All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Rona Nishliu. Show all posts
Showing posts with label Rona Nishliu. Show all posts

Monday, 21 January 2013

ALBA FLASH NEWS: 21 Janar 2013

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Albani dhe Tuna acarohen ne "X Factor Albania". Albani akuzon per vleresime siperfaqesore, ndersa Tuna i kunderpergjigjet "asnje nga ne nuk jemi ketu per vleresime siperfaqesore".
  • Bleona pozon me aktorin dhe regjisorin amerikan Ben Affleck, ne ceremonialin "Golden Globes 2013"
  • Teuta Kurti rikthehet me nje balade me titull "Arushi" komponuar nga Ilir Tolaj
  • Blero shtrihet perkohesisht ne spital pas nje semundje te lehte
  • Jashar Jashari i njohur si Jashi, eshte modeli 18 vjecar nga Tetova qe po korr sukses ne pasarelat kroate
  • 2po2 (Besnik Canolli) paralajmeron albumin e ri me titull "Rruges" i cili do te lancohet me 10 korrik te ketij viti

Sunday, 20 January 2013

Rona dhe Dafina mike apo rivale

Ndoshta një ditë mund të kenë një duet së bashku, ose ne nuk na shkon mendja se këto dy këngëtare mund të duhen kaq shumë saqë të bëjmë tifo për njëra-tjetrën.

E cuditshme por e vërtetë, këngëtarja e Eurosong, Rona Nishliu ju kujton fansave të këngëtares Dafina Zeqiri se duhet të presin një këngë dhe video të bukur.

Kjo ka ndodhur në rrjetin social të vajzave të muzikës. Dihet tashmë se Dafina është gati të sjellë në treg videon e saj më të re, ndërsa Rona ndodhet në Amerikë ku ka takuar producentët e famshëm “Berman Brothers”.M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona and Dafina friend or rival

Maybe one day I can have a duet together, or we do not think that the two singers could be so much that we cheer for each other. The strange but true, Eurovision singer, Rona Nishliu reminds you Dafina Zeqiri singer that fans should expect a beautiful song and video.

Monday, 31 December 2012

Mesazh urimet e Rones per Vitin e Ri...

Kengetarja e "Suus"-it, qe coi Shqiperine ne majat e Eurovizionit, Rona Nishliu, ka lene mesazh urimin e saj origjinal te fundvitit, ne facebook-un e saj, ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht.

"Te dashur njerez, Ju shkruaj ne oret e fundit te ketij viti qe se shpejti do ta leme pas! 2012 shume i bukur per mua, ne te gjitha rrafshet, ne saje te dashurise e mbeshtetjes qe me keni dhene dhe mundesise qe ma dha Zoti, per te cuar enderren time tutje. Padiskutim, sonte me kujtohen shume momente, te cilat do ti mbaj gjate ne kujtesen time! Me zemer dhe shpirt, falenderoj te gjithe ata te cilet me kane qendruar prane ne ditet plote diell por dhe plot shi. Familjen, juve, miqet, bashkepunetoret, i falenderoj duke ju deshiruar shendet, paqe, harmoni, mirekuptim dhe dashuri, meqe te tjerat, pas te lartepermendurave, mbeten shume lehte te realizueshme! Qofshi te permbushur, mos ndaloni se enderruari dhe besoni ne enderrat tuaja. Per te pastrehet, te uriturit, per te vegjelit pa familje e kulm mbi koke, edhe sonte, si cdo nate tjeter, vazhdoj te lutem, mireqenje o Zot. Le te jemi aty per njeri tjetrin, per me te dashurit dhe ata ne nevoje! Me perulje dhe plot dashni – Rona", eshte mesazhi i kengetares ne rrjetin e saj social.

