All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Telegrafi. Show all posts
Showing posts with label Telegrafi. Show all posts

Wednesday, 28 August 2013

Stupcat, treshja qe thumbon dukurite negative te shoqerise...

Humor me stupc

Jane te dashur per te gjithe, jo vetem pse humori eshte “ushqimi” per te cilin kemi nevoje per te mbajtur gjalle optimizmin, por sepse jane origjinale dhe dine cfare te ofrojne ne menyne e artit te tyre. Per ta mund te thuhet se jane opozita me e sinqerte e te gjitha dukurive negative qe karakterizojne shoqerine e Kosoves.

Ndonese kane specifika te veta, funksionojne si nje. Vedat Bajrami, Osman Azemi dhe Mensur Safqiu jane treshja qe ka ndertuar identitetin dhe stilin e vet. “Stupcat” nuk jane krijuar per te thurur elozhe, por per te thumbuar dukurite e keqija qe ndodhin. Prandaj, thumbat e tyre behen teme e diskutimit, e madje edhe pasqyrimit te jetes se perditshme.

Monday, 26 August 2013

Rita Ora, mahnit me fustanin ne VMA

Rita Ora, lavderohet per veshjen ne MTV VMA

Rita Ora ishte nje prej me te komentuarave ne qilimin e kuq te spektaklit te mbremshem MTV Video Music Awards.

Kengetarja me prejardhje shqiptare terhoqi vemendjen e publikut kur arriti ne qilimin e kuq e veshur me nje fustan te bardhe te dizajnuar nga Alexandre Vauthier.

“Fustani eshte aq i madh sa ka nevoje per nje asistent!”, shkruante mes tjerash Daily Mail.

Vec fustanit, qe terhoqi vemendjen vecanerisht per shkak te nje bishti me pupla te gjate gjashte metra, ishte edhe buzeqeshja e Rites ajo qe e bente me te vecante qendrimin e saj.

Dhe komentet per zgjedhjet e veshjes se Rites nuk mbaruan vetem para spektaklit, ne qilimin e kuq, por vazhduan edhe me pas. Me vone Rita zgjodhi nje fustan te kuq lemuar per ndejen “after-party”, nje zgjidhje qe po ashtu u lavderua nga mediat.

“Rita, e cila mundohet te beje emer ne SHBA, dukej se ishte e etur te joshe sa me shume vemendje qe mundet, pasi u largua nga ceremonia”, shkruan me tej gazeta britanike.

Saturday, 3 August 2013

Kengetarja Hana Cakuli, i jep fund beqarise...

Fejohet Hana Cakuli

Kengetarja shqiptare, Hana Cakuli, i ka dhene fund beqarise, duke konfirmuar se eshte fejuar.

Krijuesja e shume hiteve dhe kengetarja e njohur per zerin karakteristik dhe performancat live ne kryeqytet, ka konfirmuar se eshte fejuar.

“Shoqeri dhe media. Kam kenaqesi me nda me ju, pervec lajmeve per muzike, edhe momente te rendesishme te jetes teme”.

“Me 28 korrik 2013 kam pasur nje propozim romantik ne Munich te Gjermanise, te cilin e kam pranu pozitivisht dhe tash jam e fejume”.


“Me siguri disa prej jush pytni se kush eshte ai... Gjithcka qe mund te them eshte se ai eshte ai, #1”, ka shkruar Hana ne llogarine e saj zyrtare ne Facebook.

Monday, 29 July 2013

Morena Taraku, missi qe synon boten e televizionit...

... vajza te cilen e deshirojne te gjithe

Secili qe e ka njohur se paku ndonje vajze te tille, patjeter se e ka mbajtur ne mend... Kjo njezetvjecarja Morena Taraku qe shquhet per aristokracine e saj, elegancen, qendrimin, shijen, menyren e te folurit, ecjen... e shumecka tjeter.

Me transformimin e vet te pazakonshem ka arritur majat e bukurise. Eshte zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the World 2012", mori pjese ne “Miss Earth 2010”, ka perfaqesuar Shqiperine ne “Miss World 2012”; shijoi aventuren e saj ne “VIP Shpija 3”, provoi veten si prezantuese e “Video Festit Muzikor”, eshte imazh publicitar i DigitAlb....Ka treguar edhe me shume nga talenti i saj i fshehte dhe, akoma eshte nje nder personazhet me te dashura te skenes vendese.

