All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Shpat Deda. Show all posts
Showing posts with label Shpat Deda. Show all posts

Saturday, 30 June 2012

Big Basta, nje duet i bukur me Shpat Deden...


Big Basta, nje kenge me Shpat Deden

Mendohet te jete nje nga duetet me te bukur te rrymes RnB. Behet fjale per bashkepunimin mes rreperit Big Basta dhe kengetarit nga Kosova Shpat Deda. Big Basta e ka ftuar Shpatin per te pasur nje bashkepunim jo te zakonshem ku do te kombinohen dy zhanre te ndryshem muzikore; pop dhe RnB. Bashkepunimi i tyre i cili pritet te lancohet me klip do te jete pjese e albumit te Big Bastes te titulluar Radio n Club, album i cili pritet te promovohet ne fillim te muajit korrik. Ne album do te kete edhe bashkepunime me kengetare te tjere mes te cileve dallohet nje duet me Jonida Maliqin. /bluetooth/

Revista BLUETOOTH - 30 Qershor 2012

Revista BLUETOOTH, 30 Qershor 2012
  • Polemikat per kengen "Ku ka si Tirona". Ermali dhe Dr Flori: Kengen nuk e beme per te tallur kend
  • BB5; Gerta: "Nuk do ndahem nga Liami per asnje arsye". Se shpejti del kenga, e verteta e lidhjes...
  • Motra e Taulant Balles "Sherr" me nje vajze, ajo e padit per fyerje
  • Oriela Nebijaj dhe Zonja Vjollca. Kush jane fytyrat e reja te mengjesit ne "News 24"
  • Gerta Heta martohet per here te dyte
  • Ministrit Bumci i cahet goma ne Fier
  • Eshte vere, shperthejne VIP-at
  • Aurela Gace: Ja pse e kendoj une refrenin e "West Side Family"
  • Mbyllet "Maratona e Kenges Popullore"
  • Visari i Skillz-ave ne prag fejese
  • Rovena Stefa ndihmon financiarisht shqiptaret
  • Ronela Hajati regjistron kengen me Baba Stars
  • Big Basta, nje kenge me Shpat Deden

Monday, 31 May 2010

Shpat Deda Triumfon ne "Netet e Klipit Shqiptar 2010"

“Netët e klipit shqiptar”, më i miri klipi i Shpat Dedës

U mbyll mbrëmë (30 Maj) Nata Gala e ndarjes së cmimeve për spektaklin “Netët e Klipit Shqiptar”. Pas një konkursi maraton, si klipi më i mirë në të gjitha komponentët fitoi klipi “A thu” i këngëtarit nga Kosova, Shpat Deda, prodhuar nga project “Balloon Heart”. Në këtë spektakël pati shumë cmime të tjera ku më të spikaturit ishin, ai i publikut që e mori Era Rusi, me klipin “Ikën dhe vjen”, prodhuar nga Alexander, interpretuesja me e mire, Anjeza Shahini, me klipin "Lot Pendimi", prodhuar nga Max Production apo “Figura me e mire skenike” dmth, (Paraqitja me e mire e imazhit )për Femra, trofe që e rrëmbeu Ciljeta Xhilaga, me Klipin “Dejavu”, prodhuar nga Alexander. Një cmim që u nda për herë të parë ishte dhe ai për duetin më të mirë, cmim që iu dha duetit Gerta Heta dhe Visar me Klipin “Dashuria nuk ka fe”, prodhuar nga Fabrika Studio. Nuk u mungoi cmimeve dhe Ingrid Gjoni me trofeun “Cmimi i medias” pa nominim, me klipin “Hypnotize me”. /b.w./maj 2010/
- - - - - - - - - - - - - - - -
albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

"Nights of Albanian Clip", best clips of Shpat Dede

It was closed last night (30 May) Gala Night of the division of prizes for spectacle "Albanian Klipit nights. After a marathon competition as the best clips of all components gained clips "A Thu" the singer from Kosovo, Shpat Deda, produced the project "Heart Balloon." In the showmanship had many other awards where the spikaturit were, he made public that Russia Era with klipin "leaving and coming", produced by Alexander, the best performer, Anjeza Shahini, with klipin "Lot Repentance" produced by Max Production or "Figure with good stage" ie, (the best presentation of the image) for women, and snatched the trophy Ciljeta Xhilaga with klipin "Dejavu", produced by Alexander. A price that was divided for the first time and he was the best duo, duo award given by Gerta Heta and Visar klipin "Love has no religion", produced by Factory Studio. No price was absent and the trophy Ingrid "Media Award" without nomination, with klipin "Hypnotize me".
]]

Thursday, 20 November 2008

"VIP"-at Qe Ende Jetojne Me Nanen e Baben

VIPat e Varur nga Prinderit
/photo gazeta express/

Prane gjirit

Shumica e kengetareve, sidomos ata te hip hop skenes, por edhe te tjeret, vazhdojne te jetojne me prinderit e tyre. Ata vazhdojne t’i zgjojne prinderit e tyre nga gjumi, kur i harrojne celesat e shtepise. Lexoni emrat e atyre qe jetojne ne gjirin familjar...

