All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Rovena Stefa. Show all posts
Showing posts with label Rovena Stefa. Show all posts

Wednesday, 29 January 2014

Rovena Stefa, ne top-forme fale fitnesit me trajnier personal

 Nga Maksim Gjokaj

Sic e shihni edhe në këto foto eskuzive vetëm për gazetën tonë, këngëtarja Rovena Stefa është duke u stërvitur shumë seriozisht nga trajneri i saj personal në ‘Fit-In Gym’ Prishtinë.

E veshur sic ne nuk jemi mësuar ta shohim Rovin ndonjëherë, me kostum sportiv të rehatshem gati për "zjarrrr" sportiv, me flokët e kapura bisht dhe natyrale, pra pa fustanet e saj "glamour" në skenë. Nuk arrijme t'ia tërheqim vemëndjen edhe pse fotografja jonë (Festa) shkrep pareshtur blicin e aparatit gjigand. Ne e shfrytëzuam një moment pushimi për të bërë disa pyetje mbi këtë pjesë të jetës së saj.

Ajo na tregoi që ushtrohet prej më shumë se një vit në mënyrë profesionale, trajnuar nga Blerim Demukaj, i cili është profesionist në fushën e edukimit fizik, shumë i kërkuar nga personazhet publike këto 10 vitet e fundit. Ajo tregon se përvec ushtrimeve të organizuara sipas një plani mujor, trajneri i saj harton edhe planin ushqimor të nevojshëm për ruajtjen e peshës, muskujve dhe forcimin e shëndetit në përgjithësi.

Kur e pyesim Rovenën se mos ndoshta do ta shohim në ndonje gare "bodybuild-erash", ajo qesh dhe thotë : " Mos u frikësoni se nuk do të më shikoni me aq muskuj ndonjëherë, por tashmë sporti, fitnesi është bërë jeta ime, pa të cilin nuk do të mund të jetoja dot. Shkurt, më ka hyrë në gjak! " Këtë fillim viti Rovena ka promovuar dhe videon e saj më të re "E more për letra", në të cilën ka realizuar skena mjaft të nxehta, pikërisht me trajnerin e saj Blerimin, një video kjo nga produksioni i saj "Te Rovi".

Lidhur me pyetjen se pse për këtë video Rovena ka zgjedhur trajnerin e saj, ajo na thotë "Pse të kërkosh në qiell, kur e ke në tokë" Ajo shton se Blerimi është një djalë me talent aktrimi, i shkolluar dhe me trup tepër të formuar bukur, kështu që natyrisht që ishte zgjedhja ideale për këtë video. Ai është një model i bukurisë mashkullore, por tërësisht natyral, i pasforcuar, ashtu sic shpesh ekranet tona na servirin meshkuj që pozojne me tepri ato hire që natyra iu ka falur. Dhe për fund të kesaj ajo shton duke qeshur "Fshati që duket, s'do kallauz, ndërsa ai s'duket, me siguri e do kallauzin hahahah ".

Thursday, 24 October 2013

Rovena Stefa, gati per programet festive

Këngëtarja e shumë hiteve shqiptare Rovena Stefa mes shumë angazhimeve të këtij fundviti do të jetë edhe në disa nga programet festive të Vitit të Ri që po vjen.

Ne zbulojmë këtë foto ku mësojmë se artistja ka qenë në xhirimet e një programi që do të trasmtohet në Amol Tv, dhe ka dashur të ketë këtë foto me vajzat dhe djemtë të cilët ishin të pranishëm në skenë.

E veshur me një fustan nga dyqani më i mirë në Prishtinë, kontretisht “Meri Butik”, ajo është dukur si një princeshë e mbrëmjes.

