All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Revista PANORAMA PLUS. Show all posts
Showing posts with label Revista PANORAMA PLUS. Show all posts

Sunday, 14 September 2014

Zanfina, e ndjekur nga policia...


I bllokojne pasurine Zanfina Ismajlit, nuk pagoi gjobat

Zanfina Ismajli ka kerkuar me cdo kusht qe t’u ike gjobave qe i ka caktuar policia dhe po i zbaton gjykata ne Kosove, dhe behet fjale per gjobat nga ana e policise kosovare ne trafik. Gjykata Themelore ne Prishtine tashme ka sjelle vendim qe te beje pagesen e ketyre gjobave ne ndonje menyre, edhe pse ne disa raste te shqyrtimit te gjykates kengetarja eshte paraqitur e ne disa raste jo, por eshte perfaqesuar nga avokati i saj, keshtu qe gjykata permes disa permbaruesve, ne adrese te kengetares ne Prishtine ka derguar nje vendim, i cili tashme nuk kthehet mbrapa.


Anjeza Branka, rikthehet me seksi se kurre...

Anjeza Branka - Nizma

Anjeza Branka rikthehet fuqishem me nje klip per te dashuruarit

Nje trup kukulle, imazh i kuruar deri ne detaje dhe nje kenge club-i, ku do te gjejne veten te gjithe te dashuruarit. Pas nje pauze ne muzike dhe thjesht pohimit te ndarjes nga i dashuri, Anjeza Branka rikthehet me klip te ri, te titulluar “Nizma”, xhirimet e te cilit kane perfunduar dhe pritet te transmetohet ne kanalet muzikore keto dite. Kenga me muzike re rumunit Alandy dhe tekst te Endrit Mumajesit ka nje titull provokues “Nizma” pra “ma ndiz”, por e shkruar mbrapsht me qellim nga autoret, per te krijuar nje fjale te re intriguese, duke shtuar kuriozitetin e publikut per te kuptuar me shume cfare fshihet pas fjales se padegjuar.


Nora dhe Roberti, shume shpejt me femije?

Nora & Robert by Norik Uka
photo: norik uka
Nora Istrefi pas marteses pohon: Shume shpejt me femije

Nje nga ciftet me simpatike te veres qe lame pas dhe martesa e tyre shume e bujshme i reklamoi edhe me shume ata… Pa dyshim qe jane Robert Berisha dhe Nora Istrefi, tashme zyrtarisht burre e grua. Por pas dasmes qe la per ta dhe per shume te tjere shije te mire, duke iu referuar luksit, cifti nuk ka hedhur asnje foto apo dhene shenje nese jane apo jo ne muajin e mjaltit. Si duket, kete here jane “jashte” fotoreportereve. Por pikerisht gjate nates se dasmes, mes shume deshirave dhe pyetjeve, nusja, Nora, ka shprehur deshiren per femije duke iu pergjigjur keshtu edhe pyetjes se kengetares Gili, nese ajo do te donte pas marteses shume femije. Ndersa dhendri, Roberti, kete gje ia ka lene Zotit. Por ndoshta cifti po e mendon seriozisht tashme qe jane edhe me pushime, per ndonje anetar te ri ne familjen e tyre. /panorama plus/

Arbana dhe Xhemi, te dyja bashke pauze jashte ekranit...

Arbana Osmani & Xhemi Shehu

Arbana & Xhemi: “Kete sezon do te jemi me pushime”

Nje rastesi e bukur e dy mikeshave te ngushta, imazhe te spikatura te “Top Channel”, per te kaluar nje periudhe kohe dhe pauze jashte ekranit se bashku. Pas lajmit se Xhemi Shehu pret te behet nene per here te dyte, moderatorja e njohur Arbana Osmani deklaroi ne emisionin “Jamais Vu” te Mustafa Nanos, se ishte po ashtu shtatzene dhe per kete arsye do te terhiqet per nje kohe te pacaktuar nga ekrani. Ky ishte nje vendim i marre me deshire nga Arbana, nderkohe qe dhe Xhemi ka vendosur te mos angazhohet kete sezon te ri televiziv ne “TCH”, per faktin se ajo do te sjelle ne jete femijen e dyte ne janar te 2015-s, qe do e detyronte te linte projektin televiziv pergjysme.