Ta njohesh privatisht, eshte kenaqesi e vertete, sepse krahas te gjitha sukseseve te cilat i ka arritur, ajo edhe me tej eshte shume e shoqerueshme, e hareshme dhe vajze shume interesante. Ajo qe pelqehet tek Morena eshte edhe stili i saj i veshjes, i cili, para se gjithash, eshte i pazakonshem, here-here edhe avangarde.

Korabi dhe Genta, nje muaj i "nxehte" i mjaltit ne Turqi...

Korabi pas marteses, shijon muajin e mjaltit

Dy dite pasi ishte martuar, Korab Jetishi ka vendosur qe me bashkeshorten e tij te kaloje nje muaj te mjaltit mjaft luksoz ne Turqi.

Korab Jetishi, i biri i kengetarit Shkelzen Jetishi, i cili ishte martuar para pak ditesh me Gentianen, po shijon bashke me bashkeshorten e tij muajin e mjaltit.

Cifti po qendron ne nje prej hoteleve me luksoze ne Belek te Antalyas dhe ata jane shfaqur perkrah njeri tjetrit shume te lumtur duke buzeqeshur dhe duke u puthur.

Korabi dhe Gentiana u martuan ne nje ceremoni private ne hotelin qe eshte prone e familjes Jetishi, “Imperial”.

Sunday, 21 July 2013

Teuta dhe Dardani behen prinder te nje vajze...

Teuta Kurti behet nene

Kengetarja shqiptare, Teuta Kurti, ka sjelle ne jete femiun e saj te pare, qe eshte e gjinise femerore.

Teuta dhe bashkeshorti i saj Dardan Luta jane bere prinder te nje vajze, qe ka shtuar gezimin ne familjen e tyre pikerisht ne muajin e shenjte te Ramazanit.

“Falenderimi i takon vetem Allahut qe me begatine e tij i ploteson punet e mira. Faleminderit per urimet e shumta familjare shoket dhe shoqet nga une, Dardan Luta dhe Aya”, eshte shprehur Teuta ne rrjetin social Facebook.

Teuta ka kohe qe nuk ka qene e pranishme e ndonje projekt ne skenen muzikore shqiptare, ndersa mbetet te shihet nese kengetarja me zerin fantastik do t’i kthehet zejes qe ajo di te beje me se miri.

Monday, 15 July 2013

Thaci dhe djali i tij, behen me autogram te Ronaldos...

Ronaldo i jep nenshkrime Thacit dhe djalit te tij

Superylli i futbollit boteror, Cristiano Ronaldo, duket se ka gjetur kohe per te nenshkruar autograme per kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci dhe te birin e tij, Endritin.

Gezimin e madh per kete e ka shprehur vet djali i kryeministrit, i cili i njohur per aktivitetin e tij ne Twitter, ka publikuar nje fotografi ku shihen nenshkrimi i Ronaldos per Endritin dhe babain e tij.

“Vet dora e tij”, keshtu e ka komentuar Endriti fotografine e postuar duke aluduar se ishte vet Ronaldo ai qe ka nenshkruar autogramet per njeriun e pare te vendit tone dhe djalin e tij.

Endriti duket se eshte shume i rregullt ne Twitter. Ai percjell vazhdimisht zhvillimet perreth babait te tij, komentet e ministrave te tjere si Vlora Citaku, e po ashtu edhe merret me zhvillimet politike ne vend pa anashkaluar dhe preferencat e tij muzikore. Ai ka mbi 11 mije percjelles, 10 mije me shume se sa Twitteri zyrtar i babait te tij.

Ende nuk dihet se ku i ka nenshkruar Ronaldo keto autograme dhe nese Endriti ka qene ne ndonje prej seancave stervitore te Cristianos.

Saturday, 6 July 2013

Liberta e "Prive"-s: Pelqej flirtin, kur eshte me shije...

Liberta Spahiu by Arton Humolli
Liberta Spahiu – e parezistueshme!

E gjejme ne ”Klan Kosova” dhe nuk kish si te ndodhte ndryshe; aty eshte vendi i saj dhe kjo ndihet kudo, sepse sapo perballesh me kete ambient, futesh ne atmosferen rrezatuese qe di te krijoje vetem Liberta.