Rovena shumë shpejt do të sjellë edhe projekte të reja muzikore të cilat do të kemi mundësi ti zbulojmë edhe ne sa më parë./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rovena Stefa, ready for holiday programs

Saturday, 27 July 2013

Revista PANORAMA PLUS - 27 Korrik 2013

Revista PANORAMA PLUS - 27 Korrik 2013
Revista PANORAMA PLUS, 27 Korrik 2013
  • Elona e BB, ne dileme mes nje djali shqiptar dhe francez. "Partnerin e deshiroj artist. Ne shtator mund te jem ne televizion"
  • Luana, e dashuruar me menaxherin e nje qendre biznesi pas ndarjes nga Gaxha
  • Zajmina kapet mat me te dashurin ne plazhin e Himares
  • Xhensila dhe Besi, skena erotike gjate pushimeve
  • Eldora e BB6: Surpriza e Shpendit per 28-vjetor, lule te bardha dhe varese Swarovski. Fotot, dhuratat dhe detajet e festes me shume te ftuar
  • Maya: Me partnerin tim po mendojme per nje femije. Kam hequr dore nga cigarja per hir te dashurise
  • Martohen Atdheu i "Da Ligs" dhe Korabi i Xenit
  • Shkelqimi i "BB", pas ndarjes nga Alma, pushime te gezuara ne plazhet italiane
  • Soni me Aldon e "X Factor" ne Prishtine
  • Ermal Merdani, pas tre muajsh "single" del hapur me te dashuren e re

Saturday, 20 July 2013

Revista BLUETOOTH - 20 Korrik 2013

Revista BLUETOOTH - 20 Korrik 2013
Revista BLUETOOTH, 20 Korrik 2013
  • Ami dhe Ermali ne pritje te djalit: Pas lindjes, Ami ne "greve urie"; 
  • Miriam Cani: Se shpejti dasma, do jete private dhe e qete. Me mamane e Albanit jam shume e lidhur. E lumtur qe e kam pjese te familjes.
  • Noizy mund "Babastars"
  • Foto hot te VIP-ave ne plazh; 3 faqe speciale, 16 personazhe; Rovena Stefa ne Turqi; Afroviti Goge zgjedh jugun; Kleoniki do pishinat; Sabri Fejzullahu, pushime me gruan ne Qeparo; Rozana Radi, nje koktej nga Dhermiu; Vesa Luma, ne plazh e veshur; Franceska, provokuesja e kesaj vere; Pushimet familjare te "miss" Gentes; Ermela argetohet me shoqerine ne bregdetin e jugut; Dren Abazi, det edhe kenge; Angela Martini ne St.Tropez; Luana, rrofte "Summer Fest"-i; Nora Istrefi prek Dubain; Lorik Cana pushon me Moniken; Dafina Zeqiri shfrytezon koncertet; Albana Osmani, relaks me motren; 
  • Vigani feston ditelindjen, harbohen Big Brother-istat. Fotot, me Elenen "prane e prane" si dikur

Wednesday, 17 July 2013

Rovena ne bikini, cmend meshkujt ne plazhet e Antalise...

Nje Super Seksi Ne Plazh

Kengetarja e shume hiteve shqiptare Rovena Stefa tregon se eshte ne top forme fale edhe fitnesit qe ajo ka kohe qe e praktikon.

Ne zbulojme kete foto ku artistja duket super seksi dhe mesojme se ajo ka qene disa dite me motren e saj Elisen dhe shoqen e saj nga Prishtina, Meri, per te pushuar ne Antalia. Destinacionin e vendin te sakte nuk e dime, por mund te themi: 'Lum ai mashkull qe ka pushuar aty afer saj duke pare linjat e kengetares".

Mesojme gjithashtu se nje projekt i fuqishem dhe bombastik i saj po vjen. Mos valle i referohet kenges 'Malli 2'! Le te presim deri ne fund te veres. /maksim gjokaj/

Tuesday, 4 June 2013

Reperi MERKS nga Anglia vjen te Rovena Stefa

Ai është nga Tropoja, por ka vite që jeton dhe bën rep në Angli. Kishte dëgjuar për kompaninë “Te Rovi” nga këngëtarja Rovena Stefa dhe ka kontaktuar për të realizuar videoklipin e këngës së tij më të re pikërisht në Prishtinë.

Kënga mban titullin “S’po ma nin’dhe reperi njihet me emrin e muzikës MERKS, ndërsa video që është xhiruar në disa pjesë të Kosovës nga produksioni i artistes do të jetë së shpejti në televizionet shqiptare. Ne ju sjellim një foto nga xhirimet e videos.

