All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Sokol Vulaj. Show all posts
Showing posts with label Sokol Vulaj. Show all posts

Monday, 9 December 2013

Një Mega Party në New York me Gjyste Vulën

Nata e parë e vitit të ri që po vjen 2014 këngëtaren e madhe Gjyste Vulaj do ta gjejë në Amerikë e kontretisht në New York, pasi ajo është e ftuar në një super mbrëmje që është quajtur “Nata Shqiptare në New York” për të festuar Vitin e Ri me qindra e mijëra shqiptarë atje.

Gjyste Vulaj po përgaditet që të mbledhë të gjithë shqiptarët në këtë show madhështor për të festuar ditën e parë të Vitit të Ri.

Organizatorët e sukseshëm të mbrëmjeve muzikore Rifat Demiri dhe Fatmir Cuka kanë menduar që të sjellin një mega mbrëmje në ditën e parë të vitit 2014, ndërsa mësojmë që tani kanë nisur pronotimet, pasi edhe vendet për këtë koncert janë të kufizuara.

Artisten e madhe Gjyste Vulaj do ta shoqërojë si gjithmonë bashkëshorti i saj muzikanti i njohur Sokol Vulaj si edhe artistët Hajro Ceka, Elizabeta Marku.

Një mbrëmje që nuk duhet të mungoni sidomos ju shqiptarë që jeni afër New Yorkut për të marrë pjesë në këtë mbrëmje madhështore ku 100 përqind do të jetë ‘live’ ndrësa mbrëmjet e organizuara nga Rifati kanë gjithmonë vulën e suksesit  dhe adresa është kjo: ‘5 Star Banquet 13-05 43 rd Ave Lond Island City, NY 11101’./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
A Mega Party in New York with Miley Seal

Wednesday, 6 November 2013

Të duash Gjysten dhe Sokolin si Fran Bezhi

Kemi dëgjuar shpesh herë se VIP-at e huaj kanë shumë fansa, por tashmë nëse do të flasim për një artiste shqiptare sic është Gjyste Vulaj, atëherë edhe ajo ka shumë fansa.

Ne e kemi takuar një djalosh i cili quhet Fran Bezhi dhe që e adhuron shumë Gjysten dhe për ne ka treguar se pse e do ai kaq shumë. “Ajo është një këngëtare shumë e mirë dhe njëkohësisht ka një jetë private shumë të pëlqyer”-thotë mes tjerash djaloshi i ri i cili ruan si kujtim shumë takime me artisten dhe me bashkëshortin e saj Sokolin, ai është takuar me ta 8 herë.

Adhuruesi i këngëtares jeton në Augusburg të Gjermanisë, ka lindur në Berlin por që origjina e tij është Gjakova, sapo ka marrë një dhuratë nga artistja e tij e preferuar, konkretisht një dvd ku në të është 20 vjetori i Gjystes dhe për këtë ndjehet shumë i nderuar.

Frani tregon se këngëtaren e ka takuar  për herë të parë në vitin 2009-të në Lucern dhe nga emocioni vetëm ka bërë fotografi me të dhe nuk ka folur aspak, ndërsa nuk e harron kurrë dhe e mban si një kujtim të bukur një mbrëmje në Kressbronn (Bodensee) kur ai ka pasur mundësi të rrijë me Gjysten dhe Sokolin.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online