All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Shpetim Saraci. Show all posts
Showing posts with label Shpetim Saraci. Show all posts

Sunday, 25 August 2013

Shpetim Saraci, ishemi ne tru

Shpetim Saraci
Kompozitori i njohur Shpetim Saraci, ka pesuar pak dite me pare nje ishemi ne tru, por fatmiresisht gjendja e tij shendetesore eshte ne permiresim e siper. Mesohet se Saraci ndodhet i shtruar prane Sherbimit te Neurologjise, ne QSUT, ku mes te tjereve eshte vizituar edhe nga miku dhe kolegu i tij, Ardit Gjebrea, me te cilin ai punon prej kohesh prane spektaklit "E Diela Shqiptare". Edhe pse nga familja e tij, bashkeshortja Mira Konci ose te aferm te tjere nuk eshte bere me dije mbi ecurine e shendetit te tij, disa detaje i ka bere publike Arditi. "Nga dreka sot shkova te shoh nje mik ne spital. Na pavionin ku me shume se ne cdo patologji tjeter duhej te kishte qetesi, vizitoret e pacienteve bertisnin aq shume, sa per nje moment m'u duk se isha ne nje treg shitjesh me ulje te medha", - shkruante ai me pakenaqesi, duke shtuar se per fat te mire: "Shpetimi eshte goxha mire dhe po rikuperohet shpejt". Shpetim Saraci eshte nje nga kompozitoret me te njohur ne vend. Kompozimet e tij mbajne firmen e disa hiteve me te njohura pas viteve '90, kenduar nga emrat me te mire te muzikes shqiptare. Vitet e fundit ai ka qene drejtor artistik i Festivalit te Kenges ne Radio Televizionin Shqiptar. Nderkohe qe ne 2010-n, kenga e kompozuar dhe orkestruar prej tij, "Kenga ime", e kenduar nga Aurela Gace, prezantoi Shqiperine ne "Eurosong". Ai eshte i martuar me kengetaren Mira Konci dhe nga martesa e tyre kane dy vajza. /paloma/

Revista PALOMA - 24 Gusht 2013

Revista PALOMA - 24 Gusht 2013
Revista PALOMA, 24 Gusht 2013
  • Aurela Gace thyen premtimin, martohet me 15 shtator
  • Xhensila Myrtezaj: Nuk jam shtatzene! Ju tregoj pushimet tona si "muaj mjalti"
  • Silva Gunbardhi ne nje lidhje dashurie me kolegun e saj Dafi?
  • Revolt Klan: Si ia dolem te behemi te suksesshem ne te gjithe Europen"
  • Xhesika Polo: Edhe pse e re, perballja me zhgenjimin ka qene e dhimbshme!
  • Almeda Abazi pjese e sezonit te ri te "Sulltani i Madherishem"
  • Flori Mumajesi: Qytetar nderi i Korces duhet bere Mihallaq Andrea, jo nje kitarist i huaj qe nuk i dime emrin.
  • Daniele Meo: Jam djale per shtepi!
  • Zgjidhet "Miss Universe Kosova", por rrezikon garen
  • Albana Osmani nis biznesin e saj
  • Oriela Nebijaj: Nuk do te jem me pjese e "Vila 24"
  • Rudina Magjistari u thote "po" milionave te Lotarise Kombetare
  • Shpetim Saraci, ishemi ne tru

Friday, 30 December 2011

Festivali i Kenges i kthehet tradites se te kenduarit 100% live...

Festivali i Kenges, interpretimi live nuk tradhton

Pas nje periudhe te gjate, me ne fund Festivali i Kenges ne Radio Televizionin Publik Shqiptar i kthehet tradites se te kenduarit 100% live. Nje sfide e marre persiper nga drejtori i festivalit Martin Leka, por me se shumti e realizuesve te saj, drejtorit artistik Shpetim Saraci dhe bashkepunetoreve te tij Alfred Kacinari e Edmond Zhulali.