Edhe pse vite e ndajne nga bota e bukurise, nuk rresht se kerkuari perpara aparatit ate, te paarritshmen. Do t’i duhet te sillet si modele, por sa te veshtire e ka, sepse kohet e fundit i eshte dashur te merret me gjithcka, pervecse nje seti fotografik.

Liberta Spahiu shfaq sensin e saj seksi dhe me shikimin e mprehte tejet atraktiv ka deshmuar se eshte jo vetem nje vajze e bukur, por edhe nje vajze qe punon shume.

Blero: Jam shqiptar, nuk reklamoj avionet serb...

Blero: Jam shqiptar, nuk reklamova avio-kompanine serbe

Pop ylli shqiptar, Blero, ka reaguar ashper ndaj raportimeve se ai ka reklamuar nje aviokompani serbe ne videoklipin me te ri te kenges “Nje Moment”.

Blero eshte akuzuar nga disa portale te rendit te dyte se ka reklamuar nje aviokompani serbe, gje qe e ka acarruar ate tej mase, pasi thote se kjo gje nuk verehet nga syri normal dhe madje as ai nuk ka pasur dijeni per kete. Ai madje po mendon qe kete problem ta zgjidhe edhe ne menyre ligjore.

Videoklipi eshte xhiruar ne Kotor te Malit te Zi dhe si duket ka ngjare qe gjate xhirimeve te jete shfaqur pa dashje nje aeroplan i nje prej aviokompanive serbe.

Wednesday, 3 July 2013

Linda Halimi, te performoj para Jay-Z ne shtator...

Linda Halimi
Linda do te performoje ne shtepine e Playboy

Linda Halimi ka njoftuar permes rrjeteve sociale se ne muajin shtator do te performoje ne shtepine e Playboy ne nje ndeje te madhe, ku do te marrin pjese personalitete te njohura, si Jay Z, Beyonce, Mariah Carey, Alicia Keys etj.

Ne njoftim thuhet se bosi i revistes per meshkuj, Hugh Heffner, ka kerkuar personalisht nga ekipi menaxherial i kengetares qe ajo te kendoje ne ate mbremje.

“Faleminderit z. Hefner qe me keni kerkuar mua dhe eshte nje nder i madh ta promovoj kengen time te re debutuese ne ‘Mansion’ dhe jam e nderuar qe do t’ju takoj se shpejti juve dhe familjen tuaj te bukur e te madhe te Playboy”, shkruan mes tjerash ne postimin ne faqen e Lindes ne Facebook.

Friday, 28 June 2013

Politizohet "zogu" i Tunes

Milaim Zeka
“Zogu” sqep-zgjatur i Milaim Zekes

Gazetari Milaim Zeka i eshte bashkuar debatit te perfolur te “zogut” te Tunes, duke thene se edhe ai ka nje "zog", por qe eshte “me sqep te tejzgjatur”.

Pasi debatit te “zogut” te kengetares Altuan Sejdiu (Tuna) se fundi iu bashkua moderatorja e KTV-se, Edona Zogu, indiferent nuk ka mundur te qendroje as gazetari Milaim Zeka.

Ne faqen e tij zyrtare ne Facebook gazetari i RTK ka shkruar se edhe ai e ka nje zog, por se "zogu" i tij ka sqep dhe eshte i tejgjatur.

“Lexova sot nje seri shkrimesh te Tunes dhe mikeshes time Edones, rreth Zogut. Tuna e ka mbajt shume Zogun neper goje, duke e kenduar ate, duke e prekur ate, duke e ledhatuar...”.

“Desha te them se edhe une e kam nje Zog, po cka se me sqep te tejzgjatur...”, ka shkruar Zeka ne Facebook.

Friday, 21 June 2013

Rita Ora: Dua te shkaktoj nje revolucion ne muzike...

Rita Ora paralajmeron revolucion me albumin e ri

Ylli shqiptar me fame boterore, Rita Ora, ka paralajmeruar se ajo do te shkaktoje revolucion te madh me albumin e saj te dyte, per te cilin ajo eshte ende duke punuar.

Krijuesja e hitit “R.I.P”, momentalisht eshte duke punuar ne albumin e saj te ri, teksa thote se besimi qe ka marre nga albumi debutues “Ora” ka bere qe ajo t’i thyeje limitet ne albumin e ri.