Sunday, 7 September 2014

Luana Vjollca, feston 23 vjetorin ne menyre te vecante...


Luana: Per 23 vjetor mora cdo dhurate, por jo ate te dashurise

Moderatorja sharmante e "Top Channel", Luana Vjollca, ka festuar ne nje menyre krejtesisht te vecante, me date 2 shtator, 23-vjetorin. Duke shmangur festat e zhurmshme me shoqerine, Luana ka vendosur qe kete ditelindje ta festoje me te vegjlit e shtepise se femijes "Zyber Hallulli" ne Tirane. "Une zgjodha ta festoj keshtu ditelindjen time. Nuk jam e mire me fjale te shpjegoj ndjesine qe me lane, por doja vetem t'ju thosha te shkoni e t'i vizitoni keta femije. Mua me mbushen me dashuri! Kjo foto eshte per ju, sic ju premtova. Faleminderit qe ma zbukuruat kete dite, ju dua, ishte mbishkrimi i saj ne fotot me keta femije. E pyetur nga gazeta Panorama se pse vendosi ta festonte ne kete menyre diten e saj te lindjes, ajo pergjigjet: "Nuk dua ta komentoj kete zgjedhje timen, pervecse te them se u ndjeva vertet e lumtur prane tyre. Ajo sqaron se takimi me ta ishte e vetmja feste e kesaj dite, e cila nisi dhe u mbyll me urime te shumta ne telefon e rrjete sociale, buqeta lulesh dhe mjaft dhurata. Pyetjes se nese kete dite ajo mori ndonje dhurate te vecante dashurie, Luana pergjigjet "jo", qe nenkupton se nuk eshte ne nje lidhje. Ajo postoi po ashtu ne rrjetin social nje buqete te madhe trendafilash te kuq dhe te bardhe, nje dhurate kjo e pervitshme e fansave te saj. Ndryshe nga moderatoret e tjere qe kane pushuar gjate muajve te veres per t'u rikthyer me energji te reja kete sezon televiziv, Luana ka qene e pranishme ne ekran si bashkemoderatore e Ledion Licos, ne aventuren e "Summer fest". /panorama plus/

Tuesday, 2 September 2014

Velinat e reja te “Fiks Fare”...

...arsyet pse Filip Cakuli i zgjodhi mes 200 vajzave

Lajmi se jane perzgjedhur dy velinat e reja te programit te pernatshem “Fiks Fare” ne “Top Channel” u komentua ne rrjetet sociale, edhe per faktin se prej kater vitesh cdo sezon te ri shfaqeshin te njejtat, motrat Viola e Petrula Spiro. Kete vit “Fiks Fare” shpalli te hapur audicionin per velinat e reja, gjate te cilit provuan shansin me shume se 200 vajza, brune e bionde. Por mes tyre, drejtori i programit, Filip Cakuli, ka zgjedhur bionden 18-vjecare Dorisa Kacorri dhe velinen brune, 21-vjecaren Gea Braha, te dyja modele te “ICON talent”. Sipas burimeve tona, vajzat jane perzgjedhur nga drejtori i “Fiks Fare” jo vetem per tiparet mesdhetare, por dhe per lirshmerine qe kane demonstruar para kamerave edhe per faktin qe dine te kercejne. Vajzat tashme kane lidhur kontraten me televizionin dhe le te shohim se si do te prezantohen ato ne performancen e tyre te pare me 1 shtator, gjate moderimit te emisionit investigativ “Fiks Fare” nga Fiori Dardha, Gent Pjetri (Doktori) dhe Albana Osmani. Gjithsesi, portretet e tyre nuk do te jene krejtesisht te panjohura per ata qe kane qene te vemendshem dhe kane ndjekur “Summer Fest” ne “Top Channel”. Dy vajzat kane qene pjese e sfilatave, qe jane mbajtur ne koncertet e organizuara kete vere nga ky televizion.

