All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Shkurte Fejza. Show all posts
Showing posts with label Shkurte Fejza. Show all posts

Saturday, 19 October 2013

Shkurte Fejza me vajzat ndjek sfilatat e modës

Është një zonjë që ka shumë angazhime kur i referohemi koncerteve dhe shfaqjeve muzikore, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk ka kohë të ndjekë edhe modën e fundit.

Shkurte Fejza, artistja e madhe e skenës shqiptare e shoqëruar me dy vajzat e saja, këngëtaren Gresa Behluli dhe vajzën tjetër më të vogël.

Ajo është parë duke ndjekur sfilatën e mirëorganizaur ne “Prishtina Fashion Night”, nga "B Models", ku atë natë modelet dhe modelët kanë prezantuar veshjet  vjeshtë-dimër 2013, si dhe fustane të mrekullueshme ku si duket kjo e fundit artisten e merituar e ka tërhequr më shumë, pasi ato janë krijuar nga mikeshat e saja./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shkurte Fejza sfilatat girls follow fashion

Monday, 11 March 2013

Shkurte Fejza anulon aktivitetet muzikore, mban zi per te atin...

Shkurte Fejza
Shkurte Fejza anulon aktivitetet deri ne prill

Kengetarja e njohur Shkurte Fejza, ka anuluar te gjitha aktivitetet muzikore, pas i ati i saj nderroi jete ne shkurt te ketij viti.

Fejza ka falenderuar organizatoret e koncerteve dhe aktiviteteve te saj muzikore per mirekuptim lidhur me anulimin e tyre prej dates 24 shkurt deri deri ne muajin prill. Nepermjet rrjeteve sociale ajo ka treguar mirenjohjen e saj per kete gje, sepse e di qe u ka sjelle komplikime por kane treguar ndjeshmeri te madhe me gjendjen e saj.

Jave me pare, kengetares iu nda "Mirenjohje" nga Unioni i Shkrimtareve dhe Kritikeve Shqipetar per kontribut kombetar ne fushen e artit, me cmimin PAVARESIA.

Tuesday, 27 November 2012

Shkurte Fejza, kengetarja e mega-hitit kombetar

Ka 40 vjet që i këndon bukur këngës së mirëfilltë shqiptare, ka afër 40 albume,e ndërsa në prag të 100- Vjetorit të Shtetit Shqiptar ka sjellë albumin “100 Këngë për 100 vjetor”.

Kjo është këngëtarja Shkurte Fejza që rrëfen në këtë numër festiv për gazetën tonë, dashurinë e saj të madhe duke bashkëjetuar me këngën.

E identifikuar me këngën popullore ky si taban ka patriotizmin, këngëtarja e njohur tregon se nuk ka qenë e lehtë të këndosh kështu, sidomos në vitet më parë, ndërsa për këngët të cilat kanë ardhur këtë vit kushtuar 100- Vjetorit nga ana e këngëtarëve të tjerë, ajo thotë se nuk duhet t’i këndohet kësaj festë, vetëm për të bërë diçka dhe se është në modë.

Por a e ka kënduar Shkurta këngën e saj më të mirë, dhe si i ka punët ajo me internetin dhe a është e kënaqur ajo me anën financiare? Ndiqni rrëfimin e sinqertë dhe të bukur të saj.

“Kosova Sot”:  “100 këngë për 100 vjetor” pse ky titull, Shkurte?
Shkurte Fejza: Këta 100 vjet nuk ishin të  lehtë për shqiptarët në përgjithësi. Nuk dua ti numëroj të gjitha ato që i ndodhen shqiptarëve në viset e okupuara por edhe në Shqipërinë londineze.

Thursday, 22 November 2012

Shkurte Fejza, sjell nje Mega album per 100 Vjetor

Kengetarja Shkurte Fejza ka qene mjaft aktive per kete 100 Vjetor duke kenduar neper koncerte brenda dhe jashte, pastaj solli dy videoklipe, por ajo nuk ndalet me kaq. Ka vendosur te permbledhe 100 kenget me te bukura nga repertoari i saj, per albumin e radhes me titull "100 kenge per 100 vjet".