Nga rimat qe ata i qesin ne leter menjehere krijohet nje mendim se njerez me te pavarur se ta nuk ka. Kenget e tyre, nese perkthehen ne realitet, atehere me te vertet bartin pak anarki, pak droge e alkool e si specialitet krejt ne fund jane femrat, si krem ne torte. Nje shumice e kengetareve tane, posacerisht ata qe i perkasin zhanrit hip – hop, vazhdojne te mbesin shume te lidhur me familjet e tyre.

A eshte menyra e jeteses se tyre sikur ajo qe pershkruhet ne kenge apo ajo dallon drastikisht ne jeten private?

Sipas te gjitha gjasave, qendron kjo e fundit. Por, mund te ndodhe qe nje pjese e kengetareve kosovare ne menyre te fshehte marrin banesa te ndryshme me qira dhe se prej aty ndodh te vjen frymezimi. Si frymezim mund te jene edhe hotelet ne magjistralen Prishtine – Ferizaj apo malet e Rugoves ose Prevalles. Apo ata vazhdojne te jene “zogjte e nates” qe trokasin diku kah mengjesi duke i zgjuar prinderit e tyre, sepse i kane harruar celesat e shtepise ku jetojne.

HIP HOP SKENA

Keshtu, burime te ndryshme te “Express” afer disa repereve tregojne se djemte e hip-hop bendit KAOS, Vigani dhe Lumi vazhdojne te jene ata te cilet jetojne me prinderit e tyre. Nje lidhje te forte me familjet e tyre vazhdojne ta mbajne edhe bashkemoshataret e tyre nga “SkillzLedri dhe Visari. Me nje “problem” te tille po ballafaqohet edhe reperi Lyrical Son, i cili ende jeton me prinderit. “Me te shpise” vazhdojne te jetojne edhe djemte e “Etno Engjujve”, Milot Hasangjekaj dhe Genc Prelvukaj. Madje nese e keni verejtur, Hasangjekaj pak apo fare ne video spote e gjen afer nje femre. Thuhet se Hasangjekaj eshte prane marteses. Prane gjirit familjar jeton edhe njeriu i pare i “Baba Record”, Getoar Selimi. Selimi jeton me nenen dhe vellane. Edhe kolegu i tij, Agon Sylejmani vazhdon te jetoje me prinderit e tij dhe vellezerit.

Rendi i atyre repereve qe jetojne ne gjirin familjar, e qe i kendojne rruges, problemeve sociale e shume e cka tjeter, eshte edhe me i gjate sesa qe ne prezantuam. Ajo qe del nga tekstet e tyre dhe ajo qe me te vertet bejne ne jete private mund te jete diametralisht e kundert.

ROCK POP SKENA

Punet me mire nuk i kane as kengetaret e skenave tjera.

Si shembull eshte kengetarja Vesa Luma, e cila perkunder asaj qe disa vite eshte ne lidhje me Genc Dobroshin, vazhdon te jetoje me prinderit e saj.

Po ashtu edhe dy “flakareshat” tjera, Teuta Kurti dhe Rona Nishliu jane te varura nga prinderit. Ndersa edhe pse e tashme e fejuar, nen kujdesin e familjes eshte edhe kengetarja Nora Istrefi. Por, prane komikut te njohur Rasim Thaqi- Cima jeton edhe vajza e tij Adelina Thaqi. Ndersa dikur e martuar, kengetarja Jehona Sopi eshte ajo e cila vazhdon te jetoje ne nje fole me prinderit. E per ju vajza qe e adhuroni kengetarin Shpat Deda, vjen lajmi se edhe ai jeton ne nje shtepi me prinderit. Deda ka pasur nje shkeputje disavjecare me prinderit per shkak te studimeve ne Universitetin Amerikan ne Blagojevgradit. Ndersa tri motrat Ismaili, Zanfina, Ema dhe Adelina vazhdojne te jetojne me nenen e tyre . Ne bashkesi familjare jeton edhe Edona Llaloshi si dhe Leonora Jakupi. Ceshtja e jeteses ndaras dhe me nje privatesi te plote ka rrenje te thella qe lidhet me historine e ketij vendi, kushtet materiale e shumecka tjeter. Thenia : “Sa ma ngushte, aq me shlire” i shkon per shtati gjendjes. /milot hasimja/gazeta express/19.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 12 November 2008

Shpat Deda: Kitarja i Solli Sukses

Shpat Deda ne Top Fest
/photo top channel/

INTERVISTE: SHPAT DEDA
Kitarja i solli sukses

“Para 5 vjeteve e kam blere kitaren time te pare, keshtu qe u mesova t’i bie dhe me pas edhe te kendoj. Ne fillim me shume jam perqendruar te mesoj kenge te huaja, te cilat i kam kenduar per qejfin tim dhe te shoqerise sime, por te cilat njekohesisht me kane ndihmuar te zhvillohem ne kitare dhe ne te kenduar”, ka thene Shpati