“Une definitivisht jam duke tentuar qe te shkaktoj nje vale te madhe ndryshimi ne muzike, dua te shkaktoj nje revolucion. Une kam fituar shume besim ne tri vitet e fundit”.

“Une mesi pres te jem me e sinqerte ne kete album me jeten time te dashurise, me gjerat qe une dua dhe njerezit me te cilet dua te punoj”.

“Jane disa hip hop legjenda me te cilet do te kisha dashur te bashkepunoj ne kete album”, ka deklaruar Rita per radion Capital FM.

Wednesday, 5 June 2013

Flori, i kenaqur qe me ne fund triumfon si artist...

Flori: Me ne fund po fitoj si artist

Flori Mumajesi eshte i kenaqur qe me ne fund ai fiton nje cmim ne cilesine e artistit, dhe jo ate te producentit dhe kompozitorit.

Kengetari nga Shqiperia se fundi me shume njihet si kompozitor per kenget qe prodhon per te tjeret dhe te cilat fitojne cmime te shumta neper festivale dhe ceremoni, se sa per kenget qe ia ben vetes.

Por, realizimi i tij “Pa jete” triumfoi mbreme ne Videofestin muzikor, duke u shpallur videoklipi me i mire, per te cilen i kenaqur eshte shprehur edhe vete “artisti”.

“Pas kaq kohesh qe prodhoj muzike per te gjithe artistet, vleresohem edhe une kete here si ata, dhe jo si kompozitor/producent i vleresuar me nje cmim te pare ne 16 vite muzike dhe pune. Ajo qe me mbush shpirtin me motive jeni gjithmone ju. Ju do Flori”, ka shkruar ai ne profilin e tij ne Facebook.

Video Festi Muzikor 2013: Cmimet!

Triumfon Flori

Videoklipi i kenges “Pa jete” nen interpretimin e kengetarit nga Shqiperia, Flori Mumajesi, eshte fituese e edicionit te 10-te te Videofestit muzikor.

Organizimi kishte ndryshime nga herat e kaluara. Pas parakalimit ne tapetin e kuq, ku dalloheshin kengetaret tona me dukjen e tyre glamuroze, me pas ishte radha per ndarjen e cmimeve.

Salla “1 Tetori” ishte e mbushur nga fytyrat prominente, te cilat u argetuan ashtu sikurse te gjithe shqiptaret nga performanca te ndryshme dhe nga nje prezantim i shkelqyer i udhehequr nga Benet Kaqi.

Grupi “Marigona” iu rikthye skenes duke perfomuar nje prej kengeve te reja, teksa performance te zjarrte bene edhe Adrian Gaxha dhe Floriani qe kenduan hitin e tyre “Ngjyra e Kuqe” bashke me kengen e re “Kjo Zemer”.

Saturday, 1 June 2013

Benet Kaci rikthehet, ne Videofest i shoqeruar nga kater prezantuese seksi...

Pese prezantues ne Videofestin e ketij viti

Videofesti muzikor 2013, qe eshte ngjarja me e madhe e vitit per yjet muzikore shqiptare, kete vit po vjen me ndryshime te medha, qe pritet te befasojne publikun.

Pas darkes se mbajtur pak dite me pare me gazetaret, qe do te percjellin minute pas minuti ngjarjen me te madhe te vitit ne shoubizin vendor, eshte Telegrafi qe ka mesuar per disa prej ndryshimeve qe do te jene kete vit.

Ne edicionin e 10-te te tij, Videofesti do te kete ne skene plot pese prezantues. Kater femra dhe nje mashkull. Kater bukuroshe dhe nje prej ikonave te moderimit ne median shqiptare.

Friday, 24 May 2013

Albulena Ukaj, kopjohet nga superylli bullgar Teodora...

Kengetarja bullgare huazon kengen e Albulenes

Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se degjon shume kenge shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre ne projektet e saj.

Telegrafi ka zbuluar se kengetarja e njohur bullgare ka huazuar kengen e kengetares nga Kosova, Albulena Ukaj.

Kenga ne shqip “Nuk Te Jap Afat”, e cila eshte publikuar me 10 mars te vitit 2012, eshte e ngjashme me kengen “Mina Mi Chasat” te cilen Teodora e ka publikuar me 22 maj.

Sidoqofte, ne pershkrimin e kenges se Teodoras ne YouTube shkruan se muzika dhe aranzhmani eshte bere nga Ardian Kastrati, dhe teksti eshte shkruar nga Yordan Botev.