“Nuk ka qene e lehte te gjenden kenget prej vitit 1980 e deri me sot, natyrisht se me eshte dashur ndihme dhe duke ju falenderuar Andreas Gajda nje shtetas gjerman i cili ne fonetiken e tij ka pasur kenget e mia nder vite. Dhe ndihme tjeter kam pasur edhe nga ‘Etno Muzik”’ me te cilet kam zgjedhur kenget dhe i kemi pergatitur per album”, ka thene ajo per “Zeri”.

Sivjet, cdo gje "kuq e zi" shitet, prandaj shume artiste jane mobilizuar kete vit ne realizimin e kengeve dedikuar 100 Vjetorit te Pavaresise, disa me shije e disa pa shije. Por, ka edhe sosh qe jane irrituar nga kjo eufori e pseudo-patriotizmit dhe e kane shprehur kete mllef haptazi ne rrjetet e tyre sociale.

Sa i perket kengetares Shkurte Fejza, mund te themi se ajo gjithmone i ka kenduar kombit dhe flamurit, dhe prandaj asaj i ka hije te kendoj dhe te veproj edhe ne kete 100 Vjetor. Ndersa, mesuam se ajo me 28 Nentor do te kendoj ne Vlore, ne qytetin ku i ka fillet dhe ky 100 Vjetor. /Albavipnews/


Monday, 12 November 2012

ALBA FLASH NEWS: 12 Nentor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Mihrije Braha sjell kengen "Inati" ne bashkepunim me Labinot Rexhen. Klipi ne xhirim ne Tirane.
  • Dhurata Ahmetaj diteve ne vijim do te sjell nje kenge se bashku me Bleron qe pritet te behet edhe videoklip
  • Shqipri Kelmeni dhe Shkendije Mujaj largohen nga "VIP Shpija"
  • Enxhi Kamenica banore e re ne "VIP Shpija 3"
  • Dafina Zeqiri pozon nudo per Fadil Berishen
  • Rozana Radi dhe Sinan Hoxha te behen pjese e "VIP Shpija 3"?
  • Ledri Vula diplomon ne drejtimin regji filmi ne Universitetin e Prishtines
  • Zajmina Vasjari nuk hyn ne finale te "Kenga Magjike 2012"

Sunday, 4 November 2012

Sonte koncert i madh ne Gjeneve...

Emra te medhenj jane mbledhur sonte ne Gjeneve, ne Manifestimin Qendror te Diaspores Shqiptare nen moton "100 Vjet Shtet", me nje koncert akademik, popullor dhe artistik.

Do te jete nje manifestim madheshtor, nje gershetim i artit dhe muzikes, shoqeruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit dhe Operes Tirane, me pjesemarrjen e solisteve me fame nderkombetare si Ermonela Jaho, Inva Mula, Irini Qirjako, Saimir Pirgu, nen dirigjentin, e maestro Zhani Ciko.

Spektakli do te jete nen moderimin e te ftuarit special Adi Krasta dhe do te mbledh personalitete te njohura te kombit si: Vace Zela, Mirush Kabashi, Nexhmije Pagarusha, Cun Lajci, Yllka Mujo etj.

Kengetare nga te gjitha trevat shqiptare si Shkurte Fejza, Kastriot Tusha, Sabri Fejzullahu, Enkeleda Arifi, Ilir Shaqiri, Shyhrete Behluli, Selami Kolonja, Sinan Vllasaliu etj. do te sjellin tingujt e muzikes popullore te shoqeruar nga ansambli kengeve dhe valleve popullore shqiptare.

Manifestimi poashtu sjell shume emra te muzikes moderne dhe argetuese si Genta Ismajli, Tuna, Capital T, Etno Engjujt, Soni Malaj, Elita 5, Eugent Bushpepa, Poni, Sinan Hoxha, Seldi, etj.

Ky spektakel madheshtor, sjell vemendjen artistike dhe kulturore shqiptare, me pjesemarrjen e jashtezakonshme te emrave me te njohur. /Albavipnews/

Me shume info tek: www.100vjetshtet.org

Tuesday, 28 August 2012

Shkurte Fejza me 2 kenge shqiptare ne koncertin ballkanik

Më 1 shtator, këngëtarja e madhe e muzikës popullore, Shkurte Fejza, do t’i këndojë 2 këngë të bukura shqiptare në kanalin e njohur turk, TRT.