Sunday, 31 August 2014

Viola Spiro, me ne fund rrefen ndarjen nga Arjoni...

Viola Spiro by Daniel Dervishi
photo: daniel dervishi
Viola Spiro thyen heshtjen: Jam vetem, lidhja me Arjonin ishte fantastike, por nuk eci

Nje jete e re per bionden simpatike Viola Spiro, si ne ceshtjet e zemres, ashtu dhe profesionalisht. Pas tri vitesh lidhje me Arjon Mucen, ajo tashme deklaron se i eshte perkushtuar punes ne televizion. Kater vite e njohur si velina bionde e “Fiks Fare” ne “Top Channel”, tashme ne ekran si moderatore, pasi ka firmosur kontraten e re me “Digitalb” per dy emisione. Te henave “Eurogol” dhe cdo te shtune e te diel “Fans zone” ne Supersport. Pyetjes se nese ajo tashme del me dike tjeter pas ndarjes nga Arjoni, i pergjigjet: “Jam single dhe po i perkushtohem punes. Kam ndermend te rri gjate keshtu, e nese lidhem me dike, s’do jete me publike”. Ne fakt, pak kohe pas ndarjes se ciftit mjaft simpatik, ende asnjeri prej tyre nuk kishte pranuar te rrefehej publikisht se cfare ndodhi qe ata i dhane fund lidhjes se konsoliduar. Viola thyen heshtjen duke treguar per here te pare per “Panorama Plus” perjetimet e dhenies fund te kesaj historie te bukur dashurie.”Ishte lidhje fantastike, por nuk eci mbase per fajin e te dyve. Ndoshta s’duhet te ishim aq prefekte;” Nese e ka vuajtur ndarjen ose jo, ajo thote: “Une kam vuajtur me shume vendimin e ndarjes, pasi ne momentin qe e vendosa, kishte mbaruar. Thjesht po kuptoja qe s’do e vazhdoja; Me sakte e dinim te dy qe do ndodhte dhe u ndame shume, shume mire. Vetem se une u tregova me e prere kur e kuptova kete”.

Geti me te dashur te re?

Pas ndarjes, nje bukuroshe e panjohur ne krah te Getit

Pas ndarjes nga bukuroshja Florenta Islami, reperi i njohur Getoar Selimi nuk ka deklaruar ndonje lidhje te re dashurie, por ka vazhduar te heshte.

Sapo filloi sezoni i veres, duket se ai nuk ka pasur kohe shume per aventura e dashuri, edhe pse prane vetes ka pasur femra dhe njihet si tip aventurier.

Gjate ketyre diteve neve na ka rene ne sy nje afersi e madhe me kete bukuroshe, me te cilen jane fotografuar se bashku, por qe eshte e panjohur per publikun.

A thua kjo do te jete femra e radhes qe ai do e deklaroje si te dashur?! /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
After separation, an unknown beauty on Geti's arms
After separation from the beauty Florenta Islami, known rapper Getoar Selimi has not declared any new love connection, but kept silent. As soon as summer season begun, it seems that he has not had much time for adventure and love, though with him there were women and he is known as the adventurous type. During these days we have noticed a close relationship with this lovely girl, with whom he was photographed together, but that she is unknown to the public. Do you think she will be the next girl that he will declare as his love ?! ]]

Sunday, 19 January 2014

Tuna "masturbon" me mikrofon ne skene...