Nuk ka dyshim, viti 2012 do te mbahet mend nga performanca e shkelqyer e Rones ne Eurovizion dhe suksesi i saj qe beri historine. Tejet e vetedijshme qe iu dha nje mundesi e rralle per te realizuar endrren e saj te Eurovizionit, ajo ka falenderuar Zotin dhe gjithe bashkepunetoret qe punuan se bashku me te, pastaj miqte dhe familjen, ndersa si humaniste qe eshte, nuk i ka harruar urimet edhe per njerezit ne nevoje. /Albavipnews/

Monday, 17 December 2012

ALBA FLASH NEWS: 17 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave
  • Lil Vlora braktise muziken, mbulohet me shami dhe behet besimtare myslimane?
  • Vedat Ademi koncert ne New York me 23 Dhjetor
  • Bertan Asllani me kenge te re "Damla damla"
  • Juria e "X Factor Albania 2" ben perzgjedhjen e 18 finalisteve.
  • Vesa Luma dhe Big Basta ne Paris, festojne 20-vjetorin e Disneyland. Flitet per zyrtarizim te lidhjes, fejese apo martese!
  • Agnesa Vuthaj merr propozim per martese me daten 12.12.12
  • Genta Ismajli sjell se shpejti klipin e saj "E kam provuar" ndersa ka deklaruar se ende eshte pa mashkull
  • Rona Nishliu publikon videon e re "Se vetem zemra flet sakte"

Monday, 10 December 2012

ALBA FLASH NEWS: 10 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave
  • Bleona Qereti reagon ne facebook per lajmin se ka refuzuar dreken me Rita Oren dhe e klasifikon si lajm te rreme!
  • Rita Ora paralajmeron turin e saj britanik "Radioactive" qe fillon me 28 janar
  • Rob Kardashian akuzon Riten per tradhti. Rita nuk i eshte pergjigjur akuzave. Por, me vone ai poston se asnjehere nuk ka permendur emrin e Rita Ores dhe se ai respekton femrat!
  • Festivali i RTSH nise me 20 dhjetor!
  • Gjyste Vulaj zgjedhe Ameriken per te lindur djalin
  • Zanfina Ismajli xhiron klipin "Te kerkoj"

60 sekonda me Rona Nishliun

Kengetarja me zerin e saj qiellor, Rona Nishliu, qe perfaqesoi Shqiperine denjesisht vitin e kaluar duke arritur deri tani suksesin me te madh shqiptar ne Eurovizion, ne nje interviste te shkurter prej 60 sekondash per emisionin "Prive", ka rrefyer disa gjera interesante per veten.

Bie ne sy me stilin e vecante te flokeve qe e kultivon prej rreth 9 vitesh. Ka shtuar pak peshe, por ka filluar te jete me kujdesshme ne ushqim, madje ka kohe te gjate qe nuk ka futur ne goje ndonje cokollate, ama, nuk rrin dot pa fara luledielli.

Per dashuri nuk flet shume, por nuk i ka ndodhur te puthe dike e me pas te pendohet. Megjithate ka zbuluar se ne emer te dashurise eshte ne gjendje te arratiset pa ditur destinimin. Si person eshte e dashur me te gjithe dhe nuk urren askend. Por, kjo gjendje mund te ndryshoj shpejt, nese i telefoni shpesh.

Shopeni eshte kompozitori i preferuar i saj dhe nese keni menduar se deri tani kjo vajze tingellon ok, degjoni me tutje: Ajo fle me corape dhe ka deshire te notoj me peshkaqene!

Per me shume, ndiqni videon me poshte:


Wednesday, 5 December 2012

Festivali i 51-te vetem me tre artiste BIG

Dikur në një festival të tillë konkurronin emra të mëdhenj dhe madje edhe në moshë e në karrierë të madhe artistike, e ndërsa sot festivali i RTVSH-së është shndërruar në një festival ku marrin pjesë vetëm të rinj.

Ndoshta janë ata që synojnë më shumë që ta prekin skenën e Festivalit Eurosong. Ndërsa kanë nisur përgatitjet për edicionin e 51-të, të këtij Festivali ku më 20-21-22 dhjetor do të konkurrojnë më shumë artistë të rinj.