Mësuam nga vajza e saj, këngëtarja Gresa Behluli, se Shkurta është artistja e vetme shqiptare e përzgjedhur nga organizatorët në këtë koncert, ku do të jetë me një orkestër simfonike nga Turqia dhe ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur nga Ballkani, kurse artistja e njohur do të jetë përfaqësuese nga Kosova.

Këngët që Shkurta do të këndojë në këtë eveniment ballkanik do të jenë këngë të vjetra shqiptare./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shkurte Fejza 2 Albanian song in concert Balkan

On 1 September, the great singer of popular music, Shkurte Fejza , will sing 2 songs Albanian beautiful Turkish known channel, TRT.

Learned from her daughter, singer Gresa Behluli, Short is the only Albanian artist selected by the organizers of the concert, which will be a symphony orchestra from Turkey where he will attend most famous singers from the Balkans, and the artist known to be representative of Kosovo. Short songs to sing at this event will be old songs Balkan Albanian. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Tuesday, 12 June 2012

Shkurte Fejza, kenge dhe klip per 100-Vjetorin e Pavaresise...

Kenge per 100-vjetorin e Pavaresise

E vecante si gjithnje me interpretimin dhe paraqitjen e saj, kengetarja Shkurte Fejza sapo ka realizuar kengen e saj kushtuar 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise. Ndonese kete ide ajo e kishte te kamotshme, ajo tani edhe po e realizon.

“Kenga titullohet ‘Endrra shekullore’, e realizuar nga Avni Qaili. Shpresoj qe kenga te pelqehet ne publik meqe kemi punuar mjafte shume ne te”, ka thene ajo per “Zeri”.

Shkurta vazhdimit i ka kenduar Kosoves dhe Shqiperise, kenget e saj patriotike kane bere qe ajo te kete nje karriere te suksesshme. Ndonese kete ritem ajo po e vazhdon ende duke sjelle kenge mjafte te mira.

Tuesday, 8 May 2012

Shkurte Fejza, Nje jete dedikuar kenges...

Nje jete me kengen

Kush mund te mos pajtohet se kengetarja Shkurte Fejza tashme nuk eshte bere idhull per shumekend! Ajo, qysh si vajze, e deshmoi talentin e saj ne Mushtisht te Therandes, ku si filloriste, e pastaj si gjimnaziste, e nisi vezullimin e saj ne shkalle kombetare. Si anetare e SHKA “Aferdita” te fshatit, Shkurta e vulosi famen e saj te gjate dhe te pakontestueshme nga askush.

“Kur e degjoj tek kendon Shkurte Fejza, me behet sikur dikush qendis me mendafsh. Sa lehte kendon, te thuash pa i hapur fare buzet dhe pa iu dukur dejte e qafes"...ky vleresim i perafert i kengetares se madhe Nexhmije Pagarusha duket se i thote te gjitha per kete kengetare, lapidare!

Tuesday, 20 March 2012

Nëne e bije, në TV shteteror të Turqise

Të dyja janë më shumë se artiste, janë nënë e bijë, mish e thua, por kësaj here janë të vetmet shqiptare që kanali shtetëror i Turqisë, TRT, do të flasë për ato.

Këngëtarja Shkurte Fejza dhe vajza e saj e njohur në muzikë, Gresa Behluli, sapo kanë regjistruar një shou televiziv në kanalin më të ndjekur turk, ku sipas informacione që këngëtarja na tregoi, ka qenë çdo gjë “Live”. Janë artiste të vetme, të cilat kanë dhënë këtë shfaqje, ku xhirimet janë bërë para dy javësh dhe gjithçka mësojmë se ka qenë live me një orkestër profesionale./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mother and daughter, in Turkey's state TV

Both are more than artists, are mother and daughter, claw meat, but this time are the only Albanian Turkish state channel TRT, will speak to them. Singer Kanye West and her daughter, known in music, lyrics Gresa once recorded a television show on channel on Turkish track, where, according to information the singer told us there was anything "Live". Are the only artists that have given this show, where filming is done two weeks ago and everything we know has been live with a professional orchestra./Maxim Gjokaj/Kosova Sot/

Tuesday, 24 January 2012

Rinohet Shkurte Fejza

Këngëtarja e super-hitit mbarëshqiptar “Xhamadani vija-vija”, Shkurte Fejza, si duket i ka pëlqyer kaq shumë dora e fotografit Veton Osmani, kur ai i fotografoi javë më parë dy vajzat e saj, sa vendosi që edhe ajo të bëjë te i njëjti fotograf disa fotografi.