Tuna kalon caqet, simulon akt seksual ne skene

Tuna kete fillimvit u ka shkuar dhe me tej akrobacive me “zogun” e saj, pas fames se bujshme te vitit qe lame pas. Ne kete foto qe shihni, Tuna ka kapercyer cdo fantazi, duke improvizuar nje akt seksual ne skene me mikrofonin e saj, sic e shihni ne foto. Performanca shume provokuese dhe qe eshte pritur me shume reagime te zjarrta nga publiku, duket se nuk ka qene aq rastesore nga Tuna. Ajo e kishte menduar mire se cila do te ishte loja e radhes me zogun e saj, qe tashme perflitet ne cdo sajt apo rrjet social. Dhe duket se fantazia e kengetares per t’i dhene dimensione te reja “zogut”, jo vetem qe nuk ka shteruar, por ka tejkaluar cdo ekstrem, ndersa ka improvizuar nje organ gjenital mashkullor me mikrofonin, ndersa po kendonte ne nje club ne Tirane. Pas suksesit me klipin “Fenix”, se bashku me te dashurin e saj Cosman, Tuna pati nje axhende te ngjeshur me koncerte jo vetem ne Shqiperi, Maqedoni e Kosove, por ne shume vende te botes. Kenga e krijuar nga Getoar Selimi vetem ne pak kohe mundi te grumbullonte mbi 40 milione leke vetem nga klikimet ne youtube. Madje, suksesi qe Tuna pati me kengen “Fenix” dhe deklaratat e saj qe “kam zogun me te vecante nga te gjitha”, u kthye ne objekt diskutimesh dhe kundershtish nga kengetaret e tjera, te cilat nuk e fshehen qe u ndien xheloze per suksesin e Tunes dhe guximin e saj per t’i thurur lavde “zogut”, pa asnje lloj ndrojtjeje dhe kompleksi ne skene.

Sunday, 24 November 2013

Valer Kolnikaj, me nje kalendar te nxehte...

Valer Kolnikaj by Vito Smakaj
photo: vito smakaj
...Nje kalendar i nxehte vetem per bamiresi

“Besoj se kalendarin tim do ta blejne edhe meshkujt”

Nje nga modelet me te njohur shqiptare, ka vizituar per here te pare Kosoven. Valer Kolnikaj vinte per here te pare ne Prishtine per te takuar miqte e tij, por edhe per te treguar ne media se ai ka gati nje projekt, nje kalendar “hot” e pikerisht per kete ne e takuam dhe djaloshi tashme me status mjek dhe nje baba i nje djali te vogel, tregon me shume per gazeten tone duke na siguruar edhe dy foto ekskluzive.

Valer po zien dicka, a mund ta dime se per cfare ben fjale ky projekt ku po shihen disa foto shume te vecanta?
Eshte nje projekt te cilin e kam planifikuar qe para 2 vitesh, kam punuar shume me idete dhe detajet e tij, duke pritur momentin e duhur per ta konkretizuar. Eshte fjala per realizimin e nje kalendari te vecante ne emrin tim, kam menduar ta sjell kete trend ne Shqiperi, pasi jashte eshte shume ne mode realizimi cdo fundvit i kalendareve “te nxehte” nga personazhet publike qe kane fizik dhe pamje te admirueshme, te cilet mund te jene aktore, modele, kengetare etj. Gjithashtu se bashku me fotografin Vito Smakaj kemi menduar qe ne kalendar t’u japim rendesi edhe bukurive natyrore shqiptare te pakrahasueshme te vendit tone. Per te realizuar nje foto kemi udhetuar deri ne zonen e thelle te Thethit, tek ujevara, liqeni i Shkodres etj. Humanizmi eshte pjesa me e rendesishme e ketij kalendari, pasi te gjitha perfitimet e tij do shkojne per bamiresi, per femijet ne jetimore.

Sheila Haxhiraj, provokon me poza "hot"...

Sheila Haxhiraj
...pozon nxehte ne 20-vjetorin e saj

Eshte mjaft e pasionuar pas fotove artisike, por kesaj here ka pasur nje arsye me shume per te pozuar ne menyre provokative, pasi Sheila Haxhiraj tashme eshte 20 vjec. Ne naten e ditelindjes, qe e ka festuar ne Tirane me mikeshat e saj, ne menyre mondane dhe pa shume zhurme, Sheila ka realizuar keto foto me fustan te kuq, ku provokon dhe demonstron dashuri me veten. Fituesja e pare e “X Factor Albania” , Sheila Haxhiraj, u shfaq ndryshe ne klipin “Superfiksim”, energjike dhe me skena zhveshjeje. Ndersa ne garen e “Kenga Magjike” ajo la pas kenget ritmike, duke vendosur t’i kendoje dhembjes me baladen e saj “Ndiej”. Ajo u rikthehet emocioneve te gares ndersa konkurron me nje balade prekese kesaj here, edhe pse e ka deklaruar gjithmone se rryma muzikore qe preferon eshte R&B. Ne karrieren qe po nderton si kengetare ajo i jep nje rendesi te vecante imazhit, me galeri fotosh ku pozon here agresive dhe here sensuale, pa pasur asnje tabu.

