All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Robert Belushi. Show all posts
Showing posts with label Robert Belushi. Show all posts

Tuesday, 19 February 2013

Robert Belushi, ndjek famen e te atit...

Rob Belushi ne gjurmet e te atit

Ne audicionet per zgjedhjen e aktoreve per filmat e Hollivudit, producentet i kane kthyer syte tek Rob Belushi.

Aktori 32-vjecar vjen nga familja shqiptare me te njejtin emer. Ai eshte djali i Jim dhe nipi i John Belushi dhe ne 10 vitet e fundit aspiron te beje karriere ne boten e kinemase.

Deri tani Rob Belushi ka interpretuar ne shfaqje televizive, si tek ajo ku interpreton dhe i ati “According to Jim” dhe “The Defenders”, ndersa aktualisht po merr pjese ne nje reality te transmetuar ne televizionet amerikane. Ai e cileson mbiemrin e tij te famshem si “nje thike me dy presa”.

“Mendoj se njerezit jane shume te interesuar te shohin se cfare mund te ofroj une. Gjithashtu, mendoj se ata kane pritshmerite e tyre se ne cfare niveli do te jem, pasi une nuk jam as xhaxhai im dhe as babai im”, thote Rob Belushi.

Monday, 8 December 2008

Robert Belushi Ne Kerkim Te Nje Dashurie Shqiptare!

Robert Belushi
/photo public domain/

Robert Belushi, ne kerkim te nje dashurie shqiptare

Ka shume sens humori. Nuk mund te beje pa te. Eshte i pari tipar qe spikat si trashegimi nga babai dhe xhaxhai i tij. Djali i Xhejms Belushit ndodhet per te dyten here ne Shqiperi. Vjen te prezantohet si aktor. Kur Tomas Logoreci, perzgjedhesi i filmave ne Festivalin Nderkombetar te Filmit TIFF, i beri nje ftese per te ardhur ne Tirane, nuk ngurroi ta pranonte. "The temerity of Zim" eshte filmi me metrazh te shkurter i regjisorit Joshua Kopple, luan rolin e nje djaloshi qe kapet mat nga e dashura e tij me nje tjeter. 28-vjecari shprehet se aktrimi eshte pasion i tij dhe punon shume per kete. Por tregon edhe se cfare i tregonin ne familje per Shqiperine, rrefen per veten, marredhenien me Xhejms Belushin, kujtimin e xhaxhait, ndjesite e ketij udhetimi te dyte ne Shqiperi.

Kjo eshte hera e dyte qe ju vini ne Shqiperi. Cfare kujtoni nga hera e pare dhe cfare sheh ndryshe?
Isha 14 vjec kur kam ardhur per here te pare. Shkuam ne Qyteze, ne Korce. Kujtoj qe pashe gjyshin tim te qaje kur takoi kusherinjte e tij, kujtoj babin tim te puthte token. Nuk kishte qene kurre ne Shqiperi. Por kujtoj se pashe edhe shume gomare. Atehere isha i vogel. Tani Tirana me duket qytet i madh, i zhvilluar dhe me modern. Por njerezit me duket se kane mbetur te njejtet. Jane shume te ngrohte dhe mikprites.

Ju ndiheni pak shqiptar?
Pse pak?! Une jam shqiptar. Ndihem si shqiptar, sepse kam trasheguar nje pjese nga babai dhe gjyshi im.

Por jeni rritur ne Amerike?
Po, jam rritur ne Amerike dhe kam pergjegjesi si qytetar amerikan. Por gjithmone kam thene se jam shqiptar me nje ndjenje krenarie dhe se Qyteza eshte vendi i paraardhesve te mi.

Cfare ju ka treguar gjyshi per Shqiperine?
Nuk fliste shume. Ishte njeri i qete. Por gjeja me e mire qe une dhe babai im kemi mesuar prej tij eshte te punojme shume. Kjo eshte dicka qe vazhdoj ta bej: punoj shume fort!

Do te udhetoni drejt Korces?
Do te doja, por une kam ardhur si i ftuar ne festival dhe ka nje program te pergatitur nga organizatoret.

Keni mesuar ndonje fjale shqip?
Eshte shume e veshtire. Mund te them vetem: mbylle gojen, cupka dhe s‘kam para.

Dini ndonje gje per historine e Shqiperise?
Di shume pak. Di per Skenderbeun qe luftoi turqit, qe ndoshta eshte vendi me i shqetesuar ne bote, per komunizmin, regjimin e Enver Hoxhes qe e mbajti te izoluar. Shqiptaret jane njerez qe mbijetojne. Une ndihem i tille. Jane njerez luftarake, konkrete dhe kam shume respekt per ta.

