All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Saimir Pirgu. Show all posts
Showing posts with label Saimir Pirgu. Show all posts

Saturday, 20 April 2013

Revista BLUETOOTH - 20 Prill 2013

Revista BLUETOOTH, 20 Prill 2013
  • Big Brother; Zbulohet lidhja e Rikes me Noizy-n. Historia e dashurise me DJ-in e njohur italian, flirti me Erion Zeqirajn dhe miqesia me Klodian Celen e BB3. Prezervativi ne BB i nevojshem sa ilacet. Jani i Joanes vjen ne Tirane, fshihet nga gazetaret
  • Rita Ora, dashuria e re, shoku i ngushte i David Beckham. "Daily Mail" raporton lidhjen e re te kengetares shqiptare me agjentin e futbollit.
  • Nora nxjerr tangat ne skene
  • Amarda Toska shtatzene. Cifti i yjeve te showbiz-it, ne pritje per t'u bere prinder
  • Ingrit Gjoni thote: Inshallah! Xhiron klipin e ri, me protagonist djalin Parid
  • Fundjave te bukur nga Orinda Huta
  • Vesa Luma, dedikim Big Bastes
  • Silva Gunbardhi le takimin ne Athine

Sunday, 4 November 2012

Sonte koncert i madh ne Gjeneve...

Emra te medhenj jane mbledhur sonte ne Gjeneve, ne Manifestimin Qendror te Diaspores Shqiptare nen moton "100 Vjet Shtet", me nje koncert akademik, popullor dhe artistik.

Do te jete nje manifestim madheshtor, nje gershetim i artit dhe muzikes, shoqeruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit dhe Operes Tirane, me pjesemarrjen e solisteve me fame nderkombetare si Ermonela Jaho, Inva Mula, Irini Qirjako, Saimir Pirgu, nen dirigjentin, e maestro Zhani Ciko.

Spektakli do te jete nen moderimin e te ftuarit special Adi Krasta dhe do te mbledh personalitete te njohura te kombit si: Vace Zela, Mirush Kabashi, Nexhmije Pagarusha, Cun Lajci, Yllka Mujo etj.

Kengetare nga te gjitha trevat shqiptare si Shkurte Fejza, Kastriot Tusha, Sabri Fejzullahu, Enkeleda Arifi, Ilir Shaqiri, Shyhrete Behluli, Selami Kolonja, Sinan Vllasaliu etj. do te sjellin tingujt e muzikes popullore te shoqeruar nga ansambli kengeve dhe valleve popullore shqiptare.

Manifestimi poashtu sjell shume emra te muzikes moderne dhe argetuese si Genta Ismajli, Tuna, Capital T, Etno Engjujt, Soni Malaj, Elita 5, Eugent Bushpepa, Poni, Sinan Hoxha, Seldi, etj.

Ky spektakel madheshtor, sjell vemendjen artistike dhe kulturore shqiptare, me pjesemarrjen e jashtezakonshme te emrave me te njohur. /Albavipnews/

Me shume info tek: www.100vjetshtet.org

Monday, 3 September 2012

Saimir Pirgu fitues i Cmimit te Publikut 2012 ne Washington DC...

Saimir Pirgu dhe Sarah Coburn ne Operen Nacionale ne Washington
photo by scott suchman

Saimir Pirgu, Cmimi i publikut 2012 ne Washington DC

Tashme jane bere te zakonshme lajmet per interpretimin e tenorit shqiptar Saimir Pirgu ne premiera te medha boterore dhe ne skenat me te rendesishme operistike. Ne fund te fundit, do thoshte dikush, kjo eshte puna e tij dhe ai perpiqet ta beje sa me mire kete. Por kur puna merr edhe nje vleresim nga pas, atehere eshte edhe me mire. Brenda nje kohe shume te shkurter nga 30-vjecari Saimir Pirgu na vijne dy lajme te mira (vec shfaqjeve). Se pari, Saimir Pirgu eshte shpallur fitues i Cmimit te Publikut ne Washington DC, si interpreti (aktori) me i mire ne nje opera per vitin 2012. Behet fjale per operen “Lucia di Lammermoor”, ku Pirgu interpretonte rolin e Edgardos. Opera eshte shfaqur ne Operen Nacionale ne Washington, ne nentor te vitit qe shkoi.