Albana Osmani ne "Fiks Fare": Nuk zevendesoj Fiorin...!

Albana Osmani ne "Fiks Fare"
Surpriza, Fiorit te “Fiksit” do t’i duhet ta ndaje karrigen me Albana Osmanin

Ka qene nje surprize per shikuesit e “Fiks Fare” ne “Top Channel” shfaqja te premten ne mbremje ne ekran e Albana Osmanit, ne vend te Fiori Dardhes. Dy muaj pas daljes se Fiorit ne ekran si moderatorja e ketij formati te rendesishem televiziv me largimin e Saimir Kodres, drejtori i “Fiks Fare” ndryshon strategji.

Albana Osmani ne kete dalje te saj te pare ka postuar foto te realizuara ne studion e “Fiks Fare”, duke njoftuar fansat e saj ne faqen zyrtare ne Facebook: “Sonte une nis nje eksperience te re ne ‘Top Channel’. Faleminderit per besimin ne mua Filip Cakulli. Pas pak ne ‘Fiks Fare’!” Me pas pyetjeve te fansave se nese ajo ka zevendesuar Fiorin, ajo u pergjigjet: ”Fiori do jete aty, dinjitoze sic ka qene. Une jam pjese e “Fiks Fare” dhe te tjera risi ju presin.”

Saturday, 16 November 2013

Mihrije Braha, i uron ditelindjen djalit: Ti je motivi yne kryesor...!

Mihria, nje mama krenare dhe e lumtur per djalin

Dikur ishte i vogel e kendonte ne festivalet e femijeve ne Prishtine, por sot eshte bere nje burre dhe djale qe prinderit e tij te famshem krenohen me te. Ky eshte Plator Abazi, femija i vetem i ciftit te njohur te show-bizit kosovar Naim Abazi dhe Mihrie Braha. Djali i tyre sapo ka festuar ditelindjen dhe nena kete gezim e shpreh keshtu ne rrjetin e saj social: “Urime ditelindjen biri yne! Zoti te bekofte ne rrugen tende drejt ardhmerise. Ti je realisht motivi yne jetesor. Mami dhe babi”. Platori eshte student ne Universitetin Amerikan ne Prishtine, ndersa vitin e kaluar tentoi te sillte nje duet me nenen e tij, por vetem per t’u reklamuar paksa ne forme hobi. Megjithese nuk duket ne skenen e programit te Naimit, ai eshte nje ndihmes i madh pas kuintash.

Puna e gjoksit te Oltes, perfundon ne gjyq...

Olta e “BB3” hedh ne gjyq spitalin privat ku kreu nderhyrje ne gjoks

Edhe pse kane kaluar me shume se tri vite nga pjesemarrja e saj ne “Big Brother 3”, ku u be e njohur, natyrisht qe nuk e keni harruar Olta Sheten, vajza e cila trazoi ujerat ne ate shtepi me lojen e saj mes ciftit Erion dhe Bertina. Keto vite Olta ka preferuar te qendroje larg medies, edhe per faktin se nuk ka mundur te depertoje dot ne boten e televizionit, nje terren qe ka rezultuar ne shumicen e rasteve i pamundur per personazhet qe dalin nga ky “reality show”. E gjithsesi, per linjat ajo vazhdon te kujdeset, duke guxuar edhe me nderhyrje plastike. E ndryshe nga shumica e vajzave qe kerkojne te zmadhojne gjoksin me ane te nderhyrjes plastike, Olta ka kerkuar ta zvogeloje ate per te qene me rehat ne plazh me bikini. Por ne vend qe operacioni t’ia thjeshtonte punen, rezultati jo i mire ne estetiken e tij pas nderhyrjes e ka detyruar Olten te mos mund te zhvishej fare kete vere.


