All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Shqipri Kelmendi. Show all posts
Showing posts with label Shqipri Kelmendi. Show all posts

Monday, 12 November 2012

ALBA FLASH NEWS: 12 Nentor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Mihrije Braha sjell kengen "Inati" ne bashkepunim me Labinot Rexhen. Klipi ne xhirim ne Tirane.
  • Dhurata Ahmetaj diteve ne vijim do te sjell nje kenge se bashku me Bleron qe pritet te behet edhe videoklip
  • Shqipri Kelmeni dhe Shkendije Mujaj largohen nga "VIP Shpija"
  • Enxhi Kamenica banore e re ne "VIP Shpija 3"
  • Dafina Zeqiri pozon nudo per Fadil Berishen
  • Rozana Radi dhe Sinan Hoxha te behen pjese e "VIP Shpija 3"?
  • Ledri Vula diplomon ne drejtimin regji filmi ne Universitetin e Prishtines
  • Zajmina Vasjari nuk hyn ne finale te "Kenga Magjike 2012"

Thursday, 27 November 2008

Shqipri Kelmendi (Lasgushi): Ja Pse Lashe "Perralle me Tupan"

Shqipri Kelmendi Lasgushi i Perralle me Tupan
/photo kosova sot/

Interviste me Shqipri Kelmendin (Lasgushin)
Ja pse u largova nga ‘Perralle me tupan’

“Eshte veshtire te punosh me njerez qe nuk ta dine vleren. Une kam qene viktime e atyre qe e udheheqin kete emision. Kam ardhur ne perfundim se udheheqesit e ketij emisioni nuk dine t’i trajtojne aktoret, dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe une me nuk jam pjese e ketij projekti”, tha Shqipri Kelmendi

Shqipri Kelmendi, i cili njihet si Lasgushi nga roli ne “Perralle me tupan”, me nuk do te jete pjese e ketij emisioni, pasi pat disa mosmarreveshje me drejtuesit e emisionit lidhur me mostrajtimin adekuat te aktoreve. Per kete dhe per ceshtje te tjera, Shqipri Kelmendi flet ne kete interviste.

“Kosova Sot”: Ne fillim te kesaj interviste, a mund te na tregoni me disa fjale se kush eshte Shqipri Kelmendi?
Shqipri Kelmendi: Jam me prejardhje nga Rugova e Pejes. Jetoj ne Prishtine qe 12 vjet dhe me profesion jam aktor, por merrem edhe me muzike.

“Kosova Sot”: Keni nje emer shume te vecante. Na tregoni se kush ua ka vene kete emer?
Shqipri Kelmendi: Edhe mua me ka bere gjithmone pershtypje ky emer qe kam, por ja qe keshtu me kane emeruar dhe vazhdoj ta kem ende kete emer.

Aktrimi ka qene profesioni i deshiruar per mua

“Kosova Sot”: Si ndodhi qe te merreni me aktrim?
Shqipri Kelmendi: Une, kur kam ardhur te jetoj ne Prishtine, ne vitin 1996, kam regjistruar Fakultetin Ekonomik, ku kam vijuar studimet per nje semester. Ne njefare menyre, ky fakultet mu imponua, se “djali duhet te behet ekonomist”, mirepo une nuk e kam shikuar te ardhmen time me kete fakultet dhe e kam regjistruar Fakultetin e Arteve, Degen e Aktrimit. Aktrimi ka qene profesioni i deshiruar per mua. Nisa studimet para luftes, mirepo lufta beri qe t’i nderpres ato perkohesisht. Pas luftes kam filluar serish te studioj, por kam diplomuar ne vitin 2005, sepse pese vjet jam marre me nje pune tjeter, qe me ka bere te largohem pak a shume nga fakulteti. Dhe, dalengadale ju kam rikthyer profesionit tim, i cili me kishte munguar jashtezakonisht shume. Ne vitin 2005 kam mbrojtur temen e diplomes ne Teatrin e Pejes, ne shfaqjen “Emigrantet”, ne regji te Iliriana Arifit, nje regjisore e re, e cila po ashtu ka diplomuar me ate shfaqje. Pastaj, kam marre pjese ne disa projekte te tjera. Ne vitin 2006 kam marre pjese ne festivalin “Skena Up” dhe ne disa festivale te tjera. Me vone jam takuar me regjisorin Kastriot Saqipi, i cili sapo kishte filluar te punonte ne “Perralle me tupan”, dhe me ka bere ftese qe edhe une te marr pjese ne kete emision.