Monday, 20 August 2012

Revista britanike 'Opera Now': "Saimir Pirgu, Nje Yll Ne Ngritje!"

Saimir Pirgu ne kopertinen e revistes "Opera Now"

Revista britanike "Opera Now" eshte revista numer nje ne bote per operen dhe ne numrin e saj te ri prezanton ne shkrimin kryesor dhe kopertine tenorin shqipetar Saimir Pirgu nen titullin "Nje yll ne ngritje". Ne i urojme suksese Saimirit, nje vlersim mese i merituar.Krenar shqipe! /albaniac/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Saima Pirgu on the cover of the magazine "Opera Now"

British magazine "Opera Now" is the number one magazine in the world for opera and her new number represents on the main script and cover dhe Albanian tenor Saimir Pirgu under the title "A Star Ascending". We wish success to Saimir, an assessment with merits. Proud albanian! / Albaniac / ]]

Monday, 5 January 2009

Saimir Pirgu Hap Gala Concertin e 1 Janarit ne Zurich

Saimir Pirgu
/photo public domain/

SAIMIR PIRGU HAP GALANE E MADHE NE "OPERNHAUS"

Saimir Pirgu ka hapur koncertin gala te 1 janarit ne "Opernhaus" te Zurihut, ne krah te baritonit te famshem Renato Bruson. Interpretimi u cilesua nje sukses i jashtezakonshem per tenorin e ri shqiptar, i cili kendoi njerin prej tri roleve kryesore te operes "Rigoletto" te Giuseppe Verdit. Ne krah te tij ishte edhe baritoni i famshem Renato Bruson nen bageten e dirigjentit Nelo Santi, te cilet po ashtu, u priten me ovacione nga publiku zviceran . Ishte mjaft emocionuese te shikoje se si e priten tenorin e ri shqiptar spektatoret e shumte jashte teatrit, per te rrembyer autografe prej tij. Atyketu degjoheshin copeza bisedash ne gjuhen gjermane, angleze apo franceze. "…vetem 27 vjec?!" , "…tenor shqiptar?!" "…Verdi nga Shqiperia?!" apo " ..nje 27 vjecar nga Tirana ne rolin e Dukes se Mantoves e ne krah te Renato Bruson?!" Po, ishte e vertete. Zeri i mrekullueshem i Saimir Pirgut e zbukuroi ate shfaqje me embelsine, temperamentin dhe forcen artistike. Shkelqimi i timbrit te tij si dhe kontrastet e embla ne pianissimo, qe percollen momentet me lirike te operes, evidentuan edhe kesaj here mjeshterine e larte artistike te ketij tenori te ri 27- vjecar, i cili interpretoi perkrah kengetareve dhe muzikanteve me te shquar te epokes. "Opéra sans frontières", Zvicer. /edlira dedja/gazeta shqiptare/05.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 2 December 2008

Tenori i Ri Shqiptar, Saimir Pirgu, Duartrokitet Me Ovacione Ne "Metropol" te Lozanes!

Saimir Pirgu La Traviata Lausanne

Tenori i ri shqiptar Saimir Pirgu duartrokitet me ovacione ne sallen “Metropol” te operes se Lozanes

Opera e Lozanes prezantoi mbreme (26.11.08) premieren e « Traviates » se G .Verdit, vene ne skene nga Arnaud Bernard dhe drejtuar nga Paolo Arrivabeni. Ne rolet kryesore ishin Virginia Tola (Violetta Valéry), Saimir Pirgu (Alfredo Germont) dhe Sebastian Catana (Giorgio Germont).

