba per here te trete!
  • Mimoza Ahmeti vjen nga Kanadaja per pushime
  • Fejohet Masiela Lusha, i dashuri i propozon ne Hawaii

Sunday, 14 July 2013

Revista PALOMA - 13 Korrik 2013

Revista PALOMA - 13 Korrik 2013
Revista PALOMA, 13 Korrik 2013
  • Nora Istrefi: Nuk do ta lija kurre martesen per punen! Pasioni per moden, martesa ne pritje, thashethemet, familja me tri motra, njera me e bukur se tjetra
  • Evi Reci: Nuk kam patur kurre lidhje me Florin! Ne jeten time, s'ka vend per skandale
  • Valbona Mema: Suksesi nuk matet ne Youtube. Kam gati librin autobiografik!
  • Beatrix Ramosaj: Mami, e vetmja shoqe e ngushte!
  • Anaidi feston 28 vjetorin, nuk e fton Joanen ne ditelindje! Samanta Karavella i refuzon ftesen!
  • Luana Vjollca: Gati kenga ime e pare!
  • VIP-at shqiptare zgjedhin emra te huaj per femijet. Ja kuptimi i secilit prej tyre. Femijet VIP me emra shqiptare!
  • Franceska ne lidhje me Viganin e BB6?
  • Miss VIP Plazhi: Viola Spiro, Silva Gunbardhi, Suada Sherifi, Nora Istrefi, Aurela Hoxha, Hygerta Sako, Fjolla Morina, Adelina Tahiri

Ermali dhe Genta, si dy "beshereta"...

Ermal Mamaqi & Genta Ismajli
Shemtohen me zor!

Nderkohe qe gjithe njerezit normal te kesaj bote, aq me shume personazhet e famshem, bejne te pamunduren qe te duken sa me bukur ne sy te publikut, ka edhe disa "te cuditshem", si Ermal Mamaqi me Genta Ismajlin, te cilet shemtohen vete me pahir dhe e bukura e kesaj "shemtie" eshte qe nuk e kane aspak problem ta bejne ate publike. Natyren karagjoze te Ermal Mamaqit e njohim te gjithe, po ashtu jemi mesuar edhe me mimikat e tij te cuditshme, prandaj nuk na bejne shume pershtypje. Por Genten, ate kengetaren seksi qe te gjithe njohim, nuk e kishim pare ndonjehere ne kete gjendje. Kjo foto eshte shkrepur gjate kohes se fushates, kur te dy kengetaret ishin pjese e stafit te PD-se dhe ku, pervec impenjimit per te kenduar ne skene, jane argetuar shume edhe ne prapaskene me njeri-tjetrin. Gjithsesi, neve kjo foto na pelqen. Sa mire do te ishte te kishte me shume personazhe te tille, qe nuk rrine gjithe kohen te ngurte, per t'u dukur sa me bukur, por dine te bejne edhe humor! /paloma/

Sunday, 7 July 2013

"Budallalleqet" e Seldit dhe Sinanit...

Sinani dhe Seldi i kendojne "Fustanit me kukulla"! Hem, dicka nuk shkon.

E para, kenga eshte riperseritje e njeqindte e versionit "Adrenalina" dhe pastaj... fustan me kukulla?

I bie po ngacmojne nje minorene keta te dy?

Sinqerisht kur nuk dine me cfare kengesh te pjellin, me mire mos te kendosh fare se te besh kesi budallalleqesh! /fatma h/paloma/

Revista PALOMA - 6 Korrik 2013

Revista PALOMA, 6 Korrik 2013
  • Aferdita Dreshaj: Zemra me eshte thyer disa here! Djali ne klip nuk eshte i dashuri im!
  • Enca Haxhia: Ku ka me mire se t'i kesh te gjitha!
  • Linda Halimi, pjese e "Playboy"
  • Adelina Tahiri i ve kusht Arian Canit: Mua ose Aferditen ne emision! Cani zgjedh Aferditen!
  • Dren Abazi: Jam nje shpirt i lire!
  • Gili: Pse nuk bej nderhyrje estetike. Nuk dua qe ne jeten e perditshme te dukem si ne ekran
  • Big Brother; Ditet e Elones ne France...
  • Alban Skenderaj i propozon per martese Miriam nen uje
  • Dajana Shabani, seksi ne plazh
  • Dafina nuk rruan sqetullat!
  • Dhurata Dora: Nuk jam kopje e Tunes dhe Dafines! Me pelqen shume vetja!
  • Nga Niko Komani: Vera ne Plazh 2013

Wednesday, 3 July 2013

Kush deshtoi dhe kush po ben sukses ne SHBA...