Monday, 11 November 2013

Stresi dhe Fjolla Morina, do e bejne "tym"...

Fjolla Morina & Stresi
Stresi: Kete here do e djeg me Fjolla Morinen, ja pse ajo me zgjodhi mua

Pas dy sukseseve te tyre me klipet e studios “Threedots”, “Love Story” dhe “Fucking bitch”, Arkimed Lushaj (Stresi) dhe Fjolla Morina do te bashkohen ne nje kenge te re te titulluar “Tym, Tym”. Dy kengetaret ndodhen ne Kosove per perfundimet e xhirimeve te klipit, qe pritet te publikohet se shpejti. ”Fjolla me zgjodhi mua dhe une e pranova. Jemi miq te mire”, tha Stresi. “Klipi do te jete perfekt ne cdo detaj, dhe une se pari si personazh do bej tym me kete kenge, pasi do u tregoj te gjitheve qe shfaqem dhe me muzike ‘house’, pra jam nje Stres ndryshe. Me pelqen ky projekt me Fjollen, pasi kam rastin te deshmoj qe kendoj si te doni, pervec tallavase”. Vargjet e kesaj kenge do te jene ironike ndaj kujdo qe do i djege dhe jane shkruar nga “Threedots”, pohon Stresi. Le te shohim se sa zhurme do te shkaktoje ky bashkepunim i Fjolles dhe Stresit ne publik, ashtu si “Fucking Bitch”, nje kenge qe zgjoi debat te ashper per shkak te tekstit, fabules dhe versionit te videos. Nderkaq, miqesia e saj me Stresin eshte bere publike qe vitin e kaluar, kur ata u fotografuan tek benin jete nate ne “Magic 4” ne Tirane.

Leonora Jakupi, vazhdon ta ruaj bukurine e saj...

Leonora Jakupi
Leonora Jakupi: Dikur isha e ndjeshme, tani s’dua t’ia di

Nje nga kengetaret me te bukura shqiptare, qe ka sjelle shume hite ne tregun muzikor shqiptar, Leonora Jakupi eshte rrefyer pas disa kohesh dhe per here te pare ne programin Mix-Max, program qe moderohet nga gazetari yne, Maksim Gjokaj. E pyetur mes te tjerash se pse ajo diskutohet kaq shume, ajo ka dhene kete pergjigje: “Ndoshta ngaqe jam gjate ne skene, u bene thuajse 20 vite prej kur kam filluar karrieren, paraqitjet e mia kane qene te shpeshta dhe jam munduar te jem e kujdesshme ne cdo prezantim timin, e ndoshta dhe kjo ben qe te jem njera prej me te diskutuarave”. Por bukuroshja e skenes shqiptare vazhdon ta ruaje nurin e saj, ndersa kur pyetet se sa rendesi kane vitet qe kalojne per te, ajo ka kete pergjigje: “Jo shume drejt te them. Secila moshe ka bukurine e vet, madje shpeshhere kur shoh nenen time, e cila ka nje fare moshe dhe per mua duket me e bukura ne bote, kam qejf t’i ngjaj asaj. “Ne ate moshe te kem bukurine tende”, i them.


Blerim Destani, biznes me puro kubaneze?

Blerim Destani, biznes me puro kubaneze?
... pasionin per purot e kalon ne biznes

Djaloshi karizmatik, i cili u be i njohur ne disa filma qe preken edhe kinemate e huaja, Blerim Destani, tashme mendohet se ka nisur nje biznes tjeter.

Deri dje, ate e shihje mes femrave te bukura ose personazheve VIP dhe patjeter ne doren e tij ka pasur nje puro, cigarja e trashe e preferuara e tij.

E tashme kjo dashuri per kete cigare e ka bere te kete nje dyqan te vetin, ku do te tregtoje cigare te tilla.