Ky është klipi i dytë që vjen nga produksioni filmik i Rovena Stefës, pas atij “Hajde ti” kënduar nga vetë këngëtarja dhe këngëtari i ri Elton./Maksim Gjokaj/

Saturday, 25 May 2013

Revista BLUETOOTH - 25 Maj 2013

Revista BLUETOOTH, 25 Maj 2013
  • "Malagata"; Ronela: Macja e zeze me ka ndjekur gjithe jeten. Ju rrefej amanetin e tim eti; Elgit Doda: Surprizat nuk kane te sosur, se shpejti me nje kenge solo
  • Joana e "BB6": Jani me kerkoi te ktheheshim bashke. Mendimi im per banoret. Anaidi mashkulli qe dua perkrah meje. 
  • Dafina Zeqiri: Kam 23 vjet pa folur me babin; E verteta e fejeses me Dj Blunt. "Videofestin" kete vit do ta ndjek nga New York-u.
  • Aurela Hoxha, josh me linjat
  • Albano Bogdo semure, mungon ne "2XL" prej tri javesh
  • Vigani: Anaidi fitues, Rikja dhe Iliri s'meritojne finale. Ne facebook 4000 kerkesa e 1000 mesazhe brenda ores. S'e kam takuar te dashurin e Elenes, nese do, eshte i mireseardhur.
  • Falemnderit Elhaida!
  • Noizy xhiron klip me Bjordin
  • Perballja e pare mes Rovena Stefes dhe gocave te "Thumb"
  • "Bota jone ti!" - koncepti krijues pas fushates se AMC

Saturday, 6 April 2013

Revista BLUETOOTH - 6 Prill 2013

Revista BLUETOOTHRevista BLUETOOTH, 6 Prill 2013
  • Valbona Coba: Ju rrefej ditet e para me Aiden! Simboli i bukurise shqiptare rrefen nga SHBA, gjithcka, qe nga momentet kur e mori te voglin per here te pare ne krahe e deri tek netet pa gjume
  • "Big Brother": Pas Elenes, edhe Joana e nxjerr ne shesh. Mamaja: Anaidi vendos vete, s'bej asnje koment per Joanen. Vigani: Elena me ka dale nga qejfi, kam ulur veten!
  • Bleona "cmend" publikun gay! Fotot e kengetares mes komunitetit LGBT ne Palm Springs
  • Intervista; Ilda, vajza qe ju ben ta doni sportin!
  • Performancat e kopjuara ne "X Factor"
  • Zhvishet edhe Elvana!
  • Rikthehet "Produkt 28"
  • Big Mama behet serish "BIG"
  • Te rejat e BB6; Joana: Elona, histerike, injorante, katundare e shkrete; Anaidi-Joanes: Me kete sjellje do dalesh nga shtepia; Olta: Nuk ndjej per Ilirin, e shoh si shok; Marselini-Ilirit: S'ke per te fituar kurre!

Sunday, 31 March 2013

Revista PALOMA - 30 Mars 2013

Revista PALOMARevista PALOMA, 30 Mars 2013
  • Samanta Karavella: "Gjerat qe do te ndryshoja po te isha kryeministre"
  • Ermal Mamaqi martohet me Bora Zemanin
  • Elena: "Jam e shqetesuar per te dashurin jashte". Vigani: "S'mundem pa ty, une vdes per ty"
  • Endrit Mertiri, i dashuri i Elenes: "Nuk dua te flas me per te!"
  • Valon Shehu, vellai i Viganit: "Deri ne fund te lojes Elena mund ta kete lene te dashurin..."
  • Familja e Oltes sulmon Big Brother: "Po beni manipulime!"
  • Qetsor Ferunaj: "Rishihemi ne ekran, Marselino fitues i BB..."
  • Suada Sherifi: "Di Caprio, ma ka thyer zemren edhe mua"
  • Noizy hap dyert e shtepise dhe behet kuzhinier
  • Ne ditelindjet e Nora Istrefit dhe Jonida Maliqit
  • Colin Farrell zgjedh Rovena Stefen
  • Flori Mumajesi: Azizi ma ka blere kengen, nuk e ka vjedhur!
  • Shpendi keshillon Elenen: "Nese nuk je e lidhur, mendoj se Vigani te pelqen"
  • Nga Niko Komani: "Si ta veshim dhe mos ta veshim 'te bardhen'"

Tuesday, 26 March 2013

Zeri i Rovena Stefes degjohet ne Hollivud (Video)

Janë 32 sekonda ku dëgjohet këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, me këngën “Cka m’ka syri”, në filmin e fundit të aktorit hollivudian, Colin Farrel, me titull “Dead man down”, dhe me regji nga i famshmi, danezi Niels Arden Oplev.