Shqiptaret ne Amerike, kush deshtoi dhe kush po ben sukses

"Endrra ime eshte Amerika". Me kete slogan do te paraqesim nje parade te emrave te artisteve, sidomos kengetareve, qe kane synuar famen amerikane gjate ketyre dy dekadave. Per magjine e te quajturit Amerike, raportimet e para nga shqiptaret kane ardhur nga Koli Kristofori, nje djale i ri e i varfer nga fshatrat e Korces, i cili rreth 130 vite me pare mori rrugen e emigracionit, duke qene i pari shqiptar qe shkeli ne "token e premtuar". Por cilet jane personazhet qe kane qene te gatshem te sakrifikojne famen ne vendin e tyre, te lene pas gjithcka, per t'ia nisur nga e para si shqiptare ne nje konkurrence te eger, por qe te shperblen aq shume? Ne kete kontekst nuk do te listojme ne kete shkrim emra si Eliza Dushku, James Belushi apo Kristine Elezaj, qe kane lindur ne SHBA ose jetojne atje prej shume dekadash, sic eshte rasti i Fadil Berishes.

Seldi, nuk e gjen dot veten ne muzike!

Seldi eshte munduar te beje nje kenge te kercyeshme house, nga ato pa tekst dhe... nuk ia ka arritur!

Kenga "Jam bo tap", qe vetem perserit kete fjali, nuk eshte kenge ne radhe te pare, muzika duket e varfer, as Mouse, as dance, nuk kercehet me pak fjale.

Per te mos folur per klipin vulgar, ne nje jakuzzi me ca femra gjysme lakuriq.

Seldi akoma nuk ka krijuar nje identitet si kengetar, njehere del kendon turbofolk me Sinanin, njehere del me house, me balade... ose nuk po godet dot ne shenje ose vertet nuk po e gjen dot veten! /paloma/

Sunday, 30 June 2013

Revista PALOMA - 29 Qershor 2013

Revista PALOMA - 29 Qershor 2013
Revista PALOMA, 29 Qershor 2013
  • Zanfina Ismajli: Nuk jam romantike, s'e kam mendjen te dasma. Dhunen nga i dashuri s'do ta toleroja
  • Sheila: Ky eshte momenti i duhur! Nje bashkepunim me "Maroon 5" do te me pelqente. Ikonat e mia, Rihanna dhe Madonna
  • Zgjedhjet mbaruan, a do te flas Armina?
  • "Miss Shqiperia 2013", Fiorenza Lekstakaj: Familjaret me thane se cmimet shiten, por nuk rezultoi keshtu!
  • Nora Istrefi - Imazh i pijes "Erotik" - nuk i heq cizmet nga kemba
  • Ardian Bujupi rreh paq nje student, rrezikon burgun
  • Mirela Milori: Kam nisur nje cikel te ri ne jete
  • Ingrid Gjoni, gati kenga e re
  • Martohet cifti i balerineve, me pushime ne Amerike
  • Mamaqi e mban mire me te gjithe: edhe socialist, edhe demokrat!
  • Anjeza ne Azerbejxhan, merre pjese ne "Univision"

Tuesday, 25 June 2013

Arian Cani, zgjedh Parisin per pushime...

Arian Cani - Zone e Lire
Arian Cani, nostalgji per Francen, zgjedh Parisin per pushime

Ne intervisten e se premtes mbrema e pame moderatorin e "Zone e Lire" teksa permendte me shume nostalgji Francen, gjate intervistes me Sali Berishen, dhe vecanerisht Parisin. Eshte nje fakt i njohur qe gazetari Arian Cani (sikurse edhe shume persona te tjere ne bote) eshte i dashuruar me kete vend kaq romantik, ku edhe ka jetuar per disa kohe. Kemi mesuar qe keto dite ai ka udhetuar drejt Parisit me te shoqen, Iniden, te cilen e kemi vene re neper intervista qe ta therrase Pufi. Mesa duket, Cani jo vetem u frymezua nga intervista me Berishen, por ka udhetuar edhe per t'u karikuar per mbremjen maratone qe do te mbaje me rastin e mbylljes se sezonit televiziv te "Zone e Lire". /revista paloma/

Ermal Merdani me te dashur te re?

Ermal Merdani dhe Eriselda
Ermali: "Feeling happy with Eriselda Levanaj"
Zbulohet e dashura e re e Ermal Merdanit

Lidhjes me Franceska Jacen e "Big Brother" i erdhi fundi pak kohe pas daljes nga ky reality-show, ndersa prej asak kohe Ermal Merdani, djaloshi simpatik i shpallur "Mister Albania", ka qene single.

Ne kemi "hetuar" ne profilin e tij ne Facebook dhe kemi pare shoqerimin e tij me nje vajze simpatike, e cila quhet Eriselda dhe eshte juriste. Ne profilet e te dyve ne rrjetet sociale gjen foto me njeri-tjetrin, te shoqeruar me statuse "feeling happy" (ndihemi te lumtur). Keshtu me te drejte lind pyetja: A eshte kjo e dashura e re e Ermalit, djaloshit ambicioz, i angazhuar gjate kesaj kohe si kryetar i Forumit Rinor te Partise Demokristiane? Besojme se po! Te pakten, Franci nuk do te ndihet keq, sepse Eriselda qenka shume seksi! /revista paloma/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online