All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Sam Zherka. Show all posts
Showing posts with label Sam Zherka. Show all posts

Wednesday, 5 November 2008

Selim Zherka, Shqiptari Me "Bole"

Selim Zherka Photo by Alan Zale
/photo alan zela/

Shqiptari i klubeve te striptizit i kerkon Nju Jorkut 100 milion dollare

Sam Zherka, botuesi i gazetës “The Westchester Guardian”, thotë se për shkak të prejardhjes së tij shqiptare, po cilësohet si “gangster” – një shkelje e Amendamentit të 14-të të Kushtetutës Amerikane që ndalon profilizimin, edhe në bazë etnie

Nje shqiptaro-amerikan ka terhequr vemendjen ne median e New York-ut me padine e tij te bujshme prej 100 milione dollaresh kunder policise se qytetit te New York-ut (NYPD). Biznesmeni shqiptaro - amerikan dhe botuesi, Sam (Selim) Zherka, renditi perpara gazetareve dhe fotoreportereve, arsyet se pse po e ngrinte padine dhe sesi veprimet e disa politikaneve, sipas tij, te korruptuar te Westchester-it, ne bashkepunim me miqte e tyre ne policine e New York-ut, e kane akuzuar si "kriminel shqiptar", ne kuadrin e nje hakmarrjeje me motive politike.

Historia e konfliktit filloi me nje artikull politik

Sam Zherka eshte nje biznesmen i suksesshem shqiptaro- amerikan. Vetem 40 vjec, ai eshte pronar i dy klubeve te famshme striptizmi, pronash te patundshme, e restorantesh. Dy vjet me pare, ai vendosi te hynte edhe ne fushen e botimeve duke blere gazeten "The Westchester Guardian", e cila eshte sot gazeta me tirazhin me te larte ne kontene, ne veri te New York City-t. Pikerisht me blerjen e gazetes filluan problemet per Sam Zherken. Ne fillim te vitit 2007, Zherka botoi ne gazeten e tij nje artikull kritik per procesin e zgjedhjes se Prokurorit te Distriktit ne Westchester County. Sipas artikullit, Dennis Glazer, bashkeshorti i Prokurores, Janet DiFiore, u perpoq qe te korruptonte nje tjeter kandidat per kete post. Ne kete menyre, ai do te siguronte qe e shoqja nuk do te kishte rivale serioze ne gare. Pas kesaj, Zherka, thote se ka marre nje telefonate nga prokurorja, DiFiore, e cila e ka kercenuar: "Si do te te dukej ne qofte se dikush do te sulmonte familjen tende?", i ka thene ajo atij. "Nuk do te me pelqente", i eshte pergjigjur Zherka. Atehere, prokurorja i ka thene se duhet te kete kujdes se ajo dinte "ta luante shume mire kete loje". Pas kesaj, ajo i ka thene nje te besuari te saj politik se, Zherka, ishte "nje figure kriminale shqiptare" dhe se shpejt do t'i binte ne dore. Zherka thote se tani kunder tij u angazhua nje "dore e forte", Thomas Belfiore, Komisioner i Departamentit te Sherbimit te Sigurise Publike ne Westchester County. Belfiore, dikur nje funksionar i larte i policise se New York-ut, ku ende ruan lidhje te forta. Ai e fyeu publikisht biznesmenin shqiptar, duke thene se ai eshte "perfaqesues i krimit te organizuar shqiptar" dhe se "vetem nje mafioz mund te kete ne zoterim nje klub ku zhvishen femrat". Per te zgjeruar sulmin e tyre edhe ne Manhattan, ku Sam ka edhe dy klubet e famshme te striptizmit, "VIP CLUB" dhe "CHEETAHs", Belfiore dhe Janet DiFiore, kontaktuan me Mathew Bogdanos, ndihmesprokuror ne qytet. Bogdanos menjehere u vu ne levizje kunder shqiptarit, duke bere qe Zyra e Kontrollit te Krimit te Organizuar ne NYPD, te hapte nje dosje hetimore, ne te cilen Zherka cilesohet si "figure e krimit te organizuar shqiptar". Nje hetim i ngjashem filloi edhe ne zyren e Prokurorit te Distriktit ne qytet, ku Bogdanos e cilesoi publikisht Zherken si nje "kriminel shqiptar" dhe, sic thote dokumenti i dorezuar ne gjykate, "Zherka eshte shperndaresi me i madh i droges ne New York dhe mospagues taksash". Viktime e ketij sulmi u be edhe George Weir, i cili, sipas Zherkes, u akuzua nga Zyra e Krimeve si bashkepunetor i biznesmenit shqiptaro-amerikan, vetem se pse ishte shok femijerie me te dhe u shkarkua nga detyra, duke e kthyer si polic te zakonshem ne Bronx. Kur nje incident ndodhi ne klubin "Cheetah", ku Zherka eshte bashkepronar, policet qe u derguan aty, me te marre vesh emrin e tij, bene lidhjen me profilin e formuar tashme ne dosje per te dhe, pa shikuar faktet, i kerkuan atij qe te dilte jashte nga klubi, nje shenje e qarte e demit, qe kjo perplasje mund t'u sjelle bizneseve te Zherkes.



