All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Tekste Shqip. Show all posts
Showing posts with label Tekste Shqip. Show all posts

Monday, 2 September 2013

E kujt eshte femra e 'Lugatit' apo 50 cent?(Video)

Atë e njohin të gjithë falë superhitit të tij me nofkën 'Lugati", por ne zbulojmë se ai ia paska rrëmbyer femrën reperit të njohur botërtor 50 Cent.

Këngëtari atraktiv shqiptar Gjon Karrica duket në këtë foto me bukuroshen Jessy Hannessy, vajza e cila ka qenë e lidhur më parë me 50 Cent, e ne zbulojmë se kjo vajzë ka qenë mike shumë kohë më parë me këngëtarin shqiptar, madje ata janë takuar në Zvicër, ku artisti jeton.

Mos vallë Gjoni është duke përgaditur dicka të nxehtë me vajzën? Le të presim deri sa të zbulojmë ende më tepër, ndërsa këngëtari i hitit 'Lugati" po mendon të konkurojë këtë vit për herë të parë në festivalin "Kënga Magjike"./Maksim Gjokaj/

Wednesday, 24 July 2013

Aurela Gace, nuk pritet mire ne Prishtine

Një artist që njihet për një grup të dëgjuar muzikor në Prishtinë mes tjerash kishte shkruar kështu në rrjetin e tij social:"Përderisa Eventet-Koncertet e disa 90% të " Këngëtarëve" (Që këndojnë duke recituar , që bojnë skandale edhe gjithçka tjetër përvec muzikës) sallat janë krejt të mbushura , fatkeqësisht Eventi i një artisteje - Këngëtareje për mua të pakrahasushme në krejt trojet shqiptare , përcillet prej 200 vetave në sallën ku i nxen rreth 3000 veta.

Eshtë për të të ardhur keq se qysh nuk vlerësohet një artiste kaq e madhe një këngëtare me një zë dhe talent të jashtëzakonshëm për me kriju art".

Por për cilën artiste e kishte fjalën? Pikërisht për këngëtaren Aurela Gace e cila në një nga diskot më të mëdha në Prishtinë e hapur këtë verë, që është e këngëtarit Sinan Vllasaliu, pikërisht ku një javë më parë kishte bërë namin reperi amerikan Tugy, artistja shqiptare është pritur keq, madje vetëm 200 vetë kanë qenë në një sallë gjigande, megjithëse ajo ka bërtë shoë si zakonisht. Ndryshe ka ndodhur një natë më vonë ku ka qenë i ftuar Flori dhe Andy DJ, sërisht klubi ka qenë super i mbushur./Maksim Gjokaj/

Burimi:Tekste Shqip
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Aurela Gace, is not well in Pristina

Saturday, 20 July 2013

Fatjeta Barbullushi, kenges fituese i ben video...

Dhuron Videon E Kenges "Zoteri"

Nje video shume e bukur ku ka brenda dhe nje realizim shume interesant. Kjo eshte ajo qe shohim ne videoklipin e kenges, e cila muaj me pare fitoi cmimin e pare ne Festivalin "Celesi Muzikor 7", kenduar mjaft embel nga Fatjeta Barbullushi.

Fjala eshte per kengen "'Zoteri", ku edhe Fatjeta duket si nje zonje e bukur ne kete video, madje duke edhe interpretuar si nje aktore. Kenga kur ishte ne festival ka marre komentet e bukura e tashme pritet dhe nuk ka diskutim qe do te marre edhe shikimet e duhura qofte ne Youtube, por dhe do ta shohim si nje kenge mjaft te bukur ne TV-te tona. /maksim gjokaj/

Arta Bajrami, se shpejti me nje "bombe" verore...

Gati Me 'Bomb Shell'

Nje nga kengetaret me te mira shqiptare ne muziken RnB mesojme se ka gati kengen e saj me te re, e cila do te vije ne bashkepunim me vellaun e saj producentin Don Arbas, ku edhe ku i fundit do te kendoje me te.

