All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Shefki Kuqi. Show all posts
Showing posts with label Shefki Kuqi. Show all posts

Monday, 20 October 2008

Shefki Kuqi Synon Premierligen


Photo Astrit Ibrahimi

Synon Premierligen

Shekfi Kuqi shenoi edhe golin e tij te dyte me Crystal Palace, prej se u rikthye ne kete ekip. Ai thote se tash raportet me tifozet kane ndryshuar, pasi ata e kane pritur me mire sesa kur u transferua te ky klub. Objektiv i sulmuesit kosovar eshte te luaje dhe te shenoje sa me shume gola, ndersa me Palace synon Premierligen.

Prishtine, 19 tetor — Shefki Kuqi ka riperterire karrieren e tij me Crystal Palace, duke shenuar edhe golin e tij te dyte ne kater ndeshjet e fundit. Sulmuesi kosovar, i cili ishte vene ne transferliste, pas gjestit te pahijshem ndaj tifozeve te Palaces, jave me pare e fitoi nje rast te dyte nga menaxheri Neil Warnock. Dhe Kuqi nuk e zhgenjeu duke shenuar serish gol per Palacen, ne fitoren 3-0 kunder Barnsleys. Reprezentuesi finlandez thote se edhe vete eshte i habitur qe serish ka gjetur veten me fanellen e Crystal Palaces. "Si rrodhen gjerat me heret kam menduar se nuk do te luaj kurre me ne kete ekip. Madje, kam thene qe kurre s'do te luaj me per Palace", deklaroi ai per Express te dielen. Mirepo, ai pohon se nuk e ka pasur mendjen te dorezohet, prandaj edhe ia arriti qellimit te tij - te luaje serish. Sipas Kuqit, eshte per t'u habitur edhe harmonia e tij me tifozet, pikerisht me te cilet edhe pati probleme. "Raportet me tifoze jane shume te mira. Me kane pritur shume mire prej se jam rikthyer. Madje, eshte per t'u çuditur se tani me kane pritur me mire se kur jam transferuar te ky klub", theksoi Kuqi. Palace nuk di per humbje ne kater ndeshjet e fundit, ne te cilat ka shenuar tri fitore, ndersa nje here ka barazuar. Sipas Kuqit, nese ekipi i tij do te vazhdoje me kete forme, mund ta sigurojne nje vend ne playoff, qe eshte edhe objektiv i klubit nga Selhurst Park. "Rezultatet te cilat i kemi arritur deshmojne se jemi ne rruge te mire. Kemi gjasa shume te mira per te luftuar per Premierlige. Synojme ta sigurojme nje vend ne playoff, pasi objektiv i ekipit eshte te sigurojme nje vend ne eliten e futbollit anglez", pohoi sulmuesi vushtrrias. Kuqi pranon se gjithmone para sezonit te ri, i ve vetes nje objektiv per numrin e golave qe deshiron ta shenoje. Sipas tij, nese nuk shenon me se paku 20 gola per nje sezon, e konsideron veten te pasuksesshem. "Dihet qe kete sezon nuk e kam filluar si hereve te tjera. Mirepo, qellimi im eshte te luaj vazhdimit dhe te ze nje vend ne ekip, duke luajtur çdo jave. Nese aktivizohem rregullisht, e di se do te shenoj. E njoh mire Premiershipin dhe nese nuk arrij te realizoj me se paku 20 gola, une vete do te jem i pakenaqur", perfundoi Kuqi.

Shenim: NEIL BESON NE PREMIERLIGE
Menaxheri i Crystal Palace, Neil Warnock ka pranuar se ekipi tij ka filluar te duket si kandidat potencial per inkuadrim ne Premierlige, pas fitores se thelle 3-0 ndaj Barnsleys. "Ne jemi ne forme te mire dhe tani mund te shenojme gola per dallim nga muajt e pare, kur ekipit i mungonte efikasiteti. eshte menyra se si luajme ajo qe po me gezon me se shumti. Mendoj se ishim te etur per fitore kunder Barnsleyt. Punuam shume gjate gjithe javes dhe fituam me merite", deklaroi Warnock per mediat angleze.
/Herolind Beqaj/Gazeta Express/20.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online