Ishte vertet emocionuese atmosfera mbas perfundimit te operas, kur tenori Saimir Pirgu doli te pershendese publikun zviceran. Thjeshtesia e ketij djaloshi te ri shqiptar e mbushi plot emocione sallen e teatrit qe ne castet e para te daljes ne skene, ku ra ne sy buzeqeshja e tij plot drite, siguria dhe personaliteti i fuqishem artistik, nderthurur me nje ze brilant, plot jete e embelsi.

Muzika e Verdit ishte magjepese ne tonet e zerit te tij; atmosfera e teatrit dukej me e tendosur dhe te krijohej pershtypja se cdo gje ndrronte pamje nen tingujt e ketij zeri te embel e plot pasion. Te krijohej ndjesia se vete rryma e jetes clirohej prej saj; te dukej sikur nuk kishte me kufij, por vetem shkelqim, melodi e dashuri. Ne ato caste, konturet e salles shkriheshin me boten perreth dhe harroje se jashte saj kalimtaret nxitonin per t’iu shmangur temperatures se acarte te dimrit zviceran.

Mbasi e degjon ne skene Saimir Pirgun, e kupton menjehere se ke perballe nje tenor te permasave te medha. Interpretimi i tij karakterizohet nga nje ekspresivitet spontan dhe natyral, i cili e ben per vehte spektatorin qe ne momentet e para te daljes ne skene. E pak me vone, zeri i tij vishet nga nje thellesi lirike dhe njekohesisht dramatike, mbushur me ndjenje dhe elegance, duke mundur te shprehe instiktet me te thella personazhit te Alfredos, me nje ngjyre vokale sensuale si edhe me nje diksion te shqiptimit te shkelqyer te gjuhes italiane.

Saimir Pirgu

Mund te them pa frike se ky rol eshte nje nga kulmet e karrieres se tij operistike ashtu sic u shprehen mjaft nga spektatoret ne salle, te cilet e cilesuan me te drejte si “perlen” e kesaj premiere te « Traviates ». Eksperienca e Saimirit me Alfredon, qe se shpejti do te kurorezohet me cmimin nderkombetar « Corelli », i mundesoi atij realizimin e kesaj kryevepre operistike me nje thjeshtesi te madhe, me nje liri te shprehuri si dhe me nje autoritet te vecante interpretimi. Frazat e tij shpaloseshin thjeshte dhe me elegance, duke integruar vizionin dramatik te koncentruar ne muziken dhe libretin e kesaj vepre te mrekullueshme te literatures operistike, ashtu sic eshte imagjinuar prej Verdit. Por nga ana tjeter, keto fraza pasuroheshin me nje shumllojshmeri nuancash, te cilat i jepnin sensin e plote sejciles note muzikore e po ashtu, sejciles fjale e sejciles heshtje. Saimir Pirgu e pasuroi kete premiere, duke dhene prej tij te gjithe forcen e ekspresivitetit dhe origjinalitetit te tij emocional.

Duke duartrokitur, m’u kujtua dita e pare kur e takova kete djalosh te dlire, tek i cili, gjeja e pare qe me ra ne sy ishe buzeqeshja e cilter dhe thjeshtesia e madhe e komunikimit, te cilat me krijuan pershtypjen se e njihja prej nje jete te tere. Rrezatues, modest e njekohesisht shume dinjitoz, me tregoi per studimet e tij, per hapat e para ne karriere, qe kishin nisur me vullnetin dhe zotesine e tij, pa ndihmen dhe perkrahjen e askujt; me tregoi per takimin dhe miqesine e tij te vecante me Luciano Pavarotin, i cili i dha edhe shtytjen e pare drejt suksesit; takimet me mbretereshen Elisabete te Anglise, me Princin Albert te Monacos, me bashkepunimin e tij kohet e fundit me Woody Allen, me projektet e tij te ardhshme, etj.

Nje gje eshte e sigurt: Saimir Pirgu, i cili e nisi karrieren e tij nderkombetare ne moshe shume te re, sot ben pjese ne menyre te padiskutueshme ne eliten e tenoreve aktuale dhe eshte nga me te suksesshmit e gjenerates se tij.