Video eshte duke u punuar dhe kenga eshte nje "Bombe' ashtu sic edhe mban titullin "Bomb Shell", dhe pritet te jete nje hit i kesaj vere. Dikur nje lajmi i rreme tregonte se Arta Bajrami do ta lere muziken, qe si duket ishte dhene nga dashakeqesit e saj, por prisni tashme nje superhit nga artistja. Si gjithmone kenga eshte krijuar nga Don Arbas, ku e rikthen edhe ate ne skene ne kete duet. /maksim gjokaj/

Friday, 19 July 2013

Alberia, si nje yll hollivudi...

Alberie Hadergjonaj apo Angelina Jolie

E re dhe e bukur, e ne fakt eshte, pasi ajo eshte martuar shume e vogel e tani duket sikur eshte moter me vajzat e saja.

Kjo eshte kengetarja Alberie Hadergjonaj qe duket sikur po shohim aktoren Angeline Joli. Nje frymezim per te qene si ajo, apo rastesisht duket e tille ne kete foto qe ne zbuluam.

Vete Alberia ka treguar se ajo gjithmone eshte per te bukuren dhe natyrisht se e ndjek moden, dhe ec mire ne rrugen e show-bizit dhe dukja e saj gjithmone lakohet.

E nese ka arritur te krahasohet me nje dive hollivudi, atehere duhet ti themi 'Bravo'. /maksim gjokaj/

Wednesday, 17 July 2013

Rovena ne bikini, cmend meshkujt ne plazhet e Antalise...

Nje Super Seksi Ne Plazh

Kengetarja e shume hiteve shqiptare Rovena Stefa tregon se eshte ne top forme fale edhe fitnesit qe ajo ka kohe qe e praktikon.

Ne zbulojme kete foto ku artistja duket super seksi dhe mesojme se ajo ka qene disa dite me motren e saj Elisen dhe shoqen e saj nga Prishtina, Meri, per te pushuar ne Antalia. Destinacionin e vendin te sakte nuk e dime, por mund te themi: 'Lum ai mashkull qe ka pushuar aty afer saj duke pare linjat e kengetares".

Mesojme gjithashtu se nje projekt i fuqishem dhe bombastik i saj po vjen. Mos valle i referohet kenges 'Malli 2'! Le te presim deri ne fund te veres. /maksim gjokaj/

Fjolla Morina, vjen "hot" me kenge dhe foto te reja...

Fjolla Morina by Juxhin Kurti
Para Duetit, Foto "Hot"

E dime qe vajza e superhitit "FB" eshte duke u bere gati per nje tjeter kenge e cila do te ndeze me shume publikun shqiptar. Madje mesojme se kenga do te vije ne duet me nje reper te njohur shqiptar dhe eshte duke u bere gati ne studion e "ThreeDots".

Por vajza seksi e muzikes ka realizuar edhe disa foto nga fotografi i njohur nga Shqiperia, Juxhin Kurti, ku duket vertete 'hot' por dhe e embel qe sapo te shohesh nje foto te ben per vete. Fotot jane realizuar ne Shqiperi, ku Fjolla sikur tashme e ka bere shtepine e saj, fale edhe shoqerise qe ka krijuar atje dhe bashkepunetoreve te saj./maksim gjokaj/

Friday, 5 July 2013

Blero, nje promovim i vecante mes miqve dhe gazetareve... [VIDEO]