Tuesday, 21 May 2013

Arian Cani, ne siklet me gazetarin nga Kosova...[VIDEO]

‘Viktima’ Arian Cani

Moderatori i njohur i emisionit “Zone e Lire”, Arian Cani, i cili shpeshhere ve ne veshtiresi personalitete te njohura te skenes shqipe, eshte bere viktime e autorit te emisionit Vikendi ne RTK, Blerim Peci.

I njohur per veprimet e tij komike, Peci fillimisht e ka lene te prese disa minuta protagonistin qe do t’i bente interviste, me pas e ka prezantuar ate me levdata te medha dhe porsa Cani e ka hapur gojen te flase, ai e ka perfunduar intervisten.

“Arsyeja perse intervista ishte e shkurte, eshte fakti se Arian Cani disa here refuzoi qe te jape interviste me arsyetimin se nuk ka kohe... Na vjen keq Arian, tjera here me i kujdesshem ndaj kolegeve nga Kosova!”, shkruhet krahas videos te publikuar ne YouTube.


Thursday, 16 May 2013

Shqiperia skualifikohet nga finalja e Eurosong-ut...

Shqiperia eliminohet nga Eurosongu

Kenga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko nuk ka arritur qe te kualifikoje Shqiperine ne finalen e madhe te Eurovision Song Contest qe po mbahet ne Malmo te Suedise.

Nata e dyte gjysmefinale e Eurosongut u mbajt ne nje atmosfere te jashtezakonshme ne Malmo te Suedise, ku te pranishem ne impiant ishin edhe shume bashkeatdhetare tane te cilet i dhane perkrahje ekipit shqiptar.

Shqiperia ne kete mbremje performoi e 14-ta, ku Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj performuan kengen e zhanrit rock, “Identitet”.

Perkunder performances mjaft inspiruese te tyre, Adriani dhe Bledari nuk arriten qe te grumbullojne numrin e mjaftueshem te votave nga evropianet dhe juria per t’u kualifikuar ne finalen e madhe te se shtunes.

Madonna zgjedh Rita Oren, kontrate gjysem milioneshe...

Rita Ora, e zgjedhura e Madonnes

Buzeqeshja e Rita Ores vetem sa “zgjerohet” me shume. Kengetarja kosovare, e cila se fundi gjeti dashurine ne DJ-n Calvin Harris, eshte zgjedhur nga Madonna per te qene fytyre e linjes se saj te veshjeve, “Material Girl”.

Rita ka nenshkruar nje marreveshje plot gjysme milione funte dhe tashme ka xhiruar kampanjen per marken, te cilen mbreteresha e muzikes e lanson me vajzen e saj Lourdes.

“Lourdes ka qene fanse e Rites per nje kohe dhe ajo ka qene ne shume koncerte te saj. Ajo e ka bindur nenen e saj ta takoje ate. Ata u takuan ne Met Ball ne New York javen e kaluar dhe Madonna admiroi qendrimin e Rites andaj ia percolli idene”.

Wednesday, 8 May 2013

Nexhmije Pagarusha, feston 80-vjetorin...

Nexhmije Pagarusha
foto: shenoll zehri
Urime ditelindjen Nexhmije Pagarusha!

Ajo eshte legjende e gjalle, nje yll i vertete qe nuk do te shuhet kurre, nje diell i vertete i muzikes shqiptare nder vite. Edhe pse larg muzikes, Nexhmije Pagarusha po e feston me e gjalle se kurre ditelindjen e saj te 80-te.

Nje emer i jashtezakonshem do te lindej me 7 maj te vitit 1933, nje vajze nga e cila pritej shume, me nje ze te ralle qe mahniste te gjithe pa dallim.

Sot (7.5.13), ne ditelindjen e saj te 80-te, legjenda shqiptare e muzikes, Nexhmie Pagarusha, ka perkujtuar edhe nje here karrieren e saj dhe dashurine qe ka nga publiku shqiptar, e qe nuk i ka munguar kurre.

“Ndihem shume e lumtur, qe po gjendem ne mesin tuaj me gjithe kete dashuri qe po me rrethon. Karrieren e kam perfunduar pak heret, por eshte kjo dite ajo qe ma perkujton dashurine qe kam nga publiku, nga njerezit, nga te gjithe shqiptaret”.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online