All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Shekulli. Show all posts
Showing posts with label Shekulli. Show all posts

Saturday, 21 September 2013

Florida Sala, shqiptarja qe pelqen te pozon e zhveshur

23-vjecarja qe po thyen tabute

Interviste me Florida Salen, modelen qe premton nje karriere te gjate e te suksesshme jo vetem brenda kufijve te Shqiperise

Edhe pse vera sapo ka mbaruar, Florida Sala vjen me e nxehte se kurre. Eshte e vetmja vajze shqiptare qe ka guxuar kaq shume ne Shqiperi. Kemi pare modele te tjera shqiptare qe nje karriere te tille e kane praktikuar jashte kufijve te Shqiperise. Florida Sala, ama ka vendosur t’i thyeje tabute ne vendin e saj. Dhe nuk kishte si te ishte ndryshe per nje vajze vlonjate. Ajo ka lindur ne Vlore dhe eshte vetem 23 vjec.

Ka vite qe merret me modeling dhe eshte e para modele qe tenton te zhvishet perpara nje aparati fotografik. Pozat e fundit qe Florida ka realizuar jane me se tunduese, sidomos tani qe ka filluar te fryje era e vjeshtes. Nje vajze e zhveshur bukur bregut te detit ka terhequr keto dite jo vetem vemendjen e djemve shqiptare, por thuajse te te gjitheve. “Shekulli” ju sjell sot nje bisede te ngrohte me nje vajze guximtare, te paren qe mund te thyeje tabute e botes se fotomodelingut ne Shqiperi.

Monday, 29 July 2013

Floriana Garo, e dashuruar, por nuk ngutet per martese...

Vera e nxehte e Floriana Garos

Nje bisede me vajzen e motit ne “ABC News” dhe drejtuesen e emisionit “Jo vetem mode”. Nje histori personale dashurie dhe planet per pushimet e veres

Ajo eshte nje nder vajzat me te bukura te ekranit ne Shqiperi. Perpos pamjes se jashtme, ka dhe nje personalitet te spikatur qe e identifikon mes te tjerave. Floriana Garo, kete sezon qe sapo eshte mbyllur drejtoi emisionin e perjavshem “Jo vetem mode”. Ishte nje eksperience e re per bukuroshen, qe erdhi disa kohe me pare nga Nju Jorku per t’iu perkushtuar karrieres televizive ne Shqiperi. Ne perfundim te ketij sezoni, por edhe ne prag te pushimeve te saj verore, ne kemi bere gjithashtu nje bisede verore. Kemi folur me Florianen jo vetem per mode, por per parashikimin e motit, planet e saj per martese me Tedin dhe kemi kuptuar me shume per historine e saj te dashurise. Ne pamje te pare duket qe gjithcka shkon vaj per te, por ne fakt ka edhe ajo momentet e saj te merzitjes dhe te dyshimeve nese eshte duke bere gjene e duhur. Sot ne kete rrefim, Garo tregon per veren e saj te nxehte.

Inva me djalin e saj Anthony, tashme 18 vjec...

... shfaqet me te birin, tashme 18 vjec

Inva Mula nuk ka te ndalur me koncertet e saj ne mbare boten. Nga data 18 deri mbremjen e djeshme, 27 korrik, ajo ka qene duke kenduar ne teatrin “Royal” vepren “La Boheme”. “La Boheme” eshte nje nga veprat me te bukura te kompozitorit italian G. Pucini. Sic ndodh rendom ne operat lirike, ka nje fund tragjik per protagonisten, Mimine e brishte, nderkohe qe per Inva Mulen duket se gjithcka po shkon mbare, aq me shume pas lindjes se te bijes. Sigurisht qe koncert jane te zakonshme per Inven, por ajo qe kemi zgjedhur t’u tregojme sot eshte nje foto me djalin.

Te gjithe e njohim historine e jetes se saj: ndarjen me kengetarin Pirro Cako dhe me pas martesen e saj me Hetem Ramadanin. Ne kete foto, ajo shfaqet perkrah djalit, i cili tashme eshte i rritur. Kujtojme se sopranoja Inva Mula u be nene per here te dyte ne daten 30 prill te vitit te kaluar. Vajza e sopranos erdhi ne jete nga lidhja e Inves me biznesmenin Hetem Ramadani. Ky i fundit ka respektuar deshiren e Inves per ta pagezuar vajzen me emrin e nenes se saj, Nina, e cila u nda nga jeta jo shume kohe me pare, pas nje semundjeje te rende. Te dy e kane konsideruar ardhjen ne jete te vajzes se tyre si nje bekim, duke qene se Inva tashme eshte 50 vjec (ditelindja 1963).