Siç e shihni në këtë foto, këngëtarja kosovare Shkurte Fejza vjen me pozimet e saj shumë elegante, si një vajzë e re. Këto foto artistja i ka realizuar për qejf dhe nuk do të jetë vetëm një, por plot një set fotografish. Nëse duket kështu në formë dhe si një vajzë 25-vjeçare, kjo është edhe falë dorës të fotografit, pasi vetëm dy muaj më parë artistja i ka mbushur 50 vjet./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shkurte Fejza renewed

The singer hit the super-pan "Xhamadani belted" Shkurte Fejza, apparently liked so much hand Veton Osmani photographer when he photographed two weeks ago, her daughters, as he decided to make it to the same photographer some files.

As you see in this picture, Christmas Songs Kosovar singer comes with its very elegant project proposals, as a young girl. These photo artist has made ​​for fun and there will be only one, but a full set of photographs.

Wednesday, 9 November 2011

Shkurte Fejza Me Kenge Te Reja...

Shkurte Fejza me tri kenge te reja

Kengetarja Shkurte Fejza ka muaj qe po punon intensivisht per projekte te reja. Ajo gjate ketij fundviti do te sjelle tri kenge te reja per adhuruesit e saj me te cilat do te prezantohet edhe ne programet e Vitit te Ri.

Sipas Shkurtes, kenget do te jene te stilit te saj, njera prej tyre do te lansohet edhe me videoklip. “Jam ne pergatitje te projekteve te reja, kam vendosur qe ne programet e Vitit te Ri te prezantohem me tri kenge te reja dhe nje videoklip.

Uroj qe publiku t’i mireprese keto kenge”, ka thene ajo per “Zeri”. Pervec kengeve Shkurta eshte duke pergatitur edhe emisionin e saj festiv “Rrenjet tona” qe do te jete pak me ndryshe dhe me i vecante. “Emisioni ‘Rrenjet tona’ qe do te shfaqet per festat e fundvitit do te jete me special, mirepo per me shume cdo gje rreth saj le te mbetet surprize”, perfundoi ajo. /k.b./zeri/nentor 2011/

Thursday, 20 November 2008

Shkurte Fejza Me Kenge Te Reja Per Vitin e Ri

Shkurte Fejza
/photo shqipmedia/

Shkurte Fejza: Nje kenge me te bijen dhe me Remzije Osmanin

Kengetarja Shkurte Fejza vazhdon te deshmoje seriozitet ne punen e saj. Me perkushtimin maksimal ajo po pergatit kenge te reja per adhuruesit e saj, te cilat do te promovohen pikerisht per festen e Viti te Ri.

Shkurte Fejza e cila ka ditur mjaft mire t’i ruaje vlerat e muzikes se zhanrit popullor, premton se edhe kete radhe do te sjelle kenge te mirefillta qe mbeten brenda natyres se saj.

Ajo potencon se ne nje potpuri per festat e fundvitit ajo do te shfaqet me vajzen e saj Gresen dhe kengetaren Remzije Osmani.
“Kam realizuar kenge te reja. Bile, nje potpuri jemi duke e xhiruar per festen e Viti te Ri, ne bashkepunim me ‘Vizionin’”, thekson Fejza, duke shtuar se disa nga kenget qe po xhirohen, jane te shkeputura nga albumi i saj i fundit.

Perndryshe, kengetarja eshte duke planifikuar qe te realizoje edhe nje klip te ri, sikurse qe eshte e angazhuar edhe rreth nje projekti te vecante, pikerisht per deshmoret dhe familjet e deshmoreve. Ajo, eshte duke permbledhur kenget e saj te cilat i ka realizuar vecanerisht per deshmoret e kombit, ne menyre qe ato kenge te jene te permbledhura ne nje CD. “Kete ‘CD’ ua dedikoj familjeve te deshmoreve, per respekt te madh qe kam ndaj deshmoreve dhe familjeve te tyre”, thekson kengetarja. /shqipmedia/19.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 4 November 2008

Artistet: Obama apo McCain?