Nje Promovim Te Vecante Per “Fiksimi Im“

Kete here me nje mendim te zgjuar dhe me te bukur ai kishte ideuar se promovimi i klipit te ri dhe albumit te ishte me shume per gazetaret, madje duke i kerkuar falje edhe atyre per ndonje keqkuptim. Eshte fjala per kengetarin Blero, i cili ne nje ambient me te ngrohte dhe interesant kishte menduar te promovonte videoklipin e kenges ‘Nje moment’ dhe albumin “Fiksimi im’. Edhe ne ishim mes miqve te tij gazetare te pranishem dhe vertete shijuam se bashku me Bleron nje video te bukur e te thjeshte dhe nje kenge qe do te jete hiti i kesaj vere te nxehte. Gjithashtu pame qe ne videon me te re realizuar ne detit e bukur te Malit te Zi, video kjo punuar nga produksioni “Asha”, merrte pjese edhe nje bukuroshe e cila kohe me pare kishte fituar titullin si me e bukura e Bosnje Hercegovines. Albumi qe ka firmen e kompanise ‘Blero Ent’, permban 11 kenge, njera me e vecante se tjetra qe padyshim do ta bejne me te bukur pushimin tuaj teksa i degjoni ato. Ne kete promovim mbajtur ne “Seiss Diamond Hotel” pervec gazetareve te mediave te ndryshme merrnin pjese edhe artiste dhe personalitete miq te mire te Bleros, mes tyre ministri Memli Krasniqi, Aferdita Dreshaj, Cekic, Astris Stafaj, Dhurata Ahmetaj e shume te tjere. /maksim gjokaj/


Adelina, se shpejti me nje kenge shume te bukur...

Adelina Emini
Realizon “Ai Moment”

Nese dikush mendoi se kengetarja simpatike Adelina Emini nuk mendoi asgje per fansat ne kete vere e ka gabim.

Ne mesojme se Adelina sapo ka realizuar nje kenge te bukur e ritmike me titull ‘Ai moment”, krijuar nga Darko Dimitrov dhe madje eshte xhiruar edhe videoklipi i kesaj kenge ku pritet te vije brenda pak diteve.

Adelina kete kenge per here te pare do ta prezantoje edhe gjate mbremjes se enjte ne koncertin e mbajtur ne Prishtine ‘Hello USA’.

E moret vesh fansa te artistes, ajo nuk ju ka harruar edhe kete vere te nxehte por do te vij me nje kenge shume te bukur. /maksim gjokaj/

Behuni gati per "Gena Show"...

Gena Show, E Premte, 12 korrik 2013
Vjen Me Nje Show Dhe Dy Kenge Te Reja

Padiskutim vazhdon te jete edhe kete vere kengetari me i kerkuar i mbremjeve te cilat ku eshte ai, atmosfera jo vetem eshte shume e mire, por sallat mbushen plot e perplot.

E kemi fjalen per kengetarin me ‘In’ Gena ku ne mesojme se me 12 korrik ne Sheshin 21 ai do te vije me nje show te tij ku cdo gje do te jete ‘live’ duke argetuar miqte dhe fansat e tij te shumte me zerin e tij te embel.

Po ne kete mbremje te se premtes Gena do te promovoje edhe dy kenget e tij me te reja, qe flitet se do te jene dy hite fantastike krijuar nga Edlir Begolli, ndersa si gjithmone eshte organizatori me i sukseshsem ne Kosove Enis Fetahu ai qe do te sjelle kete mbremje ku do te zgjase deri ne mengjesin e se shtunes. /maksim gjokaj/

Tuesday, 2 July 2013

Dhurata Dora ne Kosove, i pelqen te kendoj per shqiptaret...

Dhurata Dora
Ne Kosove per kenge te reja

Ka pak dite qe kengetarja atraktive e hitit “I like it’, Dhurata Dora gjendet ne Kosove. Por cila eshte arsyeja, ajo kete e ka treguar edhe ne programin Mix-Max se eshte duke bashkepunuar me disa producente dhe disa artiste per kenge te reja. Madje Dhurata ka treguar se pas hitit te saj qe ishte punuar nga reperi 2 Ton, pret qe te sjelle kenge edhe me te bukura te cilat do te pelqehen nga adhuruesit e saj. E pyetur se pse ajo nuk ka provuar ne ndonje kompeticion te huaj per te garuar sic eshte “Super Star” ne Gjermani, ku ajo edhe jeton, kengetarja ka thene se i pelqen qe muzika e saj te behet per shqiptaret, por edhe nga miqte e saj te huaj qe jane te shumte ka komente shume pozitive. Ne mesojme se Dhurata nje dite mund te kthehet perfundimisht e pse jo per te jetuar ne Kosove dhe per te studiuar ketu. /maksim gjokaj/

Friday, 28 June 2013

Nora gjen veten tek simboli i shtetit...