Të vetëm që janë në moshë dhe karrierë janë këngëtarët Kozma Dushi, Selami Kolonja dhe Bojken Lako. E nëse do të vazhdojë kështu ky Festival i madh i muzikës shqiptare, atëherë mund të shuhet siç ndodhi me “Këngët e Stinës”./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
51st Festival of only three artists BIG

Rona Nishliu: Ta ndalim dhunen! [VIDEO]

Kengetarja Rona Nishliu eshte bere pjese e fushates kunder dhunes ndaj gruas. Kjo fushate 16 ditore eshte organizuar nga tri shoqatat ne mbrojtje te gruas, "Dora Dores" (Prizren), "Norma" (Prishtine) dhe "Shtepia e Sigurte" (Gjakove) me perkrahje te organizates humanitare AMICA ne Gjermani.

"Mos e ndal zerin, por ndale dhunen ndaj bijes, motres, nenes, ndaj teje. Paqe ne familje, paqe ne bote, te gjithe bashke ta ndalim dhunen.", eshte mesazhi i kengetares permes nje video publicitare te realizuar nga regjisorja Blerta Zeqiri dhe edituar ne tri televizionet kosovare, RTK, RTV21 dhe TV Besa.

“Kam qene gjithmone e perfshire ne aktivitete humanitare. Jam shume e interesuar te jap kontributin tim qofte me pune te drejteperdrejte praktike e qofte si imazh per grupet e margjinalizuara, per njerezit ne nevoje, sepse vetem ne kete forme ndjehem pjese e realitetit. Per me teper, koheve te fundit gazetat dhe kronikat televizive kane prezentuar gjithe ato raste tmerruese te ushtrimit te dhunes ndaj gruas, prandaj ishte e pamundur te jem indiferente ndaj fteses se tre OJQ-ve te grave Dora Dores, Shtepia e Sigurte Gjakove dhe NORMA, te cilet i falenderoj qe me dhane mundesine te jap nje mesazh kaq te rendesishem dhe domethenes keto kohe”, eshte shprehur Rona per Indexonline.

Tuesday, 17 July 2012

Genti Rushi dhe Rona Nishliu ne Tirana Jazz World Music Festival...

Genti Rushi: Dua vetem te luaj muzike per njerezit

Muzikanti Genti Rushi eshte perfaqesuesi i Shqiperise ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes jazz ne Tirane. Ne momentin e fundit bandes qe ai drejton, i shtohet dhe nje tjeter emer i njohur, kengetarja Rona Nishliu. Se bashku, ata kendojne ne netet e Tirana Jazz & World Music Festival 2012, me 18-20 korrik. Eshte edicioni i pare i festivalit dhe mjaft i vonuar.

Genti tashme njihet jo vetem si muzikant i kesaj rryme, por edhe si drejtues i orkestres se Top Channel-it, por vecanerisht duhet njohur kontributi i tij si pedagog i klases se pare eksperimentale per muziken jazz ne Universitetin e Arteve.

Tuesday, 10 July 2012

Rona Nishliu triumfon edhe ne Shen Peterburg

Rona Nishliu përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar "Netët e bardha të Shën Petersburgut”, ku garoi mes këngëtarëve nga 17 shtete dhe fitoi çmimin e dytë.

Nishliu ka kënduar këngën “Suus”, me të cilën u vlerësua edhe si këngëtarja më e mirë e natës së parë, pasi ka marrë votat maksimale, 39 pike.

Në natën e dytë Rona ka performuar këngën ''Nutural Women'', nga Aretha Franklin, ndërsa në natën e fundit Rona performoi përseri me këngën ''Suus'' me të cilin zuri vendin e dytë.

Këngëtarët e shteteve si, Peruja, Irlanda, Anglia, Spanja, Turqia, Rusia, Franca, Italia, etj garuan në 3 nete, nga 6 deri në 8 korrik. Çdo mbrëmje, një juri profesioniste ka vlerësuar çdo këngëtar pas performimit.