Ju tashme e keni sprovuar veten si aktor. Sa ka ndikuar babai juaj ne kete zgjedhje?
Me shume ka qene nje pasion i imi. Nuk kam aktruar derisa u shkeputa nga babai im. Kur isha ne kolegj i thashe vetes se doja te behesha regjisor. Atehere u regjistrova ne nje kolegj ku studiova per regji. Ne te njejten kohe aty fillova te aktroj.

Si eshte komunikimi juaj me babane, i kerkoni atij keshilla qe kane te bejne me shfaqje apo role te caktuara?
Here pas here flas me te. I bej shume pyetje dhe ai me jep shume pergjigje.

Mes teatrit dhe filmit, ku ndiheni me mire?
Jane gjini te ndryshme, por i pelqej per ndjesi te caktuara qe te jep njeri dhe tjetri. Me pelqen te bej teater cdo nate e te eksperimentoj me te. Por ndihem mire ne film, sepse mund ta perserisesh lojen disa here, derisa te besh me te miren. Jane te dyja zhvilluese, interesante per aktorin.

Po komedia?
Eshte bukur ta besh dike te qeshe. Njerezit mund te shtendosen nga problemet e zakonshme.

Keni sens humori?
Po, mendoj se kjo eshte shume e rendesishme per mua. E marr punen seriozisht, por ne te njejten kohe them: mos e merr kurre kaq seriozisht!

Si do ta pershkruanit ju veten tuaj?
Si nje djale qe punon shume, bej plot gabime, por e marr edukimin tim seriozisht. Gjeja me e rendesishme per mua eshte te vazhdoj te rritem si aktor. Jam nje lojtar shume i keq, kurre nuk fitoj. Sa here qe behem pjese e nje loje sportive, skuadra ime humbet (qesh). Jam vella i mire, djale dhe shok i mire. Ha shume...Kjo pergjigje nuk mbaron.

Robert Belushi Jamison Jared n Jim
/robert belushi me motren, te vellaun dhe babain, photo public domain/

Pse e do kinemane?
Sepse mendoj qe eshte lloji me bashkekohor i artit dhe me demokratik. Mendoj se njerezit e brezit tane jane me moderne dhe e dine c‘jane filmat e mire dhe eksperimentojne. Nuk ke nevoje per edukim te vecante te duash artin e kinemase.

Njerezit flasin ende per John Belushin. Cfare ndieni kur ju pyesin per te?
Me mungon. Uroj qe te jete akoma rrotull. Ishte vertet gjeni dhe do te doja ta kisha njohur me teper si njeri, si burre, por te njihja me nga afer edhe punen e tij si aktor.

Cilat jane pasionet tuaja pervec aktrimit?
Punoj shume. Me pelqen te lexoj, te shkruaj, te shkoj ne muzeume. Me pelqejne femijet. Mund te isha bere edhe mesues. Me pelqen te dal me miqte...

Cfare shkruani?
Poezi te shkurtra, poema dashurie.

Ndiheni i dashuruar?
Jo, po mundohem ta gjej dashurine. Mbase e gjej kete vit, ketu.

Cfare eshte dashuria per ju?
Nuk jam djali me i pershtatshem qe mund t‘i behet kjo pyetje, por per mua eshte pasion, te dish te keqijat, te metat e dikujt dhe ta duash bashke me to.

Babai dhe xhaxhai juaj edhe kendojne. Po ju?
Jo. Nuk e kam provuar. Jam shume keq ne te kenduar.

Ju pelqen te udhetoni?
Me pelqen shume te udhetoj. Me pelqen te vizitoj Qytezen, vendin e paraardhesve te mi. Eshte nje fshat i vogel, por shume i paster dhe me duket sikur ruan ndjesite e nje kohe te shkuar.

Nese ndonje regjisor shqiptar do t‘ju propozonte per nje bashkepunim si do te ishte pergjigjja?
Ma kane bere shpesh kete pyetje. Varet cfare projekti eshte dhe kush e ben ate. Mendoj se do te bashkepunoja me regjisoret shqiptare. Nuk besoj se do te thosha jo. /gazeta shqip/dhjetor 2008/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Robert Belushi Gjurmeve Te Babait!

Robert and Jim Belushi
/photo celebrity babies/

Beme baba te te ngjaj!