Shkurte Petrit Zake and KushtrimUSA, USA!

Shkurte Fejza favorizon McCain. Aktori Kushtrim Hoxha eshte me liberal dhe si nenshtetas i SHBAve, ka votuar Obamen. Piktorja Zake Prelvukaj nese do ishte amerikane, do kishte votuar per Obamen, kurse rokeri Petrit Carkaxhiu - Rrusta ka mendimin e njejte sikurse piktorja Prelvukaj.

Prishtine, 3 nentor —
Kengetarja tradicionale e Kosoves, Shkurte Fejza e ka dhene provimin e saj duke e kenduar kengen Amerike, Amerike - USA, USA. Tradicionalisht dihet se votat per republikanet gjithmone vine nga klasa e njerezve qe quhen "redneck" apo shqip katundar. Fejza si nje "country"(popullor) muzikante qe eshte, ashiqare favorizon republikanin John McCain ne zgjedhjet presidenciale te SHBA-ve. Fejza thote se shqiptaret e kane pike te dobet zgjedhjet qe mbahen ne SHBA "sepse ky shtet na ndihmoi qe ta fitojme lirine". "Nese do te isha shtetase amerikane do te votoja per John McCain. Por, nese do te fitonte me heret Hilary Clinton, sigurisht do te kisha votuar per demokratet, pasi ishin demokratet dhe Bill Clinton qe solli NATO-n ne Kosove. Nuk kam deshire qe te fitoje Barack Obama, prandaj dua qe te fitoje McCain".

Por, tash ju votues te vegjel e te medhenj te Shteteve te Bashkuara ju mbetet qe te votoni ate qe e konsideroni me te mirin, presidentin e 44 -te te SHBA-ve. Ke e simpatizojne kengetaret dhe artistet tjere qe kane nenshtetesi amerikane, por edhe ata qe nuk kane : Demokratin Barack Obama apo veteranin e Vietnamit, republikanin John McCain?

Aktori i "Familjes Moderne" Kushtrim Hoxha, i cili ka nenshtetesi amerikane, thote se ai tashme dy jave ka dhene voten e tij. Hoxha, si nje shtetas i ri qe eshte, ka vendosur per nje ndryshim. "Kam votuar per Barack Obamen", tha Hoxha per Express. "Mendoje qe Amerika ka nevoje per ndryshim dhe per imazh me te mire, pasi me luften ne Irak e ka prish kete imazh", tha Hoxha per Express. Hoxha thote se Amerika ka nevoje te jape shprese edhe per femijet "tane ne menyre qe t'ia arrijne qellimit".

Po ashtu, gazeta Express ka kontaktuar me te fejuarin e kengetares Genta Ismaili, Milot Binaku, mirepo Genta gjendet ne New York dhe se as vete i fejuari nuk e di per ke ajo ka votuar dhe a do te votoje.

Nderkaq, Zake Prelvukaj, piktore, ka thene per "Express" se nese do te ishte qytetare me te drejte vote ne SHBA do te votonte per kandidatin demokrat per Shtepi te Bardhe, Barack Obama. "Do te kisha votuar per Obamen. Sepse me duket se ai ben nje politike me alternative. Kurse per neve kjo nuk ka edhe aq rendesi pasi qe Amerika na ka dhene pavaresine dhe gjerat me nuk do te ndryshojne", tha Prelvukaj per "Express".

Edhe rokeri njohur, frontmeni i grupit "Jericho", Petrit carkaxhiu - Rrusta thote se do te kishte votuar per kandidatin demokrat Barack Obama, nese do kishte qene amerikan. "Eshte me rendesi qe te fitoje Obama, pasi qe keshtu do te behej presidenti i pare amerikan me ngjyre. Fitorja e tij do bente qe populli amerikan te tregohet keshtu se ende eshte populli me superior ne bote", thote ai.

Keshtu nga artistet qe ka kontaktuar Express, Obama del fitues. Per hajr fitoren Obama! /m.h./a.j./gazeta express/04.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online