Përveç 17 përfaqësuesve në festival performuan edhe emrat e mëdhenj të muzikës boterores, si Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia, Mika, Michael Bolton, Simple Minds, Eros Ramazotti, etj. Çmimin ''Grand prix'' të ketij festivali e fitoi këngetari italian Gianni Fiorellino.

Thursday, 21 June 2012

Rona e treta sipas jurise profesionale

Rona e treta sipas jurive

Nese do te merrej per baze vetem vleresimi i jurise profesionale ne garen me te madhe te kenges ne Evrope, perfaqesuesja e Shqiperise, Rona Nishliu, do te zinte vendin e trete.

Faqja zyrtare e “Eurovisionit” ne internet, 24 dite pas perfundimit te gares, ka publikuar listen e ndare me votat e jurise dhe ato te publikut.

Aty perfaqesuesja e Shqiperise ka marre 157 vota nga juria, qe e rendit ate te treten, shkruan sot “Koha Ditore”. Por Nishliu ka marre 106 vota nga publiku, qe ne listen e ndare vetem me vota nga kjo kategori, ajo renditet e teta.

Sistemi i votimit ne kete festival eshte kombinim ndermjet ketyre dy kategorive te votave, derisa rezultati i te dyjave e ka renditur Nishliun ne vendin e peste./Koha Ditore/



Tuesday, 5 June 2012

Revista PALOMA - 2 Qershor 2012

Revista PALOMA, 2 Qershor 2012
  • Genta rrefen gjithe te verteten e fotove erotike. Fotot i kam bere me deshire! Nuk i lash porosi Rubensit t'i nxirrte!
  • Franceska: "Seksi nje nevoje biologjike, te gjithe e bejne"
  • Ermali: "I zhgenjyer nga rezultati final"
  • Liam Mandiaro: Evelinen e dua sa jeten time...
  • Erioni dhe Bertina ne nje feste, pershendeten ftohte!
  • Sabina Dana sulmohet brenda ne shtepi, rrezikon jeten!
  • Foto Strakosha - Anet e panjohura te yllit te portes shqiptare
  • Dafina kopjon Tunen. Ne "X Factor" si motra binjake
  • Rona Nishliun e duan te gjithe, pervec anglezeve
  • Klaudia e lidhur me shokun e ngushte te Metit
  • Zajmina kunderpergjigjet per kritiket, fiton festivalin!
  • Miranda Hashani humb femijen ne muajin e shtate
  • Miss Shqiperia ne start
  • Arentina, modelja shqiptare ne Miss Fashion TV
  • 1 Minute me Afroviti Goge

Friday, 1 June 2012

Thaci: Rona, perfaqesim i Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar



Thaci: Rona, perfaqesim i Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar

Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci, priti sot pasdite kengetaren Rona Nishliu, te ciles i shprehu urimet me te thella per suksesin dhe perfaqesimin dinjitoz te vlerave te Kosoves nen flamurin kombetar shqiptar ne festivalin e Kenges Evropiane - Eurovision 2012.

“Me interpretimin tuaj te vecante dhe shume profesional, me emocionet prej nje artisteje te vertete, treguat cilesi kulmore, duke u vleresuar larte prej publikut evropian dhe prej profesionisteve evropiane te muzikes”, u shpreh kryeministri Thaci.

Thursday, 31 May 2012

Rona Nishliu pritet me feste ne Sheshin 21 [VIDEO]

Rona i kthehet Kosoves

Rona Nishliu e cila javen e kaluar perfaqesoi Shqiperine ne Eurosong me kengen “Suus”, mbreme eshte mirepritur nga koleget e saj, pas suksesit qe arriti ne festivalin evropian.

Nje gala mbremje eshte organizuar per nder te kengetares kosovare, e cila arriti ne vendin e peste ne festivalin e Eurovisionit si perfaqesuese e Shqiperise.

