All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.
Showing posts with label Teuta Selimi. Show all posts
Showing posts with label Teuta Selimi. Show all posts

Wednesday, 29 August 2012

Teuta Selimi, permbyll sezonin veror me nje kenge te re...

Teuta SelimiPas sezonit te suksesshem, vjen kenga e re

Kengetarja e njohur Teuta Selimi sapo ka perfunduar sezonin veror me mjafte suksese. Ndonese ajo tani ne keto dite do ta lansoj kengen me te re te titulluar “Kush don le te feston”, me tekst dhe kompozim te Ilir Beranit, ndersa aranzhmanin e ka bere Ardian Kastrati.

Teuta nuk dyshon ne kete singel ngase ka punuar mjafte shume ne te, dhe eshte nje kenge ritmike qe mund ta pelqejne te gjithe. “Tani perfundova sezonin e veres per te cilin jam mjafte e kenaqur sepse po e permbyll nje sezon me mjafte suksese. Kam pasur mjafte angazhime si brenda ashtu edhe jashte vendit dhe kjo me gezon mjafte shume.

Saturday, 11 February 2012

Shpati, Sabriu, Shkelzeni dhe Teuta Selimi ndalohen te hyjne ne Angli per nje vit...

Shpat Kasapi dhe Sabri Fejzullahu ndalohen te shkojne ne Angli per nje vit

Disa kengetare te njohur, gjate javes qe kaloi nuk kane mundur te udhetojne drejt Londres per te mbajtur koncerte atje, pasi Ambasada Britanike ne Prishtine ua ka ndalur udhetimin per nje vit rresht, per shkak te keqperdorimit te vizave. Behet fjale per kengetaret Sabri Fejzullahu, Teuta Selimi, Shkelzen Jetishi dhe Shpat Kasapi, te cileve Ambasada Britanike ua kishte rrefuzuar vizat me arsyetimin se ata kane keqperdorur vizat, pasi ne shtetin britanik kane qendruar me viza turistike, ndersa kane kryer aktivitete perfitimi te cilat quhen ilegale me keto lloj vizash. Nuk eshte hera e pare qe kengetaret tane perballen me probleme gjate marrjes se vizave, pasi nuk mund te udhetojne pa viza neper vende te ndryshme e posacerisht ne vende qe kane regjim te forte, ku kerkohen dokumente shtese e, ne rast se ne kufi dhe ne aeroport tregojne se kane udhetuar per koncerte, atehere ata mund edhe te kthehen mbrapsht, pasi nuk kane viza pune.

Saturday, 1 November 2008

Teuta Selimi Shtatzene Pas 10 Vjeteve

Teuta Selimi
/photo unknown/

Interviste: Teuta Selimi

Shtatzene Pas 10 Vjeteve

Kengetarja jone e estrades Teuta Selimi, pas nje pritjeje te gjate, tani do te behet nene. Kjo eshte nje enderr te cilen Teuta thote se e ka pritur me vite te tera. Pas nje terapie te shkurter nga dr. Ilir Azizi, Teuta ka mbetur shtatzene. Per kete dhe per shume te tjera flet vete Teuta ne intervisten per “Kosova Sot”.

LAJMI ME I MIRE I JETES
Dr.Maxhidja ma dha lajmin me te mire te jetes sime. Ne ate moment une mbeta e shtrire ne shtrat, pernjehere u shtangova. Ne korridor prisnin familja ime dhe tezja. Sapo e kuptuan, te gjithe kemi mbetur te shtangur nga gezimi. Menjehere i kam telefonuar Patriotit dhe ky lajm per te ka qene lajmi me i mire gjate tere jetes se tij.


“Kosova Sot”: Keni pritur gjate shtatzenine tuaj, si e komentoni kete?
Teuta Selimi: Deri me tani kam punuar ne profesion, se fundi isha ne Suedi me mbremje muzikore. I kam bere mbremjet permbyllese per kete vit. Nderkohe, tash dua te bej nje pushim te cilin e kam pritur me heret, perndryshe nuk do te isha ndalur me koncerte. eshte e vertete qe pas nje pritjeje te gjate, dhjete vjet martese, erdhi gezimi me i madh i jetes sime. Emocionet jane me te medha cdo dite e me shume per beben qe do te linde.

JETA ME SHPRESE

“Kosova Sot”: Keni pasur ndonjehere pershtypjen se nuk do te mund te lindesh?
Teuta Selimi: Edhe pse jam merakosur viteve te fundit, sepse ne fillim nuk donim te kishim femije, prape them se kam pasur besim ne Zot dhe gjithnje kam jetuar me shpresen se do te vije nje dite kur edhe une do te behem nene.

Teuta Selimi

TEUTA PRET DJALE

“Kosova Sot”: Cfare gjinie eshte bebja?
Teuta Selimi: Bebja eshte i gjinise mashkullore. T’ju them te drejten, gjinia nuk me ka bere aspak pershtypje, nuk e di pse, ndonese profesioni im ka qene shkak qe ta paramendoj veten me nje vajze, por aspak s’mi ka prishur planet. T’ju them te drejten, une kisha deshiruar te kem binjak, i adhuroj nenat qe kane binjak. I lutem Zotit qe femije te linde shendoshe e mire.

“Kosova Sot”: Keni menduar per emrin e bebes?
Teuta Selimi: Kam menduar per emra, por nuk jam e mire ne vendimmarrje. Vlen te ceket rasti tashme 2 vjet grupi im muzikor, te cilin e kam neper ahengje e mbremje te ndryshme, ende nuk ka emer. Pa dyshim se se bashku me Patriotin do te zgjedhim ndonje emer te mire, edhe pse nuk eshte me rendesi qe emri te kete domethenie, sepse vete vepra e tij le te mundohet t’i le emer vetes ne histori. Edhe pse jam e mendimit se emri krijon shume karakterin e njeriut.

“Kosova Sot”: Jeni shtatzene dhe keni punuar deri me tani?
Teuta Selimi: Mendoj se shtatzenia nuk eshte semurje. Une e kam ndier veten mire dhe njekohesisht deri me tani kam punuar ne kenge. Kam udhetuar neper shume vende per koncerte dhe mbremje muzikore dhe asnjehere nuk kam pasur problem me shendetin. Edhe publiku gjithmone gjate ketyre 7 muajve me ka pritur shume mire, asgje nuk u ka penguar qe une kendoja shtatzene. Tani, keta dy muaj qe me kane mbetur, do t’i kaloj ne pushim. Dua te kenaqem duke e pritur lindjen e femijes tim, te cilin do ta linde ne Zvicer.

“Kosova Sot”: Perse keni vendosur qe ta lindni beben ne Zvicer?
Teuta Selimi: Duke pasur parasysh kushtet ne te cilat ndodhet spitali yne gjinekologjik, kam vendosur te shkoj ne Zvicer per te lindur. Kushtet ketu jane shume te veshtira, andaj po frikesohem te lind ketu. Tani edhe nje jave do te udhetoj per ne Zvicer dhe atje do te qendroj per disa muaj.

“Kosova Sot”: Kur do t’i ktheheni kenges?
Teuta Selimi: Mendoj qe, menjehere sa te marre veten, t’i kthehem muzikes me risi dhe me nje dinamike te re. Do te mundohem prape ta jap me te miren time, pasi qe jam me e lumtur se gjithmone./kastriote bajrami/kosova sot/01.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online