Shpat Deda eshte djaloshi i dhene pas kitares, me te cilen u inspirua per te kenduar. Pervecqe kendon, ai i kompozon dhe i shkruan pjesen dermuese te teksteve te kengeve te tij. Se fundi, Shpati eshte shfaqur me kengen “Enderroj” qe vazhdon te shfaqet ne televizionet tona. Si duket, kjo kenge i solli shume sukses dhe vullnet per te ecur perpara. Per kete projekt dhe shume te tjera flet ne intervisten per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Pak fjale per veten tuaj?
Shpat Deda: Kam lindur me 7 qershor 1985 ne Prishtine, ku jam rritur dhe kam kryer shkollen fillore dhe te mesme. Studimet i kam perfunduar ne Universitetin Amerikan ne Bullgari, ne drejtimin Administrim Biznesor dhe me specializim ne Marketing.

“Kosova Sot”: Si hyre ne boten e kenges?
Shpat Deda: Para 5 vjeteve e kam blere kitaren time te pare, keshtu qe u mesova t’i bie dhe me pas edhe te kendoj. Ne fillim me shume jam perqendruar te mesoj kenge te huaja, te cilat i kam kenduar per qejfin tim dhe te shoqerise sime, por te cilat njekohesisht me kane ndihmuar te zhvillohem ne kitare dhe ne te kenduar. Pas nje kohe, kur kam fituar vetebesimin e nevojshem, kam filluar edhe te shkruaj kenge origjinale te miat, keshtu qe prej atehere kam vazhduar te shkruaj kenge.

“Kosova Sot”: Ke pasur veshtiresi per te depertuar?
Shpat Deda: E konsideroj veten si shume me fat, sepse prej fillimit kam qene i rrethuar me njerez, te cilet me kane perkrahur dhe ma kane lehtesuar depertimin ne skene. Nje rol shume te rendesishem per suksesin tim dhe te kenges sime “Enderroj” e ka luajtur festivali “Top Fest 5”, ne te cilin kam qene pjesemarres dhe jam shperblyer me titullin “Artisti i ri me i mire”. Megjithate, pa medyshje, pjesa me e madhe e suksesit tim i dedikohet njerezve te rinj dhe te moshuar, te cilet ma kane vleresuar muziken, me kane dhene pergezimet e tyre te sinqerta dhe pa te cilet suksesi im nuk do te mund te realizohej.

“Kosova Sot”: Sa kenge i ke ne cv-ne tende?
Shpat Deda: Kam shume kenge, sepse une shkruaj sa here qe inspirohem. Deri tani i kam afersisht 17 kenge. Prej ketyre kengeve do te perzgjidhen me te mirat dhe do te perfshihen ne albumin tim te pare.

“Kosova Sot”: Cila kenge t’i hapi dyert e suksesit?
Shpat Deda: Kenga, e cila me prezantoi para publikut, eshte kenga “Enderroj”, e cila e ka edhe videoklipin dhe me te cilen kam fituar cmimin ne “Top Fest 5”. Megjithate, realisht kenga qe ka pasur rendesi te vecante per suksesin tim eshte kenga e pare imja, te cilen e kam shkruar para afersisht 3 vjeteve, sepse kjo kenge ka qene ajo e cila me ka dhene vetebesimin e nevojshem per te vazhduar me kompozimin e kengeve dhe shkrimin e teksteve.

“Kosova Sot”: Me cfare je i angazhuar momentalisht?
Shpat Deda: Kam filluar punen drejt realizimit te singlit te dyte dhe te albumit, keshtu qe se shpejti do te kete edhe kenge te reja.

“Kosova Sot”: Na fol dicka per videoklipin e fundit?
Shpat Deda: Se fundi kam realizuar videoklipin e kenges “Enderroj”, te cilin e
kam punuar ne bashkepunim me agjencine “Entermedia”, te cilet i falenderoj shume per punen e tyre dhe perkrahjen e ofruar. Incizimet e klipit jane bere ne qender te Prishtines.

“Kosova Sot”: Kush jane bashkepunetoret e tu te kenges?
Shpat Deda: Te gjitha kenget e mia une i shkruaj vete, duke perfshire ketu edhe tekstet dhe kompozimin e kengeve. Kjo vlen edhe per kengen “Enderroj”. Megjithate, per aranzhmanin e kesaj kenge kam bashkepunuar me nje nder shoket e mi me te mire Genc Salihun (Cute Babulja), te cilin e falenderoj shume, dhe besoj se bashkepunimi im me te do te vazhdoje edhe per aranzhmanet e kengeve te mia te albumit.

“Kosova Sot”: Me cfare merresh jashte kenges?
Shpat Deda: Une, gjithashtu, punoj me orar te plote, pasi qe tani i kam kryer studimet dhe kohen, e cila me mbetet pas muzikes dhe punes e ndaj mes familjes, shoqerise dhe gjerave te cilat me interesojne, e qe jane shume. /k.bajrami/kosova sot/11.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: dedaj
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online