Pervec kolegeve te saj, Rona Nishliu eshte pritur me duartrokitje edhe nga Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga.

Revista PALOMA - 26 Maj 2012

Revista PALOMA, 26 Maj 2012
  • Prishte miqesia! Aferdita dhe Adelina shahen rende pas perfundimit te spektaklit. Aferdita: "Do te ma paguash, nuk u bere ti te me skualifikosh mua".
  • Mediat italiane: Rona Mbreteresha e Eurovizionit
  • Blerim Destani: Cun per shtepi!
  • Dr.Flori: Pse u ndava nga West Side Family. "Kjo vere eshte e imja"
  • Erioni: Nuk do te lidhem me Klaudian!
  • Antonetta Nikprelaj, shqiptarja qe joshi Johnny Depp, tani ne krah te Vin Diesel
  • Graciano, Anila dhe Albulena aksidentohen me makine. Lena me te qepura ne koke!
  • Tuna, muaj palester intensive per klipin e ri
  • Lorik Cana harron Arniten, ne lidhje me nje italiane
  • Eneda Tarifa e revoltuar, mohon zerat per shtatzenine
  • Algen Nikolla mes Rita Ores dhe Paris Hilton
  • 1 Minute me Jonida Alickollin

Tuesday, 29 May 2012

Kryeministri Berisha takon Rona Nishliun

Menjëherë pas kthimit nga Baku (Azerbajxhan) ku mori pjesë në Festivalin Evropian të këngës – Eurovizion 2012 dhe u rendit e 5-ta në natën finale, këngëtarja Rona Nishliu dhe ekipi shqiptar u pritën në një takim nga Kryeministri Berisha.

Kryeministri Berisha i shprehu Rona Nishliut urimet më të përzemërta për suksesin e shkëlqyer të saj në Eurovizion dhe e konsideroi atë si një sukses të shumëfishtë, duke theksuar këtu se ajo, me interpretimin dhe këngën e saj,  arriti të tërheqë fuqishëm vëmendjen e mediave ndërkombëtare, që në natën gjysmëfinale të festivalit.

Në finale, vijoi Kryeministri, ”ju ishit zëri absolut i festivalit, interpretimi më i shkëlqyer, ishit një përfaqësim shumë dinjitoz dhe arritje e madhe për gjithë shqiptarët, për Shqipërinë dhe për Kosovën”.

 Edhe për sa i përket vlerësimit, Kryeministrishprehu kënaqësinëpër mbështetjen e madhe që pati nga të gjitha vendet.  Ai theksoi  se  përfaqësimi dinjitoz i Ronës në Eurovizion është dhurata më e bukur që kënga shqiptare i bën Shqipërisë në këtë 100 vjetor të pavarësisë.

Monday, 28 May 2012

Fitorja e radhes per Kosoven

Talentet dhe protagonistët nga Kosova, të cilët kanë konkurruar në kompeticione të ndryshme, qoftë për të zbuluar talente të reja, qoftë për të konkurruar në një festival, apo një reality-shou, siç ishte “Big Brother Albania”, kanë shkëlqyer.

Rona Nishliu në fillim e fitoi festivalin e madh në dhjetor të vitit 2011, e më pas e përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong, duke u renditur në “Top 5”. Më pas, në “The Voice of Albania” fitoi vajza nga Prizreni, Rina, ndërsa data 26 maj 2012 do të mbahet mend si një triumf i madh i talenteve nga Kosova, qoftë për Norën, qoftë edhe për Arbrin, i cili e fitoi edicionin e pestë të “Big Brother”.