Mësojmë se këngëtarja shqiptare është kontaktuar shumë muaj më parë, duke ia kërkuar të drejtën e përdorimit të këngës së saj në këtë film.

Filmi është realizuar me një buxhet prej 30 milionë dollarësh, që nga një burim mirë i informuar, mësojmë se në llogarinë e Rovenës në këtë bashkëpunim dhe kontratë serioze, ka hyrë një shumë e mirë parash.

Përveç aktorit Colin Farell, që mësojmë se është një nga më të preferuarit e Rovenës, luan edhe aktori me origjinë shqiptare, James Biberi. /Maksim. Gjokaj/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rovena Stefa voice heard in Hollywood

Wednesday, 13 March 2013

Rovena sjell videon e pare me veteproduksion

“Te Rovi”, një emër shumë popullor, pasi atë e duan shumë. Në fakt, e kemi fjalën për këngëtaren e njohur, Rovena Stefa, e cila e ka sjellë në orët e para të mëngjesit të së martës, videoklipin më të ri të këngës “Hajde ti”, në bashkëpunim me këngëtarin Elton Kadrijaj.

E veçantë e këtij projekti është se Rovena tashmë do ta ketë gjithmonë produksionin e vet, ku ka edhe siglën e saj në fillim të videos së re, dhe do t’i realizojë nga audio deri në video këngët e saj dhe të shumë artistëve të tjerë.

Kënga është ritmike, edhe videoja i ka marrë komentet e para shumë pozitive./Maksim Gjokaj/.


Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rovena brings the first video vetëproduksion

"Rovi", a very popular name, because it's love. In fact, we refer to well-known singer, Rovena Stefa, which brought in the early morning hours of Tuesday, the latest video clip of the song "Come on you", in collaboration with the singer Elton Kadrijaj.

Friday, 8 March 2013

Kur VIP reklamojne nenat per 8 Mars

Disa prej tyre i njihnim se i kishim parë, por disa i pamë dhe i kujtuam më shumë sot me urimin “Gëzuar 8 Marsin”.

Ju sjellim tani një kolazh me nënat e femrave më të njohura të muzikës duke nisur nga e ëma e Genta Ismajlit e deri te nëna e Ciljetës, kur kjo e fundit është bërë vetë nëna e një djali një muaj më parë.

Meqë jemi në këtë festë edhe ne u urojmë atyre Gëzuar dhe i falenderojmë që kanë rritur vajza kaq të bukura dhe mjaft punëtore në muzikë.

Sërisht meqë është festë na lejohet të zgjedhim edhe mamanë më të bukur, jeni ju lexues që mund ta bëni këtë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
When VIP mothers advertise on 8 March

Some of them knew that we had before, but few saw and reminded more wishes "Happy 8th of March." We bring you now a collage of the most popular women's mothers music starting Genta mother Ismajli to Ciljetës mother when the latter has become the mother of a son a few months ago.

Since we are on this holiday we wish them happy and thank that have grown so beautiful and pretty girls working in music. Again as is the feast also allowed us to choose the most beautiful mother, are you readers that can do this. / Albavipnews /

Friday, 22 February 2013

Thyhet faqja e Rovena Stefes

Një nga Fanpage që për disa vite ka mbledhur shumë adhurues të këngëve të këngëtares së njohur Rovena Stefa është thyer nga hakerët.

Në fakt nuk duhet ti besoni lajmeve dhe postimeve shumë dashakeqëse që i shihni dhe i lexoni në faqen e artistës së njohur, pasi disa hakerë e kanë marrë.

Ndërsa ne mesuam se shumë shpejt ata që e kanë thyer këtë faqe do të përballen para ligjit, të cilët prekin privatësinë dhe ofendojnë adhuruesit e shumtë të Rovena Stefës./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rovena Stefa's page hacked

One Fanpage who for several years has collected many worship songs known singer Rovena Stefa is broken by hackers. In fact, we should not believe the news and more malevolent mailing you see and read on the well-known artist, as some hackers have taken.