Monday, 22 July 2013

Angela Martini, ndahet nga i dashuri milioner

... sherr ne mes te lokalit me te dashurin

Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini eshte ndare nga multimilioneri Tim Voegele pas disa muajsh lidhjeje

Pushimet ne St. Tropez i kishin filluar bukur. Top modelja e famshme shqiptare-zvicerane, Angela Martini dhe multimilioneri Tim Voegele kishin planifikuar te kalojne disa dite te lumtura ne Cote d'Azur. Ndoshta edhe per te sjelle dashurine e tyre perseri ne rruge. Por do te mjaftonin “20 minuta” qe Tim dhe Angela t’i jepnin fund lidhjes se tyre kete fundjave.

Ne nje dreke romantike ne St.Tropes cifti eshte pare duke u grindur me ze te larte. Martini dhe Voegel kishin braktisur mbremjen romantike qe kishin planifikuar.

Monday, 1 July 2013

Iris Shala, lepurushja e Playboy-it: I njoh kufijt e lakuriqesise...

Lepurushja shqiptare e Playboy-t gjerman

Deri para nje muaji nuk kishim degjuar shume per te, por kur fotot e saj dolen ne revisten PlayBoy ne Gjermani ajo pushtoi te gjitha mediat, edhe ne Shqiperi. Per here te pare nje shqiptare eshte bere pjese e kesaj reviste dhe kjo eshte Iris Shala nga Prishtina.

Vajza me ambicie ne fushen e modes dhe te aktrimit eshte ne rruge te mbare per synimet qe i ka vene vetes. 23– vjecarja jeton ne Graz ne Austrise, por deshiron qe ne te ardhmen te vendoset ne Nju Jork per te punuar dhe jetuar. Ka pasur disa eksperienca te suksesshme ne aktrim, ndersa tani deshiron t’i perkushtohet botes se modelingut. Per here te pare, ajo flet ne nje interviste per “Shekullin” ku tregon rrugen qe ka ndjekur dhe deshirat qe ka.

Monday, 17 June 2013

Armina, shume e dashuruar...

Armina Mevlani: Jam shume e dashuruar, Shkelzeni akoma me shume

Armina Mevlani prej disa kohesh eshte e lidhur me djalin e Kryeministrit Sali Berisha, Shkelzenin. E pyetur nga“Shekulli”, ajo nuk pranoi te komentoi gje por nuk e ka mohuar.

“Jo jo, une nuk e mohoj, por thjesht nuk dua te flase ta komentoj per momentin. Nuk di cfare t’ju them! Kjo eshte e gjitha cka mund te shprehem.”

Por si e pershkruan Armina ate qe po kalo me Shkelzen Berishe. Duke mos e identifikuar te dashurin e saj, 22-vjecarja thote se eshte shume e dashuruar. Per me shume ndiqni rrefimin e saj per “Ai Report” ne shkurt 2013.

“Nga 1 deri te 10 jam e dashuruar 8.5. Ai (Shkelzeni) 10”, shprehet Armina.

Wednesday, 8 May 2013

Kukesi nderon Sabri Fejzullahun

Sabri Fejzullahu
Kukesi u jep titull Ferrit dhe Sabri Fejzullahit

Ne mbledhjen e Keshillit te Qarkut Kukes, zhvilluar diten e djeshme, unanimisht u miratua dhenia e titullit te nderit “personalitet i shquar ne fushen e kultures” dy personaliteteve te njohura nga Kosova, akademikut Rexhep Ferri dhe kengetarit Sabri Fejzullahu.

Keshilli i qarkut unanimisht ka votuar per ketu dy personalitetet te artit per te qene nderi i qarkut, cka nderohet edhe vete Kukesi, e krejt prefektura Kukes.


Sabri Fejzullahu i takon gjenerates se vjeter te kengetareve i cili ka arritur qe edhe ne kohen e re te ze vendin e vet ne muziken argetuese te Kosoves, por edhe me gjere. Ka fituar 18 "Okarina te Arta" ne "Akordet e Kosoves", ka incizuar mese 800 kenge, ka marre pjese ne shume festivale dhe ka fituar shperblime, brenda dhe jashte vendit. Ka bashkepunuar gjithmone me kompozitoret me te mire te vendit.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online