All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Shqiptarja. Show all posts
Showing posts with label Shqiptarja. Show all posts

Sunday, 1 December 2013

Besa, ngadhjen ne "Kenga Magjike 2013"

Këngëtarja Besa Kokëdhima fiton trofeun e Këngës Magjike

Këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima ka fituar me meritë edicionin e 15-të të “Këngës Magjike“, mes 20 konkurrentëve.

Festivali “Kënga Magjike 2013”, përmbylli mbrëmjen e tij finale, nën udhëheqjen e Ardit Gjebreas, Ermal Mamaqit, Ervin Bejlerit dhe dy vajzave të përzgjedhura rastësisht nga vetë Arditi, Marjela dhe Evisi.

Fituesja e çmimit të madh të festivalit, në bazë të votave të këngëtarëve pjesëmarrës, u shpall këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën e titulluar “Tatuazh në zemër”, me muzikë të kompozuar nga Darko Dimitrov dhe tekst të shkruar nga Alban Skënderaj, i cili i ka dorëzuar edhe çmimin që mbante prej vitit të kaluar. Këngëtarja ka marrë komente pozitive që në momentin e parë që ka prezantuar këngën dhe është cilësuar edhe si favorite për ta fituar këtë çmim.

Wednesday, 23 October 2013

Rita Ora, permbush amanetin e gjyshit...

Rita: Gjyshi, Besim Sahatciu, me beri te famshme!

“Me mungon gjysh…Te dua shume...Ti me bere te besoj se kjo eshte e mundshme. Ti besove te une, para se une vet[ te besoja ne veten time. Te do Rita Pita! Rita (Sahatciu Ora)” . Ky eshte dedikimi i vetem qe ka bere Rita Ora ne librin monografik kushtuar gjyshit te saj Besim Sahatciu, por pak vet e dine se ajo u ngjit aq lart duke plotesuar nje amanet te gjyshit, endrren e hershme te femijerise se tij.

Monografia “Besim Sahatciu. Nje jete per ekranin dhe skenen” eshte shkruar nga autori Kopi Kycyku ne bashkepunim me familjen Sahatciu dhe prinderit e Rita Ores, shkruan Shqiptarja. Monografia per regjisorin e mirenjohur te Kosoves eshte promovuar me rastin e 8-vjetorit te largimit nga jeta te Besim Sahatciut (2 tetor 2005). Te pranishem ishin dhjetera intelektuale kosovare dhe prinderit e Rita Ores, kengetares me fame boterore. Autori i librit Kopi Kycyku shprehet se “regjisori Sahatciu ka lene gjurme te medha ne kinematografine shqiptare, ne perpjekje titanike per ta afirmuar kombin permes artit”.

Monday, 30 September 2013

Ami lind djale...

Ami dhe Ermali behen prinder
Ami dhe Ermali behen prinder, vjen ne jete Joeli

Nje lajm i mire vjen nga cifti i njohur i ekranit Amarda Toska dhe Ermal Mamqi. Diten e sotme ata jane bekuar me ardhjen ne jete te femijes se tyre te pare, i cili eshte i seksit mashkull. Mesa kemi mesuar cdo gje ka shkuar mire, ndersa si Ami dhe Ermali jane mjaft te emocionuar e te lumtur nga ky gezim i shumepritur ne jeten e tyre. Vetem pak ore pas lindjes kemi marre vesh edhe emrin e foshnjen, i cili eshte quajtur nga prinderit e tij Joel.

Kete e ka pohuar vete Ermali ne Facebook, ku ka shkruar "Te dashur miq. Sot eshte dita me e bukur e jetes tone! Erdhi ne jete djali yne Joeli! Ami dhe Ermali".

Kjo e hene me shi, duket se ka qene dita me e bukur dhe e ngrohte e vjeshtes per prinderit me te rinj te botes se spektaklit. Nderkohe qe jemi ne pritje per te tjera detaje edhe stafi yne i uron jete te gjate vogelushit te sapoardhur ne kete bote.

Sunday, 7 July 2013

Shpati pas ndarjes behet Kazanove, preferon femrat per nje nate...

Shpat Kasapi ne klipin "Casanova"
"Do t'i perdorja femrat per nje nate"

Muzika per te eshte frymemarrje. Pa te nuk do te jetonte dot. Keshtu thote Shpat Kasapi, kengetari simpatik, i cili keto kohe i eshte perkushtuar me shume se kurre karrieres se tij. Jeta e tij ka ndryshuar shume tashme. Kengetari rrefen momentet e veshtira qe ka kaluar, por edhe se cfare kerkon ai tashme nga jeta. Vec karrieres si kengetar ne plan ka te hap edhe nje lokal ne Shkup, pasi sipas tij ky eshte jo vetem nje biznes i mire por edhe nje nevoje per qytetin e tij. Nderkohe pas klipit me titullin provokues “Kazanova”, kengetari shume shpejt do te vij ne nje bashkepunim mjaft interesant me Blerina Braken.