As we soon learned that those who have broken this site will face the law, which affect privacy and offend many fans Rovena Stefa. / Albavipnews /

Monday, 18 February 2013

E braktisen Tiranen per Prishtinen

Rruga e Kombit si duket i ka shkurtuar kaq shumë orët e lodhshme të dikurshme, saqë Prishtina dhe Tirana sikur janë më afër edhe nga koha dhe të gjithë lëvizin brenda ditës.

Nuk janë vetëm njerëzit jopublikë që lëvizim, por shohim që edhe VIP-at një të shtunë në drekë mund të jenë prezentë në një shfaqe në Tiranë e në mbrëmje janë në Prishtinë.

Por, nga ata që kanë vendosur të jetojnë shumë kohë, madje të marrin një banesë për të zhvilluar aktivitetin e tyre direkt në Prishtinë, duke e braktisur Tiranën, apo vendlindjen e tyre e të jetuarit në Shqipëri, janë tre artistë të njohur. Ne kemi kontaktuar me këngëtarët dhe njëri ende nuk e ka një banesë të tijën në Prishtinë e dy këngëtaret e tjera po. Po çfarë i ka shtyrë këngëtarët që të jetojnë në Prishtinë?

Rovena Stefa: E dua Kosovën njësoj si tokën ku kam lindur. Edhe Kosova është Shqipëri. Ndihem shumë mirë dhe njëjtë sikur të jem në Shqipëri.

Emocionet dhe lotet e artisteve para 5 vjetesh

Të ftohtët e 17 shkurtit të 2008-s për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që jetonin në Kosovë nuk është ndier, pasi gëzimi për shpalljen e shtetit më të ri ka bërë që e diela para pesë vjetëve të jetë dita më e paharruar për ta.

Por, edhe personazhet publike tregojmë me emocion se ku ishin dhe si e pritën shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ja sesi e kujtojnë ata atë ditë:

Leonora Jakupi: Kam qenë në atë datë në një manifestim në Drenicë, në Skenderaj e më pas po dëgjonin në makinë me nënën dhe familjen time deklaratën e shpalljes së pavarësisë direkt nga Parlamenti. Kemi qarë të gjithë që ishim aty, më shumë nëna. Përjetim emocionues shumë.

Gena: Po më kujtohet, kam qenë në një mbrëmje duke kënduar dhe si gjithmonë shpallja e pavarësisë festohet në maksimum nga të gjithë, ashtu dhe nga unë.

Te vishesh me ngjyrat e flamurit te Kosoves

Të gjitha femrat VIP-a, sidomos ato që merren me muzikë, e kanë veshur të paktën një herë një fustan kuq e zi, e dikush disa herë. Por, ne u interesuam në këtë 5-vjetor t’i pyesim femrat e njohura se a kanë veshur ndonjëherë një fustan ku tregohet flamuri i Kosovës.

Këngëtarja Bleona Qereti, vitin e kaluar në turin e saj tregoi veten patriote edhe me një veshje ku tregohej ngjyra e kaltër dhe yjet, e cila u komentua shumë.

Ndërsa, miset e Kosovës që e kanë përfaqësuar vendin tonë në kompeticione të ndryshme botërore, e kanë veshur një fustan të tillë, siç ishte rasti i Arbnora Ademajt më 2009. Ndërsa, vitin që kaloi ‘Miss’ Diaspora, Loreta Abdyli, e mori pikërisht çmimin “Miss Pavarësia”, ku e përfaqësoi Kosovën në “Miss Globe”.

Por nga këngëtaret tona dikush do të donte ta vishte një fustan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, nëse do t’u jepej rasti, e dikush tjetër nuk është mësuar shumë me një flamur të tillë.

Rovena Stefa: Nuk kam veshur ndonjëherë një fustan me flamurin e Kosovës, pasi nuk kam pasur ndonjë ide që lidhet me të, ndonjë tekst apo video.

Artistet shqiptare me dy flamuj

Kosova tashmë ka pesë vjet që e ka simbolin e vet, edhe kur i referohet flamurit të një shteti.

Por sa po mësohen më këtë flamur VIP-at dhe a kanë ata vetëm një flamur kuqezi apo edhe flamurin e Kosovës.

Dikush thotë se flamuri kombëtar është i pazëvendësueshëm, e dikush tjetër thotë që po mësohen edhe me flamurin tonë. Për më tej, artistët janë rrëfyer për gazetën tonë.