Robert Belushi ne gjurmet e te atit. Djali i aktorit komik Xhejms Belushi sot ne Tirane per te prezantuar filmin e tij. Po sot, Stan Dragoti vjen me filmin e vitit 1972 “Dirty little Billy”

Nderkohe qe nje publik shqiptar ne Festivalin Nderkombetar te Filmit te Shkurter ne Tirane, ndiqte ne kinema filmin e tij, Robert Belushi ishte ne avion rruges per ne Shqiperi. Behet fjale per djalin e nje prej te famshmeve vellezerve Belushi, Xhejms Belushi - aktore hollivudiane me origjine shqiptare - Nderi me i ri i Kombit (!), i vleresuar nga presidenti i Republikes.

Filmi “The temerity of Zim” i regjisorit Joshua Koople eshte nje produksion komik qe u shfaq diten e peste te Festivalit Nderkombetar te Filmit, TIFF(Tirana International Film Festival). Zimi eshte nje djale qe ka kaluar nje femijeri ne liri te plote, por kur vjen adoleshenca gjerat komplikohen. Menyra e te berit te gjerave “ala Zim”, e fut ate ne konflike me njerezit e afert. Arrin t’i shpetoje problemeve qe ka me te dashuren por nuk mund t’ia hedhe te tjerave qe ka akumuluar. Me veshtiresi i shpeton edhe ndonje plumbi hakmarres. Belushi Junior duket se ka trasheguar nga i ati aftesine si aktor komik, talent qe duket se ka buruar se paringa Belushi, i madhi Xhon, nje nga “Bluz Brothers” legjenda qe rron ne historine e kinemase boterore.

Robert BelushiKeshtu komiku Robert Belushi, nje muaj pas vizites se babait Xhejms ne Shqiperi, deri ne fshatin e lindjes, vjet sot per here te pare ne Tirane, ne vendin e te pareve te tij.

Po sot, nje dite para fundit, TIFF paraqet nje tjeter emer te rendesishem. Ne programin special, ne oren 17.00 ne kinema Imperial, projektohet filmi “Dirty Little Billy” i Stan Dragotit, i vitit 1972. “Billi i vogel i piste” i regjisorit shqiptaro-amerikan, ka per protagonist Michael j. Pollard i cili mori nje nominim Oscar per “Bonnie and Clyde” me 1967, luan te jashteligjshmin legjendar “billy the kid” si nje adoleshent idiot larg traditave heroike perendimore. /yllka lezo/shekulli/06.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Une si Belushet komik

Aktori Robert Belushi ka ardhur ne Tirane per te prezantuar ne Festivalin Nderkombetar te Filmit TIFF, punen e tij me te fundit “ The temerity of Zim”. Robert Belushi flet per filmin e prezantuar ne Shqiperi, per famen dhe origjine e tij shqiptare

Robert Belushi ne TIFF

Nje film qe flet per ngaterresat e nje adoleshenti. Robert thote se ende nuk e ka pare filmin e tij dhe per te eshte nje kenaqesi qe do te shohe ne Shqiperi.

Robert Belushi vjen per here te dyte ne Shqiperi. Kane kaluar 14 vjet qe nga vizita e tij e pare ne token e stergjysherve. 28- vjecari thote se me pare kishte degjuar shume nga i ati James, per vendlindjen e gjysherve. Fjalet e tij se shqiptaret ishin nje popull dashamires i besoi vetem kur shkeli ne token shqiptare. Tani 14 vjet me vone ai e quan Shqiprine atdhe. Ndonese ka shume deshire te shkoje per vizite ne shtepine e te pareve ne Korce ai thote se nje gje e tille do te jete e pamundur per shkak te programit te ngjeshur te festivalit.

Ne vitin 2008 Robert realizon 2008 dy filma “ The temerity of Zim” dhe “Riff-Raff”. Pjesa me e madhe e skenarit te pare eshte marre nga jeta e tij. Regjisori Joshua Kopple e njihte Robertin dhe “bemat” e tij qe ku ai ishte ne gjimnaz. Vite me vone ai vendos t’i beje subjektin e filmit te tij, protagonist i te cilit nuk mund te ishte vec Roberti. Publikut shqiptar Robert Belushi i paraqitet me nje rol komik por ne karrieren e tij numeron nje numer te madh karakteresh ne seriale televizive, teater dhe kinema.

Pinjolli i Belusheve thote se ndjehet me mire ne rolet komike. Por te jesh nje komik me kete mbiemer eshte nje pergjegjesi e madhe. Roberti tregon se per te eshte e mrekullueshme te jetoje nen hijen e fames e vellezerve Belushi. Megjithate shton se rruga per te arritur famen e tyre do te jete e veshtire. Por eshte i sigurt se eshte i denje per te cuar perpara emrin e mire te Belusheve si komediane. “Une po ndjek te njejten rruge qe kane ndjekur ata, dikur do te mberrij”,- thote Robert Belushi. /yllka lezo/shekulli/07.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online