“Perralle me tupan”, pa Lasgushin

“Kosova Sot”: Ka disa muaj qe nuk ju shohim me ne “Perralle me tupan”. Jeni larguar nga ky spektakel, apo per momentin jeni duke pushuar?
Shqipri Kelmendi: Ne “Perralle me tupan” kam hyre rastesisht dhe kam dal rastesisht. Roli im, pra Lasgushi, eshte pritur jashtezakonisht mire nga publiku, dhe per kete u jam shume mirenjohes. Mirepo, eshte veshtire te punosh me njerez qe nuk ta dine vleren. Une kam qene viktime e atyre qe e udheheqin kete emision. Kam ardhur ne nje perfundim se udheheqesit e ketij emisioni nuk dine t’i trajtojne aktoret, dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe une me nuk jam me pjese e “Perralle me tupan”. U kam thene atyre te “Perralle me tupan” se nuk mund ta trajtoni nje aktor sikur ai te jete punetor krahu, sepse aktori eshte aktor dhe i ketille duhet te mbetet.

“Kosova Sot”: Me ke konkretisht keni pasur probleme?
Shqipri Kelmendi: Une nuk e kam sjelle problemin, por nuk me ka pelqyer trajtimi brenda ne “Perralle me tupan” dhe e kam nderprere vete bashkepunimin. Eshte konkretisht Valon Maloku. Te gjithe e dine se emisioni “Perralle me tupan” eshte emision komercial, nuk eshte ndonje emision me vlera, por e kane gjetur kohen kur aktoret nuk kane mbeshtetje per angazhim dhe i paguajne me pak mjete.

“Kosova Sot”: Mendoni se shikuesve te “Perralle me tupan” u mungon Lasgushi?
Shqipri Kelmendi: T’ju them te drejten Lasgushi eshte krijuar enkas per “Perralle me tupan”, por une ketij personazhi ia kam shtuar edhe kengen, qe eshte pasioni im.

Merret me muzike dhe eshte i angazhuar ne teater

“Kosova Sot”: Per momentin, cka jeni duke punuar?
Shqipri Kelmendi: Une nuk jam ndalur se punuari. Gjate kesaj kohe jam marr me muzike dhe deri tash i kam punuar tri kenge. Dy kenge i kam bere vitin e kaluar, kurse kete vit e kam bere nje kenge. Njera eshte zbavitese-ritmike, kurse kenga e dyte eshte nje balade, qe jane kenge te pelqyeshme per ata qe i kane degjuar. Kenges se dyte ia kam punuar edhe spotin ne Ulqin. Koheve te fundit per xhirimet e vitit te ri kam punuar disa parodi per produksioni “Eurolindi”, te cilat priten te jene pjese e projekteve te produksioneve te ndryshme per festat e fundvitit. E kam bere nje kenge, si te them, me shume ballkanike, me tekst dhe muzike te Arsim Bunjakut dhe aranzhim te Valon Bytycit.

“Kosova Sot”: A do te thote kjo se i keni thene lamtumire aktrimit?
Shqipri Kelmendi: Jo. Perpos qe merrem me muzike, jam i angazhuar edhe ne teater. Per momentin jam duke punuar ne nje shfaqje qe i kushtohet 100-vjetorit te Kongresit te Manastirit. Synoj qe ne te ardhmen te merrem edhe me aktrim edhe me muzike dhe besoj se mund t’ia dal. /b.zyberi/kosova sot/26.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Shiqo Lasgushin me Cifteli ne "Perralle me Tupan", 30.05.2008
(Mundesuar nga besfort.de)

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online