All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Sefë Duraj. Show all posts
Showing posts with label Sefë Duraj. Show all posts

Sunday, 25 March 2012

Sefe Duraj kete here thote “Mos me harro”

Është një nga këngëtarët e parë i cili solli muzikën pak më ndryshe në tregun muzikor shqiptar dhe i pari në atë kohë që çdo produksion donte ta kishte në shtëpinë e tij. Është fjala për këngëtarin Sefë Duraj, i cili vazhdon të jetë me punën e tij të qetë, një këngëtar shumë i kërkuar.

Për gazetën tonë këngëtari tregon se së shpejti do të sjellë një këngë të bukur, që mban titullin “Mos më harro”. Kënga është realizuar me tekst dhe muzikë nga Besim Bunjaku, ndërsa orkestrimi nga Ardian Kastrati. Ndërsa për video po kujdeset produksioni “Video Art” nga Gjilani.

Por, Sefë Duraj nuk ka të ndalur dhe mësojmë se po mendon edhe për verën, e cila është si gjithmonë stina e angazhimeve të shumta të tij. Ai do të realizojë për stinën e nxehtë një këngë interesante dhe shumë ritmike./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Sefë Duraj this time says "Do not forget me"

Thursday, 29 December 2011

Sefë Duraj pas shumë viteve e pret Vitin e Ri me familje



Këngëtari i njohur i baladave dhe muzikës folk që ka një jetë të tërë që merret me muzikë, Sefë Duraj ka treguar për “Alba Vip News” se pas shumë viteve Vitin e Ri 2012 do ta presë me familjen e tij, me nënën e tij si dhe me bashkëshorten dhe dy djemtë e tij.

Ai na rrëfeu se për këtë është shumë i lumtur, por menjëherë të nesërmen ose ditën e parë të 2012 do të jetë duke kënduar për Adhuruesit e tij në Malishevë, ndërsa me 2 Janar do të jetë në Skënderaj.

Padyshim që ai është një nga këngëtarët që edhe këtë vit ka qenë shumë i kërkuar nëpër koncerte, apo dasma ku ka gëzime familjare, apo ku ndodhen shqiptarët anekënd botës.

Ndërsa Sefë Duraj nuk i pëlqen të flasë shumë për suksesin e vet, ai është një nga artistët më modestë dhe cdo sukses të tij e lë gjithmonë në dorë të publikut, që është i shumtë në numër kur ai këndon. Ndërsa mësuam se këngëtari përvec se ka qenë pjesë e disa xhirimeve të Vitit të Ri, në 2012 do të sjellë disa këngë të cilat sic thotë ai do ti dojë populli./MAKSIM GJOKAJ/

- - - - - - - - - - - - - - - -

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online