"Te jesh shqiptar nuk do te thote te jesh gangster"

Sam Zherka dukej i qete dhe i vendosur ne konferencen e tij per shtyp. "Nese thone qe jam kriminel, atehere ku jane faktet?" tha ai. "Nese ka fakte atehere une e mbyll gojen dhe dorezohem vete, e le te bejne me mua ate qe duhet. Por, nese fakte nuk ka dhe kjo ka qene vetem nje menyre per te ndalur lirine e fjales ketu ne Amerike, atehere dikush duhet te paguaje per kete". I ndjeshem per pasojat e sulmeve ndaj tij, ai u shpreh se gjithe jeten eshte njohur si nje punetor i palodhur, si nje biznesmen i zgjuar, si nje baba dhe bashkeshort i kujdesshem. "Nuk do te lejoj qe te luhet me emrin tim per interesa politike", tha ai. Zherka, i cili ka kater femijeve, pret qe se shpejti te behet edhe me kater femije te tjere. Mjeket kane thene se bashkeshortja e tij shtatzene do te linde katernjake, nje tjeter arsye qe mund t'i beje edhe njehere gazetat e New York-ut qe te vrapojne drejt tij. Duke nenvizuar perdorimin e kombesise per te justifikuar inkriminimin e tij, Zherka tha se keta zyrtare mund te mjaftoheshin, duke e cilesuar si "kriminel". "Cfare do te thote kriminel shqiptar", pyeti ai dje gazetaret. "Se pari, une kam lindur ne Amerike dhe nuk mund te behet fjale per nenshtetesi. Eshte e qarte se i vetmi shpjegim eshte perdorimi i fjales 'shqiptar' per te nenkuptuar 'keqberes', ashtu si dikur perdorej per te diskriminuar irlandezet si huligane, pastaj italianet si mafioze e me pas zezaket e hispaniket". I pyetur nga nje reporter i gazetes, "New York Post", nese mendonte se do te trajtohej ne te njejten menyre po te mos ishte shqiptar, Zherka u pergjigj se ortaku i tij ne biznes eshte irlandez dhe, ndonese qe te dy kane ne prone te njejtin klub nate, ortaku i tij nuk cilesohet si "gangster", ashtu si behet me te. Ky, sipas tij, eshte diskriminim. Zherka premtoi se shume anetare te njohur te komunitetit do te thone fjalen e tyre, qe askush te mos luaje me emrin e "shqiptarit". Pak vite me pare, nje grup i krimit te organizuar, i kapur nga FBI-ja, u cilesua si "grup kriminal shqiptar", ndonese ne perberjen e tij, vetem gjashte nga 15 ishin shqiptare. Kjo ka kohe qe ndodh, sipas Zherkes, po tani ka dale dikush qe do te behet shembull qe kjo te mos ndodhe me. "Prinderit e mi erdhen ketu, duke lene pas komunizmin. Babai im ka qene per shume vite i burgosur dhe i internuar ne kamp pune. Nena ime gjithashtu ka vuajtur tre vjet burg", tha ai, duke shtuar se nuk do te lejoje qe, ne nje vend demokratik, te perdoren metoda diskriminuese qe i kane hije vetem regjimeve si ai qe diskriminoi prinderit e tij.

Shuma e kerkuar eshte normale

Duke folur per perpjekjet per te shkaterruar biznesin e tij, Zherka, ka akuzuar policine se po vendos postblloqe ne oret e vona, qe klientet te mund t'i afrohen me makine klubeve te tij e duke u thene klienteve, shkarazi, se "klubi po mbyllet". Mbi te gjitha, dosja hetimore qe eshte hapur mund te sabotoje te gjitha planet e biznesit qe mund te beje Zherka ne te ardhmen. Profili kriminal qe eshte krijuar per te, ndonese ne mungese te plote provash, u percillet sipas zakonit te gjitha agjencive te tjera te rendesishme lokale, shteterore dhe kombetare. Kjo do te sabotoje perpjekjet e Zherkes ne te ardhmen per te marre kredi, per te aplikuar per licenca, per te blere dhe shitur prona e objekte qe kerkojne pagesa mujore, si dhe qe te hyje ne partneritete biznesi, ne te cilat kerkohet kontroll i te kaluares kriminale dhe i biografise se ortakut. Zherka po e con padine e tij ne gjyq si reagim ndaj sjelljes se zyrtareve ne Westchester, te dosjes se padrejte hetimore te policise dhe prokurorise ne New York City, per shkak te fyerjes se tij me baza etnike, qe bie ne kundershtim me Klauzolen e Mbrojtjes se Barabarte ne Amendamentin e 14 te Kushtetutes, dhe perpjekja per ta ndaluar qe te thote mendimin e tij kunder politikanet te korruptuar, qe i takon ne baze te Amendamentit te Pare te Kushtetutes (Liria e Fjales, etj). Ai, gjithashtu, i padit kundershtaret e tij per shkaktim te tronditjes emocionale, ankthit, frikes nga policia, perbuzjes dhe turperimit publik, te cilat ka vendosur te mos i duroje me. Me anet te padise se tij, Sam Zherka, eshte duke kerkuar nje demshperblim prej 100 milione dollare nga Qyteti i New York-ut, si dhe denimin personal te Thomas Belfiore-s, per angazhimin e tij ne veprimet e lartpermendura. Avokati i tij eshte Jonathan Lovett, i cili e shoqeroi gjate gjithe konferences se tij per shtyp, se bashku me kryetarin e Partise Indipendente ne New York, Dr. Guido Cavallo, qe u paraqit si udheheqes qytetar ne Westchester County. "Dikush tjeter do te ishte trembur e do te kishte vrapur nga frika e policise dhe prokurorise", tha Sam Zherka. "Jo une. Une do te bej qe ata te mendohen mire perpara se te sulmojne nje te pafajshem here tjeter. Do t'i shtyp ne gjyq". /ruben avxhiu/shekulli/02.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Shiqo videon:

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online