Nuk duhet të harrojmë se një super-talent për fëmijë nga Kosova, këngëtarja Roderika Ukelli, me këngën ‘Eriku’, e zuri vendin e parë në të njëjtën ditë në festivalin mbarëkombëtar për fëmijë “Ylberi” në Shkup, apo suksesi i madh i Rita Orës në botë. Por, cila do të jetë fitorja e radhës për Kosovën? Ndoshta “Top Fest 9”? Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The next victory for Kosovo

Kryeministri Berisha uron Rona Nishliun: Ishe zeri absolut i Eurovision 2012

Berisha uron Rona Nishliun: Ishe zeri absolut i Eurovision 2012

Pas mbylljes se edicionit te 57-te te Eurovision 2012 ne Baku te Azerbajxhanit, ku Shqiperia zuri vendin e peste me performancen e shkelqyer te kenges Suus, e interpretuar nga shqiptarja nga Kosova, Rona Nishliu, kryeministri Sali Berisha e ka uruar kengetaren shqiptare, duke e cilesuar si zerin absolut te kompeticionit evropian te ketij viti, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.

Kryetari i Qeverise i telefonoi menjehere pas perfundimit te festivalit, kengetares Rona Nishliu dhe i percolli urimet me te perzemerta per suksesin e shkelqyer si dhe per perfaqesimin dhe interpretimin dinjitoz.

Shkelqimi i Rona Nishliut

Suksesi i arritur i këngëtares Rona Nishliut në edicioni e sivjetmë të Eurovizionit i ka emocionuar tej mase shqiptarët. Edhe pse nuk e mori vendin e parë, kënga e kënduar nga Rona është konsideruar si më favoritja nga muzikantët e njohur vendës dhe botërorë.

Suksesi i arritur të shtunën mbrëma nga këngëtarja mitrovicase e shënoi edhe rezultatin më të mirë të arritur nga përfaqësuesit e Shqipërisë në Eurosong, që nga viti 2004, ku për herë të parë Shqipëria mori pjesë në këtë festival.

Renditja e këngës “Suus” ndër 5 këngët më të mira në Evrovizionin e sivjetmë u konsiderua nga kompozitorët tanë si një nga sukseset më të mëdha të regjistruara ndonjëherë nga një këngëtar shqiptar në ndonjë festival botëror. Madje, sipas tyre, të jesh e 5-ta është një mrekulli që as mund të mendohet.

Në një prononcim për “Kosova Sot”, kompozitori Xhevdet Gashi ka thënë se Rona në natën e së shtunës e ka pasur një prezantim shumë të mirë. Ai ka thënë se suksesi i përfaqësueses shqiptare është një sukses i madh kur kihet para sysh formati i këtij festivali.

“Ne që merremi me këtë punë, e dimë se sa e vështirë është të arrish në atë pozitë. Vetë klasifikimi në finale është sukses, ndërsa renditja në 5 finalistët është një sukses shumë i madh”, ka thënë Gashi.

Saturday, 26 May 2012

Rona Nishliu suksesi me i madh shqiptar ne Eurosong

Ka nisur ashtu sic duhet në orën 21: 00 nata finale e Festivalit të madh Evropian. Ndërsa Shqipëria sic ishte parashikuar ka kënduar e treta këngën e saj “Suus” me mjaft emocion, pas përfaqësueses së Hungarisë.

Rona ka preferuar të ketë të njëjtin look dhe veshje si në natën gjysëmfinale, dhe ka marrë shumë duartrokitje , ndërsa në fund ka thënë “Thank you”. Cmimi i madh për këtë vit ka shkuar te Suedia, ndërsa Rona Nishliu është renditur në vendin e pestë me 146 pike,  duke shënuar kështu suksesin më të madh që ka arritur ndonjëherë Shqipëria./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona Nishliu Albanian triumph at Eurovision

Properly initiated at 21: 00 final night of the great European Festival. While Albania was projected as the third sang her song "Suus" with great emotion, after the representative of Hungary.

Rona has preferred to have the same look and dress like the night semifinals, and has received much applause, and finally said, "Thank you". Great price for this year has gone to Sweden, while Rona Nishliu is ranked in fifth place, marking the biggest success that has ever reached Albania. / Albavipnews /

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online