Nen bekimin e Anjes 6-vjecare, e cila “beri kembe” ne skenen e Pallatit te Kongreseve, festivali i 50-te ngriti siparin mbremjen e se henes, me naten e pare gjysmefinale, per te vijuar dje mbrema me pjesen e dyte te kengeve. Plot 28 krijime u ngjiten ne skene, nga te cilat nen perzgjedhjen e jurise, te perbere nga mjeshtri Zhani Ciko, muzikologia Zana Shuteriqi, kitaristi Edmond Xhani, kompozitori Aldo Shllaku, aktori Ndricim Xhepa, kryeredaktori i gazetes “Panorama”, Robert Rakipllari dhe kantautori Redon Makashi, paten fatin te kalojne ne finale vetem 20 syresh. Kenget, te cilat “rrahen” me shume tek baladat, sperkatur edhe me ndonje kenge rrok (Bojken Lako, Saimir Braho) hip-hop (Dr. Flori), apo me nuanca xhazi (Entela Zhula) u “serviren” ne skene nga treshja e prezantuesve Nik Xhelilaj, Hygerta Sako dhe Enkelejda Zeko.


Thursday, 8 December 2011

Festivali RTSH, 26 Fitues te Kenges ne nje Nate Gala...

Festivali i RTSH, 26 fitues ne nje nate gala

Zyrtarizohen prezantuesit: Kreshnik Xhelilaj, Hygerta Sako dhe Enkelejda Zeko

Nje jubile nuk mund te kaloje pa nje mbremje gala. Kthime e bashkime. Kjo do te jete mbremja festive e 50-vjetorit te Festivalit te Kenges ne Radio-Televizionin Publik Shqiptar. Pergjate kater neteve, ne datat 26, 27, 28 dhe 29 dhjetor do te zhvillohet edicioni i radhes i festivalit te kenges, i cili kete vit ben gjysme shekulli jete. Krahas gares, e cila do te zhvillohet pergjate tri neteve (dy netet e para dhe nata e katert), eshte parashikuar edhe nje nate e trete, e cila do t’i kushtohet teresisht nostalgjise. Plot 26 kenge, te krijuara mes viteve 1962-2000 do te ngjiten ne skenen e Pallatit te Kongreseve. Jane te gjitha fituese, por ne historine e kenges shqiptare, kur fituesja jo detyrimisht duhet te ishte me e bukura, por ajo qe i kushtohej partise dhe udheheqjes, keto jane ato qe me te vertete e meritonin cmimin e pare. Pavaresisht se kane kaluar shume vite, ato vazhdojne te mbeten te dashura per publikun. Organizatoret e festivalit, udheheqesi artistik, Shpetim Saraci e regjisori Osman Mula kane menduar qe keto kenge, ne shumicen e tyre te vijne te kenduara nga interpretuesit e dikurshem, por disa do te vijne edhe prej zerave te rinj. Publiku do te mund te shijoje edhe nje here kengen “Keputa nje gjethe dafine” nga kengetari Gaqo Cako.

Sunday, 13 November 2011

Festivali RTSH Sivjet 50 Vjetori...

Festivali i 50-te; Kete vit gara do te jete mes kengetareve meshkuj Big

Rikthehet pas shume vitesh Alibali

Pesedhjetevjetori i Festivalit te Kenges ne RTSH do te mund te konsiderohet si gara e kengetareve meshkuj te karrieres. Nderkohe qe ne te njejten kohe rikthen edhe nje here ne skene brezin e “vjeter” te kompozitoreve shqiptare. Lejla Agolli, Shpetim Kushta, Flamur Shehu, Ilir Dangellia, Luan Zhegu etj., jane disa nga emrat e krijuesve qe do te ngjisin kenget e tyre ne skenen e festivalit te dhjetorit. Ne konferencen per shtyp qe u zhvillua ne ambientet e Radio-Televizionit Publik Shqiptar te enjten, u be i njohur gjithe stafi organizator i ketij aktiviteti, qe kete vit mbush plot 50 vjec, si dhe kengetaret e krijuesit qe do te garojne. Fundviti do te ofroje kater net festivali dhe 28 kenge pjesemarrese, te cilat konkurrojne per cmimin e pare, qe do te na perfaqesoje ne pranveren e vitit te ardhshem, ne Festivalin Europian. Sipas drejtorit te Festivalit, Martin Leka, ky edicion do te zhvillohet 100 per qind live. Edhe heret e tjera eshte premtuar dicka e tille, pa arritur te realizohet, megjithate Leka siguron se jo vetem kengetaret do te kendojne live, por edhe orkestra e RTSH-se e nje bande orkestrale qe do te drejtohet nga udheheqesi artistik i edicionit te sivjetshem, Shpetim Saraci.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online