Gena: Po i kam të 2 flamujt, madje m’i kanë dhuruar fansat nëpër koncerte dhe për këtë arsye i mbaj, sepse kanë vlerë të dyfishtë për mua.... Një, sepse është flamuri i vendit tim dhe jam krenar për të dhe tjetra sepse janë dhuratë nga fansat e mi që dhe kjo ka vlerë të veçantë për mua.

Friday, 15 February 2013

Beqaret VIP pa (me) Shen Valentin

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Kur njeriu dashuron nuk ka frikë”, por për VIP-at tanë kjo thënie nuk ka efekt.

Ne u munduam të bëjmë një hulumtim për të parë se ku ishin dhe a e festuan beqaret e estradës këtë Shën Valentin, natyrisht për t’u gëzuar me to.

Këngëtarja GENTA ISMAJLI, tash e disa vjet beqare, i ka hipur makinës dhe ka udhëtuar për ta festuar këtë Shën Valentin në Shkodër.

Nëse doni të dini se me kë, deri tani kemi lajme se vetëm me adhuruesit e tyre shkodranë, pasi ajo ka kënduar atje, e kush e di femrës atraktive mos ndonjë djalë shkodran ka guxuar t’i japë të paktën një trëndafil. Sipas deklaratës së saj, ajo vazhdon të jetë beqare që kur u nda nga Miloti.

Edhe këngëtarja tjetër seksi, ROVENA STEFA, nuk e ka gjetur ende princin e saj, por ajo është kujdesur që të urojë kështu në rrjetin social ‘Facebook’: “Gëzuar Ditën e të Dashuruarve të gjithë atyre që sot e dashurojnë dikë! Pa dashurinë jeta nuk do të kishte kuptim!”

Rovena Stefa deklaron: “Arkiva Shqip po vjedh kengetaret”

Këngëtarja e njohur shqiptare, një nga më të klikuarat në internet ka reaguar në rrjetin social facebook ku kontretisht ka shkuruar kështu: “Kolegët e mi këngëtarë, ruajuni nga Arkiva Shqip!

Ky mashtrues i madh mban me dhunë të drejtat e këngëve tona në Youtube! Ai na vjedh duke shfrytëzuar mundin tonë shumë vjeçar, këngët dhe videot tona në Youtube duke fituar të ardhurat tona.

Që të shkëputesh nga Arkiva Shqip duhet të marrësh avokat gjerman, i cili të kushton më së paku 10000 euro, që të gjithë ne e dimë se është e papërballueshme për artistët shqiptarë.

Pra Aldor Nini, duke shfrytëzuar emrin e motrës së tij Enxhi Nini, këngëtare dikur në Shqipëri, i ka bërë lidhjet me artistët, të cilët kanë nënshkruar nën mirëbesim.

Aldor Nini vazhdon të sulmojë artistët shqiptarë edhe përmes emisionit "Thumb" në Youtube dhe dy marionetave naive por të etura për famë, Fatma e Aulona që po "kakarisin" emrat e të gjithë këngëtareve më të famshëm sepse e dinë se shikimet e emisionit do t'u paguajnë atë pak rrogë që marrin.

Sunday, 10 February 2013

Revista PALOMA - 9 Shkurt 2013

Revista PALOMA, 9 Shkurt 2013
  • Aferdita Dreshaj ne lidhje me Leonardo Di Caprio? Aferdita: E lumtur, edhe pse mund ta kem gabim. Shpati: Jane vetem shoke, edhe une e njoh Di Caprio-n
  • Noizy: Jam i vetmuar per Shen Valentin, s'kam kohe per femra
  • Adela i rikthehet televizionit
  • Sexy and Single; Viola Xhafaj: "Nje mashkull duhet per te ngrohur kembet"
  • Rovena Stefa: Iku koha e sharlataneve dhe mediokerve ne muzike
  • VIP Valentine; Flasin femrat e ekranit: Sabina Dana, Anila Cela, Mira Kazhani, Linda Halimi, Silvi Bakiri, Elia Shena, Iva Korumi, Fiori Dardha
  • Maya: Kam gjetur dashurine e jetes! I fejuari: Maya, me e mira nga te gjitha!
  • Tre femije VIP lindin brenda javes
  • Anna Oxa kunder Sanremos: "Eshte nje pasqyre e degradimit te vendit"
  • Tuna kapet mat me ish-te fejuarin e Dafina Zeqirit

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online