All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Shemsi Mushkolaj. Show all posts
Showing posts with label Shemsi Mushkolaj. Show all posts

Friday, 20 April 2012

Shemsi, Shqiptarja e famshme ne Holande dhe ne Gjermani

Quhet Shemsi Kamaj Mushkolaj dhe megjithëse është nënë e dy fëmijëve, ajo është një shqiptare shumë e njohur në Holandë dhe në Gjermani.

 Ka lindur në Holandë, ndërsa është një docente shumë e zonja, por edhe këngëtare, e cila një ditë ëndërron t’i përfaqësojë me një këngë shqiptare të gjithë shqiptarët në Eurosong.

Pas suksesit të saj në ‘The Voice of Holland’, ajo në kanalin e RTL-së në Gjermani është parë përkrah motrës së saj në një tjetër shou. Por, a do të kthehet ndonjë ditë në Kosovë e famshmja Shemsi, dhe me kë do të ketë duet në gjuhën shqipe? Në intervistën dhënë për gazetën tonë rrëfehet ylli shqiptar, i cili po bën shou në Holandë dhe në Gjermani.

“Kosova Sot”: Përshëndetje, spektakli në të cilin po merr pjesë, si quhet dhe cili është qëllimi?
Shemsi Kamaj Mushkolaj: Është një program i ri, quhet “The winner is”, në të cilin bëhet një shou-lojë, dhe këngëtarët pjesëmarrës janë përzgjedhur si më të mirët në Gjermani nga produksioni “Thousands of Singers”.

Tuesday, 10 April 2012

Shemsi Mushkolaj: Mesuesja modele qe kendon, shkruan e prezanton...

Shemsie: Nuk i preferoj operimet estetike

Shemsie Mushkolaj, nje emer mjaft i njohur ne Gjermani, pervec se eshte kengetare, ajo eshte edhe nje mesuese dhe shkrimtare e mire. Nje sukses te madh ajo e ka arritur pikerisht ne vitin 1999, ku ka pasur nje emision televiziv ne “Viva” dhe aty ka rrefyer luften qe ndodhte ne Kosove.

Sipas saj, ky emision ka ndikuar mjaft shume ne ngritjen e karrieres se saj. Ajo tani eshte duke pergatitur nje duet te ri bashke me motren e saj, nderkaq per kete projekt dhe me gjere flet per “Zerin”.

Cfare je duke bere per momentin?

Monday, 12 March 2012

Shemsi Kamaj Mushkolaj, kengetarja dhe kompozitorja qe preku MTV

Shemsi Kamaj Mushkolaj është e para femër shqiptare qe është paraqitur ne MTV dhe Vivo.Ajo karrierën muzikore kishe filluar nga fëmijëria ,duke ecur ne hapa te suksesshëm, ajo ndoqi ëndrrën e saj duke shprehur gjithë pasionin dhe dashurin për muzikën ajo arriti drejt suksesit ,ku sfidat ishin e pashmangshme !

Tregona pak për fillimet e karrierës tënde, edhe pse e dimë që keni nisur ne mosh te re. Pse pikërisht këngëtare?
-Kam filluar prej kur kam qene e vogël. Muzika ishte pasioni im gjithmonë.
Arti ka lëvizur ne mua në shumë mënyra. Imagjinata ime ka qenë e nxitur, kam qenë shpesh here konfuze nga arti dhe ajo shkaktonte n’mua të mendoj, te qesh, te qaj dhe ne fund fundit ta kuptoj jetën ne ketë bote.

 Dhe kështu ja fillova te shkruaj poezi gjithashtu edhe kjo shkaktonte te merrem me shkrimin e këngës, unë sot jam këngëtare edhe kompozitore,por kam pasur edhe një ëndërr tjetër te bëhem gazetare, producente dhe shkrimtare,te gjitha këto janë te lidhura me televizionin.

Keni pasur mbështetje për të ecur në këtë rrugë që ke nisur?
-Po. Motra ime Ylfete Kuqi me ka zbuluar talentin tim ne muzike , Po gjithashtu kam pasur perkrahjen e familiarve.

Jashtë Muzikës si nis një ditë e zakonshme për ju?
-Ne mengjes me kafe dhe lajme te dites, punet e shtepis dhe femive, pastaj filloj punen si mesuese.

Tuesday, 24 January 2012

Shemsi Mushkolaj i kthehet muzikes

Nje tjeter emer i listohet familjes se madhe te femrave kengetare qe jane kusheria, apo te aferme dhe ne gjak

Këngëtarja Shemsi Mushkolaj është femra e parë shqiptare që ka prekur MTV-n dhe VIVA-n . Pas suksesit në ''The Voice of Holland',' Shemsi vendosi të pauzojë për një kohë të pacaktuar, pasi këngëtarja iu përkushtua familjes së saj. Por tani ajo është gati dhe po kthehet në muzikë, sic thotë vetë ajo .

Mësuam se Shemsi është duke punuar në projekte të reja, që këtë herë do të jenë këngë në gjuhën shqipe, por ndoshta edhe bashkëpunime me këngëtaret shqiptare të cilat dhe i ka dhe mbesa te bukura,:Argjentina Ramosaj ,Beatrixin e Anxhelinën . Këngëtarja shprehet :

“Kam  shumë njerëz që e pëlqejnë muzikën time, talentin tim, por dhe vetë muzika është kuptimi i jetës sime dhe arsyeja pse unë jam në këtë botë”. Nuk duhet të harrojmë se kohët e fundit familjet Mushkolaj dhe Ramosaj janë duke u lakuar shumë. Ka qenë Suzana Mushkolaj, e ëma e Argjentinës që vazhdon të tregohet e suksesshme në profesionin e saj, dhe kjo është motra e Shemsies .

Ndrësa tani e presim që tia dëgjojmë zërin edhe në gjuhën shqipe me këngën e saj sic Shemsi ka paralajmëruar./Florim A.Gashi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shemsi Mushkolaj is returning to music

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online