Kush eshte Saimir Pirgu dhe si ka nisur kariera e tij?

Lindur me 1981 ne Elbasan, Saimiri nisi shume i ri studimet ne muzike duke u dipllomuar ne violine ne qytetin e tij te lindjes e me pas per kanto ne konservatorin “Claudio Monteverdi” te Bolzanos, nen drejtimin e Vito Brunett-it, me te cilin vazhdon te studioje edhe sot e kesaj dite.

Fitues i konkurseve nderkombetare “Caruso” e “Tito Schipa” ne 2002, e nis karrieren e tij me Festivalin e Operes “Rossini” te Pesaros me “Il viaggio a Reims” dhe “Adina”. Per Saimir Pirgun nis nje bashkepunim shume i rendesishem me Staatsoper (Opera shteterore) te Vienes, ku midis shume venieve ne skene, loja e tij vleresohet jashtezakonisht tek “L’Elisir d’Amour” per te cilen fiton edhe cmimin e larte “Eberhard Waechter Gesangsmedaille”, qe u jepet te rinjve te karrieres.

Saimir Pirgu me Pavarottin

Ishte vetem 22 vjecar kur kendoi “Così fan tutte” ne Ferrara, dirizhuar prej Claudio Abbados dhe, ne veren e vitit 2004, ne Festivalin e Salisburgut nen drejtimin e Philippe Jordan. Duke vazhduar debutime te rendesishme artisti ri shqiptar kendon ne skenat e teatrove me te rendesishem te botees, duke nisur nga Opera Shteterore e Hamburgut (Hamburgische Staatsoper), ne Bayerische Staatsoper te Monaco-s, ne Operen Shteterore te Berlinit (Berliner Staatsoper), ne Teatrin e Operes se Romes e ne Akademine Nacionale Italiane “Santa Cecilia”. Po ashtu, Saimir Pirgu ka kenduar ne skenat e Opernhaus te Zürich-ut, ne “Royal Opera House Covent Garden” te Londres ne Teatrin Mbreteror te Madridit dhe ne San Carlo te Lisbones, ka debutuar ne Valencia, ne Teatrin Komunal te Bolonjes dhe ne Concertgebouw te Amsterdam-it.

Saimir Pirgu bashkepunon me dirigjentet me te njohur te orkestrave si Claudio Abbado, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa, Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, James Colon, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.

Midis roleve me te duartrokitur te tenorit te ri shqiptar mund te permendim, Don Ottavion nga (Don Giovanni), Ferrando-n ne Così fan tutte, Elisir d’Amore (Nemorino), Rinuccio te Gianni Schicchi, Falstaff (Fenton), Alfredo Germont (La Traviata), Rigoletto (Duka i Mantoves). Kohet e fundit ka interpretuar rolin e Idomeneut me Nikolaus Harnoncourt ne Styriarte Festival te Graz-it. Debutimi i tij i pare amerikan u be ne muajin shtator te ketij viti ne Los Angeles Opera (roli i Rinuccio-s tek “Gianni Schicchi”) nen drejtimin e Woody Allen.

Saimir Pirgu

Se shpejti, Saimir Pirgu do te kendoje “La Traviata” ne Staatsoper te Vienes, Santa Fe e Covent Garden, “Lucia di Lammermoor” (Sir Edgardo di Ravenswood) ne Operen Shteterore te Hamburgut si edhe ne Metropolitan te New York-ut.

Ne vitin 2006 ka incizuar per Universal Albumin e tij te pare Angelo casto e bel, nje antologji me arie operistike nga Mozart, Pergolesi, Bononcini, Donizetti, Verdi dhe Massenet me Gustav Kuhn dhe orkestren Haydn.

Edlira DEDJA, pianiste
Presidente e “Opéra sans Frontières”, Zvicer
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. me shume info per kete shfaqje ne www.opera-lausanne.ch/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online