Nora Istrefi pozon tek "Newborn"
Ben Foto Te “Newborn”

Ndoshta ka perfituar nga erresira qe nuk e shikon askush, dhe ka realizuar nje foto te simboli i shtetit me te ri me emrin ‘Newborn’.

E shihni besoj dhe eshte me se e lumtur kengetarja Nora Istrefi, teksa pozon ngjitur me shkronjen e saj ‘N’ te ky simbol ne qender te Prishtines.

Kengetarja e hitit te momentit ‘Le le mama’, kenge kjo qe kur u prezantua per here te pare ne VFM 2013 kishte nje titull tjeter, ndoshta eshte hera e pare qe shkrep nje foto ne vendin ku te gjithe duan te kene nje kujtim.

E lumtur por edhe e veshur me plot stil ne kete nate vere duket kengetarja seksi.

Monday, 24 June 2013

Lori, fotosesion hot me Avni Selmanin...[VIDEO]

Lori by Avni Selmani
photo: avni selmani
E embel Dhe Me Stil

Nuk eshte se vajza e kenges shquhet vetem per kenge te cilat sapo dalin kthehen ne nje hit te bukur ne tregun muzikor shqiptar.

E kemi fjalen per Lorin, e cila keto dite pas publikimit te klipit dhe kenges se bukur “Kalle mjeshter”, ka realizuar edhe nje set fotografik nga dora e Avni Selmanit.

Keto foto kane ngjallur shume diskutime pozitive edhe nga fansat e saj madje pervec komplimentave ate e kane krahasuar edhe me diva te botes se modes. E po kjo eshte Lori e cila jo vetem kendon embel, por edhe shquhet per nje stil shume me shije. Ne gjithashtu mesojme se kengetarja e shume hiteve vazhdon te jete nje nga artistet me te kerkuara neper koncertet e dasmat e bukura shqiptare. /maksim gjokaj/

Tuesday, 18 June 2013

Beatrix me te zeza ne videon me Goldin

Beatrix Ramosaj ne klipin "Sa Vite"
Kënga me titull ‘Sa vite’ kënduar në duet mes reperit Gold Ag dhe këngëtares simpatike Beatrix Ramosaj sapo është xhiruar nga produksioni i njohur i klipeve ‘Max Productions’.

Ka qenë Tirana dhe Durrësi dy vendet ku janë bërë xhirimet më të shumta të kësaj këngë që mendohet se do të jetë një hit i kësaj verë.

Ndërsa ne zbulojmë edhe këtë foto dhe si do te duket Beatrix si një zonjë ‘in Black”. Duke ditur se Goldi ka sjellë shumë bashkëpunime dhe ka pasur mjaft sukses, urojmë që edhe kjo këngë e tyre të jetë ashtu sic fansat po e presin dhe po e komentojnë ardhjen e videos, si një hit që po vjen./Maksim Gjokaj/

Burimi: http://teksteshqip.com/beatrix-ramosaj/lajme_4956.php
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Beatrix in black in the video Goldin

The song titled 'How many years' singing in duet with rapper këngëatares Gold Ag and charming Beatrix Ramosaj just shoot by renowned production klipive 'Max Productions'. Tirana and Durres was two places have become more numerous recordings of this song is supposed to be a hit this summer.

Tuesday, 4 June 2013

Hevzi Kumanova, kengetari me i kerkuar i Diaspores

Zërin dhe praninë e tij e dëgjon dhe e shikon kudo, pasi ai është këngëtari më i kërkuar në mbrëmjet e Diasporës.