Sapo u publikua kjo foto ne rrjetin e tij social, menjehere nisen komentet deri te njeri qe thoshte: “As presidenti kubanez nuk posedon nje koleksion te tille te purove”. Aktori simpatik nga Tetova kohet e fundit ka publikur nje foto ku shihet me motrat e bukura Vjollca.

Silva dhe Dafi, dashuria po i ecen ne "kale"...

... pas fejeses me Dafin planifikon ceremoni dasme me kale

Kengetarja nga Vlora, Silva Gunbardhi, duket se ka hyre ne nje faze ndryshe te jetes se saj, pas fejeses me reperin nga Dibra, Dafi Derfi, ne shtator. Silva ne profilin e saj ne facebook ka postuar foto me unazat qe ata kane shkembyer. Ceremonia e fejeses eshte organizuar nga cifti disa jave para dites se saj te lindjes, ne fillim te nentorit. Silva ka festuar keshtu ditelindjen e saj ne nje darke intime me Dafin, i cili i ka dhuruar nje tufe trendafilash te kuq me kete rast. Ajo ka realizuar nje foto me torten e ditelindjes, ku ka preferuar te mos zbuloje moshen me ane te qirinjve te vendosur ne te. Kjo eshte ditelindja e pare qe Silva feston me Dafin, nderkohe qe ditet e tyre romantike ata po i kalojne duke u marre me hipizem dhe duke u praktikuar per te qendruar me kale, qe ndoshta do te jete dhe menyra se si ajo ka vendosur te beje ceremonine e marteses.


Arbana Osmani: Te gatuarit eshte kenaqesi dhe terapi me vete...

Arbana Osmani by Artan Korenica
... tani e famshme edhe si kuzhinier

Nata me VIP-a e promovimit te librit me receta gatimi

Nje modetarore e suksesshme qe suprizon duke shfaqur anen e saj krijuese ne gatim. Arbana Osmani, imazh kryesor ne “Top Channel”, ka promovuar te enjten ne mbremje ne Tirane, ne prani te miqve te saj po ashtu te njohur, nje liber special per gatimin, te titulluar “Receta per njerezit qe dua”. Ashtu sic kuptohet nga titulli, ne faqet e librit jane botuar recetat e saj speciale, ku Arbana shkrin talentin si amvise me fantazi ne kuzhine. ”10 vite me pare, une isha e afte te skuqja vetem veze, sepse mendoja qe nje vajze ekrani qe aspiron famen, nuk mund te jete dhe amvise. Por, me kalimin e viteve, zbulova se te gatuarit eshte kenaqesi dhe terapi me vete”, u tha Arbana miqve te saj gjate promovimit. Miqte VIP munden te provonin disa nga recetat e pergatitura me kete rast, veren e mire dhe muziken “live” te grupit nga Kosova “Asgje sikur dielli”. Te pranishmit ndaluan per te marre dhe nga nje autograf nga Arbana, nderkohe qe fitimet nga shitja e librit do te shkojne per bamiresi, ne ndihme te femijeve te ngujuar ne veri.

Lyrical Son, i dashuruar marrezisht...

Lyrical Son & Gresa Krasniqi
...shkon tek e dashura ne Amerike

“E kisha ne fillim shoqe dhe kurre nuk me shkonte mendja se nje dite do te behej e dashura ime, dhe, pse jo, vajza qe do te me merrte zemren time dhe drejt Amerikes do te udhetoj vetem per te”. Keshtu ka treguar per ne nje nga reperet me te mire shqiptare, Festimi, apo sic e njohim te gjithe ne art, si Lyrical Son.

Djali qe ka shume vite qe krijon rep, tashme eshte i dashuruar marrezisht me vajzen qe quhet Gresa dhe ka udhetuar ne Amerike, pas nje mbingarkese qe ka pasur gjate sezonit veror nga koncertet e shumta dhe albumit qe lancoi ne treg.

Dhe reperi ka treguar per ne se e vetmja arsye e ketij udhetimi eshte e dashura e tij, Gresa dhe, me kete rast, edhe do te pushoje disa dite ne Amerike, vend ku ndodhet momentalisht.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online