Monday, 3 June 2013

Elsa Lila, ne jurine e X-Factor?

Elsa Lila
Keto jane thashethemet qe qarkullojne per kengetaren e njohur Elsa Lila.

Sipas burimeve jo zyrtare kemi mesuar se Elsa Lila eshte ne bisedime e siper per te qene pjese e jurise kryesore ne sezonin e ri te X-Factor.

Marreveshja ende nuk eshte finalizuar, por ne kemi mesuar se kengetarja ka qene ne Tirane ku ka biseduar me producenten Grabocka dhe nese Elsa do te pranoje, atehere ajo do te jete me afer publikut shqiptar, madje duke punuar dhe duke dhene eksperiencen e saj kengetareve te rinj.

Elsa Lila prej disa vitesh i mungon skenave te muzikes, sidomos pasi u be nena e nje vajze. Jeta e saj se fundmi duket komplet e shkeputur nga muzika dhe arti.

Urojme qe ky lajm per kengetaren e njohur te jete i vertete dhe Elsa te kthehet tek publiku i saj.

Aferdita Dreshaj: Aventurat e mia ne Turqi...

Aferdita ne klipin e kengetarit turk
Jam single, nuk kerkoj dashuri

Aferdita Dreshaj tashme eshte nje nga vajzat shqiptare me te kerkuara e te komentuara ngado. Keto kohe ka qene shume prezente ne Tirane. I pelqen te rrije ne Tirane dhe ndihet si ne shtepine e saj. Kurioziteti per bukuroshen Dreshaj eshte i pashmangshem, pas lajmit per ndarjen e saj nga Shpat Kasapi. Nje lidhje e gjate, e bukur dhe e konsoliduar qe mori fund krejt papritur. Shkak u bene fotot e botuara ne tabloidet e huaja, ku Aferdita shfaqej krah Leonardo di Caprios, edhe pse kete gje asnjeri nga te dy nuk e ka pranuar. Sipas Shpatit, lidhja kishte disa kohe qe nuk funksiononte, ndersa Aferdita nuk do te flase per kete pjese. Mjaftohet te thote se ndihet e lumtur, ka nje jete plot aktivitete dhe angazhime, por per Shpatin nuk do t’ia cekesh fare. Ka ndryshuar ne kete pike, sepse dikur fliste pa problem ne media per lidhjen me Shpatin, tani asgje, heshtje. Keshtu ka zgjedhur, edhe pse me te ka shume per te folur. Eshte teper e kerkuar ne Turqi, shume shpejt do te jete ne klipin e nje kengetari turk, ka bere nje kenge qe flet per jeten e saj tani dhe ka ne plan te lidhe 2 kontrata shume te rendesishme modelingu.

Friday, 17 May 2013

Blerim Destani, hedh ne treg xhinset e para shqiptare...

Blerim Destani, ne treg xhinset Red&Black

Do te jete marka Red&Black ajo e xhinseve shqiptare qe do te hidhen ne nje treg nderkombetar.

Kete foto vete aktori i njohur Blerim Destani e ka postuar ne Instagram, duke paralajmeruar keshtu se xhinset shqiptare jane gati per tregun boteror.

Ky koleksion mban firmen e Blerim Destanit dhe Fadil Berishes, te dy artiste shqiptare te njohur ne te gjithe boten. Nderkohe modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka qene ajo qe ka reklamuar xhinset e para shqiptare.

Emina eshte e para modele shqiptare qe ka arritur te dale ne kopertinat e revistave te njohura te modes si “Vogue” dhe “Marie Claire” dhe po e para qe ka sfiluar per pothuajse te gjithe stilistet me te njohur si D&G, Cavalli, Valentino, Vera Wang, Ferreti, Jean-Paul Gaultier, Alexander McQueen etj.

Friday, 10 May 2013

Surpriza e Veses, kenge anglisht me Jon Tarifen...

Vesa, bashkepunim surprize me Jon Tarifen

Jon Tarifa eshte nje nga kengetaret me "In" per momentin ne Hollande. Kenget e tij ne gjuhen angleze tashme jane ne top-listat muzikore te ketij vendi dhe mjaft te degjuara e te pelqyera ne Evrope. Tashme Joni do te vije ne nje bashkepunim mjaft interesant me kengetaren kosovare Vesa Luma. Vesa e ka bere publik kete lajm ne faqen e vet zyrtare ne Facebook. "Sapo perfundoi edhe kenga e parafundit e albumit, qe eshte shumeee vecante. Nje duet me artistin shqiptar shume te talentuar qe po na nderon me singlat e tij nr.1 ne Hollande e ne mbare Evropen. Eshte Jon Tarifa i cili eshte i ftuar im per kete superprojekt dhe i vetmi projekt i imi ne gjuhen angleze. Mezi po pres ta degjoni" - ka thene kengetarja.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online