Është fjala për këngëtarin simpatik dhe me zë të vecantë Hevzi Kumanova, i cili në rrëfimin e tij për ne tregon se po bashkëjeton me muzikën ka 12 vjet dhe ndjehet shumë mirë kur përkrahet nga shumë njerëz të cilët e duan muzikën që ai bën.

Hevziu ka lindur në Kumanovë, por ka 6 vite që jeton në Genevë të Zvicrës, ndërsa deri më tani ka një album me këngë të bukura ndërsa është duke punuar tre këngë të reja që pritet të vijnë gjatë këtij viti për ty kthyer në hite të muzikës shqiptare, ku këto këngë janë të punuara nga muzikantët Xheni dhe Artan Kastrati.

Këngëtari 28 vjecar jo vetëm në Diasporë është më i kërkuari, por ai gjatë pushimeve kthehet në vendlindje ku është i ftuar nëpër dasmat dhe gëzimet familjare. Hevziu tregon bashkëpunon me të gjithë muzikantët dhe përshtatet me ta, por gjithmonë e shoqëron tastieristi (sintashi) i tij Eroll Ganiu.

Ne donim të dinim se me cilën prej artisteve femra do të donte të kishte një duet, por morën si përgjigje që artisti ka menduar, por ende nuk ka një emër.

Reperi MERKS nga Anglia vjen te Rovena Stefa

Ai është nga Tropoja, por ka vite që jeton dhe bën rep në Angli. Kishte dëgjuar për kompaninë “Te Rovi” nga këngëtarja Rovena Stefa dhe ka kontaktuar për të realizuar videoklipin e këngës së tij më të re pikërisht në Prishtinë.

Kënga mban titullin “S’po ma nin’dhe reperi njihet me emrin e muzikës MERKS, ndërsa video që është xhiruar në disa pjesë të Kosovës nga produksioni i artistes do të jetë së shpejti në televizionet shqiptare. Ne ju sjellim një foto nga xhirimet e videos.

Ky është klipi i dytë që vjen nga produksioni filmik i Rovena Stefës, pas atij “Hajde ti” kënduar nga vetë këngëtarja dhe këngëtari i ri Elton./Maksim Gjokaj/

Fjolla dhe Besiana, mikeshat seksi

Një nga mikeshat e saja më të mira që nuk ka munguar në promovimin e videos më të re “Ku mbeti dashuria” të Big Mamës, ka qenë edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Madje e  veshur tepër seksi ajo jo vetëm ia ka uruar këtë rikthem të bukur Besianës, por edhe e ka zbukuruar këtë festë ku të dyja janë dukur mjaft seksi.

Kënga më e re e sapo lancuar e Big Mamës është pritur shumë mirë, ndërsa Fjolla shumë shpejt pritet të sjellë dicka të re gjithmonë nën firmën e Flori Mumajesit./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fjolla and Besiana, sexy girlfriends

One of her friends her best to not miss videos promoting the new "Where is the love" of the Big Mame, was the singer Maja Morina. Even more sexy wearing it not only congratulated the Besiana rikthem beautiful, but also has decorated this holiday where both are showing enough sexy.

Soni Malaj, martohet edhe ne Tirane

Ajo si duket ka qenë ylli i mbrëmjes organizuar nga “Geraldina Sposa” në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në një nga ambientet më të bukura të kryeqytetit shqiptar.

Po flasim për këngëtaren Soni Malaj, e cila është veshur me fustanin e nusërisë gjatë kësaj sfilate dhe papritur është ngjitur edhe bashkëshorti i saj i veshur me kostumin e dhëndërrit Mirko, ndërsa një përfaques i bashkisë së Tiranës ka shënuar këtë datë si kurorëzim të ciftit simpatik.

Kështu nga sot Soni dhe Mirko edhe ligjërisht janë të martuar në Tiranë.

Trashëgimi edhe jetë të gjatë për ciftit, e kurorëzuar në një atmosferë të tillë, ndërsa ne ju sjellim edhe këtë foto të mbrëmjes ku shihet cifti më i lumtur se kurrë dhe natyrisht plot emocione./Maksim Gjokaj/

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online